Tag: kukësi

  • Kukësi “ndahet” 2-1 në mandate, kthehet në bastion të PD!

    Kukësi “ndahet” 2-1 në mandate, kthehet në bastion të PD!

    Foto ilustruese

    KUKËS- Partia Demokratike ka marrë 2 mandate në qarkun e Kukësit, duke i lënë maxhorancës vetëm një mandat, atë të listës së mbyllur. Në të gjithë qarkun, opozita ka siguruar 20,728 vota, duke çuar kështu në Kuvend, Flamur Hoxhën dhe Shkëlqim Shehun.
    Ky i fundit siguroi për vete 7,493 vota nga lista e mbyllur.
    Nga maxhoranca, i vetmi që do të përfaqësojë qytetarët e qarkut të Kukësit do të jetë drejtuesi politik, Eduart Shalsi./ZËRI

  • Kukësi fiton miqësoren ndaj Vorës, sfidë përgatitore pas mbylljes së sezonit

    Kukësi fiton miqësoren ndaj Vorës, sfidë përgatitore pas mbylljes së sezonit

    Vora dhe Kukësi kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, ku verilindorët arritën të dalin fitues me rezultatin 1-2.
    Skuadra e drejtuar nga Fatjon Tafaj mori epërsinë që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me anë të Fadigas dhe Birçajt. Vora arriti të ngushtojë diferencën në pjesën e dytë falë një penalltie, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
    Të dyja skuadrat e kanë mbyllur sezonin zyrtar në muajin prill dhe po vijojnë përgatitjet për edicionin e ri që nis në gusht.
    Vora do të luajë për herë të parë në histori në Kategorinë Superiore, pas shpalljes kampione të Kategorisë së Parë. Ndërkohë, Kukësi ia doli të ruajë qëndrimin në Kategorinë e Parë falë fitores ndaj Orikut në sfidën “play-out”.

  • Rama thirrje ”çunave të Londrës” në Kukës: Merrni tokën 1 euro dhe…

    Rama thirrje ”çunave të Londrës” në Kukës: Merrni tokën 1 euro dhe…

    Nga Kukësi, kreu i PS-së, Edi Rama tha me bindje se ky qark në vitin 2030 do të numërojë plot 1 milion turistë, ku qyteti i nëndheshëm do jetë atraksioni kryesor. ”Kukësi ishte i zymtë ku realisht s’kishte asnjë arsye për të ndaluar dhe ku realisht çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot padyshim ky është një qytet krejt tjetër. Unë e di që puna jonë nuk ka mbaruar. Dua të siguroj banorët e lagjes 1 dhe 7 se projekti i transformimit do përfundojë”,-tha Rama. Teksa vuri theksin te Paketa e Maleve, pati një thirrje edhe për “çunat e Londrës”.
    ”E para toka që është fakt, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që t’i njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në Këshillin Bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin.

    Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, Këshilli Bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 euro dhe e investojnë.
    Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre. Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi t’ju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër. E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar”, tha kryeministri.

  • Rama nga Kukësi thirrje çunave të Londrës: Merrni tokën 1 Euro dhe…

    Rama nga Kukësi thirrje çunave të Londrës: Merrni tokën 1 Euro dhe…

    Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të mërkurë në Kukës, ku po zhvillon një takim elektoral me qytetarët që jetojnë aty. Ai deklaroi me bindje se ky qark në vitin 2030 do të numërojë plot 1 milion turistë, ku qyteti i nëndheshëm do jetë atraksioni kryesor.
    “Kukësi ishte i zymtë ku realisht s’kishte asnjë arsye për të ndaluar dhe ku realisht çdo gjë rreth e rrotull të thoshte largohu. Sot padyshim ky është një qytet krejt tjetër. Unë e di që puna jonë nuk ka mbaruar. Dua të siguroj banorët e lagjes 1 dhe 7 se projekti i transformimit do përfundojë.”
    Teksa vuri theksin te Paketa e Maleve, pati një thirrje edhe për “çunat e Londrës”.
    “Pas zgjedhjeve do fillojmë të fusim në punë Paketën e Maleve e cila është në dispozicion të atyre që duan të investojnë në tokat e të parëve, apo në toka ku bien dakord me pronarët për turizëm, agroturizëm, patjetër edhe për blegtori, agropërpunim, agrobiznes duke bërë disa hapa të thjeshtë. E para toka që është fakt, pra pronari fakti, por që nuk figuron në letra, shkon në bashki dhe depoziton kërkesën që t’i njihet kjo tokë si toka e të parëve të tij. Bashkia e përcjell në Këshillin Bashkiak dhe bën afishimin për 30 ditë. Bashkia bën verifikimin. Në momentin që mbaron 30 ditëshi dhe personat rezultojnë që janë të pa kontestuar, Këshilli Bashkiak i jep vendimin që mund të bëjnë një investim  në tokën e tyre. Me atë vendim, ata bëjnë një projekt dhe në Ministrinë e Ekonomisë bëjnë një kontratë dhe tokën e marrin me 1 Euro, e investojnë. Kur mbaron investimi marrin lejen për ta regjistruar në hipotekë si pronën e tyre. Nëse ndodh që pasi ata e kanë kryer investimin dhe e kanë regjistruar në hipotekë dhe del dikush që i thotë prit se jam unë, ky personi që ankohet nuk ka mundësi t’ju ndërhyjë në atë që kanë bërë, por shteti merr përsipër ta gjykojë dhe ta kompensojë diku tjetër. E di që na dëgjojnë edhe çunat në Londër. Për 500 aplikimet e para, për 10 vjet nuk do paguani asgjë. Thjesht do bëjnë investimin dhe 10 vjet nuk do kenë asnjë taksë për të paguar”, tha kryeministri.

  • Rama ironizon Berishën: Tropoja i besoi dikujt nga të vetët dhe nuk panë gjë të hajrit. Aspak habi që Kukësi të arrijë 1 milion turistë

    Rama ironizon Berishën: Tropoja i besoi dikujt nga të vetët dhe nuk panë gjë të hajrit. Aspak habi që Kukësi të arrijë 1 milion turistë

    Në një takim me qytetarët e Kukësit, kryesocialisti Edi Rama foli për zhvillimin që ka pësuar qarku dhe kujtoi vitet e fillimit kur sipas tij vinte në qytetet e qarkut dhe ato dukeshin të zymta. Rama foli edhe për zhvillimin e turizmit në Tropojë vitet e fundit, ku tha se më parë tropojanëve nuk u besohej se do të ndodhte ky zhvillim për faktin se i kishin besuar dikujt nga këto anë që nuk kishte bërë asgjë në vitet e qeverisjes së tij, duke iu referuar Sali Berishës.
    ”Kur vija në Kukës në ato fillime, Kukësi ishte një territor i zymtë dhe çdo gjë rreth e rrotull të thoshte “largohu”. Sot ky është një qytet tërësisht tjetër dhe dua t’i siguroj banorët e lagjes 1 dhe lagjes 7, se projekti i transformimit të lagjeve do të përfundojë dhe kur të përfundojnë edhe këto dy të tjera. Jam shumë i vëmendshëm për investimet në Kukës, ndaj ua mbaj dhe mend.

    Ajo që ka më shumë rëndësi që të thuhet sot, është që edhe Kukësi si bashki të hyjë në hartën turistike të Shqipërisë. Ne sot kemi një zhvillim që as nuk mendohej: zhvillimin turistik të Tropojës. Më kujtohet që kur thoshim që në Tropojë do zhvillojmë turizmin, nuk na besonin sepse për shumë vite i besuan dikujt nga të vetët dhe s’panë asgjë të hajrit. Sot Tropoja është në hartën turistike të Shqipërisë”.
    Rama shtoi se nuk është aspak habi që në Shqipërinë 2030 Kukësi të arrijë 1 milion turistë. ”Nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikpritjeje ku njerëzit jo thjesht të vijnë por të qëndrojnë disa netë në Kukës ne mund të themi se nuk është aspak e habitshme që në Shqipërinë 2030 Kukësi të arrijë 1 milionë turistë si qark. Nuk është një shifër e jashtëzakonshme. Ka zona të tjera që e kanë arritur këtë shifër”, tha Rama.

  • “Në Shqipërinë 2023 Kukësi të arrijë 1 mln turistë”, Rama: 11 maji është fanellat politike! Vendoset për fatin tonë në BE

    “Në Shqipërinë 2023 Kukësi të arrijë 1 mln turistë”, Rama: 11 maji është fanellat politike! Vendoset për fatin tonë në BE

    Kryesocialisti Rama vijon turin e tij elektoral në qytetin verilindor të Kukësit. Në një takim me elektoratin e majtë, Rama tha se Kukësi ka potencialin e jashtëzakonshëm që të vizitohet nga 1 milionë turistë në ‘Shqipërinë 2030’. Sipas tij, 11 maji nuk është dita e fanelave të partive, por është dita për të marrë një vendim për historinë.
    “Po ju them sot që potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë.
    Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë, nuk është shifër e jashtëzakonshme.
    Në 11 maj nuk është dita për tu marrë me fanelat e partive, është dita për të marrë një vendim me historinë për të ardhmen në BE. 11 maji është dita që demokratët të bëjnë atë që të tjerët që nuk ishin mbështetës të PD bën në 22 mars të ‘92, ku votuan për PD pavarësisht se nuk ishin përkrahës. Më pas në gusht apo shtator kur u zhvilluan zgjedhjet, shumica dërmuese votoi kundër.”

  • ‘Play Out’/ Sot,Kastrioti-Luzi në Vorë

    ‘Play Out’/ Sot,Kastrioti-Luzi në Vorë

    Dje ishte Kukësi ai që në play out mundi në Kompleksin ‘Partizani’ Orikun 1-0 duke ruajtur Kategorinë.

    Sot një tjetër skuadër me histori si Kastrioti do të duhet të kalojë Luzin 2008 për të mbetur mes më të mirave në Kategori të Parë. Takimi play out zhvillohet këtë pasdite në stadiumin e Vorës me fillim orën 15:00.

    Sakaq një tjetër ndeshje play off luhet këtë të hënë në ‘Elbasan Arena’. Këtë herë për të përcaktuar skuadrën që do të ndeshet me ekipin e vendit të tetë në Superiore për biletën e fundit të elitës 2025/26. Në fushë Besa-Pogradeci me start orën 17:00./Klevis Bejkolli-Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kukësi fiton finalen ndaj Orikut dhe qëndron në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm

    Kukësi fiton finalen ndaj Orikut dhe qëndron në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm

    26 Prill 2025

    19:14

    Telesport

    Kukësi ka fituar në finale e play-out 1-0 ndaj Orikut, duke siguruar kështu qëndrimin në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Ndeshja finale u luajt në “Arenën e Demave” dhe ishte mjaft e luftuar nga të dy ekipet.
    Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 30-të nga Redon Danaj, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar po vetë nga ai, pas një faulli në zonë. SHIKOPENALLTINE/
    Në pjesën tjetër të mbetur të ndeshjes, të dyja ekipet patën rastet e tyre por rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Kukësi fiton 1-0 dhe i gëzohet qëndrimit në Kategorinë e Parë, ndërsa Orikut do i duhet të provojë sërish vitin e ardhshëm për t’u ngjitur një Kategori më sipër.

  • Danaj vendimtar ndaj Orikut, Kukësi qëndron në Kategori të Parë

    Danaj vendimtar ndaj Orikut, Kukësi qëndron në Kategori të Parë

    Kukësi do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Në takimin e luajtur sot në Kompleksin ‘Partizani’ verilindorët u përballën me Orikun në Play Out duke fituar minimalisht 1-0.

     Suksesi i Kukësit u vendos nga një penallti e akorduar në minutën e 30 të pas një faulli ndaj Redon Danajt në zonë. Ishte vetë lezhjani që e konvertoi në gol duke i dhënë biletën e qëndrimit verilindorëve.

    Në fund gjithçka u vu në diskutim ndërsa një goditje dënimi në shtesë u ndal nga porteri Samuel./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin