Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja e regjistruar ditën e djeshme po hetohet nga policia si vetëvrasje në kushtet e depresionit kronik.
Gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës, ka marë kontakte me familjarë të viktimës, të cilët pohuan se i riu kishte një periudhë kohe që krijonte situata imagjinare sikur do e vrisnin. Të gjitha këto perceptime psikologjike rridhnin nga gjendja e ankthit, depresionit dhe halucinacioneve që krijonte në gjendjen psikologjike Klodian Kulla.
Për shkak të gjendjes së rënduar 39-vjeçari ishte trajtuar nga psikologë dhe medikamente të ndryshme. Por së fundi, familjarët kishin pajtuar dhe një Hoxhë, me qëllim trajtimin psikologjik dhe fetar të 39-vjeçarit.
Pas çdo terapie i riu dilte shëtitje me makinë në zonën e shkallës së Tujanit dhe rrugës së Dibrës. Gjithmonë e shoqëronte një familjar i tij, ose nipi.
Ashtu ka ndodhur dhe ditën e djeshme. Klodian Kulla, ka dalë me makinë për të bërë xhiron e radhës në natyrë, por këtë herë ai ka qenë i vetëm, pa u shoqëruar nga askush.
Sapo ka shkuar tek ura e madhe metalike që ndodhet në rrugën e “Arbrit”, ai ka lënë mjetin buzë rrugës dhe është vetëhedhur nga një lartësia, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Policia ka kryer veprimet hetimore në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë, por rezultoi se Klodian Kulla, nuk ka pasur konflikte serioze me askënd.
Tag: kulla
-

U vetëhodh nga ura/ 39-vjeçari nuk kishte problem me askënd, familja e trajtoi tek…
-

I dha fund jetës duke u hedhur nga ura në Klos, zbulohet foto e 39-vjeçarit, nipit të Nehat Kullës
Ky është 39-vjeçari Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga ura në Klos.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40, kohë në të cilën Kulla dyshohet se është hedhur nga ura. Trupi i tij i pajetë u gjet disa orë më vonë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.
Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve. -

Vdes në rrethana të mistershme nipi i Nehat Kullës, u hodh nga ura 160 metra e lartë
ura ku eshte hedhur klodian kulla
KLOS- Një person është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”, në zonën e Klosit. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.
“Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Gjithashtu, një grup shpëtimi ka ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga zona ku është gjetur.
Klodian Kulla që raportohet të jetë nipi i Nehat Kullës, ka ndaluar automjetin mbi urë dhe është hedhur në një lartësi prej 158 metrash duke përfunduar në shkëmbinjt e zallit të Fshatit.
Nehat Kulla i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.
Kulla shleu dënimin në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.
Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë. -

I jep fund jetës nipi i “gjeneralit” të bandës famëkeqe në Tiranë, detajet e para
Një person është gjetur i pajetë poshtë urës së njohur si “Fshatit Fshat”.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se viktima mund të jetë vetëhedhur gjatë orëve të natës.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë së Shqipërisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Gjithashtu, një grup shpëtimi ka ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga zona ku është gjetur.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para emri i viktimës është Klodian Kulla, djali i vëllait të Nehat Kullës.
Kujtojmë se Nehat Kulla, i cili ndërroi jetë në 2020, një vit pasi doli nga burgu, njihej me nofkën gjenerali dhe se në vitin 1997 drejtonte një prej bandave më famëkeqe të Tiranës.Kulla ka shlyer në burgun e Fushë-Krujës dënimin 20 vjeçar për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.Banda e Nehat Kullës u krijua gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Ai së bashku me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin e “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve.
Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.Top Channel
-

Historia e errët e Kullës së Londrës, ja çka ndodhi brenda saj
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s që nga viti 1988. Por kur u ngrit në vitin 1080, ishte sinonim i shtypjes së huaj. Në fakt në fillim Kulla e Londrës ishte fortesa e ndërtuar me porosi të Uilliam Pushtuesit, Duka i Normandisë.
Pasi mundi Haroldin, mbretin e anglosaksonëve, në Betejën e Hastings në vitin 1066, padronit të ri të ishullit iu desh të ruante kontrollin dhe të shtypte çdo rebelim. Kulla e parë (e quajtur Kulla e Bardhë që nga shekulli i 13-të, dhe aktualisht ndërtesa kryesore e kompleksit) kishte pikërisht këtë synim: të ruante qasje në lumin Tamiz dhe t’u kujtonte të gjithëve fuqinë normane.
