Shumë diskutime kishte në fillim e sezonit nëse Kukësi do të mbetej apo jo në Kategorinë e Parë. Mes shumë problemeve, verilindorët i rrezikonin të gjitha, pavarësisht historisë së bërë në futbollin shqiptar gjatë kohëve të fundit.
Megjithatë Kukësi nuk ka mbërritur deri në pikën e fundit. Kjo skuadër mori disa rezultate pozitive që e mbajtën “gjallë” dhe i la vetes një shans për në Play Out. Në ditën e sotme, ata kanë luajtur finalen ndaj Orikut.
Kukësi ka fituar 1-0 falë golit të Danajt nga penalltia në pjesën e parë. Kjo penallti ka mjaftuar që Kukësi të mbetet në Kategorinë e Parë, ndërsa nga ana tjetër, Oriku duhet të pres në të dytën për të provuar shansin vitin tjetër. /Sport Ekspres/
Tag: kukësi
-

Një fitore që vlen sa gjithë sezoni, Kukësi mund Orikun dhe mbetet në Kategorinë e Parë
-

Flamur Hoxha: Më 11 maj nis fundi i një regjimi që nuk e deshi kurrë këtë vend!
Flamur Hoxha: Më 11 maj nis fundi i një regjimi që nuk e deshi kurrë këtë vend!Në fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputet të PD, në Kukës, drejtuesi politik i këtij qarku Flamur Hoxha, tha se Tropoja, Hasi dhe Kukësi, nuk janë qytete të varfra, por të vjedhur dhe të braktisur nga qeverisja 12-vjeçare e Ramës.
Hoxha theksoi se më 11 maj nis kthesa, fillimi i ndryshimit që, sipas tij, do t’i rikthejë dinjitetin qytetarëve dhe do të sjellë një Shqipëri normale dhe evropiane.
Flamur Hoxha: Përshëndetje Tropoja, Hasi, Kukësi!
I nderuar kryetari i partisë, lideri ynë, Doktor Berisha!
Të nderuar kandidatë, qytetarë të Shqipërisë dhe diasporës. Kukësi nuk është i varfër. Është i vjedhur, i shpërdoruar, i lënë pas nga një qeveri për 12 vite, e cila ka ndërtuar fasada në Tiranë dhe kudo dhe ka lënë gërmadhë veriun tonë. Qarku i bujarisë, i sakrificës, i qëndresës që për gjysmë shekulli i ka dhënë Shqipërisë miliarda euro energji dhe shfrytëzim të burimeve minerale është shndërruar në braktisje.
Mijëra familje jetojnë me lemoshën e ndihmës ekonomike. Në qytetin ku burimi i ujit është kudo, uji në rubineta vjen vetëm 2 orë në ditë. Shërbimi mjekësor nga banorët merret falë Kosovës afër nesh. Shkollat e nxënësit janë të braktisur.
Nga Kukësi ikin njerëzit, ikën rinia ikën e ardhmja. Por nuk është vetëm ikja, është shuarja e çdi arsyeje për të qëndruar në këtë vend. Shteti ynë vjen vetëm për një gjë, vetëm për votat, pastaj zhduket e më pas sjell propagandë dhe tallje. Nuk ka spot televiziv që përçon dhimbjen e atij që përcjell me dhimbje të birin me gomone drejt Londrës. S’ka fasadë që i përçmon dhimbjen e një shteti që i sheh si numër jo si njeri. Por kjo nuk do të zgjasë më. Sepse kësaj radhe rezistenca ka një datë. Data 11 Maj. Kësaj radhe kemi një alternativë të qartë, një program që flet për dhembshurinë. Flet për njerëz të zakonshëm. Karburant deri në 35% më lirë, si vendet e rajonit.
Pensionin mbi 200 euro dhe rritje me 10 %. Minimumi jetik mbi 200 euro për çdo të papunë.
Taksë e sheshtë, ulje e tatimit të vlerës së shtuar.
Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.
Investime në shëndetësi, arsim dhe në infrastrukturë në çdo zonë të banuar.
Kemi një vizion të qartë për një Shqipëri normale për një Shqipëri evropiane, për një Shqipëri Madhështore.
Kemi një lider që nuk e ka harruar Kukësin kurrë.
Sali Berisha ka qenë gjithmonë aty, aty ku duhet, në krah të njerëzve. Ka ndërtuar Rrugën e kombit. Ka sjellë zhvillimin dhe do ta bëjë atë sërish. Më 11 Maj, nga Kukësi nis kthesa, nis fundi i një regjimi që se deshi këtë vend kurrë. Nis fitorja që do t’i kthejë secilit dinjitetin.
Më 11 Maj, Tropoja, Hasi dhe Kukësi do të votojë sërish blu.
Do të votojë Partinë Demokratike të Shqipërisë. I gjithë vendi do të votojë numrin 1, për Shqipërinë, për shqiptarët me fitore, fitore, fitore!
Faleminderit.
-

