Analisti dhe eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, i është përgjigjur përmes rrjeteve sociale miliarderit dhe pronarit të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit i tha se po përbuz konakun ku është ulur, duke nënkuptuar që kanë patur një marrëdhënie të afërt më herët e ndërsa së fundmi nuk po i kursente akuzat ndaj tij. Ilir Kulla shkruan në “Facebook” se konakut Pacollit ia ka shkelur dy herë me dikë tjetër, ndërsa shton më tej se në hotel ka paguar gjithmonë. Sakaq, Ilir Kulla i thotë Pacollit se hallet i ka nga ata që i kanë përdorur avionin si taksi. “Konakun dy herë ta kam shkelur me dikë tjetër, në hotel kam paguar çdo herë, hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi”, shkroi këtë fundjavë Kulla në rrjete sociale.
Por çfarë deklaroi Ilir Kulla dhe si nisi përplasja në rrjete sociale me Behgjet Pacollin?
Ndërkohë kujtojmë se Ilir Kulla në një studio televizive tha se SPAK ka nisur një hetim për aeroportin në ndërtim prej tre muajsh. Kulla u shpreh se ka shumë probleme ndërsa shtoi se kompania turke e përfshirë në aeroport ka qenë fiktive dhe se nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi është shumë i madh si në besueshmëri dhe në pjesën financiare. “Ka filluar që para 3 muajsh nga SPAK një hetim për aeroportin e Vlorës. Kur t’i futet SPAK zyrtarëve të nivelit të dytë e tretë dhe gjërave që kanë firmosur do të kenë probleme. Transferimet mes aksionerëve, nuk janë regjistruar në QKB. Janë letra private dhe nëpër noterë. Këta kanë detyrim, në bazë të kontratës së koncesionit me partnerin që është shteti shqiptar që është përfaqësuar nga qeveria. Se kush ka hedhur firmën do i zbardhë hetimet. Pacolli thotë do të shkoj dhe në arbitrazh.
Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë. Nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi edhe në imazh, edhe në besueshmëri por edhe në financë është shumë i madh”, ka thënë Kulla disa ditë më parë për “MCNTV”. Por mesa duket këto deklarata akuzuese kanë “nervozuar” Pacollin, i cili i thotë Ilir Kullës se po përbuz konakun ku është ulur, duke nënkuptuar që kanë patur një marrëdhënie të afërt më herët. Behgjet Pacolli thekson në statusin e tij ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe gjithmonë së bashku me vëllezërit e kanë trajtuar si një njeri dinjitoz. Me tone ironie, Behgjet Pacolli i drejtohet Ilir Kullës në rrjete sociale se mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë ndërsa lutet që zoti ta ruaj nga njerëz si ai. “Zotni Kulla,Mbrëmë, nga sa dëgjova, nuk paske lënë gjë pa thënë për mua. A të ka shkuar ndërmend, vallë, se ndoshta po e përbuz atë konak ku je ulur, e atë bukë që ke ngrënë (jo një herë të vetme)? Të kemi pritur dhe trajtuar gjithmonë, unë, vëllezërit e mi dhe stafi, si një njeri dinjitoz. Duket se, ndonjëherë, mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë. Zoti na ruajt nga njerëzit si ju”, shkroi disa ditë më parë në rrjetet sociale Pacolli.
Tag: kulla
-

“Hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi”, Ilir Kulla i përgjigjet Behgjet Pacollit (FOTO)
Behgjet Pacolli dhe Ilir Kulla
TIRANE- Përplasja në distancë mes Ilir Kullës dhe Behgjet Pacollit në lidhje me përplasjen për aeroportin e Vlorës, ka vijuar edhe këtë fundjavë. Pasi Pacolli e quajti Kullën, një njeri që nuk ka respekt për bukën e ngrënë në shtëpinë e tij, ka ardhur reagimi dhe nga ky i fundit.
“Konakun dy herë ta kam shkelur me dikë tjetër, në hotel kam paguar çdo herë, hallet i ke nga ata që ta kanë përdorur avionin si taksi.”-shkruan Kulla në rrjete sociale.Postimi ne FB
Por çfarë tha Kulla? I ftuar te Arjan çani në “Zonë e Lirë” në MCN TV, Kulla tha se për këtë çështje do të priten koka. Kulla u shpreh se ka shumë probleme ndërsa shtoi se kompania turke e përfshirë në aeroport ka qenë fiktive.
“Ka filluar që para 3 muajsh nga SPAK një hetim për aeroportin e Vlorës. Kur t’i futet SPAK zyrtarëve të nivelit të dytë e tretë dhe gjërave që kanë firmosur do të kenë probleme. Transferimet mes aksionerëve, nuk janë regjistruar në QKB. Janë letra private dhe nëpër noterë. Këta kanë detyrim, në bazë të kontratës së koncesionit me partnerin që është shteti shqiptar që është përfaqësuar nga qeveria. Se kush ka hedhur firmën do i zbardhë hetimet. Pacolli thotë do të shkoj dhe në arbitrazh. Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë. Nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi edhe në imazh, edhe në besueshmëri por edhe në financë është shumë i madh”, ka thënë Kulla.
Këto deklarata nervozuan Pacollin i cili i tha Kullës se ka përbuzur konakun ku ka ngrënë, duke deklaruar se kanë patur afrimitet në të shkuarën.
“Zotni Kulla,Mbrëmë, nga sa dëgjova, nuk paske lënë gjë pa thënë për mua. A të ka shkuar ndërmend, vallë, se ndoshta po e përbuz atë konak ku je ulur, e atë bukë që ke ngrënë (jo një herë të vetme)? Të kemi pritur dhe trajtuar gjithmonë, unë, vëllezërit e mi dhe stafi, si një njeri dinjitoz. Duket se, ndonjëherë, mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë. Zoti na ruajt nga njerzit si ju!”-shkroi Pacolli dy ditë më parë. /ZËRI -

Vrasja e shqiptares në Kanada e paralajmëruar? Ish-partneri me precedentë, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj
Anthony Deschepper-savannah kulla
KANADA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e 29-vjeçares, Savannah Kulla, nga ish-partneri i saj Anthony Deschepper. Mediat kanadaze kanë zbuluar se autori është një emër i njohur për autoritetet.
Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah.
“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Broën, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.
Deschepper, 38 vjeç, vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Broën.Savannah Kulla
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme ndaj jetës së Savannah Rose Kulla Davies.”
Sipas asaj që raportojnë mediat kanadeze, mësohet se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve. Në fakt, Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e ëaterloo-s. Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.
Kryebashkiaku i Brampton, Patrick Broën tha se lirimi me kusht i dhunuesve të përsëritur është “neglizhencë absolute”
“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim — mjaftonte që të respektohej vetëm një prej tyre, dhe Savannah do të ishte gjallë sot”, tha Broën.
“Kur dikush ka një histori të dokumentuar dhune, shkeljesh me armë zjarri dhe abuzimi në marrëdhënie, lirimi i tij me kusht nuk është drejtësi — është neglizhencë absolute”, shtoi ai.
Gjatë së njëjtës konferencë, Superintendenti David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it tha se hetuesit mësuan se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune.”
“Dhe po, kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja e vitit 2023, për të cilën ai ishte akuzuar për herë të fundit për armë zjarri. Është e qartë se lirimi i tij përbënte një rrezik të madh për Savannah-n dhe ndoshta edhe për të tjerë në komunitetin tonë”, tha superintendenti.
Të mërkurën, nëna e Kullës, Karen, i tha CTV News Toronto se Deschepper ishte “i fiksuar” pas vajzës së saj, duke pretenduar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht.karen kulla
“Ajo ishte e dashuruar me të. Ishte dashuri me shikim të parë, mesa duket. Ai ishte i mrekullueshëm në fillim dhe gjatë shtatzënisë, por më pas, u bë gjithnjë e më keq”, tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vajzën e saj më të vogël.