Teksa i është nënshtruar riparimeve të vazhdueshme, Kulla është përdorur gjithmonë, dhe tregon ende sot të gjithë qëndrueshmërinë e saj. Kjo është arsyeja pse aty ruhen xhevahirët e Kurorës Angleze. Por në të kaluarën Kulla ka qenë një pallat mbretëror, arkiv shtetëror, dhe në disa raste një burg nga i cili ishte e pamundur arratisja.
Burgu i armiqve të Kurorës Britanike
Për një kohë të gjatë britanikët e panë me respekt kullën që dominonte horizontin mesjetar të Londrës. Hyrja në të ndodhej në katin e dytë nga tre katet gjithsej. Por shkallët mund të hiqeshin me shpejtësi në rastin e një sulmi.
Një shembull i shkëlqyer i arkitekturës mesjetare me funksione të dyfishta ushtarake dhe politike, Kulla e Londrës u rrethua disa herë. Por famën më të madhe e fitoi si burg dhe jo si fortesë. Këtu janë burgosur armiqtë e shtetit (Tomas Mor, u burgos në vitin 1534 dhe më pas iu pre koka), apo të afërm të sikletshëm të familjes mbretërore: Ana Bolena, gruaja e dytë e Henrit VIII, së cilës po ashtu iu pre koka në kullë, si dhe Kethtrin Hauard dhe Ledi Xhejn Grej. Në tërësi, në kullë janë burgosur 4 mbretëresha të Anglisë dhe vetëm njëra, Elizabeta I (e burgosur nga Meri Gjakatarja), doli gjallë prej andej.
Por viktimat më të shquara të kullës ishin dy princat Eduard dhe Riçard, djemtë e Eduardit të IV të Jorkut. Ato ishin kohët e errëta të Luftës së Trëndafilave dhe vëllezërit e vegjël, përkatësisht 12 dhe 9 vjeç, u mbyllën në kullë në vitin 1483. Për fatin e tyre nuk pati më asnjë lajm.
Nuk ka prova të sigurta se ata u vranë në kullë. Megjithatë kulla u quajt më vonë Kulla e Përgjakshme. Për ata që burgoseshin në Kullën e Londrës, vdekja mund të ishte një çlirim. Gai Fouks, atentatori që u përpoq të hidhte në erë Mbretin Xhejms I dhe deputetët në vitin 1605, u torturua për 2 ditë rresht para se të ekzekutohej.
Stolitë e monarkisë
Kulla është modifikuar shumë herë. Si kala doli jashtë funksionit me përhapjen e topave, por vazhdoi të ishte një nga vendet simbol të fuqisë së Anglisë. Ishte rezidenca mbretërore deri në shekullin e VII, dhe vendndodhja e thesarit të Madhërisë së Tij deri në fillim të shekullit XIX.
Pastaj ishte një kopsht zoologjik privat deri në vitin 1835. Ndërkohë, vazhdoi të mbante brenda garnizone ushtarësh dhe depo armësh, dhe që prej vitit 1303 stolitë e Kurorës. Kur një hajdut i vodhi ato nga Abej Uestminster, u zhvendosën në atë që besohej të ishte vendi më i sigurt në mbretëri.
23.578 objekte të çmuara, përfshirë diamante, ar dhe gurë të çmuar të grumbulluar nga sovranët anglezë gjatë shekujve, ndodhen ende në Kullën e Londrës, të ekspozuara edhe për sytë e turistëve. Në të kaluarën ato ishin edhe më shumë, por një pjesë e konsiderueshme e koleksionit u shpërnda gjatë viteve të luftës civile dhe Republikës, në shekullin XVII.
Por po aq të famshëm sa fortesat janë edhe rojet e saj, Beefeaters, me uniformën e tyre tipike të kuqe. Ata e kanë marrë këtë emër për shkak të dietës së tyre tradicionale me bazë mishi. Në fakt mbetet ende një pozicion prestigjioz dhe i mirë-paguar, edhe pse privilegjet e të kaluarës janë vetëm një kujtim i largët. Më shumë sesa roje, Beefeaters punojnë tani si guida turistike.
