Tag: kukësi

  • Teuta mund Kukësin, një gol vendos takimin

    Teuta mund Kukësin, një gol vendos takimin

    Teuta dhe Kukësi janë përballur sot në stadiumin “Niko Dovana” në një ndeshje miqësore që ka shërbyer për t’i dhënë fund përgatitjeve për sezonin e ri që fillon në fundjavën e ardhshme.
    Ka qenë një ndeshje ku trajnerët Dobi dhe Pajaziti kanë parë në veprim të gjithë elementët që kishin në përbërje, duke synuar që të bëjnë gati skuadrat për startin e edicionit të ri. Takimi është mbyllur me fitoren 1-0 të durrsakëve, të cilët kanë gjetur rrjetën me Beshirajn në pjesën e dytë,për të mbyllur me një sukses përgatitjet e tyre.

    Ndërkohë, edhe Kukësi ka dhënë sinjale pozitive, pasi përtej humbjeve me ekipe të Superiores në ndeshjet e fundit, ka treguar se ka mundësi të rivalizojë denjësisht me skuadra të forta.

  • Errësira ndal ndeshjen Vllaznia-Kukësi

    Errësira ndal ndeshjen Vllaznia-Kukësi

    Ndeshja miqësore mes Vllaznisë dhe Kukësit në stadiumin “Loro Boriçi” u ndërpre në minutën e 84-të, pasi energjia elektrike u shkëput, duke lënë fushën në errësirë. Me 6 minuta lojë të mbetura dhe rezultatin 4-2 për shkodranët, situata u normalizua pas disa minutash falë gjeneratorit, duke bërë të mundur rifillimin e lojës.

  • Vllaznia- Kukësi, testi me gola fitohet nga shkodranët

    Vllaznia- Kukësi, testi me gola fitohet nga shkodranët

    Vllaznia luan në shtëpi miqësoren e radhës ndaj Kukësit të Kategorisë së Parë. Kjo ndeshjee nisur në orën 19:00 u ndoq nga një numër relativisht i lartë teksa të gjithë prisnin fizionominë e shkodraëve të pasuruar së fundi me elementë mjaft cilësorë.

    Në fakt në pjesën e parë Vllaznia arriti të fitojë 2-1 ndërsa Sala dhe Qato shënuan golat për kuqeblutë. Edhe në fraksionine dytë u shënuan 4 gola me rezultatin e përgjithshëm 4-3 për ekipin e Edi Martinit.

    Vazhdo leximin

  • Fëmijë nga Kukësi e Tropoja shfrytëzohen nga prindërit, Policia e Kosovës: Përfitojnë nga lëvizja e lirë në kufi

    Fëmijë nga Kukësi e Tropoja shfrytëzohen nga prindërit, Policia e Kosovës: Përfitojnë nga lëvizja e lirë në kufi

    Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, gjen çdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë. Shumica dërrmuese e tyre janë nga Shqipëria, kryesisht nga Kukësi dhe Tropoja. Çdo ditë ata enden nëpër rrugët e qytetit, të pashoqëruar dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve.
    ”Ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Prizren, por edhe në qytete të tjera turistike të Kosovës. Duhet të kemi kujdes me mënyrën si e paraqesim nuk është mirë të përgjithësojmë fëmijë nga Shqipëria, sepse krijojmë imazh të padrejtë ndaj një populli të tërë”, thotë Ilir Shala, ekspert turizmi.

    Disa familje kalojnë kufirin dhe marrin shtëpi me qira pranë qendrës, vetëm për të nxjerre femijet ne rruge. Ky realitet, përveçse prek dinjitetin njerëzor ndikon edhe në përvojën e vizitorëve dhe turistëve. ”Shumë prej këtyre fëmijëve janë të njëjtët që i shohim çdo verë. Vijnë nga zonat e Shqipërisë, sidomos Kukësi. Është bërë e zakonshme që disa familje të vendosen përkohësisht vetëm për këtë arsye ne Prizren. Kjo gjë është shqetësuese për qytetin dhe kërkon zgjidhje humane”,-shprehet Afrim Tejeci, Oda e Zejtarëve të Prizrenit.

    Policia e Prizrenit e pranon fenomenin, por duket e pafuqishme për ta frenuar përsa kohë kufiri është i hapur dhe njerëzit kalojnë pa kontroll të pasaportave.

  • Testi Laçi-Kukësi pa fitues, kurbinasit afrojnë portierin Hasanbelli

    Testi Laçi-Kukësi pa fitues, kurbinasit afrojnë portierin Hasanbelli

    Miqësorja e sotme Laçi-Kukësi luajtur në stadiumin “Laçi” përfundoi me shifrat e barabartë 3-3.

    Pergjithësisht një miqësore që u sherbeu teknikëve respektivë për të parë në kushte loje gjëndjen e grupeve të tyre por dhe afrimet e fundit.

    Ai që bëri diferencën ishte lojtari i Rui Amorim, Ledio Tresa, që shënoi një dy golësh.

    Ndërkaq Laçi ka zyrtarizuar rikthimin e porierit Klevis Hasanbelli. Prezantimi i tij të hënën.