Berisha nga Kukësi: Javën e parë do heqim traun e oligarkëve në rrugën e Kombit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka premtuar qytetarëve të Kukësit që me ardhjen në pushtet të PD-së, që javën e parë do të hiqet trau në rrugën e Kombit.
Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull. Turpi të mbuloftë Edi Rama me këtë akt“, theksoi Berisha.
Ai shtoi se Kukësi do ketë në nga pallatet më të Bukura të Sportit në Shqipëri.
Pjesë nga fjala:Miq, kudo që shkoj unë gjej një Shqipëri të injoruar.
Isha në Krujë. Kruja sa është nga Tirana, 20 km. Një nuse e re më thotë në treg, doktor, problemi më i madh është problemi i fëmijëve. Nuk ka kopsht, nuk ka çerdhe. I gjithë qyteti kishte vetëm dy kopshte.
Zbrita në Fushë Krujë, një biznesmen, të cilit i shpreh nderimin më të madh, Muhamet Hoçkaj, 300 punëtorë, një kopsht falas për punëtorët.
Pra, ky është një injorim i përgjithshëm.
Kukësi i injoruar. Investimet në Kukës mezi përfunduan 10 kilometra rrugë për në Shishtavec.
Ndërtuan urën, e përjashtuan Kukësin nga trafiku, krim i shëmtuar. Për të hyrë në Kukës duhet të sillesh rrotull, të dalësh nga mbrapa.
Turpi të mbuloftë Edi Rama me këtë akt.
Nuk mund t’ia mbyllësh kurrë hyrjen një qyteti dhe të hyjnë të tjerët nga mbrapa. Dhe pse? Projektet e tua.
30 milionë euro ura. 13 milionë euro ka kushtuar ura e Bunës e cila hapet për të kaluar anijet.
Pra, dy herë më e kushtueshme se kjo se ka mekanizmin që hapet në dy anë.
Ky ndan paratë!
Dhe pastaj vendosi traun.
U jap fjalën e nderit se hyrja juaj do jetë madhështore. Se trau do hiqet javën e parë.
Se nuk do paguani asnjë qindarkë.
Jo, asnjë qindarkë.
Dhe se Kukësi, do përsëris prapë premtimin tim, do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri.
U garantoj se potenciali juaj turistik është i jashtëzakonshëm.
U them unë ju, nuk ka zonë me potencial turistik më të madh se sa malet e Sharrit, Korabi dhe gjithë këto bjeshkë.
Pra do bëjmë gjithçka për turizmin malor, ku jo ato që thotë Edi Rama, por çdo emigrant që do të investojë në turizmin malor, do jetë 8 vite pa asnjë taksë. -

