Tag: kukësit

  • Kukësi atraksion turistik? Banorët vuajnë ende për rrugë dhe ujë

    Kukësi atraksion turistik? Banorët vuajnë ende për rrugë dhe ujë

    “Të tjerët ju premtojnë e nuk bëjnë, ndërsa unë bëj pa premtuar,” – është slogani i përdorur nga Eduard Shalsi, kryesues i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Por në fshatin Mamëz të Kukësit, banorët janë në protestë për premtimin e pambajtur të ndërtimit të rrugës.
    Në takimin elektoral të zhvilluar në Mamëz, Shalsi u prit me kritika nga banorët. Ndërkohë që ai premtonte pasaportën europiane, banorët kërkonin rrugën, kompjuterë për shkollën, ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje.
    “Në emër gjoja të turizmit, asfaltohen rrugë në bjeshkë për ujqërit dhe nuk kujdeseni për njerëzit,” tha Kujtim Bajrami, banor i fshatit Mamëz në takim me kandidatët për deputetë të PS-së.
    Fshati njihet për prodhimin e mineralit të nikel silikatit, i cili eksportohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në vlera prej dhjetramilionë eurosh. Prej vitesh banorët kërkojnë ndërtimin e një rruge prej 5 kilometrash.
    Në krahinën e Bytyçit në bashkinë e Tropojës, banorët ndajnë të njëjtin problem.
    “Kandidatët e Partisë Socialiste na premtojnë pasaportë evropiane, por përsa i përket infrastrukturës rrugore jemi më keq se në periudhën e luftës së Dytë Botërore, kur Italia fashiste ndërtoi rrugën Kam-Qafë-Prushi,” thotë Izet Malaj, banor i fshatit Peraj të krahinës.
    “Që nga ajo kohë në këtë rrugë nuk është vënë dorë. Në emër të turizmit bëjnë rrugë në Qerem, Padesh e Kasaj, ku nuk ka banorë duke shmangur investimet në zonat e banuara,” shtoi ai, duke theksuar se pas zgjedhjeve do t’i vazhdojnë protestat.
    Në qytetin verilindor me boshatisje masive gjatë viteve të fundit, Rama deklaroi më 30 prill se qarku i Kukësit do të numërojë plot 1 milion turistë në vitin 2030, ndërsa premtoi se qyteti i nëndheshëm i tuneleve do të jetë atraksioni kryesor.
    “Të rregullojë njëherë qytetin përmbi dhe aty ku janë njerëzit dhe pastaj atë të nëndheshëm,” thotë Avdi Gjana, përfaqësues i të burgosurve politikë në Kukës.
    Gjatë regjimit komunist, Gjana refuzoi që të merrte pjesë në votimet fasadë dhe u ndëshkua për këtë me 8 vjet burgim pas një procesi me akuza të montuara për agjitacion dhe propagandë. Por ai i ka bojkotuar gjithashtu të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në pluralizëm nga viti 1991 e deri tani.
    Gjana i tha BIRN se kishte vërejtur një organizim të mirë të fushatës këtë vit, por jo nga të gjitha palët.
    “PD dhe ASHM ka zhvilluar takim me të përndjekurit politikë, ndërsa e majta jo. Më saktë deri tani nuk na ka ftuar,” thotë ai.
    Shkëputja e qeverisjes nga realiteti duket edhe në fshatin Shishtavec, ku banorët kërkojnë me ngulm vënien në punë të rezervuarit të Kallabakut, por përmes një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qeveria e ka shpallur atë liqen dhe po planifikon të ndërtojë një rrugë.
    Banorët e zonës thonë se ky nuk ka qenë vullneti i tyre.
    “Rezervuari është ndërtuar për të vaditur parcelat me patate, këta e kanë shpallur atraksion turistik,” thotë Mehmet Bala, kryeplak i fshatit. “Banorët e këtij fshati kanë kërkuar që të rivihet në funksion ky rezervuar për vaditje,” shtoi ai.
    Mungesë platformash
    Zyra elektorale e kandidatit të PD në Kukës, Shkëlqim Hoxha. Foto: Bashkim Shala.
    Opozita në qarkun e Kukësit është besimplotë në fitore, madje ka shpallur si objekt që të dalë me një diferencë me 10 mijë vota ndaj Partisë Socialiste. Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës thonë se votuesit po përballen me presione dhe se i janë drejtuar SPAK me denoncime për intimidimet.
    “Kemi kërkuar që banorët të votojnë të lirë, por vërejmë se ka intimidime të votuesve.  Ka forca që kërkojnë të marrin vota në mënyrë të tërthortë dhe në kundërshtim me ligjin,” i tha BIRN Flamur Hoxha, drejtuesi politik i Aleancës Shqipëria Madhështore në Kukës.
    Hoxha thotë se kanë denoncuar në SPAK persona me funksione shtetërore dhe Prokuroria është vënë në lëvizje. Koalicioni opozitar synon që të marrë në këto zgjedhje 2 nga 3 mandatet e qarkut, pavarësisht pretendimit të PSD për marrjen e një mandati në këtë qark.

