Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar emrin e viktimës që u gjet i varur pak ditë më parë në Belgjikë.Viktima i cili u gjet i varur në tabelën e Unazës së Madhe të Brukselit është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit.
Sipas tij, familja e tij jeton në fshatin Bicaj, babai është invalid, ndërsa një motër e ka me probleme.
“Është një ngjarje shumë e rëndë. Shumë e rëndë dhe për shkak të viktimës por dhe simbolikës. Është një ngjarje që në fillim u dyshua si e ngjashme me ato të karteleve Sinaloa.Ky është Bekim Halilaj nga Bicaj i Kukësit, 28 vjeç, i varur në një tabelë në unazën e madhe të Brukselit. U aludua e ngjashme me ato skemat e Sinaloa, por dukej e çuditshme në Europë të kishte vajtur konflikti deri në atë masë. Sepse në Meksikë nisën ti varin.
Ky është varur në kryeqytetin e BE-së. Ai ka qëndruar për orë të tëra, dhe njerëzit kanë kujtuar fillimisht se ishin zbukurimet për festat e Halluin. Më pas është bërë verifikimi. Çështja e tij është në hetim. Unë identifikimin e kam bërë në rrethana të tjera.
Pritet të vijë kufoma. Familja e tij jeton në fshatin Bicaj, Babai është invalid. Një motër e ka me probleme. Ka ikur atje për një jetë më të mirë. Fillimisht ka qenë në Angli”, tha ai
Tag: kukësit
-

Kush është shqiptari që u var në mes të Brukselit? Artan Hoxha zbulon emrin: Është një 28-vjeçar nga Bicaj i Kukësit
-

Me apo pa mirëkuptim, Kukësi heq Pajazitin
Kukësi pas humbjes në shtëpi me Pogradecin 1-3 ndan rrugët me trajnerin Sedat Pajaziti. Ish tekniku i Apolonisë nuk do të jetë më trajneri i verilindorëve.
Kukësi ndodhet në zonën e poshtme të renditjes së Kategorisë së Parë vetëm 5 javë pas nisjes së kampionatit ndërsa tani duhet të zgjdhë edhe një ‘hall’ tjetër, emërimin e trajnerit të ri.
Njoftimi i Kukësit:
Futboll Klub Kukësi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Sedat Pajaziti.
Klubi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së angazhimit të tij me skuadrën tonë.
Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit falënderojnë trajnerin Pajaziti dhe i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë dhe gëzojnë respektin maksimal për punën e kryer deri më tani.
Vazhdo leximin
-

“E blejmë për të pirë e për t’u larë”/ Thatësirë dhe defekte, krizë për ujë në qytetin e Kukësit reagojnë banorët
Qyteti i Kukësit po përballet me mungesë të ujit të pijshëm që përsëritet çdo gusht e shtator. Banorët ankohen se jane te detyruar të shpenzojnë shumë para për të siguruar ujin me autobote.
Ilir Haziri, banon në katin e pestë të një pallati ne lagjen nr.2 te qytetit, tregon se po blen ujë për të mbushur depozitën.
“Dy herë në muaj jam i detyruar të blej botë me ujë 1 mijë litra, vetëm për të mbushur depozitën. Këtë ujë e përdorim për larje e shpëlarje, jo për gatim apo për të pirë. Një bot na mjafton dy ditë dhe kushton 25 mijë lekë të vjetra. Llogarisni vetë, në një muaj shkojnë 200 deri në 300 mijë lekë vetëm për ujë. Po kështu blejmë uji me bidona për të pirë e gatuar”, thotë një banor.
Problemet nuk prekin vetëm banorët e kateve të siperme por dhe ata te kateve te para ankohen se furnizohen me orare te reduktuara.
Drejtoria e ujësjellësit në Kukës e justifikon mungesen e ujit ne qytet me rënien e prurjeve në burimet kryesore të Lojmës dhe Kolosjanit por dhe me defektet në rrjet. Sipas tyre, një pjesë e krizës lidhet me keqpërdorimin e ujit nga banorët e fshatrave përreth, që e perdorin ujin e pijshëm për vaditjen e tokave.
Edhe pse vit pas viti janë kryer disa investime në linjat kryesore, mungesa e ujit të pijshëm në Kukës vijon të mbetet një problem i pazgjidhur. -

Video-skandali në Bashkinë e Kukësit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi.
Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.
Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 6 muajsh në masën “arrest në shtëpi”. Gjici qëndroi në qeli 23 muaj. -