Peripecitë e Urës së Londrës
Nga dritaret e Kullës mund të shihni Urën e Londrës, një tjetër simbol ikonë i qytetit, e ndërtuar shumë më vonë. Ura e Londrës u hap për herë të parë më 1 gusht 1831. Në ceremoni mori pjesë edhe familja mbretërore, që ofroi një banket në një pjesë të strukturës.
Por Ura e Londrës, nisi të fundosej me 3 centimetra në vit. Ndaj në vitin 1968, iu shit një biznesmen amerikan, që e çmontoi tullë pas tulle dhe e rindërtoi në Arizona, ku u bë atraksioni i dytë turistik në atë shtet pas Kanionit të Madh. Ndërsa një urë tjetër e Londrës u ndërtua dhe përurua në vitin 1973. / Focus – Bota.al
Lexo edhe:
DURRËS, KULLA VENECIANE DO TË “TREGOJË” TRASHËGIMINË PËRMES TEKNOLOGJISË
-

‘Pse s’e fut në burg Berishën?’, Kulla tregon bisedën me Fatos Nanon
Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në një studio televizive foli për rrugën politike të Fatos Nanos, zgjedhjen e tij në krye të PS, burgosjen e tij si edhe vendimin e tij për të marrë përsipër për të ringritur Partinë Socialiste.
Gjatë intervistës, ai ka ndarë edhe një bisedë të bërë mes tij dhe Fatos Nanos, për Sali Berishën. Kulla kujton se në ato kohë të vështira të situatës politike, i ishte drejtuar Nanos me pyetjen; “Përse nuk e fut në burg Berishën”? Ndërsa siç tha Kulla, përgjigja ishte se nuk do të niste një luftë civile për gjëra të tilla, duke shtuar se Nano shihte gjithmonë më larg se të tjerët.
“Historia e tij është unike për shkak të faktit që ishte kundërpedal në çdo vendim të madh që merrte. Më ka lënë pa mend njëherë kur i thashë një batutë për Berishën “përse nuk e ke futur në burg”. Do filloj luftën civile unë sepse ju keni këtë mendje”. Pra ai shihte më larg se të tjerët. Ndërsa më tha se sa herë zbres unë në fushë bëhen bashkë kundër meje. Nuk më lë kush të bëhet President. Por un do bëj tërheqje dhe të përleshen me njëri –tjetrin”, tha ai. -

“Pse s’e fut në burg Berishën?”, Kulla tregon bisedën me Fatos Nanon: Shihte më larg se të tjerët
Ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ilir Kulla, në emisionin “Real Story”, në ABC News foli për rrugën politike të Fatos Nanos, zgjedhjen e tij në krye të PS, burgosjen e tij si edhe vendimin e tij për të marrë përsipër për të ringritur Partinë Socialiste.
Gjatë intervistës, ai ka ndarë edhe një bisedë të bërë mes tij dhe Fatos Nanos, për Sali Berishën. Kulla kujton se në ato kohë të vështira të situatës politike, i ishte drejtuar Nanos me pyetjen; “Përse nuk e fut në burg Berishën”? Ndërsa siç tha Kulla, përgjigja ishte se nuk do të niste një luftë civile për gjëra të tilla, duke shtuar se Nano shihte gjithmonë më larg se të tjerët.
“Historia e tij është unike për shkak të faktit që ishte kundërpedal në çdo vendim të madh që merrte. Më ka lënë pa mend njëherë kur i thashë një batutë për Berishën “përse nuk e ke futur në burg”. Do filloj luftën civile unë sepse ju keni këtë mendje”. Pra ai shihte më larg se të tjerët. Ndërsa më tha se sa herë zbres unë në fushë bëhen bashkë kundër meje. Nuk më lë kush të bëhet President. Por un do bëj tërheqje dhe të përleshen me njëri –tjetrin”, tha ai. -

“Nga 1997-ta, te Bamir Topi president”, Ilir Kulla: Fatos Nano shmangu shumë kriza, iku nga politika se nuk e shihte…
Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë. Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi. “Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte i pari. Fatkeqësisht edhe me ikjen nga kjo jetë ishte i pari në nivelin e politikanëve tanë. Sa më shumë do kalojë koha aq më shumë do të rritet figura e tij edhe sepse ata që kanë ngelur mbrapa janë komplet e kundërta e tij”, shprehet Kulla për “Top Channel”. Ky është vlerësimi Ilir Kullës për Fatos Nanon me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht për një periudhë të gjatë. Ndarjen nga jeta të zotit Nano, Ilir Kulla e quan të trishtë.