    Vazhdo leximin

  • Pas Pajazitit, Kukësi prezanton kompaninë bashkëpunuese të marketingut

    Pas Pajazitit, Kukësi prezanton kompaninë bashkëpunuese të marketingut

    Pasi emëroi Sedat Pajazitin si trajneri i ri i FK Kukësit sot klubi verilindor ka dalë me një postim në rrjete sociale për të bërë publik një bashkëpunim marketingu me kompaninë Dodo.al.

    Njoftimi:

    Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë bashkëpunimin me kompaninë e mirënjohur të marketingut Dodo.al, e cila do të mbulojë të gjithë aspektin e marketingut, PR-it dhe komunikimit zyrtar të klubit tonë.

    Administratori i FK Kukësi, z.Florjan Biba, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Dodo.al, znj. Julia Bilbilaj, nënshhkruan mesditën e sotme marrëveshjeje 5-vjeçare.

    Dodo.al, një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën ekrijimit të përmbajtjes vizuale, marketingut digjital dhe PR, sjell në këtë bashkëpunim eksperiencën e saj të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, duke garantuar një nivel profesionalizmi të lartë dhe një qasje bashkëkohore ndaj çdo aspekti të imazhit dhe promovimit të klubit.

    Së bashku me Dodo.al, ne do të forcojmë imazhin, do të rrisim praninë tonë dixhitale dhe do të jemi më afër tifozëve tanë kudo që ndodhen. Kjo shënon nisjen e një epoke të re për mënyrën se si prezantohemi, komunikojmë dhe ndërtojmë identitetin tonë si klub.

    Vazhdo leximin

  • “Jam në klubin që shkroi historinë e futbollit shqiptar”! Kukësi prezanton drejtorin sportiv: Ta kthejmë ekipin aty ku e ka vendin

    “Jam në klubin që shkroi historinë e futbollit shqiptar”! Kukësi prezanton drejtorin sportiv: Ta kthejmë ekipin aty ku e ka vendin

    Kukësi po kalon momente të vështira, por për fatin e mirë të verilindorëve, arritën që të shpëtonin pa rënë në Kategorinë e Dytë në sezonin e shkuar. Kjo skuadër është pjesë e Kategorisë së Parë dhe në ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e përgjithshëm të klubit, Kristi Celan.
    “Është kënaqësi për mua të jem pjesë e një prej klubeve që ka shkruar histori në futbollin shqiptar. Shpresoj që së bashku me tifozët e komunitetin, të rikthejmë ekipin e Kukësit aty ku ka vendin, duke bashkëpunuar me bizneset e Kukësit, brenda ose jashtë trojeve shqiptare”, tha Çela. /Sport Ekspres/

  • Kukësi pa energji elektrike, defekt në nënstacion lë banorët në terr

    Kukësi pa energji elektrike, defekt në nënstacion lë banorët në terr

    Një defekt në nënstacionin “Rexhepaj” ka lënë qytetin e Kukësit pa energji elektrike.

    Dalja jashtë funksionit e fidrit që furnizon lagjet e qytetit ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë zonën.
    Ekipet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Ndërkohë, bizneset dhe lokalet janë detyruar të ndezin gjeneratorët për të vijuar punën.

    Top Channel

  • Duro zgjedh trajnimin te Liria e Prizrenit

    Elbasanasi Klodian Duro, ish mesfushori i njohur, tani me rol trajneri ka marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit në Ligën e Parë të Kosovës.

    Më parë, Duro ka drejtuar skuadra si Kukësi, Luftëtari, Kamza,Lushnja apo dhe në Kosovë si Feronikeli, Lushnja dhe Gjilani. Klubi kosovar njofton përmes një postimi në faqen zyrtare.

    “Klodian Duro, mirësevjen te FC Liria

    Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë! Klodian Duro – ish-mesfushori legjendar i Kombëtares Shqiptare, me një karrierë të pasur si lojtar në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro, Austri – tani sjell përvojën e tij si trajner në Prizren.

    Pas eksperiencave si trajner te Kukësi, Feronikeli dhe Gjilani, Duro vjen te FC Liria me vizionin për ta ngritur skuadrën aty ku e meriton.”, shkruan Liria.

    Vazhdo leximin

  • Kukësi mbyll i pari si qark, në rang kombëtar numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

    Kukësi mbyll i pari si qark, në rang kombëtar numërimin e votave të diasporës për subjektet dhe kandidatët

    Aktualitet Politikë E Diel, 18 Maj 2025 10:29

    Kukësi është qarku i parë në vend që ka mbyllur numërimin e votave të diasporës.Vota e diasporës ka ndryshuar balancat mes kandidatëve të Partisë Demokratike, duke i dhënë epërsinë Isuf Çelës e duke i siguruar atij mandatin e dytë si përfaqësues i PD-së në këtë qark.Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 20,769 vota – 53.6%Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 11,770 vota – 30.4%Koalicioni Partia Socialdemokrate (PSD) – 5,164 vota – 13.3%Partia Mundësia – 294 vota – 0.8%Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 93 vota – 0.2%Lëvizja Atdheu (LA) – 44 vota – 0.1%Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 6 vota – 0.0%Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 342 vota – 0.9%Koalicioni Lëvizja Bashkë – 147 vota – 0.4%Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 54 vota – 0.1%Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 42 vota – 0.1%