Kategoria e Parë/ Vora kurorëzohet kampione, Kastrioti dhe Kukësi rrezikojnë rënien
Vora është kurorëzuar sot kampione e Kategorisë së Parë për sezonin 2024/2025 duke siguruar njëkohësisht edhe ngjitjen në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm.Së bashku me Vorën në edicionin e ardhshëm pjesë e kampionatit elitar të Shqipërisë do të jetë edhe skuadra e Flamurtarit që e mbylli këtë sezon në vendin e dytë.
Të dy skuadrat kanë dominuar kampionatin gjatë gjithë sezonit, me garën për vendin e parë që u vendos vetëm në javën e parafundit, kur Vora siguroi matematikisht titullin kampion.Edhe gara për vendin e dytë ishte tepër e fortë, me Flamurtarin që siguroi ngjitjen në Superiore pikërisht në javën e fundit, falë fitores 0-1 në transfertë ndaj Vorës.
Me këtë rezultat, vlonjatët arritën në kuotën e 75 pikëve, duke lënë pas me një pikë Besën e vendit të tretë, që fitoi 1-3 ndaj Valbonës.
Në fund të takimit Vora – Flamurtari u organizua edhe ceremonia për kurorëzimin e ekipit kampion nga Federata e Futbollit ku i pranishëm ishte Zv. Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, i cili i dorëzoi titullin kampion ekipit të Vorës.
Sa i takon verdikteve të Kategorisë së Parë, katër skuadrat e renditura nga vendi i 3-të e deri në vendin e 6-të do të përballen me njëra-tjetrën në play-off për të përzgjedhur skuadrën që më pas do të luajë finalen me skuadrën e renditur në vendin e tetë në kategorinë “Abissnet Superiore”.
Besa-Apolonia dhe Burreli-Pogradeci janë dy çiftet që do të përballen më 24 prill me dy fitueset e këtyre sfidave që do të duelojnë për të një vend në finalen e play-off.
Kukësi dhe Kastrioti janë dy ekipet që play-out që do të luhen gjithashtu fundjavën e ardhshme. Kukësi përballet me Orikun dhe Kastrioti luan ndaj Luzit. Skuadrat që triumfojnë në këto dy finale sigurojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.
Sakaq, KF Valbona dhe Erzeni janë renditur në vendin e 11-të dhe 12-të dhe bien automatikisht në në Kategorinë e Dytë. -

Shalsi në fushatën e PS: Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë transformuar falë punës së Edi Ramës
Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej”, në një tubim ku çdo drejtues qarku mbajti një fjalim të shkurtër përshëndetës. Eduart Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit, në fjalën e tij ka theksuar përpjekjet e PS për të transformuar këtë zonë, duke përmendur përmirësimet e dukshme që kanë prekur Kukësin, Hasin dhe Tropojën.
Shalsi u ndal gjithashtu tek një moment simbolik, duke thënë se “Edi Rama ka çuar ujësjellësin deri në Viçidol”, një fshat i njohur për lidhjet e tij me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Ai theksoi se ky investim është një shembull i ndryshimeve të prekshme që kanë ndodhur në këto zona, duke pasur parasysh se dikur Kukësi ka qenë i njohur për kushtet e vështira dhe infrastrukturën e dobët.
Nuk kemi parë kurrë më të ndritur këtë shesh, më optimist dhe shpresëdhënës. Teksa po qëndroja , më kujtohet Rama nga kati i dytë i bashkisë shikonte sheshin dhe thoshte ky shesh nuk e meriton emrin e heroit kombëtar. Ne fakt historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar, nga kioskat të fillim viteve ‘90 dhe projekti i atyre që sot janë shndërruar në disa parti apo copëtuar në disa parti që po u shesin shqiptarëve alternativa të reja. Por ja ku jemi sot, ky shesh është epitomë e modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë, të cilën idenë Rama e ka patur shumë vite më parë. Jam i emocionuar si asnjëherë tjetër dhe kam provuar disa krahina në shërbim. Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, por është zemër, histori dhe traditë.Ne u përshëndesim dhe iu përcjellim edhe atyre tropojanëve, hasjavë dhe kuksjanëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat tona kosovare. Jam realisht me një barrë të rëndë përgjegjësie për të drejtuar politikisht këtë qark nga Tropoja, Hasi e Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaj mend Kukësin vite më parë, qyteti brenda baltë, shkova pas disa vitesh në Tropojë dhe nuk e njoha Tropojën…Të dashur miq, motra, gratë e mbledhura në pallatin e Kulturës së Hasit, nuk patëm mundësi të komunikomin, por kryeministri na përcolli një mesazh dhe ne thamë që ai kryeministër që ka bërë për gratë e këtij vendi, meriton që ju të ktheheni me dy mandate që edhe Kukësi, si gjithë Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Evropës. “, u shpreh Shalsi
Ai gjithashtu kujtoi se transformimi i Kukësit dhe i rajonit ka nisur disa vite më parë, kur kushtet e jetesës dhe infrastruktura ishin në nivele të ulëta, duke theksuar se puna e Partisë Socialiste ka sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët.
/vizionplus.tv -

