Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Krumë të Kukësit, ku u përplasën dy automjete, drejtuesi i njërës prej të cilave humbi jetën. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeri me inicialet Z.N, i cili nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të rënda.
Ndërkohë i plagosuri tjetër, i cili ishte drejtues i mjetit të dytë ku ndodhej pasagjer viktima Z.N, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Krumë – Golaj, rreth orës 19:50, kur dy automjete tip “Benz” janë përplasur së bashku.
Sipas njoftimit të policisë, një prej automjeteve drejtohej nga shtetasi N.L., i cili kishte dhe një pasagjer, shtetasin Z.N. Makina tjetër, drejtohej nga shtetasi N.S., i cili dhe ndërroi jetë.
Tag: kukësit
-

Aksidenti në Krumë të Kukësit, shkon në dy numri i viktimave
-

Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës
Fundjava që lamë pas i solli gjallëri qytetit të Kukësit, ku u zhvillua edicioni i 7-të i Festivalit të Artistëve të Rrugës.
Animatorë dhe instrumentistë bashkuan fëmijët dhe qytetarët e Kukësit të cilët ndoqën me kuriozitet performancat e këtij festivali interaktiv, zhvilluar në sheshin përpara Muzeut Etnografik. Në shesh u vendosën stenda të cilat ftonin të angazhoheshin të mëdhenj e të vegjël, për të shprehur talentin e tyre në pikturë.
Artistët thanë se qëllimi i festivalit është pikërisht ndërveprimi me publikun, sidomos në një qytet si Kukësi që shpesh konsiderohet si qytet-tranzit. Alma Canaj, presidente e festivalit shprehet se nuk është i lehtë si aktivitet por qëllimi në vetvete për të angazhuar edhe publikun në këtë festival, e bën atë tërheqës.
Iris Canaj, organizatorja e festivalit, vë theksin tek çuarja e artit në hapësira publike për të mos pritur që publiku të shkojë domosdoshmërisht në institucionet e mirëfillta kulturore publike apo private. Aktiviteti u mirëprit nga qytetarët e Kukësit, të cilët u angazhuan së bashku me performuesit pa dallim moshe./atsh/KultPlus.com
-

VIDEO/ Zjarr i madh në pyllin me pisha ndërmjet Dibrës dhe Kukësit
Një zjarr i madh është shfaqur gjatë ditës së sotme në zonën e Bushtricës ndërmjet Dibrës dhe Kukësit
Në pamjet e siguruara nga Syri tv duket shtëllunga e madhe tymit.
Ndërkohë që burimet shpjegojnë se asnjë prej strukturave shtetërore nuk ka shkuar akoma në vend ngjarje.
Banorët e zonave përreth janë shumë të shqetësuar pasi zona është e pyllëzuar me pisha dhe zjarri mund të marrë përmasa të pakontrollueshme.
-

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, shkak bëhet një vend parkimi
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të lagjes nr. 4.
Sipas burimeve paraprake, konflikti ka lindur për shkak të një vend parkimi, duke agravuar në të shtëna me armë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur apo të dëmtuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të identifikuar autorët e përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht motivet e incidentit.
Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e lagjes, ndërsa priten deklarata zyrtare nga Policia e Kukësit.
-

Të shtëna me armë zjarri, policia blindon zonën
Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Kukësit, dhe forca të shumta policie në vendngjarje. Krimi ka ndodhur në afërsi të lagjes 4 të qytetit. Nuk dihet për të plagosur apo të dëmtuar. Sipas informacioneve paraprake janë dëgjuar disa të shtëna në ajër, në spitalin e Kukësit nuk është paraqitur asnjë rast, po thirrje për ndihmë mjekësore.
-

Aeroporti i Kukësit kthehet në park fotovoltaik, kompania konçesionare merr licencat
Kompania që është mbajtëse e kontratës konceisonare të Aeroportit të Kukësit “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k u licencua së fundmi nga Enti Rregullator i Energjisë në prodhim dhe furnizim.
Ky miratim erdhi pas kërkesës së subjektit dhe lidhet specifikisht me një projekt fotovoltaik që kompania po zbaton pranë aeroportit në Veri të vendit dhe që sipas kushteve të vendosura nga Enti Rregullator duhet të nisë prodhimin Brenda këtij viti.
Vendimi nënvizon se Bordi vendosi “të licencojë shoqërinë “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet prodhues 12 MW, me vendndodhje në zonën e Aeroportit të Kukësit, Njësia Administrative Shtiqen, Bashkia Kukës, Qarku Kukës, për një afat 25-vjeçar”, thuhet në vendim.
I njëjti specifikon se shoqëria duhet të fillojë ushtrimin e veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike brenda datës 31.12.2025.
Enti nënvizon se në referencë të përcaktimeve të nenit 10 të kontratës së nënshkruar me MIE-n vlerësohet që shoqërisë t’i lihet kusht që me fillimin e operimit/ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, por jo më vonë se 60 ditë nga ky fakt, të depozitojë në ERE dokumentacionin përkatës për testimin e veprës
Sa i takon licencës së furnizimit me energji ajo i është dhënë kompanisë për një afat 5 vjeçar.
Kompania koncesionare
Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit.
Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve prej shtatorit 2022) dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro.
/MONITOR.al/ -

