Tag: Kukës

  • Krimi bën kërdinë, Ilir Proda në ‘gjumë’…

    Krimi bën kërdinë, Ilir Proda në ‘gjumë’…

    Kur Edi Rama prezantoi Albana Koçiun si  ministre të i kërkoi asaj publikisht që “të mos merrej me policinë”, duke nënkuptuar se për këtë punë ka aty Ilir Prodën.
     
    Dhe deklarata e ministre së Brendshme, Koçiu, për “fundin e vrasjeve mafioze” nuk kanë zgjati as sa një mbledhje komisioni.

    Më 11 nëntor, ministrja shpalli me siguri se “në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”, por vetëm pak minuta më vonë plumbat në hyrje të aeroportit të Rinasit treguan të kundërtën.

    Valë atentatesh ndërsa Policia flet për “siguri”

    Teksa ministrja fliste në Kuvend, në një nga zonat më të mbrojtura të vendit u vra Gilmando Dani, ndërsa miku i tij ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital. Autorët e maskuar u zhdukën, duke djegur automjetin në Fushë-Krujë dhe duke mos lënë gjurmë.

    Por kjo nuk ishte ngjarja e vetme:

    – 25 nëntor – Lushnjë: u qëllua drejt Julian Sulos (“Juli i Pashakos”), i cili u plagos lehtë. Autorët dogjën mjetin dhe armët.

    – Kukës: një biznes u sulmua me armë nga persona ende të paidentifikuar.

    – 15 nëntor – Kamëz: një shpërthim tritoli goditi biznesin e dy vëllezërve që sipas policisë ishin nën presion për gjobë të majme.

    – 30 nëntor – Vlorë: tritol në banesën e familjes së Gentjan Zotos, një ngjarje e lidhur me përplasje mes grupeve kriminale, sipas të dhënave paraprake.

    Vrasja mafioze e radhës erdhi mbrëmjen e së dielës 30 nëntor, në Elbasan, ku biznesmeni Edmond Hyka (Mondi Mëhalla) u ekzekutua sapo u fut në makinën e tij. 

    Autorët u larguan me një automjet të zi dhe shuan gjurmët në drejtim juglindjes.

    Për të gjitha këto ngjarje, Policia e Shtetit ka përsëritur të njëjtën deklaratë standarde: “Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve”.

    Ndryshojnë vendngjarjet e atentateve dhe emrat e viktimave, por ajo nuk ndryshon është Ilir Proda – nga drejtimi i Policisë së Shtetit.

    Emërimi i Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit është shoqëruar me akuza të forta nga mediat dhe opozita e vendit si emërim i influencuar nga grupet kriminale.
     
    Menjëherë pas marrjes së detyrës ai mori disa vendime që ngritën dyshime të forta mbi drejtimin e policisë:

    Emërimi i Ulian Shpatarakut në krye të Policisë së Korçës, ndonëse ishte një ish-efektiv i pezulluar më herët për çështje hetimore. Ky ishte preludi i parë se cila do ishte puna e Prodës si kryepolic i vendit.

    Më pas nën drejtimin e Ilir Prodës u forcuan brenda radhëve të Policisë së Shtetit pozitat e personave të lidhur me çështje të dyshimta, gjë që minoi luftën ndaj krimit të organizuar. Janë me dhjetra rastet e operacioneve të dekonspiruara nga brenda redhëve të policisë, gjë kjo e deklaruar edhe publikisht në disa raste edhe nga Prokuroria  e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

    Rasti më i fundit është oficeri i policisë së Prodës që i shërbente organizatës së Visit të Pojës, rast që u evidentua nga organet e sigurisë italiane të Breshias pak ditë më parë.

    Këto veprime krijojnë ndjesinë se në krye të Policisë së Shtetit nuk është një drejtues i pavarur dhe operativ, por një figurë që mban pozicionin si “garant i sistemit”, jo si udhëheqës i luftës kundër krimit.

    Kur krimi marshon lirshëm, policia duket e mpirë

    Valët e atentateve dhe shpërthimeve, të kryera me autorë që zhduken brenda pak minutash, tregojnë:

    – strukturat e hetimit nuk funksionojnë;

    – informacioni operacional është i dobët;

    – grupet kriminale lëvizin të pashqetësuar në zona strategjike të vendit.

    Ndërkohë, institucioni që duhet të mbajë barrën e sigurisë — Policia e drejtuar nga Ilir Proda — jep pak prova se e kontrollon situatën.

    Në terren, krimi bën kërdinë.

    Në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda shfaqet gjithnjë e më shumë si garant i s’dihet se kujt, sesa si kryepolic i vendit.

  • Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

    Alarm! Plehrat tona po qelbin Dubrovnikun

    Nga Sandër Lleshaj
    Ndoshta ka ende shumë shqiptarë që nuk u bën përshtypje fakti që plehrat e Shqipërisë përfundojnë në det, pikërisht aty ku plot naivitet besohet se përmes turizmit po ngrihet e ardhmja e vendit. Edhe kur lumenjtë shndërrohen në kanale ujërash të zeza që përfundojnë në plazhe apo kur grumbujt e mbetjeve plastike pushtojnë brigjet dhe detet, as sytë e atyre që paguhen për të parë, as kamerat e „mediave“ të zhytura në banalitet, botoks dhe llucë otomane, nuk arrijnë të shohin asgjë.
    Por ajo që këtu nuk shihet ka mbërritur tashmë deri në Dubrovnik! Mediat më të mëdha botërore kanë ngritur alarmin për plehun shqiptar që ndërkohë po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror.
    Edhe pse kjo gjë është një turp i madh, kurrë nuk është as turp dhe as vonë për të pranuar se jemi në një gjendje katastrofike sa i përket mbrojtjes së mjedisit, që në thelb është mbrojtja e vërtetë e Shqipërisë, dhe se orientimi i përpjekjeve dhe i burimeve kombëtare duhet të zhvendoset nga iluzionet e një turizmi kozmetik të ngritur mbi ujëra të zeza dhe mbi pleh tek investimet themelore në menaxhimin e ujrave të zeza dhe të mbetjeve urbane.
    Për sa kohë Tirana, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Berati e të gjithë qytetet e tjera të vendit do t’i derdhin në lumë ujrat e zeza, e zezë do të jetë edhe perspektiva e turizmit në Shqipëri. Por jo vetëm.
    Për turizëm do të mund të flitet vetëm atëherë kur Drini, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbini, Devolli, Osumi, Semani, Vjosa dhe gjithë lumenjtë e përrenjtë e tjerë të Shqipërisë, nga kanale ujërash të zeza, të rikthehen në lumenj të pastër e të kulluar, ashtu sikur Zoti na i ka falur.
    Sirenat e alarmit që po gjëmojnë nga Dubrovniku, Nju Jorku, Uashingtoni apo Vjena duhet të dëgjohen me kujdes edhe këtu. Ata që nuk dëgjojnë apo shpërfillin sinjalet e alarmit, si rregull, përballen me pasojat e fatkeqësisë.

  • VIDEO – Transportonte “mall”, armë e municion drejt Kosovës, prangoset 29- vjeçari nga Puka…

    VIDEO – Transportonte “mall”, armë e municion drejt Kosovës, prangoset 29- vjeçari nga Puka…

    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Lek Gjon Pepgjonaj, 29 vjeç, banues në Pukë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Varka plot me drogë e municion luftarak nga Pukë në Tropojë dhe drejt Kosovës, kapet “transportuesi” 29-vjeçar (EMRI)

    Varka plot me drogë e municion luftarak nga Pukë në Tropojë dhe drejt Kosovës, kapet “transportuesi” 29-vjeçar (EMRI)

    droga dhe parate e sekuestruara

    TROPOJË- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi transportoi me varkë drejt Tiranës drogë, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Lek Pepgjonaj u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte me automjetin e tij, tip “Volksëagen”, ku në bagazh u gjetën dhe sekuestruan 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, sasi municioni luftarak, si edhe një shumë parash. Dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë. 

    Njoftimi:
    Tropojë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Varkëtari”
    Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.
    Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.
    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.
    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

  • Bie në prangat e policisë 29-vjeçari/ Transportoi me varkë drejt Tropojës 1.2 kg kanabis, eksploziv dhe municion…

    Bie në prangat e policisë 29-vjeçari/ Transportoi me varkë drejt Tropojës 1.2 kg kanabis, eksploziv dhe municion…

    Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.
    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.
    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

  • Tritol e drogë drejt Kosovës, arrestohet 29-vjeçari

    Tritol e drogë drejt Kosovës, arrestohet 29-vjeçari

    Policia e Kukësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Tropojës dhe Forcat “Shqiponja”, finalizoi operacionin e koduar “Varkëtari”, duke arrestuar një 29-vjeçar që po transportonte drogë dhe lëndë shpërthyese drejt Kosovës.
    I arrestuari L. P., banues në Pukë, u kap në fshatin Dushaj teksa udhëtonte me një automjet “Volksëagen”, brenda të cilit kishte fshehur 1.2 kg kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe municion luftarak. Sipas hetimeve paraprake, ai i kishte sjellë materialet me varkë nëpër liqen, nga fshati Apripë i Pukës deri në Tropojë, duke tentuar të shmangte kontrollet policore.
    Dyshohet se sasia ishte destinuar për t’u trafikuar në Kosovë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e blerësit dhe bashkëpunëtorëve.

  • EMRI/ Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikimin drejt Kosovës, pranga 29-vjeçarit

    EMRI/ Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikimin drejt Kosovës, pranga 29-vjeçarit

    Lek Pepgjonaj, 29vjeç nga Puka ka rënë në prangat e policisë, pasi transportoi me varke drejt Tiranës drogë, eksploziv dhe municion luftarak me qëllim trafikimin drejt Kosovës.

