Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet të dielën dhe të hënën.
Më 7 dhjetor janë programuar pesë takime. Në orën 13:30, Kukësi do të përballet në shtëpi me Ilirinë, ndërsa Apolonia, pas tre fitoreve radhazi, do të luajë në transfertë me Kastriotin.
Në Gjirokastër zhvillohet ndeshja AF Luftëtari – Lushnja, ndërsa Korabi do të përballet me Laçin.
Po të dielën, në orën 15:30, Skënderbeu kryesues pret Pogradecin në Korçë.
Java e 15-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Burreli, që do të luhet në orën 13:30.
Kategoria e Parë, java 15
Kukësi – Iliria 07.12.2025 13:30
Kastrioti – Apolonia 07.12.2025 13:30
AF Luftëtari – Lushnja 07.12.2025 13:30
Korabi – KF Laçi 07.12.2025 13:30
Skënderbeu – Pogradeci 07.12.2025 15:30
Besa – Burreli 08.12.2025 13:30
Tag: Kukës
-

Kategoria e Parë/ Java e 15-të luhet të dielën & të hënën. Skënderbeu pret në shtëpi Pogradecin, Laçi luan me Korabin
-

Zbulohet skema gjigante e evazionit fiskal/ 3 biznese fshehin 10 milionë euro, Tatimet sekuestrojnë kompjuterët
Administrata Tatimore vijon kontrollet për formalizimin e tregut dhe rritjen e sigurisë ushqimore.
Pas denoncimit të një qytetari ata kanë identifikuar tre subjekte në Fier, Kavjaë dhe Kukës (që tregtojnë dhe importojnë kafshë të gjalla) se deklaronin më shumë blerje dhe pak shitje – skemë e pastër e evazionit fiskal.
Nga kontrollet u konstatuan disa shkelje të legjislacionit tatimor, mes tyre edhe mosafishimi i listës së çmimeve.
Si provë materiale u sekuestruan 2 njësi kompjuterike -nga të cilat u zbulua se 3 bizneset nuk kishin deklaruar 10 milionë euro në sistemin tatimor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale tatimet theksojnë se çdo shkelje e ligji tatimor do të trajtohet me vendosmëri, teksa shtojnë që tatimpaguesit të lëshojnë dhe marrin faturë, duke respektuar legjislacionin në fuqi për të shmangur penalitetet dhe për të garantuar treg të ndershëm për të gjithë. -

Krizë te ekipet e Kategorisë së Parë, 8 trajnerë të larguar
Sezoni 2025–2026 në Kategorinë e Parë po karakterizohet nga një numër i lartë ndryshimesh trajnerësh. Pas javës së 14-të, kanë ndodhur tetë dorëheqje ose shkarkime, duke vendosur një mesatare prej një trajneri të larguar çdo 1.75 javë.
Së fundmi, Shpëtim Duro la drejtimin e Besës, ekip që ndryshon trajner për herë të tretë këtë sezon. Edhe Kukësi ka kaluar dy herë ndryshim në pankinë dhe aktualisht drejtohet nga një staf provizor.
Largimet kanë nisur që pas javës së dytë me Emiljano Çelën dhe kanë vijuar pothuajse në çdo javë ndeshjesh. Ndër emrat e tjerë të larguar janë Erjon Xhafa te Lushnja, Ardian Mema te Pogradeci, Sedat Pajaziti nga Kukësi , Stefano Senigagliesi nga Laçi, Besmir Shabani nga Luftëtari dhe Bledar Devolli nga Kukësi. Disa prej tyre kanë drejtuar më shumë se një skuadër gjatë këtij edicioni.
Situata tregon një kampionat me lëvizshmëri të lartë në drejtim teknik dhe me nevojë të theksuar për stabilitet. -

Jeta mes kafshëve/ Fermeri që ruan blegtorinë autoktone në malet e Kukësit: Kam rritur fëmijët dhe kam bërë shtëpinë më këtë punë
Në fshatin Lusën, mes maleve të Kukësit, ende qëndron gjallë një traditë e vjetër sa koha.
Qazim Peposhi, afro të gjashtëdhjetave, është një nga të paktët që vazhdon të mbajë gjallë blegtorinë autoktone të zonës.
Prej dekadash, ai kujdeset për 150 krerë dhi, bashkë me tri lopë, tre kuaj dhe katër qen, që i shoqërojnë çdo ditë në mal.
Me bashkëshorten, Qazimi ka ndërtuar gjithë jetën mbi këtë punë: ka rritur fëmijët, ka ngritur shtëpinë dhe u ka dhënë tre bijve të tij arsimin që dikur dukej i paarritshëm.
Krenaria e tij e madhe mbetet dhia e kuqe autoktone, një ndër racat më të hershme shqiptare, të cilën ai e mbarështon me përkushtim të jashtëzakonshëm. “Dymbëdhjetë orë në ditë jam me bagëtitë,” thotë Qazimi, ndërsa kujton vitet pas ’90-s, kur në fshat kishte 300 shtëpi dhe ruheshin mbi 5 mijë krerë dhi. Sot, koha ka ndryshuar: vetëm dy çobanë kanë mbetur, që bashkë ruajnë rreth 300 dhi.Top Channel
-