Energji, koncesionari i Aeroportit të Kukësit merr licencat, impiant diellor në prodhim këtë vit
Kompania që është mbajtëse e kontratës konceisonare të Aeroportit të Kukësit “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k u licencua së fundmi nga Enti Rregullator i Energjisë në prodhim dhe furnizim.Ky miratim erdhi pas kërkesës së subjektit dhe lidhet specifikisht me një projekt fotovoltaik që kompania po zbaton pranë aeroportit në Veri të vendit dhe që sipas kushteve të vendosura nga Enti Rregullator duhet të nisë prodhimin Brenda këtij viti.Vendimi nënvizon se Bordi vendosi “të licencojë shoqërinë “GLOBAL TECHNICAL MECHANICS” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet prodhues 12 MW, me vendndodhje në zonën e Aeroportit të Kukësit, Njësia Administrative Shtiqen, Bashkia Kukës, Qarku Kukës, për një afat 25-vjeçar”, thuhet në vendim.I njëjti specifikon se shoqëria duhet të fillojë ushtrimin e veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike brenda datës 31.12.2025.Enti nënvizon se në referencë të përcaktimeve të nenit 10 të kontratës së nënshkruar me MIE-n vlerësohet që shoqërisë t’i lihet kusht që me fillimin e operimit/ushtrimit të veprimtarisë së prodhimit të energjisë elektrike, por jo më vonë se 60 ditë nga ky fakt, të depozitojë në ERE dokumentacionin përkatës për testimin e veprësSa i takon licencës së furnizimit me energji ajo i është dhënë kompanisë për një afat 5 vjeçar.Kompania koncesionareNë mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit.Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve prej shtatorit 2022) dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Parkuan gabim, bllokohen katër automjete në Kukës/ Një i arrestuar dhe tre të proceduar
Policia e Kukësit bëri me dije se katër automjete janë bllokuar, ndërsa një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë proceduar për parkim të gabuar.
Këta drejtues mjetesh kanë penguar lëvizjen në akse të ndryshme të qytetit.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës. Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3.
I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje.
Bllokohen 4 automjetet.
Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e rasteve të pengimit të qarkullimit, nëpërmjet parkimit të gabuar të mjeteve.
Si rezultat i kontrolleve, u goditën 4 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin E. G., 28 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 31 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe R. M., 28 vjeç.
Shtetasi E. G., me automjetin që drejtonte pa leje, dhe 3 shtetasit e proceduar, me automjetet që drejtonin, kishin penguar levizjen në akse të ndryshme të qytetit të Kukësit, si pasojë e parkimeve të gabuara. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative. -

Bllokohen katër automjete në Kukës, një i arrestuar dhe tre të procedua për parkime të gabuara
Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës.Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3.
I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje.Bllokohen 4 automjetet.Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e rasteve të pengimit të qarkullimit, nëpërmjet parkimit të gabuar të mjeteve.
Si rezultat i kontrolleve, u goditën 4 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin E. G., 28 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 31 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe R. M., 28 vjeç.Shtetasi E. G., me automjetin që drejtonte pa leje, dhe 3 shtetasit e proceduar, me automjetet që drejtonin, kishin penguar levizjen në akse të ndryshme të qytetit të Kukësit, si pasojë e parkimeve të gabuara.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative. -

Zjarr në një fshat të Kukësit, nis hetimi nga autoritetet
Një zjarr i papritur ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi të banesave në fshatin Kodër Lumë, në njësinë administrative Shtiqën.
Falë njoftimit të shpejtë nga banorët dhe reagimit të menjëhershëm të shërbimit zjarrfikës, flakët janë shuar në kohë reale, duke shmangur rrezikun për përhapje të mëtejshme dhe dëme në banesat pranë.Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme ose pakujdesie.