“Nga pikëpamja njerëzore e kam pritur shumë keq sepse ishte akoma i ri për të ikur nga kjo botë dhe ishte njeri që e meritonte të jetonte disa vite më shumë jetë sepse kishte bërë sakrifica. Mos të harrojmë se ishte politikani i vetëm në këtë vend që ka bërë katër vjet burg në kushte dhe rrethana si ato të fillim viteve 90-të që nuk ishin të thjeshta në Shqipëri”, tha Kulla. Ilir Kulla në këtë intervistë sjell disa detaje që nga largimi Nanos nga politika aktive dhe si ai e shpenzoi kohës larg asaj që mbase dinte të bënte më mirë duke lënë gjurmë jo vetëm në PS. “Shiko, Fatos Nano ishte njeriu që e demitizoi veten me qëllimin e vetëm që të jetonte si njeri normal. Të gjithë mendonin dhe mendojnë në politikë si ta mitizojnë veten. Atë e mitizoi historia e vet. Kishte si qëllim demitizimin e vetës e të qenurit njeri i lirë dhe njeri i thjeshtë e ta jetonte jetën si një njeri i tillë. Kështu e ka jetuar jetën”, shprehet ai. Por çfarë trashëgimie politike lë pas Fatos Nano? “Trashëgimia e tij është trashëgimi shumë e pasur. Është njeriu që modernizoi sistemin politik në Shqipëri. Liberalizoi mentalitetin politik shqiptarë.
Është një njeri që i mësoi njerëzit që të mos urrejnë politikisht dhe mos të thonë kurrë fjalën e fundit në politikë. Është një njeri që diti të falë kundërshtarin që nuk është një gjë e lehtë në kushtet tona dhe kur kundërshtari nuk kishte qenë i butë me të. Përkundrazi kishte qenë mjaftueshmërisht i egër me të sepse pasi ishte një njeri që shikonte në të ardhmen”, thotë Kulla. Nga karriera e gjatë politike e Fatos Nanos zoti Kulla veçon. “Nëse Shqipëria mori anëtarësimin në NATO në 2008 ajo ndodhi për shkak se Fatos Nano arriti të bëj një marrëveshje me kundërshtarin e jetës së tij politike Sali Berishën për të shmangur krizën politike të 2007 kur u zgjodh president Bamir Topi. Pra, nëse 9 muaj më vonë Shqipëria ishte në NATO ishte meritë e madhe Fatos Nanos. Mos harroni që Fatos Nano është njeriu që administroi me rotacion të jashtëzakonshëm politik procesin e transferimit të pushtetit në 2005 dhe ishte Fatos Nano që në 1997 pas një lufte gati civile në Shqipëri kur mori pushtetin nuk u hakmor që të bënte ndarjen e pushteteve nga njëri tjetri, e modernizoi pushtetin politik e Shqipërisë”, tha Kulla.
Ilir Kulla jep këtë koment për largimin e ish-kryeministrit socialist nga politika ndërkohë që kolegët e tij politik të kohës nga e djathta, janë ende aktiv ose në burg. “Sepse Fatos Nano nuk ishte president i federatës së shahut ose ndonjë federate tjetër sportive e politike që e shikonte vetën në përjetësi. Fatos Nano nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori kishte bërë historinë. Të gjithë ata që sot që përmendët ju që bëjnë gjithçka për mos tu larguar nga politika e bëjnë se janë saktësisht e kundërta e Fatos Nanos. Ai ka atë batutën e famshme thënë në kongresin ne 2003-shit. Ka thënë: “Unë jam Fatos Nano dhe pas më vjen historia juaj”, tha ai.
-

Ilir Kulla: Fatosi nuk u hakmor as në ‘97, iku nga politika se nuk e shihte veten të përjetshëm
Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë.
Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi.
“Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte i pari. Fatkeqësisht edhe me ikjen nga kjo jetë ishte i pari në nivelin e politikanëve tanë. Sa më shumë do kalojë koha aq më shumë do të rritet figura e tij edhe sepse ata që kanë ngelur mbrapa janë komplet e kundërta e tij”, shprehet Kulla.
