Tag: kukësit

  • Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë

    Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë

    Në fshatin Lusën, mes maleve të Kukësit, ende qëndron gjallë një traditë e vjetër sa koha.

    Qazim Peposhi, afro të gjashtëdhjetave, është një nga të paktët që vazhdon të mbajë gjallë blegtorinë autoktone të zonës.
    Prej dekadash, ai kujdeset për 150 krerë dhi, bashkë me tri lopë, tre kuaj dhe katër qen, që i shoqërojnë çdo ditë në mal.
    Me bashkëshorten, Qazimi ka ndërtuar gjithë jetën mbi këtë punë: ka rritur fëmijët, ka ngritur shtëpinë dhe u ka dhënë tre bijve të tij arsimin që dikur dukej i paarritshëm.
    Krenaria e tij e madhe mbetet dhia e kuqe autoktone, një ndër racat më të hershme shqiptare, të cilën ai e mbarështon me përkushtim të jashtëzakonshëm. “Dymbëdhjetë orë në ditë jam me bagëtitë,” thotë Qazimi, ndërsa kujton vitet pas ’90-s, kur në fshat kishte 300 shtëpi dhe ruheshin mbi 5 mijë krerë dhi. Sot, koha ka ndryshuar: vetëm dy çobanë kanë mbetur, që bashkë ruajnë rreth 300 dhi.

    Top Channel

  • Borë dhe shi gjatë gjithë natës, ja si paraqitet situata e rrugëve në qarkun e Kukësit

    Borë dhe shi gjatë gjithë natës, ja si paraqitet situata e rrugëve në qarkun e Kukësit

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 10:36
    Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar në zonat mbi 500 metra lartësi. Sipas raportimit zyrtar të orës 08:00 të datës 28 nëntor 2025, në Valbonë trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra.
    Autoritetet njoftojnë se subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, duke bërë të mundur që të gjitha rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme.

    Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë raportojnë se deri tani nuk ka pasur asnjë situatë emergjente apo problematikë të shkaktuar nga moti. I gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç 39 abonentëve në fshatin Llugaj, Njësia Administrative Llugaj, bashkia Tropojë, ku vijon puna për rikthimin e furnizimit.

    Furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

  • Reshje bore dhe shiu gjatë natës në qarkun e Kukësit, si paraqitet situata e rrugëve

    Reshje bore dhe shiu gjatë natës në qarkun e Kukësit, si paraqitet situata e rrugëve

    Qarku i Kukësit është përfshirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar në zonat mbi 500 metra lartësi. Sipas raportimit zyrtar të orës 08:00 të datës 28 nëntor 2025, në Valbonë trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra.
    Autoritetet njoftojnë se subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, duke bërë të mundur që të gjitha rrugët nacionale të jenë të qarkullueshme.
    Bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë raportojnë se deri tani nuk ka pasur asnjë situatë emergjente apo problematikë të shkaktuar nga moti. I gjithë qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç 39 abonentëve në fshatin Llugaj, Njësia Administrative Llugaj, bashkia Tropojë, ku vijon puna për rikthimin e furnizimit.
    Furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

  • Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

    Qarku i Kukësit zgjohet i zbardhur, probleme me energjinë elektrike në Tropojë

    Gjatë natës dhe deri në orët e para të mëngjesit, i gjithë territori i Qarkut të Kukësit mbi kuotën 500 metra është përfshirë nga reshje bore dhe shiu me intensitet mesatar.
    Në zonën e Valbonës, trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra. Pavarësisht reshjeve, të gjitha akset rrugore nacionale raportohen të qarkullueshme dhe nuk paraqesin rrezik apo vështirësi të theksuara për drejtuesit e mjeteve.
    Sa i përket furnizimit me energji elektrike, probleme janë regjistruar vetëm në fshatin Llugaj të Njësisë Administrative Llugaj në bashkinë Tropojë, ku 39 abonentë kanë mbetur pa energji.
     

