Tag: Kukës

  • Abissnet Superiore & Kategoria e Parë: Java e 14-të do të luhet në mesjavë, ja kalendari

    Abissnet Superiore & Kategoria e Parë: Java e 14-të do të luhet në mesjavë, ja kalendari

    Java e 14-të e Abissnet Superiore do të luhet të mërkurën dhe të enjten, më 3 dhe 4 dhjetor.
    Dy ndeshjet e para të së mërkurës janë Teuta – AF Elbasani dhe Partizani – Bylis, në orën 16:30.
    Në “Niko Dovana” do të zhvillohet një duel i fortë mes Teutës dhe AF Elbasanit, ku durrsakët synojnë një tjetër fitore në shtëpi për të ngushtuar diferencën me kreun e renditjes. Ndërsa ndeshja Partizani – Bylis do të luhet në “Arenën e Demave”.
    Në mbrëmje, në orën 19:30, në “Air Albania” do të përballen Dinamo City – Tirana.
    Të enjten, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të, Vora – Vllaznia në “Loro Boriçi” dhe Egnatia – Flamurtari në “Arena Egnatia”.
    Abissnet Superiore, java 14
    Teuta – AF Elbasani                     03.12.2025 16:30
    Partizani – Bylis                             03.12.2025 16:30
    Dinamo City – Tirana                 03.12.2025 19:30
    FK Vora – Vllaznia                         04.12.2025 16:30
    Egnatia – Flamurtari                   04.12.2025 16:30
     
    Këtë të mërkurë do të luhen të gjitha ndeshjet e Kategorisë së Parë, në orën 13:30.
    KF Laçi – Pogradeci është dueli më i fortë i javës, i cili do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, një përballje e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në renditje.
    Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa në Lushnjë vendasit do të përballen me Kukësin.
    Në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia do të presë Besën e Kavajës, ndërsa në stadiumin “Liri Ballabani” do të zhvillohet ndeshja Burreli – AF Luftëtari.
    Korabi do të përballet në shtëpi me Kastriotin.
    Kategoria e Parë, java 14
    KF Laçi – Pogradeci     03.12.2025 13:30
    Iliria – Skënderbeu      03.12.2025 13:30
    Lushnja – Kukësi           03.12.2025 13:30
    Burreli – AF Luftëtari 03.12.2025 13:30
    Apolonia – Besa            03.12.2025 13:30
    Korabi – Kastrioti          03.12.2025 13:30

  • Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

    Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

    Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë goditur një rast tentative për të kontrabanduar sende me vlerë, duke vënë në pranga një 33 vjeç, banues në Gjermani.
    “Në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S.”, njofton Policia.

    Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

    “Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

    Ministri Demo: 40 bashki përzgjedhin zonat prioritare për Paketën e Maleve, në 2026 nisin investimet e para

    Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo tha se gjatë 3- mujorit të parë të vitit 2026 do të kemi investimet e para në kuadër të “Paketës së maleve”. Në një intervistë për mediet ai informoi se kjo paketë do të zhvillohen në 8 bashkitë të cilave tashmë u janë miratuar zonat prioritare. “Tremujori i parë i 2026, do të jetë tremujori i cili do shohim le të themi dallëndyshet e para të rasteve të cilat do të jenë të gatshme vazhdojnë më pas me procedurat e marrjes së lejes së ndërtimit, për të vazhduar me procesin e marrjes së dokumentacionit të pronësisë. Ne kemi bashkinë Përmet, Skrapar, Elbasan, Belsh, Kukës, Shkodër, Shijak, Mat, që tashmë kanë të miratuara zonat prioritare. Përfundojmë me Vaun e Dejës, me Bashkinë Klos, Bashkinë Memaliaj, dhe javët që vijnë më pas do të kemi Bashkinë Vlorë”, tha Demo.
    Demo bëri të ditur se, “janë rreth 40 bashki deri tani që kanë filluar procesin e përzgjedhjes së zonave prioritare”. Sipas tij, objektivi është që deri në muajin janar të kemi përmbyllur përcaktimin e zonave prioritare siç e përcakton dhe vetë ligji. Ai tha se “të gjithë personat që do të aplikojnë do të shprehin interesin, i cili do të jetë më pas edhe i mbështetur me dokumentacionin përkatës siç e parashikon ligji. Janë bashkitë ato që do marrin këto aplikime, do bëjnë verifikime në terren dhe do ndjekin hapat ligjorë për të garantuar transparencë për komunitetin”.
    Gjithashtu vuri në dukje Demo, aplikuesit e parë do të përfitojnë edhe lehtësira fiskale. “Paketa e maleve zgjidh një nga problemet që mund të jetë lidhur me pronësinë. Por së dyti patjetër është përjashtimi nga detyrimet, duke filluar që nga taksat e ndërtimit, por më pas edhe përjashtimin nga TVSH-ja. 500 rastet e para që do fillojnë të investojnë përmes Paketës së Maleve, do të jenë përfituesi të këtyre iniciativave që janë shumë të rëndësishme për këtë biznes”, theksoi ministri. Paketa e Maleve është një nismë ligjore dhe zhvillimore e Qeverisë Shqiptare që synon të nxisë investimet dhe rigjallërojë jetën ekonomike në zonat malore të vendit.