“Ai i telefononte 50, 60, 70 herë në ditë, e kupton? Kishte instaluar kamera dhe ne nuk e dinim… i kishte instaluar për ta mbajtur nën vëzhgim”, tha Karen.Ajo shtoi se vajza e saj kishte provuar të largohej nga i akuzuari.
“Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte: ‘Kaq, mbaroi’, dhe këtë bëri fundjavën e kaluar… Mendoj se ai nuk e priti mirë këtë gjë dhe ky është rezultati”, tha Karen me dhimbje.
Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 14:00, në parkingun pranë kryqëzimit të Airport Road dhe Queen Street East, ndërsa viktima u gjet e vdekur në vendgjarje.Mediat e huaja raportojnë se autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar. Ndërkohë, policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla./ZËRI
uyppng
luipng
-

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e shqiptares në Kanada, e paralajmëruar autori qëlloi dy vite më parë me armë
Mediat kanadeze raportojnë detaje të tjera nga vrasja e 29-vjeçares me origjinë shqiptare, Savannah Kulla.
Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah.
“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Brown, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.
Deschepper, 38 vjeç, humbi jetën pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Brown.
Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme ndaj jetës së Savannah Rose Kulla Davies.”Mediat kanadeze raportojnë se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve.
Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e Waterloo-s.
Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm. Kryebashkiaku i Brampton, Patrick Brown tha se lirimi me kusht i dhunuesve të përsëritur është “neglizhencë absolute”.“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim mjaftonte që të respektohej vetëm një prej tyre, dhe Savannah do të ishte gjallë sot.
Kur dikush ka një histori të dokumentuar dhune, shkeljesh me armë zjarri dhe abuzimi në marrëdhënie, lirimi i tij me kusht nuk është drejtësi është neglizhencë absolute”, tha Brown.
Gjatë së njëjtës konferencë, David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it tha se hetuesit mësuan se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune.”“Dhe po, kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja e vitit 2023, për të cilën ai ishte akuzuar për herë të fundit për armë zjarri. Është e qartë se lirimi i tij përbënte një rrezik të madh për Savannah-n dhe ndoshta edhe për të tjerë në komunitetin tonë”, tha Kennedy.
Të mërkurën, nëna e Kullës, Karen, i tha CTV News Toronto se Deschepper ishte “i fiksuar” pas vajzës së saj, duke pretenduar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht.
“Ajo ishte e dashuruar me të. Ishte dashuri me shikim të parë, mesa duket. Ai ishte i mrekullueshëm në fillim dhe gjatë shtatzënisë, por më pas, u bë gjithnjë e më keq. Ai i telefononte 50, 60, 70 herë në ditë, e kupton? Kishte instaluar kamera dhe ne nuk e dinim… i kishte instaluar për ta mbajtur nën vëzhgim”, tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vajzën e saj më të vogël.
Ajo shtoi se vajza e saj kishte provuar të largohej nga i akuzuari.“Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte: ‘Kaq, mbaroi’, dhe këtë bëri fundjavën e kaluar… Mendoj se ai nuk e priti mirë këtë gjë dhe ky është rezultati”, tha Karen. -

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi… “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave
Dhjetë vite më parë, Bardhjus Bushaj vijonte profesionin e tij, një shofer në Tiranë. Tashmë, pas një dekade, ai po shijon prona dhe kulla të stërmëdha, në zonat më elitare në Tiranë, të cilat i ka marrë në mënyrë tepër të dyshimtë. Katapultimi i tij në krye të hierarkisë së ndërtimit është një nga misteret më të mëdha sesi një individ pa kokërr leku në xhep mund të kthehet në një oligark.
