Tag: kukësit

  • Lëvizte në qytet me pistoletë me vete, arrestohet 30-vjeçari në Kukës

    Lëvizte në qytet me pistoletë me vete, arrestohet 30-vjeçari në Kukës

    Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të Kukësit, pasi qarkullonte në qytet i armatosur.

    30-vjeçari me inicialet, P.V, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip  “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.  

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

    DVP Kukës

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Akulli”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

    Qarkullonte me automjet, i armatosur, në qytetin e Kukësit, kapet dhe vihet në pranga 30- vjeçari.   

    Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akulli”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:   

    -⁠P. V., 30 vjeç, banues në Kukës. 

    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, në qytetin e Kukësit, duke lëvizur me automjetin tip  “Touareg”, në të cilin u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak për të.  

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Reshjet përmirësojnë situatën hidrike, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

    Reshjet përmirësojnë situatën hidrike, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

    Situata hidrike në liqenin e Fierzës duket se ka marrë një kthesë tjetër, duke u përmirësuar ndjeshëm.
    Reshjet e shiut që ranë gjatë 24 orëve të fundit shtuan prurjet në lumenjtë kryesorë që furnizojnë liqenin, Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi të cilët, bashkë me prurjet anësore, i kaluan 750 metra kub ujë në sekondë, ndërsa kuota u rrit me të paktën 6 metra, duke shënuar 266.1 metra mbi nivelin e detit.
    Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit u zhytën sërish nën ujë.
    Hidrocentrali i Fierzës nuk është vënë në punë në asnjërin prej agregateve, kjo për të mundësuar akumulimin e rezervës ujore.
    Prurjet mund të shënojnë një rritje akoma më të madhe gjatë ditës së sotme e të nesërme, duke shtuar edhe më shumë sasinë e ujit në ujëmbledhësin më të madh të vendit.
    Në fakt, mëngjesi i sotëm shënoi jo vetëm nisjen e një përmirësimi të dukshëm të situatës hidrike në liqenin e Fierzës, por është përmirësuar situata dhe janë eliminuar problematikat aty ku pati të tilla – kryesisht në infrastrukturën rrugore që lidh Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, Fushë-Arrëzin dhe rrugët rurale të zonave malore, të cilat patën prani inertesh e gurësh në segmente të caktuara.
    Kompanitë sipërmarrëse punuan gjatë gjithë kohës për normalizimin e situatës dhe rivendosjen e qarkullimit të lirë për automjetet.
    Edhe nga ana e bashkisë u morën masa për të pastruar akset e rrugëve rurale në zonat problematike.
    Burimet nga Komisioni i Emergjencave Civile të Prefekturës bëjnë me dije se as në bashkinë e Hasit dhe të Tropojës nuk ka probleme.
    Situata është normale, duke siguruar qarkullim të lirë të mjeteve në të gjitha akset rrugore.
    Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike punuan gjatë gjithë ditës së djeshme, deri vonë në mbrëmje, duke riparuar defektet e krijuara në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike.
    Aktualisht, në të gjithë qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është normal dhe pa probleme.

  • Reshje të dendura në Kukës, gurë dhe inerte në disa rrugë, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

    Reshje të dendura në Kukës, gurë dhe inerte në disa rrugë, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

    Kukës

    KUKËS- Reshje shiu me intensitet të lartë vijojnë prej disa orësh në qarkun e Kukësit, duke shkaktuar problematika në rrugët kryesore. Probleme janë raportuar në disa akse nacionale dhe rurale. Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Peshkopi, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Qafë Mali, ka prezencë gurësh dhe dherash.
    Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Megjithëse ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë në pastrimin e rrugëve, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

    Përveç përmbytjeve dhe bllokimit të rrugëve, një tjetër problematikë është e ndërprejes së energjisë elektrike në disa lagje të qytetit dhe fshatra. Problematika janë shfaqur edhe në tokat bujqësore të banorëve në Nangë, Bicaj dhe Shtiqën. Vështirësi janë krijuar edhe në qytetin e Kukësit, ku janë formuar vende-vende pellgje me ujë, si pasojë e bllokimit të pusetave.
    Por, Reshjet e shiut kanë dhënë ndikim pozitiv në liqenin e Fierzës, duke shtuar prurjet me mbi 250 metër kub ujë në sekordë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, autoritetet po ndjekin nga afër situatën për të shmangur problematikat në qytet dhe njësitë administrative, ndërsa sipas parashikimeve, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim./ZËRI

  • Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

    Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

    Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në orët e para të së dielës veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.
    Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
    Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji.

    Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme. Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare  pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve.
    Kjo situatë ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

  • Mot i keq në Qarkun e Kukësit/ Reshje të dendura dhe mjegulla shkaktojnë probleme në rrugë

    Mot i keq në Qarkun e Kukësit/ Reshje të dendura dhe mjegulla shkaktojnë probleme në rrugë

    Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në zonat e ulëta dhe luginat.

    Për shkak të intensitetit të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Veçanërisht në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, si edhe rënie gurësh dhe inerteve në disa pjesë të rrugës. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
    Nga moti i keq nuk ka shpëtuar as Rruga e Kombit. Fillimisht, segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy segmente të tjera janë regjistruar rënie gurësh dhe dherash — konkretisht pranë daljes së fshatit Myç–Mamëz dhe në afërsi të divizionit ushtarak të Kukësit. Për shkak të këtyre rrëshqitjeve, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme.
    Ndërkohë, reshjet e pandërprera kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore.
    Sipas informacioneve zyrtare, reshjet kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, i cili është shtuar me rreth 30 centimetra në ditë. Kujtojmë se Fierza është në pikën më të ulët kritike.
    Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha akset rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të shtuar.
    Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Kukësit.Në dy segmente rrugore, njëri në afërsi të Drejtorisë së Policisë dhe tjetri pranë sheshit të Obeliskut, janë shënuar përmbytje. Uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret, duke e vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

    Top Channel

  • Shqiponja “fluturon” drejt veriut/ Monumenti zhvendoset në Kukës

    Shqiponja “fluturon” drejt veriut/ Monumenti zhvendoset në Kukës

    Qyteti i Kukësit do të jetë tashmë shtëpia e re e monumentit të njohur “Shqiponja”, që dikur përshëndeste udhëtarët në hyrje të Tiranës. Punimet për vendosjen e saj në rrethrrotullimin e Gostilit kanë përfunduar, ndërsa po kryhen vetëm disa ndërhyrje dekorative për përfundimin e plotë të hapësirës përreth.
    Vendi i ri i monumentit nuk është zgjedhur rastësisht. Rrethrrotullimi i Gostilit është pika që lidh Rrugën e Kombit me aeroportin ndërkombëtar të Kukësit.
    Dhuruesi i monumentit për qytetin është biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani. Vepra, e cila është derdhur në çelik të rëndë, ka një lartësi prej 10 metrash, 6 metra vetë shqiponja dhe 4 metra bazamenti dhe përfaqëson një ndër simbolet më të njohura të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
    “Shqiponja” u vendos fillimisht në vitin 2012 tek rrethrrotullimi i Doganës në Tiranë, ku për gjashtë vite ishte një pikë referimi për kryeqytetin. Në vitin 2018 u hoq për shkak të punimeve të projektit të Unazës së Madhe.
    Tani, monumenti simbolik i bashkimit dhe krenarisë kombëtare gjen shtëpinë e vet të re në Kukës, një qytet që vetë ka qenë simbol i qëndresës dhe mikpritjes shqiptare gjate luftës në Kosovë.
     
     

  • Ku shkuan premtimet e Ramës? Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Ku shkuan premtimet e Ramës? Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim cilësor profesional

    Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
    Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
    “Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
    Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.

