Tag: kulla

  • Selman Stërmasi” mes Pirgut, Grykës dhe Kulmit/ Stadiumi përpihet nga kullat

    Selman Stërmasi” mes Pirgut, Grykës dhe Kulmit/ Stadiumi përpihet nga kullat

    Projekti i ri me fokus tek 5 kullat e reja në zemër të Tiranës

    Projekti fitues për ndërhyrjen në zonën përreth stadiumit Selman Stërmasi parashikon ngritjen e 5 kullave përreth tij, që ruajnë në sheshin para stadiumit një hapësirë pedonale.

    Bashkimi i studiove OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k janë shpallur fituese të konkursit që u zhvillua këtë të premte dhe që pritet t’i japë një pamje tjetër një hapësire në zemër të Tiranës, ku një metër katror kushton mbi 2500 euro.Projekti përfshin ndërtime në një hapësirë prej 110 mijë metrash katrorë, për një stadium të kategorisë IV të UEFA-s dhe pesë kulla që do t’i ngrihen rrotull.

    Zona përballë hyrjes kryesore të stadiumit (foto lart) është konceptuar të jetë një hapësirë vetëm për këmbësorë. Pa makina. Qarkullimi i mjeteve do të bëhet në parkingjet e nëndheshme.

    “Do të jetë një shesh pa makina. Makinat vijnë përreth dhe hyjnë nën tokë. I vetmi ‘qarkullim’ aty do të jetë ai i autobuzëve që transporton skuadrat për ndeshjen, që do të parkohen në hyrje të stadiumit dhe pastaj do të parkohen nën tokë” u shpreh prezantuesi i projektit.

    Poshtë sheshit do të ketë një rrjet të gjerë parkimesh nëntokësore, që sipas projektuesve do të ndihmojnë banimin në të gjithë zonën përreth. Dhe kjo është ndoshta pika më pak e zymtë e projektit. Pastaj vijnë kullat…

    The Peak (Kulmi) – 105 metra

    Dielli do të përkëdhelë sheshin përballë stadiumit në mëngjes, por pasdite do të fshihet pas “The Peak” (Kulmi) – një kullë banimi 105 metra e lartë, që do të ndërtohet ngjitur me stadiumin, në cepin e majtë të hyrjes kryesore. Kulla do të afrohet ngjitur me stadiumin dhe do të ndërtohet mbi fushat e basketbollit që janë në këtë zonë.

    “Kulla më e lartë ‘The Peak’ (Kulmi) 105 metër e lartë është një kullë banimi, me pjesën e sipërme dhe të poshtme që vijnë nga më e gjerë duke ndërtuar, ka një lloj harkimi më sipër duke u ngushtuar në krye të saj. Shikoni segmentin si zgjerohet dhe ngushtohet sërish” u shpreh prezantuesi i projektit.

    The Gorge (Gryka) – 80 dhe 50 metra

    Nga ana e Komunës së Parisit, aty ku ndodhet fusha e aneksit të stadiumit, do të ngrihen dy kulla të tjera, që formojnë “The Gorge” (Gryka).

    Kulla në të majtë të fotos do të jetë 80 metra, ndërsa tjetra në anën e djathtë do të jetë 50 metra, me ballkonet që shohin njëri-tjetrin dhe të çojnë lart – drejt… grykës.

    The Cairn (Pirgu)

    Në anën veriore te stadiumit, në drejtim të Lanës, aty ku ndodhet aktualisht bar-restorant Ujvara, do të ndërtohen edhe dy kulla të tjera të quajtura “The Cairn” (Pirgu). Këto dy kulla, që mbështeten tek njëra-tjetra lidhen me stadiumin përmes një tarrace që do të shërbejë si hyrje për personelin apo klientët e hotelit.

    “Pirgu” duket të jetë një vend ekskluziv, një kënd i përkryer për ata që duan të shohin ndeshjen pa u përzier me popullin.

    “The Cairn’ (Pirgu) është kulla e dyfishtë që ka një pjerrtësi, një vend i përsosur për të qenë kur ka ndeshje. Është një vend i projektuar si hotel, ku ka zyra, ka hapësira për konferenca dhe një kopsht për tarracë” tha prezantuesi i projektit.

    Përfundimi?

    Me këtë projekt, “Selman Stërmasi”, i njohur dikur si stadiumi “Dinamo” prodhon mijëra metra katrorë beton, që kur shumëzohen me çmimet e larta të banesave kalon në shifra stratosferike.

    Në këto shifra stratosferike kanë bërë pjesë edhe shtetin që i jep tokën kompanive private të ndërtimit, dhe në këmbim do të marrë disa zyra për institucionet. “Asgjë më pak se 43% të ndërtimit” u tha gjatë prezantimit të projekteve, megjithatë kjo mbetet ende për t’u verifikuar.