Por, duket se pas emrit të tij të fshihen të tjerë VIP-a, të cilët kanë punuar për “binjakëzime” apo edhe për bashkëpunime me firma të tjera për ndërtime. Ka dyshime të mëdha se kullat që po ndërtojnë kompanitë e Dhjusit te zona e Liqenit Artificial, në Farkë, Bulevardin e Ri, Zogu i Zi, apo edhe në zonat bregdetare, janë thjesht haraçe që marrin VIP-at duke përdorur emrin e këtij personi.
VoxNews denoncoi disa javë më parë zaptimin e një prone të stërmadhe në kodrat pranë Liqenit të Farkës në Tiranë, ku kompania “Lion Construction” do të ndërtojë në atë vend plot 17 kulla nga 30 kate. Nëpërmjet dokumenteve, fotove dhe videove, redaksia jonë faktoi se punimet për ndërtimin e kullave kanë nisur kohë më parë, megjithëse leja s’ishte miratuar nga KKT-jaZona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila
Kjo zonë ka tërhequr vëmendjen e ndërtuesve më të mëdhenj, të cilët e kanë “kafshuar” nga të gjitha anët. Madje, nëse punimet apo ndërtimet vijojnë me këto ritme, në atë zonë do të mbetet vetëm uji dhe pa asnjë sipërfaqe të gjelbër.
Personat me influencë në zonë, siç janë vëllezërit Qefalia apo dhëndri i tyre Aleksandër Vasili, kanë filluar prej kohësh sistemimin e sheshit të ndërtimit. VoxNews ka mësuar se më datë 18 prill 2025, Këshillit Kombëtar të Territorit, miratoi projekt me numër rendor 45 të emërtuar “Albora’s Lake”. Ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur leja e ndërtimit .
Por, ndryshe nga punimet në terren, leja i është dhënë firmës “Lion Construction”, pronat i së cilës është z. Bardhujs Bushaj, me 50 % të aksioneve. Disa muaj më parë, VoxNews faktoi se punimet për atë kompleks kishin filluar shumë kohë më parë, ku mjetet e rënda të firmës prishën edhe një rrugë.Në video: Zona lindore e Liqenit të Farkës, ku do të ndërtohet resorti “Albora’s Lake”, me 17 kulla nga 30 kate secila
VoxNews është rikthyer ditët e fundit në atë zonë, duke filmuar dhe fotografuar të gjithë truallin ku do të vendosen kullat 30 katëshe. Firmat kanë kryer të gjithë sistemimin e zonës, ndërkohë që kanë rregulluar edhe rrugën që shkatërruan, si për të mbuluar skenën e krimit. Çuditërisht asnjë institucion nuk veproi për këtë skandal, për punimet e kullave para lejes apo edhe për prishjen e rrugës.
Të gjithë u fshehën, teksa zona siç duket edhe nga videot dhe fotot e VoxNews, duket gati për të ngulur përbindëshat 30 kate. Por, a ka një studim që zona në fjalë mund të mbajë këto kulla? A është miratuar ndonjë plan tjetër urbanistik që në zonën në fjalë të vendosen pallate shumëkatëshe?
Në fotot: Projekti me 17 kulla nga 30 kate te zona e Kodrave të Liqenit të Farkës
Deri më sot, s’është publikuar asnjë informacion për studime, teksa projekti ka avancuar dhe firma ka publikuar maketin. Përveç këtyre kullave, në të gjithë zonën do të ndërtohen të tjera pallate, a thua sikur të jetë në zonë urbanë dhe jo në një zonë të gjelbër. Babëzia e ndërtimeve e ka prekur rëndë, ku Liqeni i Farkës është shndërruar në një kantier të stërmadh me beton. Aq më tepër që zona ku do vendosen kullat ka qenë një përrua, që furnizonte edhe Liqenin me ujë.