  • Plagosje në Has! Autori i shkon me thikë në dyqan, tenton të vrasë 60-vjeçarin

    Plagosje në Has! Autori i shkon me thikë në dyqan, tenton të vrasë 60-vjeçarin

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    HAS- Qazim Cahani, 62 vjeç është arrestuar në në Has, pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Cahani dyshohet se ka patur një konflikt për motive të dobëta me të plagosurin, sherr i cili ka ndodhur para dyqanit të 60-vjeçarit. Në debat e sipër 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë 60-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa autori pritet të japë dëshminë për të zbardhur detaje nga ngjarja.
    Njoftimi i policisë:
    Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.
    Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
    I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes! Ja si është gjendja e të plagosurit

    Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes! Ja si është gjendja e të plagosurit

    Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Hasit, pasi ka tentuar të vras me mjet prerës një 60-vjeçar.
    Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin me iniciale I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
    Mësohet se i dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që është sekuestruar mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Njoftimi i policisë
    Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.
    Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
    I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosje në Has! Autori i shkon me thikë në dyqan pas konfliktit, tenton të vrasë 60-vjeçarin

    Plagosje në Has! Autori i shkon me thikë në dyqan pas konfliktit, tenton të vrasë 60-vjeçarin

    PAMJE NGA ARRESTIMI

    HAS- Qazim Cahani, 62 vjeç është arrestuar në në Has, pasi ka plagosur me thikë një 60-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Cahani dyshohet se ka patur një konflikt për motive të dobëta me të plagosurin, sherr i cili ka ndodhur para dyqanit të 60-vjeçarit. Në debat e sipër 62-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë 60-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa autori pritet të japë dëshminë për të zbardhur detaje nga ngjarja.
    Njoftimi i policisë:
    Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.
    Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
    I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
    Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Tentoi të vriste një person me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Has

    Tentoi të vriste një person me thikë, arrestohet 62-vjeçari në Has

    Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Hasit pasi ka tentuar të vrasë me mjet prerës një 60-vjeçar. 
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht. 
    60-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
    Ndërkaq, policia ka sekuestruar mjetin prerës që dyshohet se ka përdor autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. 
    “Krumë, Has Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes. 
    Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes. 
    Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë. 
    Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht. 
    I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 
    Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. 

  • Sherr në Has/ 60-vjeçari tenton të vrasë me thikë një person jashtë biznesit të tij, e lë të plagosur

    Sherr në Has/ 60-vjeçari tenton të vrasë me thikë një person jashtë biznesit të tij, e lë të plagosur

    Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.

    Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Qazim Cahani, 62 vjeç, banues në Krumë.
    Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Qazim Cahani. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
    I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

    Investimet thellojnë pabarazitë, Vlora rritje 5.2%, Shkodra vetëm +1.3% më 2023

    Politikat e zhvillimit kanë ndikuar në krijimin e një zhvillimi të pabarabartë rajonal. Në disa qarqe, ku investimet publike janë rritur më shumë, edhe ekonomia është rritur më fort se në të tjerat.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT për vitin 2023 tregojnë se Qarku i Vlorës kishte rritjen më të fortë të PBB-së, me 5.2% në krahasim me vitin 2022, duke kryesuar ndaj 11 qarqeve të tjera. Në të kundërt, Qarku i Shkodrës kishte rritjen më të dobët, vetëm 1.3%, ose rreth një të katërtën e rritjes prej 4% në rang kombëtar.

    Ndër qarqet me rritjen më të lartë ekonomike pas Vlorës ishin Tirana dhe Durrësi, përkatësisht me 4.7% dhe 4.1%, të ndjekura nga Lezha dhe Korça. Në anën tjetër, qarqet e veriut, Shkodra (1.3%) dhe Dibra (2.1%), të ndjekura nga Elbasani (2.6%), Berati (2.7%) dhe Kukësi (2.8%), janë rritur nën mesataren kombëtare.

    Harta e rritjes ekonomike rajonale tregon se qarqet me rritjen më të fortë kanë zhvilluar turizmin ose kanë përfituar nga projekte të mëdha të infrastrukturës publike.

    Vitet e fundit, qeveria ka veçuar Vlorën si një qark ku investimet publike janë shumë më të larta se në të tjerat. Një bypass i ri në Vlorë u ndërtua nga e para, rruga e Lumit të Vlorës, Tuneli i Llogorasë, që kanë nxitur bumin e ndërtimit të fshatrave turistike dhe aeroporti i ri  është drejt përfundimit.

    Në të kundërt, Shkodra, që në vijë ajrore është shumë afër me qendrën e vendit dhe e pasur me burime natyrore e turistike, po dobësohet në të gjithë treguesit demografikë dhe ekonomikë.

    Krahasuar me rajonet e tjera të veriut, performanca e Shkodrës është dukshëm më e dobët. Durrësi ka pasur një rritje prej 4.02%, Lezha 3.67% dhe Kukësi 2.76%. Në të njëjtën kohë, Dibra ka pasur një rritje më të ngadaltë prej 2.13%, por megjithatë më të lartë se ajo e Shkodrës.