    “Kemi një program shumë të mirë  qeverisës, ndërkohë që keqqeverisja e kundërshtarit, diskriminimi që i është bërë qarkut të Kukësit nga qeveria  dhe nevoja për ndryshim ndikojnë në fitoren e padiskutueshme të ASHM-së në qarkun e Kukësit,” shtoi Hoxha.
    Hoxha thotë se banorët e qarkut të Kukësit janë në kushtet e mungesës së nevojave bazike dhe infrastruktura rrugore, nevoja për ujë për ujë të pijshëm apo për vaditje vazhdojnë të jenë kërkesat e tyre kryesore.
    Plaga e emigrimit është një shqetësim tjetër shumë i madh që e shoqëron prej vitesh qarkun e Kukësit, ndërsa sipas Hoxhës, mungon shërbimi shëndetësor, problemet e pazgjidhura të pronësisë si dhe mungesën e mbështetjes në bujqësi.
    Hoxha premton gjithashtu se nëse PD-ja vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Kukësit do të ketë disa prioritete, mes së cilave edhe heqjen e tarifës së pagesës për Rrugën e Kombit, pavarësisht se koncesionari ka një kontratë 30 vjeçare me qeverinë.
    Për përfaqësuesin e shoqërisë civile, Rifat Demalia, premtimet e opozitës janë të parealizueshme.
    “Premtimet e opozitës janë të parealizueshme, pasi opozita nuk është e interesuar të vijë në pushtet. Kjo opozitë është më e vjetër se sa pozita, që është 12 vjet në pushtet. Pra, është e papërgatitur për të marrë pushtetin dhe e paqartë për zhvillimin e rajonit. Ndërkohë që nuk ka burimet e duhura njerëzore,” thotë Demalia, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Progres Rinor.
    Demalia kritikon partitë politike se u mungojnë platformat për zhvillimin e rajonit, se e kanë lënë emigracionin jashtë diskutimeve apo debateve të tyre dhe se nuk kanë prezantuar asnjë plan për punësimin e të rinjve dhe klimën e biznesit, që sipas tij janë probleme kryesore. Në vend të alternativave, Demalia ka vënë re se si votuesit ashtu edhe partitë politike shkëmbejnë premtime për halle personale.
    “Premtimet janë imitim i liderëve në qendër. Lideri thotë për pasaportë evropiane edhe këta e  përsërisin  premtimin e tij. Nuk ia shpjegojnë elektoratit apo të debatojnë se si mund të arrihet pasaporta evropiane me këtë nivel të lartë korrupsioni, infrastrukturë të shkatërruar, pasiguri ushqimore,” shton ai.
    Nderkohë, urbanisti Andrit Shehu rendit si emergjente sistemimin e lagjeve, ujërave të zeza, por edhe menaxhimin e mbetjeve.
    “Për bashkinë e Kukësit, problem vazhdon të mbetet sistemimi i lagjeve, sidomos asaj informale, apo siç thirret Lagjia e Re, sistemimi e disiplinimi i ujërave të zeza të qytetit, por edhe të fshatrave, menaxhimi i mbetjeve urbane, lidhja e fshatrave me rrugë si dhe zgjidhja e problemit të  hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit shkaktuar nga ndërtimi i urës së re,” thotë Shehu.
    Bahri Hoxha, një tjetër i përndjekur politik i internuar në kohën e komunizmit në fshatrat e Durrësit, me banim sot në Firence, përjeton me trishtim gjuhën e ashpër politike, ndërsa thekson se nevojitet një emancipim i shoqërisë.
    “Problem te ne në Shqipëri  është emancipimi i mangët i shoqërisë,” tha ai ndërsa dënon sulmet dhe fyerjet ndaj politikanëve, “Të mos kapemi me pasojat, por me shkakun,” përfundoi ai./BIRN