Shalsi: Rama ka çuar ujësjellësin edhe në Viçidol të Tropojës! Parti të copëtuara po ‘shesin’ alternativa të reja
Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PS, qarku i Kukësit u ‘prezantua’ me vallen tradicionale të saj. Pas performancës artistike, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku Eduart Shalsi, duke e nisur me sheshin “Skënderbej”, se si ka qenë dhe se si është transformuar tashmë në një epitomë të modernizimit.
Shalsi ‘thumboi’ gjithashtu edhe opozitën, teksa tha se parti të copëtuara po iu shesin shqiptarëve alternativa të reja. Ai shprehu bindjen se edhe kuksjanët, tropojanët dhe hasjanët do të japim një mesazh të qartë më 11 Maj. Shalsi u shpreh gjithashtu se synojnë që në Kukës të marrin dy mandate.
“Nuk kemi parë kurrë më të ndritur këtë shesh, më optimist dhe shpresëdhënës. Teksa po qëndroja , më kujtohet Rama nga kati i dytë i bashkisë shikonte sheshin dhe thoshte ky shesh nuk e meriton emrin e heroit kombëtar. Ne fakt historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar, nga kioskat të fillim viteve ‘90 dhe projekti i atyre që sot janë shndërruar në disa parti apo copëtuar në disa parti që po u shesin shqiptarëve alternativa të reja. Por ja ku jemi sot, ky shesh është epitomë e modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë, të cilën idenë Rama e ka patur shumë vite më parë. Jam i emocionuar si asnjëherë tjetër dhe kam provuar disa krahina në shërbim. Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, por është zemër, histori dhe traditë.
Ne u përshëndesim dhe iu përcjellim edhe atyre tropojanëve, hasjavë dhe kuksjanëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat tona kosovare. Jam realisht me një barrë të rëndë përgjegjësie për të drejtuar politikisht këtë qark nga Tropoja, Hasi e Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaj mend Kukësin vite më parë, qyteti brenda baltë, shkova pas disa vitesh në Tropojë dhe nuk e njoha Tropojën…Të dashur miq, motra, gratë e mbledhura në pallatin e Kulturës së Hasit, nuk patëm mundësi të komunikomin, por kryeministri na përcolli një mesazh dhe ne thamë që ai kryeministër që ka bërë për gratë e këtij vendi, meriton që ju të ktheheni me dy mandate që edhe Kukësi, si gjithë Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Evropës. “, u shpreh Shalsi.Ai tha se PS ka transformuar Kukësin, Hasin e Tropojën, u shpreh se “Edi Rama ka çuar ujësjellësin deri në Viçidol”, fshat ky ku ka lindur kreu i PD, Sali Berisha.
“Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, është zemër, është histori, është traditë. Ne i përshëndesim edhe atyre tropojanëve dhe hasianëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar një mikpritje për vëllezërit dhe motrat kosovare. Unë jam mirënjohës për pritjen që kanë bërë dhe jam me barrë përgjegjësie për të drejtuar këtë qark. Nga Tropoja, Hasi, Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaja mend si e kisha para Kukësin vite më parë, baltë. Shkova pas disa vitesh në Tropojës dhe nuk e njoha. Madje mësova se edhe në Viçidol ujësjellësin e kishte çuar Edi Rama”, tha ndër të tjera Shalsi. -

Kukësi ‘mbërthehet’ nga dëbora dhe ngrica, temperaturat shkojnë në minus katër
Kukësi zgjohet i ngrirë nga temperaturat e ulta. Pas dëborës, sot temperaturat në mëngjes në Kukës kanë zbritur në minus 4 gradë celsius, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica. Reshjet e borës në lartësi mbi 600 metër kanë shkuar deri në 20 cm. Luhatja e temperaturave shoqëruar me dëborë e ngrica mendohet të ketë shkaktuar mjaft probleme në frutikultur.
Në këtë periudhë shumica e drurëve frutorë janë në periudhën e lulëzimit apo edhe të mbylljes se këtij cikli, sipas specialistëve, këto ngrica kanë shkatërruar frutat e lidhura, veçanërisht të kumbullës, qershisë, dardhës, kajsisë, pjeshkës etj, duke sjellë dëme të mëdha tek fermerët. -