    E çuditshme gjatë prezantimit të projektit ishte se detajet për stadiumin e ri ishin fare të pakta. Thuajse të papërfillshme. Gjithçka rrotullohej rreth apartamenteve të banimit në kulla, hoteleve, zyrave dhe parkimeve. Ndoshta ky ishte edhe çelësi i fitores së projektit./Lapsi.al

  • “Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani

    “Ka përdorur vajzën e tezes”/ Denoncimi i avokatit Beqiri: Ilir Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani

    Avokati Idajet Beqiri denoncoi në studio televizive një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë. E jo vetëm, por edhe me disa pasuri në vila e shtëpi të kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilat tha se i ka kallëzuar në SPAK, ua ka bërë gati të kopsitura dhe madje me lokacione, por “ata flenë mbi dosjet e tyre”.
    Beqiri denoncoi edhe me fotografi rastin që ka të bëjë me një lagje luksi me 12 kulla të ndërtuara në Rumani, një kompleks gjigant i quajtur “Dielli”, 12 km larg Bukureshtit dhe shumë të tjera në proces, që e cilësoi si të ngjashme me modelin “Komuna e Parisit” në Tiranë.
    “Janë 210 mln euro të pastruara në Rumani. Po bëhet si Parisi i Vogël. Kompleksi ‘Dimri’ e ka. 12 km larg Bukureshtit. Janë miliona euro këto në fotografi. Firma prestigjoze, pishina, rezidenca, dyqane me qira. Këto janë të ish-presidentit Ilir Meta.
    SPAK le të vejë te vajza e tezes së Ilir Metës dhe burri i saj, të verifikojë, SPAK i jap provat me hetimin e parë që kam bërë vetë. Le të shkojë dhe ta verifikojë, ta gjejë, por besoj se do veprojë njëlloj si me të tjerat. Janë 12 kulla të ngjashme, si me Komunën e Parisit në Tiranë, një pjesë kanë mbaruar”, tha avokati. Më tej ai theksoi se prokurorët flenë mbi dosje, madje edhe për rastin e pasurive të Berishës, ku shtoi se ia ka gjetur pasuritë gjithandej nëpër Europë dhe denoncuar deri edhe me zona se ku ndodhen.
    “Ata i kanë dosjet gati, ata flenë në to, zënë pluhur dosjet, le të rrinë atje, një ditë do shkundet ky pluhur, por atëherë do jetë e rëndë. I kemi thënë SPAK ndiq paranë, të shikojë vilat e Berishës në Greqi, Belgjikë, Itali, Angli etj., ia kemi dhënë me zona konkrete, edhe për Metën, pse nuk veprojnë. U gjetën vilat e Berishës jashtë vendit dhe u denoncuan”, shprehet avokati
    Ai mori për referencë rast të ngjashëm ku prokurorët i anashkalojnë qëllimisht hetimet për dosjet e denoncuara, duke e krahasuar me çështjen “Haklaj”.
    “Edhe dosjen e Haklajve prokuroria e mbylli, e harroi njëlloj si të tjerat. Dhe prokurori ishte Besim Hajdarmataj, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, emri i tij ishte atje. Ia çuam edhe me emrin e autorit, Lumneshit, ia kemi dhënë. Ai vetëm kaq duhet të verifikonte, por nuk e ka bërë. Bënte udhëtime me avion dhe flinte në hotel me 5 yje. Tani është i kallëzuar për organizatë kriminale, e kjo nuk është mirë”, kujton avokati rastin në fjalë.

  • SYRI TV/ Kulla promovon librin ‘Narkodiktatura Shqiptare’, trajton situatën aktuale politike në vend

    SYRI TV/ Kulla promovon librin ‘Narkodiktatura Shqiptare’, trajton situatën aktuale politike në vend

    SYRI TV

    Ndriçim Kulla promovoi librin e tij “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës -Administrata Biden/Blinken e ndihmoi, Europa heshti”, i cili trajton situatën politike në vend, emigracionin dhe shpopullimin. Ngjarja kulturore u organizua nga Partia Demokratike, me pjesëmarrjen e deputetëve dhe intelektualëve që vlerësuan botimin.

    Shkrimtari dhe studiuesi Ndriçim Kulla ka promovuar librin e tij më të ri në qytetin e Kukësit, “Narkodiktatura shqiptare në oborrin e Europës -Administrata Biden/Blinken e ndihmoi, Europa heshti”. Ky promovim u organizua nga Partia Demokratike, me praninë e përfaqësuesve të saj. Libri trajton situatën aktuale politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te fenomeni i emigracionit dhe shpopullimit.

    Deputeti Flamur Hoxha, si dhe përfaqësuesi Rrahman Dema, e vlerësuan këtë botim si një pasqyrim realist të zhvillimeve në Shqipëri.

    Të pranishmit vlerësuan librin, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e Ndriçim Kullës në publicistikë.

    Promovimi i këtij libri do të vijojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, në prag të fushatës së 11 majit.