  • Konflikti për pronësinë në Has me një të vdekur/ Gjykata e Kukësit lë në “arrest shtëpie” Artjola Callahun, motrën e viktimës

    Konflikti për pronësinë në Has me një të vdekur/ Gjykata e Kukësit lë në “arrest shtëpie” Artjola Callahun, motrën e viktimës

    Ylber Jaku dhe Rushit Sallahu

    TIRANË- Gjykata e Kukësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Artjola Callahun, motrën e të ndjerit Rushit Callahu, i cili u vra nga Ylber Jaku. Dy ditë më parë, 21-vjeçarja dhunoi dy prindërit e moshuar të Jakut me sende të forta, pasi u konfliktuan për çështje pronash. Ndërsa, 41-vjeçari, i cili sapo ishte kthyer nga Anglia pasi vizitoi prindërit e tij në spital I bëri prit pranë banesës 34-vjeçarit duke e ekzekutuar atë me 8 plumba.
    Si pasojë e plumbave, ai ka humbur drejtimin e automjetit edhe është përplasur me një kanal anësor të rrugës, më pas ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Aktualisht, autori 41-vjeçar është vendosur në pranga.
    Mësohet se familja e Jakut kishte bërë mbi 20 kallëzime në Polici për shkak të përplasjeve që kishte me fqinjët e tyre në lidhje me pronat./ZËRI

  • Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

    Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

    Pas konfliktit për motive pronësie në fshatin Pla në Has është paraqitur sot në Gjykatën e Kukësit për masën e sigurisë 21-vjeçarja nga Hasi. E reja u arrestua më 7 maj për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas burimeve bëhet me dije se asnjë familjar i saj nuk është i pranishëm.
    Një ditë më parë për këtë konflikt mes dy familjeve pati edhe një viktimë, përktësisht vëllai i 21-vjeçares. Reshit Sallahu, u vra me armë zjarri nga e Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur. Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.
    Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

  • Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

    Ulja e parë e një avioni në areoportin e ri të Vlorës, por ç’bëhet me Kukësin, ku firoi Air Albania?

    Është inauguruar këtë të enjte areoporti i ri i Vlorës, me uljen e parë të një avioni për testim, ndodhur kjo nën një sfond të qartë politik, në fundin e fushatës elektorale për zgjedhjet e së dielës, ku PS del sërish fituese në bazë të sondazheve. Pra, Rama bëhet gati të vijojë qeverisjen në mandatin e katërt.
    “E ardhmja është shumë premtuese për Vlorën”, tha ai, duke iu referuar areoportit të ri.
    Por kështu do thoshte dhe para katër vite në inaugurimin e areoportit të Kukësit, i munguar tërësisht në gjuhën e tij elektorale këtë fushatë, pasi aty kanë një heshtje nga uturima e pretenduar e avionëve.
    Por Rama u detyrua të sqarojë se ç’ndodh me këtë areoport në veri.
    “Është e vërtetë që aeroporti i Kukësit ka pasur një sfidë më vete për operatorët përkatës. Nuk është një aeroport i thjeshtë se ka një problematikë me pistën e uljes dhe nga ana tjetër për operatorët në aeroport duhet të krijosh besimin e duhur. Operatori që operon aeroportin ka bërë përpjekje për kontrata, mirëpo nuk e ka gjetur dot në kohë një akullthyes që do dëshmojë se ai aeroport ja vlen”, tha Rama, por duke shtuar se së shpejti do ketë fluturime dhe Kukës.
    “Jemi në bisedime për të shtuar disa linja shumë prestigjoze si Qatar Airëays.
    Raynair i jemi qepur me bukë në trastë se nuk bindej, sot është i lumtur me Shqipërinë. Një kompanie e re shqiptare që do të nisë së shpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit, Air Kosova”.
    Por ç’bëhet me Air Albania-n?
    Edhe për këtë, Rama e kishte një përgjigje.
    “Air Albania pati një fazë të vështirë tranzicioni, tanimë ka hyrë në një rrugë të re. Së shpejti do të vijnë edhe dy avionë të tjerë dhe numri do të shkojë në pesë. Do të kemi shtatë avionë dhe po ashtu Air Albania po punon për krijimin e një flote të dedikuar të avionëve të biznesit, një vlerë e shtuar”. /tesheshi.com/
     