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i ujërave të zeza bllokohet dhe rrugët shndërrohen në pellgje ndotjeje. Ujërat e zeza ngrihen në sipërfaqe dhe përhapen deri pranë banesave, duke krijuar një rrezik të drejtpërdrejtë sanitar.
Banorët thonë se kjo është kthyer në “realitetin e hidhur” të zonës, ndërsa institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë zgjidhje konkrete.
“Ujërat e zeza na dalin në rrugë çdo herë që bie shi. I jemi drejtuar Ujësjellës Kanalizime Kukës për zgjidhje, por situata vazhdon njësoj. Kjo është bërë gangrenë për lagjen tonë.”
Era e rëndë dhe ndotja janë bërë të padurueshme, ndërsa rreziku për përhapje sëmundjesh infektive rritet sa herë që reshjet shtohen.
Banorët paralajmërojnë se kjo situatë nuk është më vetëm çështje komoditeti, por një problem serioz shëndetësor.
Pavarësisht ankesave të përsëritura, lagjja Gostil mbetet e pambrojtur. Defekti i kolektorit vazhdon të lihet pas dore, ndërsa banorët shprehen se ndihen të braktisur nga institucionet që kanë për detyrë të garantojnë kushte minimale jetese.
Derisa të ndërhyhet me një projekt të qartë teknik, çdo reshje shiu e kthen zonën në një vatër ndotjeje dhe rreziku, duke e lënë Gostilin nën kërcënimin e përhershëm të ujërave të zeza. -