  • Ndotet liqeni i Kukësit, anija ekologjike qëndron si relikte në breg të tij

    Ndotet liqeni i Kukësit, anija ekologjike qëndron si relikte në breg të tij

    Liqeni i Kukësit, i cili shërben edhe për prodhimin e energjisë elektrike në HEC-in e Fierzës, sot po përballet me një nga krizat më të rënda mjedisore në historinë e tij.

    Ndotja e pakontrolluar ka mbuluar thuajse të gjithë sipërfaqen mbi Kukësin e vjetër, duke dëmtuar rëndë florën dhe faunën që dikur e bënin këtë liqen një ekosistem të gjallë e të pasur.
    Plastika, mbeturina të shumta dhe materiale të tjera të rrezikshme kanë pushtuar ujin, duke e shndërruar një pasuri ujore në një pasqyrë të hidhur të neglizhencës sonë kolektive.
    Situata është përkeqësuar pas reshjeve intensive të shiut, të cilat rritën ndjeshëm prurjet në lumenjtë që furnizojnë liqenin. Pjesa më e madhe e mbeturinave vjen nga dy burimet kryesore: Drini i Bardhë nga Kosova dhe Drini i Zi nga Maqedonia e Veriut. Me rrjedhën e ujit kanë mbërritur tonelata mbeturinash që sot lundrojnë mbi sipërfaqen e liqenit, duke mbytur jetën brenda tij.
    Ironikisht, në breg të liqenit qëndron e palëvizur një anije ekologjike moderne, e ardhur si dhuratë nga qeveria gjermane në maj të vitit 2024.
    E financuar me 180 mijë euro nga taksapaguesit gjermanë dhe e implementuar nga shoqata “Everwave”, kjo anije ishte parashikuar të qëndronte dy vjet në Kukës për të ndihmuar në pastrimin e liqenit. Por sot ajo qëndron e ndalur, e mbuluar nga ndryshku dhe balta, si një relikte e harruar buzë ujit—jo si mjeti shpëtues për të cilin u mendua.
    Kjo situatë nuk është vetëm një problem sipërfaqësor; është një alarm i kuq për shëndetin, mjedisin dhe imazhin e qytetit. Megjithatë, deri më tani, nga institucionet vendore nuk ka pasur asnjë reagim. Liqeni po mbytet në mbeturina, ndërsa zgjidhja ndodhet e braktisur vetëm pak metra larg tij.

    Top Channel

  • Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

    Paketa e Maleve/ Pasi Rama e bëri ‘rezil’ kryebashkiaku i Kukësit dorëzon hartat, qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim

    Në kuadër të ligjit për Paketën e Maleve Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkinë e Kukësit. 

    Vendimi i qeverisë vjen afro 3 javë pas takimit të kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, shumicën e të cilëve i qortoi për neglizhencë, pasi nuk kishin dorëzuar pranë Këshillit të Ministrave hartën me zonat e përzgjedhura si prioritare për zhvillim, në bashkitë përkatëse. 

    Kryebashkiaku që mori fjalët më të rënda të kryeministrit Rama ishte ai i Kukësit, Albert Halilaj. 

    “Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët sepse interesi për të investuar është i lartë prej aty që jetojnë jashtë. Ka 5 muaj që i ke në dispozicion të gjithë instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë nuk ka shkencë. Hiq qytetin dhe i gjithë territori përveç zonave të mbrojtura është brenda kësaj pakete”, iu drejtua Rama. 

    Gjatë takimit, Rama urdhëroi për secilën bashki ngritjen e një task-force të përbërë nga 3 persona, e cila do të shërbejë për t’i ardhur në ndihmë, apo për t’i lehtësuar procedurat personave që kanë shpallur interesim për të qenë pjesë e 500 të parëve që do t’i miratohet leja për të invesuar. 500 investitorët e parë përfitojnë një kontratë 10 vjeçare ku për këtë periudhë kohore, nuk do të paguajnë asnjë taskë në shtet. 

    VKM: 

    V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KUKËS 

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave 

    V E N D O S I: 

    1. Shpalljen “zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në territorin e Bashkisë Kukës, të zonave, si më poshtë vijon:
    2. a) Zona nr.1, pjesë e Njësisë AdministrativeBicaj, me sipërfaqe 253.55 (dyqind e pesëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbiortofoto; 
    3. b) Zona nr.2, pjesë e Njësisë AdministrativeBicaj, me sipërfaqe 398.18 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë tetëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbiortofoto; 
    4. c) Zona nr.3, pjesë e Njësisë AdministrativeArren, me sipërfaqe 255.56 (dyqind e pesëdhjetë e pesë pikë pesëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbiortofoto. 
    5. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
    6. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
    7. a) të zhvillimit ekonomik;
    8. b) industrial;
    9. c) turistik.
    10. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 

    K R Y E M I N I S T R I 

    EDI RAMA 

    Në mungesë dhe me porosi 

    ZËVENDËSKRYEMINISTRI 

    BELINDA BALLUKU 

  • Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur, akuza ndaj Begzim Isës pas gjetjes së një 8-vjeçari të lidhur duar e këmbë

    Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur, akuza ndaj Begzim Isës pas gjetjes së një 8-vjeçari të lidhur duar e këmbë

    Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje.
    Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6 vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota.
    Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.
    Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza. Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21 vjeç.
    Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?
    Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh. Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21 vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.
    Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18 vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës.Vetë Bukurija nëna e Bleonës është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit.
    Pasi sipas saj ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën ndërsa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.
    “Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.
    Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat.Qamile Mata e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore. Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.Ndërsa Begzim Isa pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt.
    Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.
    Begzim Isa që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8 vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.
    Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tri vite më parë.Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më.Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave.
    Por pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.
    “Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj.Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën. Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.
    Por humbja e Bleonës u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat.
    Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci. Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.Një tjetër histori që del në skenë.
    Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë.Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot.Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur

  • Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

    Kukësi zgjohet pa drita, shkak amortizimi i rrjetit elektrik

    Reshjet e shiut që përfshinë rajonin e Kukësit gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji. Mungesa e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik bën që defektet të përsëriten sa herë që ka mot të keq.
    Sipas autoriteteve lokale, reshjet kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në disa segmente rrugore rurale, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me synimin për të rikthyer qarkullimin normal dhe për të shmangur izolimin e zonave periferike.
    Megjithatë, reshjet e fundit kanë pasur edhe ndikim pozitiv, duke rritur ndjeshëm nivelin e ujit në Liqenin e Kukësit dhe duke përmirësuar prurjet drejt hidrocentralit të Fierzës. Ky fakt ka ndihmuar në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, por njëkohësisht ka sjellë edhe shtim të mbeturinave në sipërfaqen e liqenit, duke shkaktuar shqetësime mjedisore për ndotjen e ujërave.

  • Përsëritet situata, reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

    Përsëritet situata, reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

    Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët e zonës janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji.
    Sipas banorëve, ndërprerjet e energjisë elektrike janë një problem i përsëritur, që shfaqet sa herë bie shi, për shkak të mungesës së riparimeve në rrjetin e amortizuar elektrik.
    Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale.
    Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal në këto zona.
    Ndërkohë, reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e rezervave ujore në Liqenin e Kukësit. Prej dy javësh, niveli i ujit në basenin e liqenit është në rritje të vazhdueshme, duke sjellë shtim të prurjeve në hidrocentralin e Fierzës dhe përmirësim të prodhimit të energjisë elektrike. Megjithatë, me shtimin e prurjeve janë rritur edhe mbeturinat në liqen, duke shkaktuar ndotje të sipërfaqes ujore dhe shqetësime mjedisore.
     

  • Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore

    Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Kukës, rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit.

    Banorët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji elektrike.
    Autoritetet lokale bëjnë me dije se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale.
    Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, duke synuar rikthimin e qarkullimit normal në këto zona.
    Ndërkohë, reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e rezervave hidrike në Liqenin e Kukësit. Prej dy javësh, niveli i ujit në basenin e liqenit është në rritje të vazhdueshme, çka ka sjellë edhe shtim të prurjeve në hidrocentralin e Fierzës, duke përmirësuar prodhimin e energjisë elektrike.
    Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës meteorologjike dhe të infrastrukturës rrugore, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes në lëvizje, sidomos në zonat malore ku pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët në vijim.

    Top Channel