     

  • Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

    Rama jep lajmin: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit

    Kryeministri Edi Rama dha nga Vlora një lajm të mirë për aeroportin e Kukësit.
    “Air Kosova” është kompania që do merret me sigurimin e avionëve dhe të gjitha proceset e nevojshme që pas një rrugëtimi të vështirë, mbi Kukës të nisin fluturimet.
    Sipas Ramës, Kukësi nuk është një aeroport i thjeshtë ka pasur sfidë më vete sigurimin e operatorëve dhe ka problematikë me korridorin e uljes.
    “Kam me vete shumë të tjerë, që janë bashkë me mua aty te pasqyra e Facebook-ut tim dhe që nuk më ndahen nga të gjitha rrugët e jetës, në të gjitha vendet dhe me të gjitha llojet e opinioneve. Dua të veçoj njërin prej këtyre opinioneve qysh se ne thamë se do ulim avionin. Opinioni thotë që është një fluturim “fake” që do mbetet si aeroporti i Kukësit. Dua të zbuloj një surprizë për ndjekësit e mi, unë pa ta nuk jetoj dot në këtë detyrë, më ndihmojnë që ta bëj detyrën më mirë dhe me vendosmëri. Unë i dua ata edhe pse nuk më lënë gjë pa thënë. Është e vërtetë, aeroporti i Kukësit ka pasur një sfidë për të siguruar operatorët, nuk është i thjeshtë, ka një problematikë me korridorin e uljes dhe nga ana tjetër për të pasur operatorët, duhet të krijosh besimin e duhur që nuk do jetë një operacion me humbje të paarsyeshme. Operatori që operon aeroportin ka bërë përpjekeje për të lidhur marrëveshje e kontrata, mirëpo nuk e ka gjetur dot në kohë një akullthyes që do dëshmojë se ai aeroport ia vlen. Siç ishte aeroporti i Tiranës, që ishte më i shtrenjti i Europës!
    Në Kukës ka nisur puna prej kohës dhe në Janar është regjistruar zyrtarisht kompania. Një kompani e re shqiptare, ju të Kosovës do prekeni në mënyrë të posaçme. Air Kosova, e cila do nisë së shpejti për të mos ndalur më fluturimet e Kukësit. Air Kosova do jetë kompania tjetër shqiptare dhe këta dy avionë do jenë dy avionët e krenarisë tonë të përbashkët! Air Albania që do të ketë bazën e vet këtu në Vlorë dhe Air Kosova që do ketë bazën e vet në Kukës! Për ta konfirmuar kam sjellë edhe certifikatën që mos thonë se është photoshop, kompania po fillon për të siguruar avionët dhe për operacionet në territor. Nuk po jap datë sepse kam mësuar tanimë që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq. Dhe tani syri i keq plasi se baca zbriti! Do jetë aeroport ndërkombëtar për të gjithë vitin, jo thjesht turistik. Për fluturime low-cost”, deklaroi kreu i qeverisë.
    Ndërkohë, këtë të Enjte u bë testimi i avionit të parë në aeroportin e Vlorës.

  • Kukës/ Efektivi i policisë konfliktohet me disa persona, i kallëzon në polici, ndodhej jashtë shërbimit

    Kukës/ Efektivi i policisë konfliktohet me disa persona, i kallëzon në polici, ndodhej jashtë shërbimit

    Një efektiv policie jashtë shërbimit ka njoftuar sallën se po konfliktohet me disa persona.

    Aktualisht ndodhet në komisariatin e Kukësit që po bën kallëzimin.
    Fillimisht kallëzimin efektivi i rrugores, i cili ka qenë jashtë shërbimit në momentin që pretendon se është konfliktuar me disa persona në rrugë, e ka bërë në Prokurorin e Kukësit.
    Policia e Kukësit pritet të dalë në një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë denoncim.

