Kombëtarja U-19 barazoi 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Irlandës, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Luzit. Për kuqezinjtë golat i shënuan në pjesën e dytë Nuredini dhe Kulla.
Trajneri Juljan Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë e nisën më mirë dhe morën avantazhin me Daniel Mare në minutën e 53-të.
Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm, pasi kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Fillimisht Joi Xheto Nuredini barazoi në minutën e 62-të, ndërsa Gabriel Kulla realizoi golin e dytë në minutën e 70-të, duke i çuar shifrat në 2-1.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Irlanda gjeti barazimin me Pijus Otegbayo dhe ndeshja u mbyll 2-2. Dy miqësoret ndaj Irlandës u mbyllën me një fitore dhe një barazim për Shqipërinë U-19.
Këto miqësore ishin testi i fundit për kuqezinjtë para nisjes së kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19, që do të luhen muajin e ardhshëm.
Tag: kulla
-

Shqipëria U19 e pëson në fund, barazon 2-2 ndaj Irlandës
-
Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
Media publike gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.
Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale
Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
“Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
Sipas saj, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi. -

“Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta”/ Media publike gjermane: Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare. Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale. Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
“Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
“Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
Sipas saj, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi. -

Media gjermane: Në Tiranë nuk kanë ujë në rubineta, Rama premton ‘Diellën’ dhe ngre kulla prej xhami
Transmetuesi publik gjerman MDR ka përgatitur një reportazh për tendencën e Edi Ramës për të pushtuar titujt e medieve ndërkombëtare.
Këtë herë ai përdori Diellën, të ashtuquajturën ministre e parë e inteligjencës artificiale.
Media gjermane thekson se këto janë strategji për marketing politik. Një gjë e tillë mund të ketë sukses me turistët, por në vend janë të dëshpëruar dhe këto shpikje i presin me ironi.
“Një grua me një vështrim të ashpër dhe një shami të bardhë në kokë – por vetëm virtuale: “Diella” është ministrja e parë e inteligjencës artificiale në Evropë. Një avatar që do të mbikëqyrë prokurimin publik në Shqipëri në të ardhmen. Kryeministri Edi Rama e prezantoi atë si anëtare të kabinetit të tij të ri në mesin e shtatorit. Ai sapo kishte fituar zgjedhjet parlamentare në maj, duke siguruar mandatin e tij të katërt radhazi në detyrë. Mediat në mbarë botën raportuan menjëherë për të. Për një moment, Shqipëria dukej më afër së ardhmes sesa shumë vende të BE-së.
Por në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, mbizotëroi skepticizmi dhe tallja. Shumë veta u ndjenë të provokuar nga lajmi. Ndërsa vendi shkëlqen ndërkombëtarisht me idenë e tij inovative, në disa pjesë të qytetit, as uji nuk rrjedh nga rubineti. Në Indeksin Global të Inovacionit, Shqipëria renditet në rangun e ulët të mesëm, e 84-ta nga një total prej 133 ekonomish të anketuara,” shkruan media gjermane.
Sipas tyre, kjo politikë e simbolikës ka rreziqet e saj. Ndërkohë që Edi Rama ndërton kulla në Tiranë, qytetarëve të këtij vendi nuk u bën përshtypje pasi vuajnë për shërbimet më bazike.
“Vetë Tirana është bërë gjithashtu një vitrinë për politikën e imazhit të Edi Ramës: Ndërtesat moderne shumëkatëshe me fasada xhami dhe forma futuriste, të projektuara nga arkitektë yje ndërkombëtarë, po dominojnë gjithnjë e më shumë horizontin. Firma arkitekturore holandeze MVRDV, për shembull, po ndërton një kullë, forma e së cilës të kujton kokën e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeu. Ekziston një llogari e qartë pas kësaj: ndërtesat kanë për qëllim të sinjalizojnë progresin dhe të tërheqin investitorë dhe turistë. Revistat ndërkombëtare të arkitekturës tashmë po e festojnë Tiranën si një pikë të nxehtë për dizajn jokonvencional.
Por në vend, njerëzit janë më pak të impresionuar nga kjo, sepse pas fasadave të shndritshme në Tiranë, infrastruktura mbetet e rrënuar: sistemi i furnizimit me ujë dhe i transportit mezi po ecin me ritmin e bumit të ndërtimit, kritikojnë planifikuesit urbanë vendas,” thekson media gjermane.
Sipas medias, edhe histeria me Diellën do të shuhet, siç u shua historia e Shtetit Bektashi. -