VoxNews ka mësuar se për zaptimin e pronës ka nisur një kalvar i gjatë, pasi persona që kanë pushtet dhe influencë në atë zonë kanë filluar “operacionin” për t’a përvetësuar. Pallatet do të ngrihen në pjesën lindore të Liqenit të Farkës, në një zonë të pjerrët, teksa firma e cila ka kryer punime në atë zonë është “Al Point” shpk, me pronar Aleksandër Vasili, një përmetar në origjinë, por që filloi të marrë tendera, leje nga KKT-ja, në momentin që u bë dhëndër në familjen Qefalia. Ai është burri i vajzës së Kujtim Qefalisë, ish-kryetarit të Komunës Dajt dhe më pas u bë Administrator i Njësisë Dajt. Kujtimi është vëllai i deputetit të Partisë Socialistë, Xhemal Qefalia.
Ka dyshime të mëdha se vjehrri dhe vëllai i vjehrrit e kanë “ndihmuar” Vasilin për të kryer ato punime. Dy Qefalinjtë kanë ndikim mjaft të madh në zonën e Dajtit, të cilën e kanë drejtuar dhe njëri prej tyre është përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkohë, çuditërisht zona që ka kryer punime Vasili është në administrimin dhe në territorin e Njësisë Administrative Dajt.
Një “krushqi” që po rezulton fatsjellëse, edhe për Dhjusin, i cili me këto lidhje po ndihet akoma më shumë si një oligark i mirëfilltë. VoxNews ka mësuar se vetë Kujtim Qefalia ka “negociuar” me banorët që ankoheshin për punimet në muajin janar 2025. A mos ndoshta lidhjet e Qefalinjve me pushtetin kanë sjellë përfitimin e një prone të stërmadhe shtetërore?
Të bësh punime pa dalë leja, të shembësh rrugën e të mos hetohesh, të marrësh një super pronë shtetërore dhe të mos të të hyjë “gjemb në këmbë”, padyshim që duhet të kesh lidhje deri sipër pushtetin qendror. Padyshim që përmetari Aleksandër Vasili s’i ka pasur, por njerëzit për të cilët ai ka punuar, vjehrri, vëllai i vjehrrit dhe VIP-at pas Dhjusit kanë lidhje të forta.
Në foto: Projektet e firmës Lion Residencë në zonën e Liqenit Artificial dhe në zonën e LaprakësKompania ka marrë dhjetëra leje, por më të bujshmet janë padyshim komplekset e kullave në zonën e Liqenit Artificial. Madje, e njëjta firmë po ndërton edhe një kullë të stërmadhe në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Janë padyshim projekte të mëdha, ku vetëm Dhjusi nuk mund ti merrte këto leje. Por, kë ka mbrapa? Me letra ai është ortak me Erion Ginën, gjithashtu është aksioner edhe të firma “Ante-Group”, me Enka Qefalia, Entela Merko, Gjysho Merko dhe Kristjan Merko.
Gjithashtu, ai është aksioner edhe te firma “Seaside Construction” me Ginën dhe Florenc Gjikurinë. Kjo firmë ka marrë disa leje në zonën e Palasës për ndërtime resortesh dhe hotele luksoze.
Ndërkohë, Dhjusi është aksioner edhe te firma “Golden Key”, një firmë që ka marrë leje dhe menaxhon resortet. Por, pikërisht firma e tij e fundit e lidh atë me një tjetër kompani.Në foto: Projekti i Lion Construction dhe Top Seven në Laprakë, ngjitur me njëri tjetrin
Bardhjusi është i njohur për lidhje me VIP-a apo me firma të tjera, me të cilët bashkëpunon për ngritjen e kullave apo resorteve. Ndërkohë, VoxNews ka mësuar se e njëjta firma ka bashkëpunim edhe me një tjetër kompani, si “Top Seven”, e cila me letra është në pronësi të znj. Erinda Lutaj.