    Top Channel

  • Show bajat elektoral/ Doli blof me Kukësin, tani Rama premton se do ngrejë avion nga Vlora

    Show bajat elektoral/ Doli blof me Kukësin, tani Rama premton se do ngrejë avion nga Vlora

    Show bajat elektoral/ Doli blof me Kukësin, tani Rama premton se do ngrejë avion nga Vlora

    Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku, njoftuan me fuqi të madhe mediatike inagurimin e aeroportit të Kukësit. Madje, për ta bërë më të besueshme operimin e terminalit të ri aeroportual, majtisti Rama udhëhoqi në fluturim një grup, që siç tha ai, “janë ‘çunat e Londrës’ nga Kukësi, që votojnë për Partinë Demokratike të djathtë”.

    “Çunat e Londrës”, të cilët nuk u kuptua asnjëherë nëse ishin vërtetë të tillë, fluturuan nga Britania e Madhe për në Tiranë dhe, më tej, nga kryeqyteti, drejt aeroportit më të ri të Kukësit.

    Por, pas këtij fluturimi elektoral, aeroporti i Kukësit nuk ka funksionuar më, megjithëse inagurimi i Rama-Ballukut u krye plot 4 vjet më parë.

    Tashmë, jemi në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Rama dhe Balluku i rikthehen sërish propagandës me fluturime. Kësaj radhe, në qendër të fushatës së tyre është aeroporti i Vlorës, i cili, njëlloj si ai i Kukësit, as nuk është funksional dhe as nuk dihet se kur do të jetë i tillë.

    Megjithatë, kjo vepër publike e shumë-diskutuar, jo vetëm nga faktorë vendas, por edhe organizata ndërkombëtare, është pjesë e fasadës elektorale të qeverisë.

    “Edhe 3 ditë nga ulja e avionit të parë në pistën e kodifikuar me inicialet VLO dhe për fillimin e testeve të hapjes graduale, për çertifikimin përfundimtar”, shkroi Rama në rrjetin Facebook të hënën e kësaj jave (5 maj 2025).

  • Aeroporti i Kukësit, një simbol i premtimeve të pambajtura dhe keqqeverisjes

    Aeroporti i Kukësit, një simbol i premtimeve të pambajtura dhe keqqeverisjes

    Nga dr. Eljan Kasa
    Në një nga sesionet e tij të rregullta në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj një qytetari që pyeti për funksionimin e Aeroportit të Kukësit. Përgjigjja e tij ishte: “Ty, zotëri, ai aeroport nuk të ka kushtuar asnjë lek, pra përse kërkon llogari se kur do fillojë punë?”

    Kjo deklaratë ngre shqetësime serioze për mënyrën se si qeveria i trajton projektet publike dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve
    Aeroporti i Kukësit, i inauguruar në vitin 2021, u prezantua si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të infrastrukturës dhe përmirësimit të lidhjeve ajrore në Shqipëri. Megjithatë, pavarësisht investimeve dhe pritshmërive, aeroporti ka hasur në vështirësi për të funksionuar plotësisht. Një nga arsyet kryesore është kontrata koncesionare e nënshkruar në vitin 2004 për Aeroportin e Rinasit, e cila përfshinte një klauzolë monopoli që pengonte operimin e aeroporteve të tjera ndërkombëtare në vend. Edhe pse në vitin 2016 u arrit një marrëveshje për heqjen e kësaj klauzole, kjo u shoqërua me zgjatje të kontratës dhe kompensime të tjera për koncesionarin, duke shtuar barrën financiare për shtetin dhe qytetarët.
    Deklarata e kryeministrit se qytetarët nuk kanë të drejtë të kërkojnë llogari për një projekt që nuk i ka kushtuar drejtpërdrejt, tregon një mungesë të theksuar të përgjegjësisë dhe transparencës. Çdo projekt publik, pavarësisht burimit të financimit, duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të menaxhohet me efikasitet dhe ndershmëri. Për më tepër, përdorimi i projekteve të tilla për qëllime elektorale, pa një plan të qartë për funksionimin e tyre, është një shenjë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit afatgjatë.
    Aeroporti i Kukësit është një shembull i qartë i mënyrës se si projektet publike mund të dështojnë kur mungon transparenca, planifikimi dhe përgjegjësia. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe për rezultatet e projekteve që prekin jetën e tyre të përditshme.Është koha për një qeveri që të tregojë më shumë përgjegjësi dhe të vendosë interesat e qytetarëve përpara interesave politike apo personale.