‘Do ketë një luftë juridike që nuk e kemi parë në 34 vite’, paralajmëron Kulla: Bashkia e Tiranës do jetë me 2 kryetarë
Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” në Mcn mbi rastin Veliaj, parashikoi nisjen e një lufte juridike që s’e kemi parë më herët në 34 vite. Kulla parashikon që Bashkia Tiranë do të jetë me dy kryetarë bashkie dhe që Veliaj do të dalë i fituar nga Strasburgu.
“Ka një proces që duhet shpjeguar. E para ka ndodhur një shkarkim politik nga partia. Me Veliajn PS ka bërë praktikisht një divorc, dhe këtë e shpreh përmes kërkesës për zgjedhje të parakohshme. Pastaj është pjesa juridike, ku Këshilli Bashkiak ka votuar me konsensus PD-PS për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, me justifikimin se s’ka ardhur në punë. Ata kanë bërë një gabim trashanik, sepse ai ka bërë kërkesë që do marrë pjesë në mbledhje, dhe e kanë refuzuar. Këtu është lapsusi i parë. Ndodhemi në një konflikt juridik ku Veliaj dhe avokatët e vet po bëjnë atë që i duhet, për të paraqitur fakte në Strasburg, mbi të drejtat e shkelura. Begaj mund t’i shkruante Komisionit të Venecias, dhe mund t’i thoshte s’i shpjegohet në këto raste, dhe do merrte një shpjegim.
Në javët e ardhshme do shohim një luftë juridike që s’e kemi parë më parë. Parashikoj që Bashkia e Tiranës do jetë me dy kryetarë bashkie. Parashikoj që Veliaj do shkojë në Strasburg dhe nga aty do vijë i fituar, që shkarkimi ka qenë i paligjshëm, dhe shteti shqiptar do duhet ta paguajë për gjithë dëmet që i janë bërë. Do shohim një luftë politike dhe juridike që s’e kemi parë më parë”. -

‘Shqipëria ka nevojë për jetë, jo për beton’, PL: Qeveria po favorizon ndërtimin e kullave, qytetarët po braktisin vendin e tyre
Zëdhënësja e Partisë së Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, në një deklaratë për media theksoi se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë urbane dhe demografike, ku popullsia ikën në masa të mëdha ndërsa qytetet mbushen me kulla bosh dhe çmime të papërballueshme banesash.
Ajo paralajmëroi se vetëm gjatë vitit 2024, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për mbi 1.9 milionë metra katrorë ndërtesash, ndërsa rritja reale e popullsisë ishte minimale, duke nxjerrë në pah kontrastin dramatik midis zhvillimit të betonit dhe boshatisë së qytetit.
Memelli theksoi se kjo situatë nuk përbën zhvillim të qëndrueshëm, por një katastrofë urbane dhe shpopullim kombëtar, ku politika e qeverisë duket të favorizojë pastrimin e parave dhe spekulimin, duke e bërë të pamundur për familjet e zakonshme shqiptare të blejnë ose marrin me qira një shtëpi.
Ajo kërkoi ndalimin e menjëhershëm të lejeve abuzive, vendosjen e kontrollit mbi çmimet e banesave dhe mbështetje konkrete për strehimin social dhe familjet e reja, duke theksuar se çdo kullë e re pa njerëz është një gur më shumë në varrin e shpresës për të jetuar në këtë vend.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot po jetojmë një paradoks tragjik, Shqipëria po shpopullohet me shpejtësi, shqiptarët po ikin nga vendi, ndërsa në Tiranë e qytete të tjera ngrihen kulla pas kulle, si simbole të korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Vetëm në vitin 2024, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për mbi 1.9 milionë metra katrorë ndërtesash. Dhe e dini sa është shtuar popullsia? Vetëm me 1,766 banorë. Pra, ndërsa njerëzit largohen, betoni mbulon çdo hapësirë të qytetit. Ky nuk është zhvillim, kjo është katastrofë urbane dhe shpopullim kombëtar.
Ndërkohë, çmimet e banesave kanë arritur nivele stratosferike. Vetëm vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve në Shqipëri u rritën me 16.6%, duke na renditur ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë. Mesatarja arriti 1,620 euro për metër katror, ndërsa në Tiranë shkon deri në 2,000 euro, e në Vlorë mbi 2,400 euro. Një familje e zakonshme shqiptare nuk ka më mundësi të blejë ose të marrë me qira një shtëpi.
Pra, shqiptarët ikin, vendi boshatiset, ndërsa qeveria lejon që kulla të ngrihen pa kriter dhe çmimet të kapin qiellin. Kjo nuk është politikë zhvillimi, është politikë shkatërrimi. Është pastrim parash, është spekulim, është përjashtim i qytetarëve nga e drejta më themelore, të kenë një strehë mbi kokë.
Shqipëria nuk mund të jetë një vend me kulla të zbrazëta dhe qytete pa njerëz. Nuk mund të kthehemi në një tokë betoni pa jetë.
Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për këtë realitet. Duhet të ndalet menjëherë dhënia e lejeve abuzive, të vendosen politika për kontrollin e çmimeve të banesave, dhe të ketë mbështetje për strehimin social dhe familjet e reja. Përndryshe, çdo kullë e re që ngrihet është një gur më shumë në varrin e shpresës për të jetuar në këtë vend.
Shqipëria ka nevojë për njerëz, jo për kulla bosh. Ka nevojë për jetë, jo për beton. Dhe kjo është përgjegjësia e parë e çdo qeverie që do të quhet e tillë.
Faleminderit!
-