Ky është vlerësimi Ilir Kullës për Fatos Nanon me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht për një periudhë të gjatë. Ndarjen nga jeta të zotit Nano, Ilir Kulla e quan të trishtë.
“Nga pikëpamja njerëzore e kam pritur shumë keq sepse ishte akoma i ri për të ikur nga kjo botë dhe ishte njeri që e meritonte të jetonte disa vite më shumë jetë sepse kishte bërë sakrifica. Mos të harrojmë se ishte politikani i vetëm në këtë vend që ka bërë katër vjet burg në kushte dhe rrethana si ato të fillim viteve 90-të që nuk ishin të thjeshta në Shqipëri”, tha Kulla.
Ilir Kulla në këtë intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu sjell disa detaje që nga largimi Nanos nga politika aktive dhe si ai e shpenzoi kohës larg asaj që mbase dinte të bënte më mirë duke lënë gjurmë jo vetëm në PS.
“Shiko, Fatos Nano ishte njeriu që e demitizoi veten me qëllimin e vetëm që të jetonte si njeri normal. Të gjithë mendonin dhe mendojnë në politikë si ta mitizojnë veten. Atë e mitizoi historia e vet. Kishte si qëllim demitizimin e vetës e të qenurit njeri i lirë dhe njeri i thjeshtë e ta jetonte jetën si një njeri i tillë. Kështu e ka jetuar jetën”, shprehet ai.
Por çfarë trashëgimie politike lë pas Fatos Nano?
“Trashëgimia e tij është trashëgimi shumë e pasur. Është njeriu që modernizoi sistemin politik në Shqipëri. Liberalizoi mentalitetin politik shqiptarë. Është një njeri që i mësoi njerëzit që të mos urrejnë politikisht dhe mos të thonë kurrë fjalën e fundit në politikë. Është një njeri që diti të falë kundërshtarin që nuk është një gjë e lehtë në kushtet tona dhe kur kundërshtari nuk kishte qenë i butë me të. Përkundrazi kishte qenë mjaftueshmërisht i egër me të sepse pasi ishte një njeri që shikonte në të ardhmen”, thotë Kulla.
Nga karriera e gjatë politike e Fatos Nanos zoti Kulla veçon.
“Nëse Shqipëria mori anëtarësimin në NATO në 2008 ajo ndodhi për shkak se Fatos Nano arriti të bëj një marrëveshje me kundërshtarin e jetës së tij politike Sali Berishën për të shmangur krizën politike të 2007 kur u zgjodh president Bamir Topi.
Pra, nëse 9 muaj më vonë Shqipëria ishte në NATO ishte meritë e madhe Fatos Nanos. Mos harroni që Fatos Nano është njeriu që administroi me rotacion të jashtëzakonshëm politik procesin e transferimit të pushtetit në 2005 dhe ishte Fatos Nano që në 1997 pas një lufte gati civile në Shqipëri kur mori pushtetin nuk u hakmor që të bënte ndarjen e pushteteve nga njëri tjetri, e modernizoi pushtetin politik e Shqipërisë”, tha Kulla.
Ilir Kulla jep këtë koment për largimin e ish-kryeministrit socialist nga politika ndërkohë që kolegët e tij politik të kohës nga e djathta, janë ende aktiv ose në burg.
“Sepse Fatos Nano nuk ishte president i federatës së shahut ose ndonjë federate tjetër sportive e politike që e shikonte vetën në përjetësi. Fatos Nano nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori kishte bërë historinë. Të gjithë ata që sot që përmendët ju që bëjnë gjithçka për mos tu larguar nga politika e bëjnë se janë saktësisht e kundërta e Fatos Nanos. Ai ka atë batutën e famshme thënë në kongresin ne 2003-shit. Ka thënë: “Unë jam Fatos Nano dhe pas më vjen historia juaj”, tha ai. -

“Ftesa nga NATO në 2008 erdhi prej paktit Nano-Berisha një vit përpara”, Ilir Kulla: Fatosi nuk u hakmor as në ‘97, iku nga politika se nuk e shihte veten të përjetshëm
Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë.
Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi.
“Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat që të lëviznin. Njeri i veçantë për kohën që kemi jetuar bashkë. Fatosi ishte i parakohshëm për Shqipërinë e tranzicionit dhe në shumë gjëra ishte i pari. Fatkeqësisht edhe me ikjen nga kjo jetë ishte i pari në nivelin e politikanëve tanë. Sa më shumë do kalojë koha aq më shumë do të rritet figura e tij edhe sepse ata që kanë ngelur mbrapa janë komplet e kundërta e tij”, shprehet Kulla.
Ky është vlerësimi Ilir Kullës për Fatos Nanon me të cilin bashkëpunoi ngushtësisht për një periudhë të gjatë. Ndarjen nga jeta të zotit Nano, Ilir Kulla e quan të trishtë.
“Nga pikëpamja njerëzore e kam pritur shumë keq sepse ishte akoma i ri për të ikur nga kjo botë dhe ishte njeri që e meritonte të jetonte disa vite më shumë jetë sepse kishte bërë sakrifica. Mos të harrojmë se ishte politikani i vetëm në këtë vend që ka bërë katër vjet burg në kushte dhe rrethana si ato të fillim viteve 90-të që nuk ishin të thjeshta në Shqipëri”, tha Kulla.
Ilir Kulla në këtë intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu sjell disa detaje që nga largimi Nanos nga politika aktive dhe si ai e shpenzoi kohës larg asaj që mbase dinte të bënte më mirë duke lënë gjurmë jo vetëm në PS.
“Shiko, Fatos Nano ishte njeriu që e demitizoi veten me qëllimin e vetëm që të jetonte si njeri normal. Të gjithë mendonin dhe mendojnë në politikë si ta mitizojnë veten. Atë e mitizoi historia e vet. Kishte si qëllim demitizimin e vetës e të qenurit njeri i lirë dhe njeri i thjeshtë e ta jetonte jetën si një njeri i tillë. Kështu e ka jetuar jetën”, shprehet ai.
Por çfarë trashëgimie politike lë pas Fatos Nano?
“Trashëgimia e tij është trashëgimi shumë e pasur. Është njeriu që modernizoi sistemin politik në Shqipëri. Liberalizoi mentalitetin politik shqiptarë. Është një njeri që i mësoi njerëzit që të mos urrejnë politikisht dhe mos të thonë kurrë fjalën e fundit në politikë. Është një njeri që diti të falë kundërshtarin që nuk është një gjë e lehtë në kushtet tona dhe kur kundërshtari nuk kishte qenë i butë me të. Përkundrazi kishte qenë mjaftueshmërisht i egër me të sepse pasi ishte një njeri që shikonte në të ardhmen”, thotë Kulla.
Nga karriera e gjatë politike e Fatos Nanos zoti Kulla veçon.
“Nëse Shqipëria mori anëtarësimin në NATO në 2008 ajo ndodhi për shkak se Fatos Nano arriti të bëj një marrëveshje me kundërshtarin e jetës së tij politike Sali Berishën për të shmangur krizën politike të 2007 kur u zgjodh president Bamir Topi.
Pra, nëse 9 muaj më vonë Shqipëria ishte në NATO ishte meritë e madhe Fatos Nanos. Mos harroni që Fatos Nano është njeriu që administroi me rotacion të jashtëzakonshëm politik procesin e transferimit të pushtetit në 2005 dhe ishte Fatos Nano që në 1997 pas një lufte gati civile në Shqipëri kur mori pushtetin nuk u hakmor që të bënte ndarjen e pushteteve nga njëri tjetri, e modernizoi pushtetin politik e Shqipërisë”, tha Kulla.
Ilir Kulla jep këtë koment për largimin e ish-kryeministrit socialist nga politika ndërkohë që kolegët e tij politik të kohës nga e djathta, janë ende aktiv ose në burg.
“Sepse Fatos Nano nuk ishte president i federatës së shahut ose ndonjë federate tjetër sportive e politike që e shikonte vetën në përjetësi. Fatos Nano nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori kishte bërë historinë. Të gjithë ata që sot që përmendët ju që bëjnë gjithçka për mos tu larguar nga politika e bëjnë se janë saktësisht e kundërta e Fatos Nanos. Ai ka atë batutën e famshme thënë në kongresin ne 2003-shit. Ka thënë: “Unë jam Fatos Nano dhe pas më vjen historia juaj”, tha ai.
Top Channel