Për koincidencë ose jo, projekti i firmës Lion në zonën e Laprakës është ngjitur me një tjetër kullë, e firmës Top Seven. Ka dyshime se pronari është i njëjtë, ndërkohë që njëherë përdor emrin e Lutajt dhe njëherë emrin e Dhjusit./Voxnews -

“Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë”/ Nëna e shqiptares në Kanada rrëfen momentet e fundit të 29-vjeçares, si nisi debati
KANADA- 29-vjeçarja shqiptare Savannah Kulla, nënë e katër fëmijëve, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj Anthony Deschepper në mes të një parkingu në Kanada. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 14:00, në parkingun pranë kryqëzimit të Airport Road dhe Qurrn Street East, ndërsa viktima u gjet e vdekur në vendgjarje.
Momentet e fundit të 29-vjeçares janë zbuluar nga nëna e saj, Karen Kulla, e cila rrëfeu se e bija kishte shkuar për të takuar ish-bashkëshortin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper. Ky i fundit kishte kërkuar të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe.Por si nisi debati? Nëna e viktimës ka rrëfyer se debati nisi për një çantë me pelena. Ajo kishte arritur të dëgjonte vetëm një pjesë të debatit dhe më pas 3 të shtëna.
“Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelena’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar të pelena’ dhe më pas dëgjova tre të shtëna,” vijoi Karen.
Sipas dëshmisë së nënës, Savannah dhe Deschepper ishin ndarë disa muaj më parë.
“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’,” tregoi nëna.
Gjithashtu, nëna tregoi se ish-partneri e kishte ngacmuar vazhdimisht në telefon, aq sa Savannah kishte ndryshuar numrin disa herë, por ai vazhdonte ta shqetësonte.
“E thërriste qindra herë në ditë. Ndonjëherë ajo i përgjigjej vetëm për t’i thënë ‘më lër rehat’,” përfundoi ajo.Mediat e huaja raportojnë se autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar. Ndërkohë, policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla./ZËRI
-

Krim në familje! Burri vret gruan shqiptare në Kanada, 38-vjeçari ekzekutohet nga policia
Savannah Kulla
KANADA-Një krim në familje është regjistruar në Kanada, ku një 29-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38-vjeç. Mediat e huaja raportojnë se autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar.
Viktima është identifikuar nga familja e saj si 29-vjeçarja Savannah Kulla. Të afërmit kanë konfirmuar se Kulla ishte nënë e katër fëmijëve të vegjël: tre djemve dhe një vajze një vjeç. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi./ZËRI -

A do të shembet vërtet Kulla Eifel vitin e ardhshëm? E vërteta pas pretendimeve virale
Bota E Shtunë, 18 Tetor 2025 09:42
Pretendime sensacionale se Kulla Eifel do të shembet në vitin 2026 janë përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, pasi vendodhja atraksion është mbylluar përkohësisht, sipas “Euronews”.
Monumenti 330 metra i lartë, një nga strukturat më ikonike në botë, tërheq miliona vizitorë çdo vit dhe vetëm në vitin 2023 gjeneroi 117, 87 milionë euro të ardhura.Ajo është një nga pak monumentet franceze që nuk merr subvencione shtetërore dhe punëson më shumë se 300 persona në Paris. Por pse njerëzit po mendojnë se Kulla Eifel është në prag të shkatërrimit?
Pse u mbyll Kulla Eifel këtë muaj
Në fillim të tetorit, banorët e më shumë se 200 qyteteve franceze dolën në protesta kundër shkurtimit të shpenzimeve të qeverisë dhe kërkuan taksa më të larta për të pasurit.
Në Paris, mijëra persona iu bashkuan grevave kombëtare, duke bërë që “Kulla Eifel” të pezullojë hyrjen e vizitorëve për arsye sigurie.
“Në lidhje me një grevë, ‘Kulla Eifel’ është e mbyllur” shkruhej në një njoftim në hyrje. “Kërkojmë ndjesë”.