Ish kryebashkiaku i Kukësit kërkoi pafajësi, Gjykatën e Lartë i rrëzon rekursin Safet Gjicit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici për pafajësi.
Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçëm, të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Gjici u dënua nga shkalla e dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite, ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.
Më 19 maj të kë tij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masë sigurie “arrest në shtëpi”.
-

Banorët po e blejnë ujin me lekë, UK: Kanë rënë prurjet
Kronikë E Mërkurë, 24 Shtator 2025 14:59
Thatësira që po vijon edhe gjatë muajit shtator po zgjat problematikën e banorëve të qytetit të Kukësit, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm.
Banorët e kateve të larta të pallateve, prej muajsh vuajnë mungesën e ujit, duke u detyruar të blejnë ujë për të mbushur depozitat e tyre. Qytetarët që jetojnë në katet e ulëta ankohen se furnizim është i pamjaftueshëm për nevojat e familjes.
Në lidhje me këtë situatë, jashtë kamerave, drejtues të ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve të Kukësit shprehen se rënia e prurjeve të burimeve të Lojmës dhe Kolosjanit si dhe shpërdorimi i ujit për vaditje nga fshatra për rreth qytetit shikohen si shkaktarët e kësaj situate. -

Tan Isaku i Albcontrol 162 MLN Lekë për të studiuar trafikun ajor në Aeroportin e Kukësit, me 0 fluturime
Çdo ditë titullarët e institucioneve shtetërore po shpikin metoda të reja se si të “rruajnë” lekë nga Buxheti i Shtetit. Taksat e qytetarëve janë kthyer të aksesueshëm nga drejtorët e institucioneve të shtetit të cilët fusin dorën sa herë iu teket për të kapur shuka me para e për t’i futur në xhepin e tyre.
Drejtori i AlbControl, Dritan Isaku, ka hapur një tender të ri me vlerë 162 Milion Lekë për një “Studim Fizibiliteti për Trafikun Ajror në Aeroportin e Kukësit”. Po flasim për një procedurë që u anulua më parë sepse askush nuk dorëzoi ofertë, dhe tani është rishpallur sërish.
Paratë e taksapaguesve po digjen në tendera, ndërsa Aeroporti i Kukësit nuk ka fluturime dhe kjo procedurë publike prokurimi duhet të cilësohej nul.
Duket se pista e Aeroportit të Kukësit është kthyer në një hapësirë që gllabëron miliona euro për xhepat e drejtorëve të Ramës. -

Aksident i rëndë në Kukës! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje kritike për jetën
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”.
Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin.Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të natyrës së plagëve, të rinjtë janë transportuar më pas drejt spitalit të Prizrenit për trajtim të specializuar. Gjendja e 17-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme.
Rreth orëve të para të mëngjesit, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë në kujdesin intensiv.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh në qarkun e Kukësit. Vetëm dy ditë më parë, në një përplasje tragjike në Has, humbën jetën dy shtetas pas një aksidenti fatal mes dy automjeteve. -

U arrestua për ndërtimin e 8 objekteve pa leje, Gjykata e Kukësit vendos lë “të lirë”
Gjykata e Rrethit Kukës ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ram Gjomokajn, i arrestuar pak ditë më parë për ndërtimin e 8 objekteve pa leje në pronën e tij të trashëguar.
Seanca gjyqësore u zhvillua sot nga ora 13:00 deri në 13:40, ku pas shqyrtimit të materialeve dhe pretendimeve të palëve, trupi gjykues vendosi ta lërë të lirë me kusht, duke i ngarkuar detyrimin për t’u paraqitur periodikisht pranë organeve kompetente. -

Aksident i rëndë në Kukës, plagosen dy të rinj, njëri në gjendje kritike për jetën
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në qytetin e Kukësit, në zonën e njohur si “Sheshi Agjensia”.
Një automjet tip “Benz”, ku udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara pranë rrugës, për të përfunduar më pas disa metra më poshtë pasi ka humbur kontrollin.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe si pasojë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur rëndë.
Bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dërguar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të natyrës së plagëve, të rinjtë janë transportuar më pas drejt spitalit të Prizrenit për trajtim të specializuar.
Gjendja e 17-vjeçarit është përkeqësuar ndjeshëm si pasojë e një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme.
Rreth orëve të para të mëngjesit, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë në kujdesin intensiv.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe mungesës së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit.
Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh në qarkun e Kukësit. Vetëm dy ditë më parë, në një përplasje tragjike në Has, humbën jetën dy shtetas pas një aksidenti fatal mes dy automjeteve.