Kulla 35-katëshe në Shkodër ndez përplasjen: Myftinia kundër ndërtimit mbi truallin e pretenduar si pronë fetare
Nisja e punimeve për kullën 35 kate në Shkodër, e miratuar një vit më parë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) me firmën e Edi Ramës, ka ardhur një tjetër reagim nga Myftinia e Shkodrës, e cila e kundërshton këtë projekt.
Komuniteti Mysliman i Shkodrës, përmes myftiut Muhamed Sytari e ka konsideruar atë të paligjshëm dhe të ndërtuar mbi një pronë të grabitur.
Sytari pretendon se ka dokumente që dëshmojnë pronësinë e Myftinisë së Shkodrës mbi truallin ku parashikohet të ndërtohet kulla.
“Qeveria na ka sjellë këtë pamje. Ky është thelbi i degradimit dhe i shthurjes dhe i prishjes së institucioneve ku Bashkia e Shkodrës, edhe Qeveria jonë, bashkë me një ndërtues na shfaqin këtë kryeçibanin. Po ku? Në pronën e huaj. Se del ndonjë dhe thotë nuk është pronë e komuniteteve. Unë e kuptoj se shumë të ranë në Shkodër, për një kafshatë bukë shesin edhe dinin dhe imanin, edhe ujin e fytyrës dhe e thonë dhe një fjali si kjo. Që ne gjithsesi, e marrim dhe e hedhim tek koshi më i parë që e gjejmë rrugës. Fesadi çfarë është, aty kur ti jeton në një vend dhe prej aty ku duhet të dalë drejtësia, del zhvatja. Prej aty ku duhet të dalë mirëkuptimi, del grabitja. Prej aty ku ti duhet të kërkosh të drejtën tënde dhe duhet të marrësh pronën dhe të drejtën tënde, ta grabisin, ta tjetërsojnë, ja japin dikujt. Dhe kështu nis edhe gangrena e Fesadit dhe përfshin realitetin ku ne jetojmë.
Askush nuk ka të drejtë të shkelë mbi pronën tonë me projekte që cenojnë historinë, identitetin dhe të drejtën e Zotit mbi këtë tokë” – tha Muhamed Sytari
Ai lëshoi edhe një paralajmërim për autoritetet dhe investitorët që po shtyjnë përpara ndërtimin, duke thënë se nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë një padrejtësie të tillë.
Kulla “Hotel Rozafa Tower” do të ndërtohet nga nga “Uldedaj Group” në hapësirën e hotel Rozafës, duke iu shtuar hapësirës së saj, por shumëfish më e lartë se godina e Rozafës. Bëhet fjalë për një zonë në qendër të qytetit të Shkodrës, karshi pedonales dhe zonës historike.
Por, zona ku parashikohet të ndërtohet kulla është objekt mosmarrëveshjesh prej më shumë se dy dekadash, me pretendime pronësie nga Myftinia e Shkodrës, Kisha Ortodokse dhe familja Laçaj. Proceset gjyqësore janë ende në vijim. -