A do të shembet vërtet Kulla Eifel?
Disa javë para protestave, një faqe satirike publikoi një artikull humoristik që pretendonte se “Kulla Eifel” do të rrënohej për t’u kthyer në një “rrëshqitëse gjigante” ose sallë koncertesh.
Por në rrjetet sociale, kjo histori u përhap jashtë kontekstit dhe u përzie me lajmet për mbylljen e përkohshme të kullës.
Në platformën X, disa llogari me qindra mijëra ndjekës publikuan postime mashtruese që shpallnin se “epoka e ‘Kullës Eifel ‘po merrte fund”.
] “Sipas raporteve, Kulla e famshme Eifel, simbol i Francës për më shumë se 135 vjet, do të shembet në vitin 2026 pas përfundimit të kontratës së operimit”, thane burime të rrema.
Në postime shtohej se “lodhja strukturore, kostot e mirëmbajtjes dhe ankesat publike” ishin arsyet e këtij “vendimi tronditës”.
Shumë përdorues i besuan lajmit të rremë, me komente s të tilla si “jo, Paris! Mos më prish vendin e ëndrrave për propozim!”, ndërsa të tjerë shprehën dyshime dhe paralajmëruan se lajmi ishte “i rremë”.
“Société d’Exploitation de la Tour Eiffel” (SETE, kompania që operon kullën, nuk ka komentuar zyrtarisht për pretendimet virale. Megjithatë, turistët ende blejnë bileta në faqen zyrtare të kullës.
Si ndikon “fake news” në industrinë e turizmit
Edhe pse shumë njerëz janë skeptikë ndaj lajmeve të ekzagjeruara, këto pretendime mund të shkaktojnë konfuzion dhe dëm ekonomik për destinacionet turistike.
Më herët këtë vit, Italia njoftoi masa të reja kundër shqyrtimeve të rreme në hotele dhe restorante, pasi bizneset ankoheshin për dëmtim të reputacionit.
Sipas Ministrisë italiane të Ndërmarrjeve, përmbajtjet e rreme apo të manipuluara ndikojnë në 6 deri në 30 për qind të të ardhurave të bizneseve në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Për këtë arsye, Italia miratoi rregulla të reja që kërkojnë që turistët të dëshmojnë se kanë vizituar vërtet një vend përpara se të lënë një vlerësim.
“Ky është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e bizneseve tona,” tha ministrja italiane e Turizmit, Daniela Santanché. “Vlerësimet, të cilat tani do të jenë të verifikueshme dhe të sakta, janë thelbësore për suksesin e kompanive dhe për besimin e turistëve”.ata -

Miqësorja e dytë, Kombëtarja U-19 barazon 2-2 me Irlandën
Kombëtarja U-19 barazoi 2-2 në miqësoren e dytë ndaj Irlandës, e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Luzit.
Për kuqezinjtë golat i shënuan në pjesën e dytë Nuredini dhe Kulla.
Trajneri Juljan Ahmataj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Culi, Avdullari, Çekrezi, Sina, Huqi, Krasniqi, Nuredini, Kulla, Yoni El Malem, Llana dhe Sheji.
Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë e nisën më mirë dhe morën avantazhin me Daniel Mare në minutën e 53-të.
Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm, pasi kuqezinjtë përmbysën rezultatin. Fillimisht Joi Xheto Nuredini barazoi në minutën e 62-të, ndërsa Gabriel Kulla realizoi golin e dytë në minutën e 70-të, duke i çuar shifrat në 2-1.
Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Irlanda gjeti barazimin me Pijus Otegbayo dhe ndeshja u mbyll 2-2.
Dy miqësoret ndaj Irlandës u mbyllën me një fitore dhe një barazim për Shqipërinë U-19.
Këto miqësore ishin testi i fundit për kuqezinjtë para nisjes së kualifikueseve të Kampionatit Europian U-19, që do të luhen muajin e ardhshëm.