  • Aeroporti i Kukësit ende pa fluturime, Rama “ja lë fajin” privatit

    Aeroporti i Kukësit ende pa fluturime, Rama “ja lë fajin” privatit

    Teksa Shqipëria po përjeton ditët e fundit të fushatës zgjedhore të vitit 2025 dhe në pritje të realizimit të fluturimit të parë nga aeroporti i Vlorës më 8 maj, vëmendja është kthyer sërish te aeroporti i Kukësit. Një investim madhështor, por ende “në gjumë”.Ka qenë gjatë një komunikimi publik me qytetarët në rubrikën e tij online “Sy më sy” që kryeministri Edi Rama u përball me pyetjen e drejtpërdrejtë të një qytetari mbi arsyet e mosfunksionalitetit të këtij aeroporti. Në përgjigje, Kryeministri Edi Rama ja adresoi privatit çështjen e funksionalitetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, një projekt i përfunduar në vitin 2005, por ende jo plotësisht operacional. Duke theksuar natyrën private të menaxhimit të aeroportit, Rama u shpreh: “Është një aeroport që operohet nga privatë (si të gjithë aeroportet e botës) dhe ka nevojë për marrëveshje dhe linja që, në bazë të marrëveshjeve, të fluturojnë, gjë që po përpiqen ta bëjnë operatorët e aeroportit të Kukësit.”​Aeroporti i Kukësit, i ndërtuar me një investim prej rreth 20 milionë dollarësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u përfundua në vitin 2005. Megjithatë, për shkak të një marrëveshjeje monopol me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ai mbeti joaktiv për më shumë se një dekadë. Në vitin 2019, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë koncesionare 35-vjeçare me një bashkim kompanish të përkohshëm të përbërë nga “Global Technical Mechanics” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k., për rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit. ​Exit | Shpjegon Shqipërinë+8Open Corporates Albania+8KOHA.net+8Sipas të dhënave të regjistrit të biznesit, “Global Technical Mechanics” është një kompani e themeluar në vitin 2017, pa përvojë të mëparshme në menaxhimin e aeroporteve. Hetimet mediatike kanë sugjeruar lidhje të kësaj kompanie me grupin “Kastrati”, një nga konglomeratet më të mëdha në Shqipëri, i cili gjithashtu mban koncesionin e rrugës “Rruga e Kombit” që lidh Kukësin me pjesën tjetër të vendit. ​Kryeministri Rama theksoi se operatorët privatë po punojnë për të siguruar marrëveshje me linja ajrore dhe se fluturimet pritet të fillojnë së shpejti, duke e vendosur aeroportin “pak nga pak në punë”. Ai gjithashtu vuri në dukje se, nga pikëpamja financiare, aeroporti ndodhet në një fazë fillestare që nuk është e lehtë për kompanitë.​Një investim publik që për më shumë se dy dekada ka konsumuar miliona dollarë dhe ende nuk ka nisur të justifikojë as pritshmëritë simbolike të banorëve të Veriut. Për fat të keq, përgjigjja e kryeministrit nuk qartësoi shumë, përveçse la të kuptohet se faji, si gjithnjë, është “jashtë duarve të qeverisë”.Aeroporti i Kukësit ishte një ëndërr e bërë realitet për zonat verilindore të vendit. Me një shpresë të madhe që do t’i sillte një hov zhvillimi vendit dhe zonave përreth. Me shpresë që do të kthehej në qendrën kryesore të komunikimit për banorët e veriut, të cilët aktualisht udhëtojnë vetëm nëpërmjet aeroportit të Rinasit ose atyre të vendeve fqinje si Mali i Zi apo Shkupi – alternativa që sjellin kosto të tjera shtesë. Ndërkohë, komuniteti lokal dhe diaspora shqiptare presin me padurim funksionalizimin e plotë të aeroportit.

  • Familja bën kallëzim në polici/ 51-vjeçarja humb kontaktet, nisin kërkimet në…

    Familja bën kallëzim në polici/ 51-vjeçarja humb kontaktet, nisin kërkimet në…

    Familjarët bëjnë kallëzim në polici, për 51-vjeçaren nga fshati Kalis i Kukësit e cila ka humbur kontaktet me ta. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive, si dhe monitorimin e zonës me dronë me qëllim gjetjen e saj.
    Kanë qenë vetë të afërmit e saj, të cilët kanë bërë kallëzim në Policinë e Kukësit.