Dështon ndërtimi i stadiumit “Niko Dovana”, asnjë firmë nuk shfaqi interes: Skemë për të shtuar kullat?
Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar ndërtimin e stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, ku privati do ndërtonte impiantin sportiv dhe në këmbim do të merrte pronësinë e kullave në projekt. Shkak është bërë se asnjë nga firmat nuk paraqiti një ofertë, duke ngjallur hije të mëdha dyshimi se e gjitha ka një prapaskenë.
Në fakt, të tilla projekte shtyhen dhe anulohen në fazat e para, pasi firmat nuk bien dakord për të negociuar me Korporatën në ndarjen e përqindjes së ndërtimit. Në dokumente është specifikuar se shteti merr minimalisht 45 % të të gjithë ndërtimit si dhe stadiumin, por duket se kjo i ka “trembur” firmat, të cilat kanë filluar edhe një lojë.
Ka dyshime se gjithçka bëhet me qëllim që Korporata të ulë përqindjen e ndërtimit që do të marrë ose do të veprojë njësoj si në rastin e ndërtimit të stadiumit të Vlorës, duke i shtuar projektit fillestar edhe disa kulla të reja.
Trualli i Stadiumit të Durrësit nuk është fort i preferuar nga ndërtuesit, pasi nuk është në qendër, në zonën muzeale apo në afërsi të detit. Pikërisht vendi ku ndodhet dhe ndoshta edhe kullat apo godinat që e rrethojnë nuk e kanë bërë të preferuar.Faksimile: Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare për anulimin e ndërtimit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës
Në njoftim KISH shkruan se s’pati asnjë firmë të interesuar. Ky vendim disa javë pasi Korporata hapi thirrjen dhe pas transferimit të pronave shtetërore në Durrës te KISH.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Korporata do të veprojë si zhvillues i pronave, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes entiteteve që mund të krijojë. Korporata ishte e autorizuar të hapë procedurë konkurruese për përzgjedhjen e një partneri privat që do të realizojë zhvillimin e pronës përmes një marrëveshjeje sipërmarrjeje.
“KISH mund të negociojë dhe lidhë kontrata me subjekte private, për realizimin e projektit, si dhe të ndërveprojë me Agjencinë e Kadastrës dhe institucionet përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, thuhej në vendim. Vendimi i mëparshëm i qeverisë i ngarkonte Fondit Shqiptar të Zhvillimit realizimin e këtij projekti, vendim i cili tashmë është i shfuqizuar.
Pas dështimit të thirrjes duket se Korporata do të veprojë njëjtë me projektin e stadiumit të Vlorës, ku tashmë në atë vend do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtar duke shtuar kulla pafundësisht. Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate.
/Vox News/ -

Masakra në Shkodër/ Kontrolle në shtëpinë e Licajve, disa të shoqëruar, mes tyre edhe Lulzim Kulla
Shkodra u trondit mëngjesin e kësaj të hënë me një breshëri armësh në një lokal pranë bashkisë. Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.
Viktimë mbetën Armando Pali, dhe Liridon Kraja, truproja e Erogen Brajoviç. Ndërkohë ABC News, mëson se policia ka kryer pasditen e sotme kontrolle në lagjen Kiras të Shkodrës.
Kontrollet siç mëson ABC News janë zhvilluar në banesë e Licëve dhe në banesën e dhëndrit të tyre Lulzim Kulla, ku janë gjetur disa armë. Janë shoqëruar disa persona mes tyre edhe Lulzim Kulla.