Kukësi përfshihet nga moti i keq/ Reshje shiu, dëborë dhe ulje temperaturash
Kukësi është përfshirë nga një mot i keq, i shoqëruar me erëra të forta, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Në lartësitë prej 600 metrash mbi nivelin e detit, reshjet e shiut kanë lënë vendin borës, e cila deri më tani ka arritur deri në 5 cm në disa zona.
Pavarësisht kushteve të motit, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme në lëvizje.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve që përdorin rrugët nacionale janë të këshilluar të bëjnë kujdes, veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali.
Këto segmente janë të prekura nga prezenca e akullit dhe borës, si dhe mund të ketë rënie të gurëve si rezultat i motit të keq. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdesin e shtuar gjatë udhëtimit në këto zona. -

Dimri “refuzon” të largohet nga Kukësi! Reshjet e dëborës zbardhin sërish zonën
Kukësi përfshihet nga moti i keq me era, reshje shiu e bore si dhe ulje temperaturash.
Në lartësitë 600 metër mbi nivelin e detit reshjet e shiut i kanë lënë vendin borës. Deri më tani zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë, Dragobi nuk paraqesin probleme në lëvizje pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm, raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica.
Drejtuesit e mjeteve të përdoruesve të rrugëve nacionale duhet të bëjnë kujdes veçanërisht në segmentet Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës apo Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, këto segmente kanë prezencë të akullit e borës, si dhe ka prezencë të rënies së gurëve nga moti i keq.Top Channel
-

Iku nga Kukësi në Kavajë/ Majko tregon arsyen dhe flet për “sfidat” në bastionin historik të së djathtës
Në linjë direkte nga Kavaja, ka folur për Klan News deputeti socialist Pandeli Majko. I intervistuar nga gazetari Besard Jacaj, ai theksoi se “Kavaja është zona më e vështirë elektorale e Tiranës për Partinë Socaliste”. Ai kandidon atje në listë të hapur dhe është mjaft objektiv kur vjen puna te marrja e votave.“Unë flas nga një zonë që tradicionalisht ka pasur lidhjet e veta me të djathtën. Këtu ku ka filluar politika, sigurisht të bësh fushatë është shumë më e vështirë!“
Pyetjes se a ka garë të pabarabartë aktualisht mes të majtëve, iu përgjigj duke thënë se sistemi është i tillë.“Sigurisht që për shkak të sistemit, ka një garë dhe brenda llojit. Por në Kavajë e Rrogozhinë, unë dhe kolegët e mi, bëjnë një fushatë të përbashkët dhe koordinimi është maksimal. Ne po bëjmë fushatë për fitoren e PS-së. Nëse do e balanconim te emrat, do dëmtonim fushatën në zonën më delikate të Tiranës. Gabimet në Kavajë kushtojnë!”
Po pse u zhvendos nga Kukësi në Kavajë? A janë të vërteta pretendimet e kryedemokratit Sali Berisha për këtë ‘lëvizje’ të Majkos?
“Nëse do ecja me logjikën e pyetjes tuaj se ndryshimi im është bërë falë akuzave të doktor Berishës, mendoj se PS-në do e kishte marrë lumi. Është një metaforë e tepruar, ndryshimi im nga qarku i Kukësit është vlerësim i një situate të caktuar politike”, tha deputeti i PS-së.
“Unë konkurroj për të mbrojtur dhe orientuar fitoren e Partisë Socialiste duke treguar pse ne jemi në sulm dhe pse ne rrezikojmë. Synojmë fitore të plotë dhe që mbi të gjitha të jetë votë për Shqipërinë. Arsyetimi ynë është i thjeshtë, Shqipëria për herë të parë pas vitit 1996 nuk ka qenë më pranë BE-së”, shtoi ai./ Tv Klan