  • Thatësira nxjerr në sipërfaqe rrënojat e Kukësit  të vjetër, ulet niveli i Fierzës

    Thatësira nxjerr në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, ulet niveli i Fierzës

    Thatësira e tejzgjatur dhe mungesa e prurjeve kanë ulur ndjeshëm nivelin e ujit në liqenin e Fierzës.
    Rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit kanë dalë në sipërfaqe.
    Refki Çengu është njëri nga banorët e hershëm të Ramhasit, fshatit të përmbytur e që shtrihej buzë Drinit të Zi. Del çdo ditë në tokën dhe rrënojat e dikurshme të fshatit buzë Drinit.
    Na tregon pikat më të larta që kishte qyteti i dikurshëm i Kukësit. Kujton rrugët e rrugicat ku ka shkelur e shkonte në shkollë.
    Klasën e parë të shkollës e kreu në Kukësin e vjetër e më pas në qytetin e ri. Në bregun e liqenit gjejmë edhe një banor tjetër të zonës, Liman Çengun. Thonë se kalojnë kohën, por heqin edhe mallin e dikurshëm.
    Nga shtëpia e dikurshme dhe tashmë e rrënuar ka dalë në vitin 1979.
    Refkiu thotë se trojet e vjetra janë të paharrueshme. Thotë se dalja nga shtëpia dhe viti i mbrapshtë i vitit 1997 janë dy momentet më të vështira.
    Thotë se fshati kishte dy kanale ujitëse ndaj bëhej prodhimi I madh bujqësor.
    Bashkë me Limanin, Refkiu kujton harmoninë e dikurshme që ishte mes familjeve e fiseve të fshatit.
    Refkiu nuk e harron edhe momentin kur i është prishur shtëpia.
    Banorët e tokave dhe shtëpive të përmbytura kanë kërkuar prej 36 vitesh dëmshpërblime për atë çfarë u ka ndodhur me ndërtimin e hidrocentralit dhe liqenit të Kukësit.
    Liqeni i Fierzës përmbyti përfundimisht në vitin 1978 Kukësin e vjetër dhe 33 fshatra në Kukës, Has, Tropojë e Pukë.

  • Alarmi për bombë në Kukës rezulton i rremë, granata ofensive e gjetur ishte lodër, forcat xheniere ndodhen atje

    Alarmi për bombë në Kukës rezulton i rremë, granata ofensive e gjetur ishte lodër, forcat xheniere ndodhen atje

    Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin e Kukësit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
    Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët. Pas verifikimeve u raportua se granta e gjetur në bulevard ishte lodër.
    Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.

  • Kategoria e Parë: Skënderbeu me fitore bindëse ndaj Kukësit dhe nis shkëputjen, Korabi fiton derbin ndaj Burrelit

    Kategoria e Parë: Skënderbeu me fitore bindëse ndaj Kukësit dhe nis shkëputjen, Korabi fiton derbin ndaj Burrelit

    4 Tetor 2025

    16:02

    Telesport

    Është mbyllur sot java e gjashtë e Kategorisë së Parë, ku nuk munguan golat në 4 sfidat e luajtura. Në Korçë, Skënderbeu fitoi pastër 3-0 ndaj Kukësit, duke marrë fitoren e katërt rresht dhe kryesimin me 16 pikë. Për vendasit shënuan Saleh Nasr 8′, 53′ dhe Mario Gjata 45+2.
    Në sfidat e tjera, Korabi fitoi 0-3 në transfertë në derbin ndaj Burrelit. Ditmir Bicaj e nis me këmbë të mbarë te Lushnja, e cila fiton 3-2 ndaj Kastriotit dhe merr fitoren e parë për këtë sezon, pas 5 barazimesh rresht. Lushnjarët ishin në avantazh të trefishtë deri në minutën e 65-të, në 20 minutat e fundit krutanët shënuan dy gola, duke e bërë ndeshjen mjaft të fortë në fund.
    Iliria bëri detyrën më së miri në shtëpi, duke fituar 2-0 ndaj Besës së Kavajës. Ditën e djeshme u luajtën dy sfidat e para për këtë javë, ku Laçi barazoi 1-1 ndaj Apolonisë, ndërsa Luftëtari fitoi në transfertë 2-3 në Pogradec.
    Përsa i përket renditjes, Skënderbeu nis shkëputjen nga ekipet e tjera, duke qenë 6 pikë para ndjekësit më atë afërt që është Laçi me 10 pikë. Renditja e plotë në Kategorinë e Parë është si më poshtë: