Në linjë direkte nga Kavaja, ka folur për një emision televiziv deputeti socialist Pandeli Majko. Ai theksoi se “Kavaja është zona më e vështirë elektorale e Tiranës për Partinë Socaliste”. Ai kandidon atje në listë të hapur dhe është mjaft objektiv kur vjen puna te marrja e votave.
“Unë flas nga një zonë që tradicionalisht ka pasur lidhjet e veta me të djathtën. Këtu ku ka filluar politika, sigurisht të bësh fushatë është shumë më e vështirë!“
Pyetjes se a ka garë të pabarabartë aktualisht mes të majtëve, iu përgjigj duke thënë se sistemi është i tillë.“Sigurisht që për shkak të sistemit, ka një garë dhe brenda llojit. Por në Kavajë e Rrogozhinë, unë dhe kolegët e mi, bëjnë një fushatë të përbashkët dhe koordinimi është maksimal. Ne po bëjmë fushatë për fitoren e PS-së. Nëse do e balanconim te emrat, do dëmtonim fushatën në zonën më delikate të Tiranës. Gabimet në Kavajë kushtojnë!”
Po pse u zhvendos nga Kukësi në Kavajë? A janë të vërteta pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha për këtë ‘lëvizje’ të Majkos?
“Nëse do ecja me logjikën e pyetjes tuaj se ndryshimi im është bërë falë akuzave të doktor Berishës, mendoj se PS-në do e kishte marrë lumi. Është një metaforë e tepruar, ndryshimi im nga qarku i Kukësit është vlerësim i një situate të caktuar politike”, tha deputeti i PS-së.
“Unë konkurroj për të mbrojtur dhe orientuar fitoren e Partisë Socialiste duke treguar pse ne jemi në sulm dhe pse ne rrezikojmë. Synojmë fitore të plotë dhe që mbi të gjitha të jetë votë për Shqipërinë. Arsyetimi ynë është i thjeshtë, Shqipëria për herë të parë pas vitit 1996 nuk ka qenë më pranë BE-së”, shtoi ai.
Tag: kukësi
-

Nga Kukësi në Kavajë/ Majko tregon arsyen dhe përpjekjet për të forcuar të djathtën
-

Iku nga Kukësi në Kavajë! Majko tregon arsyen dhe flet për “sfidat” në bastionin historik të së djathtës
Në linjë direkte nga Kavaja, ka folur për Klan News deputeti socialist Pandeli Majko. I intervistuar nga gazetari Besard Jacaj, ai theksoi se “Kavaja është zona më e vështirë elektorale e Tiranës për Partinë Socaliste”. Ai kandidon atje në listë të hapur dhe është mjaft objektiv kur vjen puna te marrja e votave.
“Unë flas nga një zonë që tradicionalisht ka pasur lidhjet e veta me të djathtën. Këtu ku ka filluar politika, sigurisht të bësh fushatë është shumë më e vështirë!“
Pyetjes se a ka garë të pabarabartë aktualisht mes të majtëve, iu përgjigj duke thënë se sistemi është i tillë.
“Sigurisht që për shkak të sistemit, ka një garë dhe brenda llojit. Por në Kavajë e Rrogozhinë, unë dhe kolegët e mi, bëjnë një fushatë të përbashkët dhe koordinimi është maksimal. Ne po bëjmë fushatë për fitoren e PS-së. Nëse do e balanconim te emrat, do dëmtonim fushatën në zonën më delikate të Tiranës. Gabimet në Kavajë kushtojnë!”
Po pse u zhvendos nga Kukësi në Kavajë? A janë të vërteta pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha për këtë ‘lëvizje’ të Majkos?
“Nëse do ecja me logjikën e pyetjes tuaj se ndryshimi im është bërë falë akuzave të doktor Berishës, mendoj se PS-në do e kishte marrë lumi. Është një metaforë e tepruar, ndryshimi im nga qarku i Kukësit është vlerësim i një situate të caktuar politike”, tha deputeti i PS-së.“Unë konkurroj për të mbrojtur dhe orientuar fitoren e Partisë Socialiste duke treguar pse ne jemi në sulm dhe pse ne rrezikojmë. Synojmë fitore të plotë dhe që mbi të gjitha të jetë votë për Shqipërinë. Arsyetimi ynë është i thjeshtë, Shqipëria për herë të parë pas vitit 1996 nuk ka qenë më pranë BE-së”, shtoi ai.
-

Kategoria e Parë, renditja/ Kukësi humbet dhe tani rrezikon seriozisht Kategorinë e Dytë, Korabi bën detyrën me Erzenin
Në Kategorinë e Parë, janë luajtur dy takime në ditën e sotme. Erzeni dhe Korabi e kanë mbyllur në takimin në shifrat 0-2. Dy gola të shpejtë ka realizuar Korabi që në minutën e 19 me Pjeshkën dhe në të 20 me Markun, do të merrte fitoren.
Tre pikë me shumë vlera për Korabin që tani shkon në vendin e 8, duke u larguar për herë të parë pas shumë kohësh nga zona e ftohtë e renditjes. Nga krahu tjetër, Kukësi po rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Kuksianët kanë humbur 1-2 ndaj Apolonisë në shtëpi dhe pas kësaj humbje e gjejnë veten në vendin e 10 me 28 pikë. /Sport Ekspres/