    Ritmi i ulët i zgjerimit ekonomik në Shkodër tregon se, ndonëse rajoni verior në tërësi u rrit me 3.05% në vitin 2023, ka mbetur pas mesatares së rajonit dhe ndjeshëm poshtë mesatares kombëtare.

    Ekonomia e qarkut mbetet e përqendruar kryesisht në sektorë tradicionalë, si bujqësia, tregtia me pakicë dhe shërbimet bazike, të cilët kanë produktivitet më të ulët dhe janë më pak të lidhur me dinamikën e tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Mungesa e diversifikimit ekonomik dhe e investimeve të mëdha private e publike e ka bërë Shkodrën të ketë më pak rritje.

    Turizmi, ndonëse ka potencial të madh, nuk ka arritur ende të krijojë ndikim të qëndrueshëm në rritjen ekonomike.

    Infrastruktura e transportit, lidhjet e kufizuara rrugore me zonat e tjera ekonomike të vendit dhe mungesa e investimeve në logjistikë kanë kufizuar flukset tregtare dhe turistike të Shkodrës.

    Një tjetër faktor është emigracioni i vazhdueshëm, sidomos i të rinjve dhe i forcës së kualifikuar të punës, që ka tkurrur bazën aktive ekonomike dhe ka vështirësuar zhvillimin e bizneseve në zonë./ B.Hoxha, Monitor/ 

  • Krimi godet sërish/ Policia numëron viktimat, gëzhojat dhe makinat e djegura

    Krimi godet sërish/ Policia numëron viktimat, gëzhojat dhe makinat e djegura

    Krimi godet sërish/ Policia numëron viktimat, gëzhojat dhe makinat e djegura
    Në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”. Ishte 11 nëntor kur ministrja e Brendshme Albana Koçiu bënte me pompozitet këtë deklaratë në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Por “siguria” e ministres zgjati më pak se mbledhja ku ajo bënte pjesë pasi në hyrje të aeroportit të Rinasit, një nga zonat më të ruajtura në vend, breshëritë e panumërta të 4 personave të maskuar i morën jetën Gilmando Danit.
    Miku i tij Muçi Shaljani që ndodhej me të në makinë ndërroi jetë pak ditë më pas në spital. Autorët dogjën makinën në një fshat të Fushë Krujës dhe nga ajo ditë nuk dihet më për ta.
    Nuk zgjati shumë dhe më 25 nëntor ishte radha e Lushnjës të tronditej nga breshëritë e plumbave. Shënjestra ishte Julian Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos”. Ai mundi të shpëtojë me një plagë të lehtë. Autorët dogjën makinën bashkë me armët dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Një tjetër atentat i tipit mafioz.
    Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar ngjarjet e rënda. Një sulm me armë ndaj një biznesi në Kukës. Më herët (15 nëntor) një shpërthim me tritol tronditi Kamzën. Shënjestra ishte biznesi i dy vëllezërve që sipas policisë iu ishte vënë një gjobë 500 mijë euro nga një grup kriminal. Në pranga u vu edhe ish-polici Jeton Lami, njeriu që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn. Ai u lirua pak ditë më pas pasi sipas gjykatës nuk kishte prova për ta lënë në qeli.
    fundit ishte pikërisht mëngjesin e kësaj të diele të 30 nëntorit në Vlorë. Një shpërthim tritoli ndaj një banese tronditi qytetin. Shënjestër ishte familja e Gentjan Zotos, i cili ndodhet në burg pasi është dënuar me 35 vite heqje lirie për një atentat të ndodhur në vitin 2019 në Lungomare të Vlorës ku shënjestër ishte Inez Hajrulla. Të dhënat janë për përplasje mes grupeve kriminale.
    Por vulën do t’ia vinte Elbasani. Rreth orës 20.35 u ekzekutua në një atentat tipik mafioz biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. 43-vjeçari jetonte në Kodrën e Diellit në Tiranë, por bizneset e tij të karburanteve ishin kryesisht në Elbasan. Ai është pronar i disa karburanteve dhe një kompanie të shërbimit taksi.
    Sapo doli nga zyra dhe hyri në makinën e tij “Range Rover” iu afruan dy persona që hapën zjarr me pistoletë. Për shkak të 2 plumbave në kokë dhe 3 në trup Mëhalla nuk mundi të mbijetojë.
    ImageMondi MëhallaAutorët u larguan me një Audi të zi drejt Librazhdit ku edhe kanë humbur gjurmët. E kaluara e viktimës flet për arrestime për çështje droge dhe armëmbajtje pa leje.
    Policia e Albana Koçiut lëshoi edhe këtë herë deklaratën standarde se “një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve”. Megjithatë ministrja e Brendshme është e justifikuar pasi shefi i saj i la detyrë në ditën e emërimit “të mos merrej me policinë”. Rëndësi ka që askush në ministrinë e Brerndshme nuk pi më cigare në ambiente të mbyllura. ©LAPSI.al