    Operacioni u zhvillua nga strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Tropojës dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
    Pas informacioneve operative se një shtetas po përgatiste transportimin e një ngarkese droge dhe eksplozivi drejt kufirit, u organizua ndjekja dhe më pas kapja e tij.
    Në fshatin Dushaj, policia ndaloi automjetin tip “Volkswagen” që i dyshuari përdorte. Brenda në bagazh, të fshehur me kujdes, u gjetën 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, sasi municioni luftarak, si edhe një shumë parash.
    Hetimet tregojnë se i riu dyshohet se kishte kaluar ngarkesën me varkë nëpër liqen, nga fshati Apripë i Pukës deri në Tropojë, ku më pas kishte parkuar automjetin për t’iu shmangur kontrolleve.
    Policia njofton se, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet homologe të Kosovës, po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personit që pritej të blinte lëndët e paligjshme në territorin kosovar.
    Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Kanabis dhe eksploziv, kapet trafikanti me varkë në Tropojë

    Kanabis dhe eksploziv, kapet trafikanti me varkë në Tropojë

    Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

    Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

    Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.
    Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.
    Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

    gijotina.com/

  • Tritol e drogë drejt Kosovës, vihet në pranga “varkëtari” nga Puka

    Tritol e drogë drejt Kosovës, vihet në pranga “varkëtari” nga Puka

    Policia e Kukësit, në bashkëpunim me Komisariatin e Tropojës dhe Forcat “Shqiponja”, finalizoi operacionin e koduar “Varkëtari”, duke arrestuar një 29-vjeçar që po transportonte drogë dhe lëndë shpërthyese drejt Kosovës.
    I arrestuari L. P., banues në Pukë, u kap në fshatin Dushaj teksa udhëtonte me një automjet “Volksëagen”, brenda të cilit kishte fshehur 1.2 kg kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe municion luftarak. Sipas hetimeve paraprake, ai i kishte sjellë materialet me varkë nëpër liqen, nga fshati Apripë i Pukës deri në Tropojë, duke tentuar të shmangte kontrollet policore, shkruan A2 CNN.
    Dyshohet se sasia ishte destinuar për t’u trafikuar në Kosovë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e blerësit dhe bashkëpunëtorëve.

  • NGA SANDËR LLESHAJ – Plehu shqiptar po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror

    NGA SANDËR LLESHAJ – Plehu shqiptar po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror

    Ndoshta ka ende shumë shqiptarë që nuk u bën përshtypje fakti që plehrat e Shqipërisë përfundojnë në det, pikërisht aty ku plot naivitet besohet se përmes turizmit po ngrihet e ardhmja e vendit. Edhe kur lumenjtë shndërrohen në kanale ujërash të zeza që përfundojnë në plazhe apo kur grumbujt e mbetjeve plastike pushtojnë brigjet dhe detet, as sytë e atyre që paguhen për të parë, as kamerat e „mediave“ të zhytura në banalitet, botoks dhe llucë otomane, nuk arrijnë të shohin asgjë.
    Por ajo që këtu nuk shihet ka mbërritur tashmë deri në Dubrovnik! Mediat më të mëdha botërore kanë ngritur alarmin për plehun shqiptar që ndërkohë po qelb edhe Dubrovnikun, njërën nga perlat e turizmit botëror.
    Edhe pse kjo gjë është një turp i madh, kurrë nuk është as turp dhe as vonë për të pranuar se jemi në një gjendje katastrofike sa i përket mbrojtjes së mjedisit, që në thelb është mbrojtja e vërtetë e Shqipërisë, dhe se orientimi i përpjekjeve dhe i burimeve kombëtare duhet të zhvendoset nga iluzionet e një turizmi kozmetik të ngritur mbi ujëra të zeza dhe mbi pleh tek investimet themelore në menaxhimin e ujrave të zeza dhe të mbetjeve urbane.
    Për sa kohë Tirana, Shkodra, Kukësi, Lezha, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Berati e të gjithë qytetet e tjera të vendit do t’i derdhin në lumë ujrat e zeza, e zezë do të jetë edhe perspektiva e turizmit në Shqipëri. Por jo vetëm.
    Për turizëm do të mund të flitet vetëm atëherë kur Drini, Buna, Fani, Mati, Erzeni, Shkumbini, Devolli, Osumi, Semani, Vjosa dhe gjithë lumenjtë e përrenjtë e tjerë të Shqipërisë, nga kanale ujërash të zeza, të rikthehen në lumenj të pastër e të kulluar, ashtu sikur Zoti na i ka falur.
    Sirenat e alarmit që po gjëmojnë nga Dubrovniku, Nju Jorku, Uashingtoni apo Vjena duhet të dëgjohen me kujdes edhe këtu. Ata që nuk dëgjojnë apo shpërfillin sinjalet e alarmit, si rregull, përballen me pasojat e fatkeqësisë. /Nga Sandër LLESHAJ, ish- ministër i Brendshëm, ish- gjeneral/