Shqipëria, rekord në rajon për çmimin e rrugëve/ Projektet me kosto të fryra dhe cilësi të dobët
Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensionet më të larta dhe ulja e papunësisë. Vetëm një gjë s’ishte prioritet: rrugët.
Investimet në infrastrukturën rrugore gjatë mandatit të parë socialist ishin të ulëta, aq të ulëta sa edhe segmente për të cilët kishte nisur puna ose ishin në përfundim, u braktisën dhe u përfunduan jashtë çdo afati normal.
Rruga Tiranë–Elbasan, prej 32 kilometrash dhe me një vepër arti të vështirë siç është tuneli i Krrabës, arriti të përfundojë në mars të vitit 2019, duke marrë në total 9 vite, 6 prej të cilave të qeverisjes socialiste. Kostoja për rrugën u dyfishua duke arritur në fund vlerën 400 milionë euro, edhe pse tuneli kishte përfunduar që në fazat e para.
Edhe në Rrugën e Kombit, në vitin 2013 ishin të përfunduara 114 kilometra, ndërsa kishin mbetur ende punime për segmentin e fundit që lidh Kukësin me Morinën, bashkë me ndërtimin e urës metalike. Punimet përfunduan ekzaktësisht 1 vit më parë.
Bypass-i i Fierit, një aks prej 22 kilometrash, përfundoi në vitin 2020. Punimet kishin nisur që gjatë qeverisjes së demokratëve, por u zvarritën derisa u zgjidh çështja me prishjen e kontratës me kompaninë kontraktore Serenissima.
Njësoj edhe për Bypass-in e Vlorës; punimet rinisën në vitin 2018 dhe akoma nuk kanë përfunduar tërësisht, edhe pse rruga është inauguruar disa herë.
Historia është e ngjashme edhe me aksin e Unazës së Madhe, i cili u braktis tërësisht gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama. Fat të ngjashëm patën edhe projektet për rrugë të reja, në një kohë kur një vend i pazhvilluar si Shqipëria kishte nevoja jetike për investime në lidhje infrastrukturore me Europën — në rrugë, hekurudha, porte e aeroporte.
Në vitin 2017 qeveria prezanton projektin “1 billion investments”, i cili parashikonte të ofronte investime në infrastrukturë në vlerën 1 miliard euro nga sektori privat, të cilat më pas do të shlyheshin me këste nga buxheti i shtetit pas kryerjes së 30% të punimeve.
Pra, këtu po flasim për projektet e famshme Public Private Partnership, ose shkurt PPP-të.
Vetëm për ndërtimin e 127 kilometrave, buxheti angazhohej të paguante 1.25 miliard euro për 4 segmente:
• Rrugën e Arbrit
• Thumanë–Kashar
• Porti i Jahteve – Dukat – Orikum
• Milot–BalldrenVlera që do të investonin kompanitë private ishte kjo:
— Rruga e Arbrit: 215 milionë euro investim për rehabilitimin e 25 kilometrave dhe ndërtimin e 46 kilometrave të tjera, me 6 tunele dhe 4 ura. Në fund, buxheti i shtetit do të paguante 328 milionë euro, ku 40 milionë euro ishte interes bankar.
— Thumanë–Kashar: vlera në kontratë 224 milionë euro për 21 kilometra. Segmenti do të operohet me pagesë nga qytetarët; kompania pritet të gjenerojë rreth 25 milionë euro në vit, ose 1.3 miliard euro për 35 vjet koncesion.
— Dukat–Orikum: vlera e punimeve 47 milionë euro, ndërsa buxheti në fund do të paguajë 103 milionë euro për 15 kilometra, pjesa më e madhe për rehabilitim dhe jo rrugë të re.
Sipas këtyre llogarive, qytetarët do të paguajnë:
• 5 milionë euro/km për Rrugën e Arbrit
• 7 milionë euro/km për Dukat–Orikum
• 12.5 milionë euro/km për Thumanë–Kashar (sipas deklarimit të kompanisë: 264 milionë euro pa TVSH për 21 km)Për krahasim me Thumanë–Kashar, që është autostradë e kategorisë A, le të marrim një shembull nga Greqia:
Në dhjetor 2023, autoritetet greke nënshkruan kontratën për zgjatjen e autostradës veriperëndimore Janinë–Kakavijë:• 70 km
• 310 milionë euro kosto
• 12 nyje të nivelit të pandërprerë
• 25 nënkalime
• 3 ura të reja
• 5 mbikalime
• 2 superuraKosto për km: vetëm 4.4 milionë euro.
Pra: grekët ndërtojnë me 4 milionë, ne me 12 milionë.Diferenca? Ne kemi çmime trefish më të shtrenjta për punime trefish më të dobëta.
Tani le të shohim disa rrugë të tjera vitet e fundit:
— Tuneli i Llogarasë: 6 km, kontrata 170 milionë euro (204 milionë me TVSH).
Kosto: 28.3 milionë euro për km.— Unaza e Madhe: 28.7 km, 450 milionë euro.
Kosto: 15.6 milionë euro për km (3.5 herë më shumë se autostradat greke).— Korçë–Ersekë: 86 milionë euro për 35 km; vetëm loti II (17 km) kushton 50 milionë euro.
Kosto mesatare: 3 milionë euro/km (rrugë e kategorisë C).— Qukës–Qafë Plloçë: 260 milionë euro për 43 km.
Kosto: 6 milionë euro/km (jo autostradë).Por ajo që kemi ndryshe nga rrugët e Europës dhe vendeve fqinjë nuk është vetëm çmimi i lartë, por edhe cilësia.
Mjafton të bjerë një shi — dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në rrugën Qukës–Qafë Plloçë.
Duhet theksuar se cilësia e punimeve është gjëja e fundit që përbën interes për autoritetet publike dhe kompanitë, pasi për ta rëndësi kanë vetëm paratë.
Kjo u vërtetua edhe në komunikimet që ka gjetur SPAK mes supervizorit të punimeve të Tunelit të Llogarasë dhe ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ku hidheshin dyshime se në pjesën e betonizimit nuk ishte hedhur mjaftueshëm përforcim me çelik dhe se ishin shkelur standardet e sigurisë në rast zjarresh.
Kur i shohim të gjitha këto: kostot që fluturojnë në qiell, cilësia që bie në tokë, kuptojmë diçka shumë të thjeshtë:
Në Shqipëri rrugët nuk ndërtohen për t’u udhëtuar, por për t’u faturuar.
Sepse, ndërsa qytetarët zihen me gropat, bllokimet dhe trafikun, dikush tjetër zihej me faturat, metrat dhe përqindjet.
-

Kuksiani i falsifikon firmën shokut, Prokuroria kërkon burg — kush janë 3 ekspertët që e shpallin të pafajshëm?
Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bërë babait të tij të ndjerë, Hidër Lala, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 si pasojë e Covid-19. Ai deklaron se babai i tij kishte miqësi me një zotëri nga Kukësi, Muhamet Sula, i cili në vitin 2018 shfaqet poshtë banesës së familjes Lala dhe paraqet 2 kontrata, ku njëra është kontratë huaje dhe tjetra është deklaratë. Si aty, si në Polici pasi bëri kallëzim, z. Lala pretendoi se kjo ishte një formë gjobëvënie ndaj tij, nga miku Muhamet Sula dhe noteri në bashkëpunim, Ardian Elezi, të cilët u akuzuan për “falsifikim dokumentesh” dhe “shpërdorim detyre”.
Pasi nisin hetimet nga Prokuroria, bëhen disa veprime proceduriale hetimore, ndër të cilat është edhe një akt-ekspertimi i vitit 2019. Eksperti Vjolxhin Kuka bëri krahasime me modele të mëparshme shkrimi si dhe shkrime të lira nga z. Hidër Lala, dhe pasi kreu ekzaminime me të gjitha pajisjet e nevojshme që disponon Instituti i Policisë Shkencore për të tilla procedura, doli në konkluzione se dokumenti “deklaratë” i vitit 2014, emri dhe mbiemri Hidër Lala “nuk duhet të jetë shkruar nga personi në fjalë”, ndërsa sa i takon firmës, “nuk përjashtohet mundësia të jetë nënshkruar nga ai”.
Mirëpo sipas Prokurorisë, ky ishte një vendim jo shterues, ndaj organi i akuzës kërkoi hetime shtesë dhe, konkretisht, kryhet një tjetër akt-ekspertimi, po nga Instituti i Policisë Shkencore, më 8 maj 2020. Dokumenti mban firmën e ekspertëve Durim Çako dhe Shefqet Xhemollari. Modelet e krahasimit ishin të njëjta: emri, mbiemri dhe firma e z. Lala nga dokumentet e sipërpërmendura si dhe shkrime të lira të tij. Edhe pajisjet që u përdorën ishin po të njëjta. Kështu që, lidhur me deklaratën që mban shumën 47.200 euro, dy ekspertët kriminalistë shprehen se “emri, mbiemri dhe firma nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga z. Lala”.
Dhe kaq i mjaftoi Prokurorisë që z. Muhamet Sula dhe noterin Ardian Elezi t’i merrte në pyetje si persona nën hetim, por të dy deklaruan se nuk kanë falsifikuar asnjë shkrim apo akt-noterial dhe se gjithçka është zhvilluar në prezencë të palëve. Mirëpo Prokuroria nuk mendoi kështu. Duke marrë parasysh dy aktet e ekspertimit të kryera nga Instituti i Policisë Shkencore, prokurorja Rita Gjati dërgoi për gjykim çështjen në Gjykatën e Kukësit, ku ndaj z. Sula rëndonte vepra penale “falsifikim dokumentesh”, ndërsa noterit Elezi iu shtua edhe vepra penale “shpërdorimi i detyrës”.
Megjithatë, organi i akuzës nuk u mjaftua me kaq, pasi prokurorja Gjati kërkoi të bëhej një akt i tretë ekspertimi. Në dokumentin që mban datën 6 nëntor 2020, ekspertëve të mëparshëm, Vjolxhin Kuka dhe Shefqet Xhemollari, u shtohet edhe eksperti Gani Jahelezi, dhe në konkluzionet e vendimit të marrë, pas ekzaminimit të të gjithë dokumenteve dhe provave të nevojshme, me të njëjtat aparate dhe metoda krahasimi të Institutit të Policisë Shkencore, ata shprehen se “emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga ai”.
Prokuroria vendos të ushtrojë ndjekjen penale ndaj personave dhe çështja kalon në gjykim në themel. Duke qenë se dy nga ekspertët gjatë fazës hetimore kanë qenë pjesë e një akti të bërë rishtazi, të pandehurit i kërkojnë gjykatës kryerjen e një riekspertimi grafik me 3 ekspertë, po të Institutit të Policisë Shkencore. Dhe për këtë u zgjodhën Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika, të cilët me aktin e ekspertimit që mban datën 25 tetor 2024, do të hidhnin poshtë punën e vetë kolegëve të tyre të Institutit të Policisë Shkencore, dhe t’i hapnin z. Sula dhe noterit Elezi rrugën drejt pafajësisë.
Pasi këta ekspertë, po nga i njëjti institucion, me të njëjtat prova të administruara për çështjen në fjalë, me të njëjtat pajisje, aparate dhe metoda krahasimi, dolën në përfundime tërësisht të kundërta, duke konkluduar se “emri, mbiemri dhe firma e z. Hidër Lala në dokumentin ‘deklaratë’ është shkruar dhe nënshkruar nga vetë ai”. Kështu Gjykata vendosi t’i japë pafajësinë shtetasve Muhamet Sula dhe noterit Ardian Elezi, duke qenë se i referohet aktit të fundit të ekspertimit.
Gjendur para këtij fakti, djali i të ndjerit, 25-vjeçari Ardit Lala, kallëzoi për “ekspertim të rremë” në Prokurorinë e Kukësit 3 ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore: Elvis Mako, Suela Pashaj dhe Kristaq Gjika. Mirëpo Prokuroria e Kukësit çmoi se kjo çështje nuk duhej të kalonte në hetim. Kështu që, 1 muaj më pas, më datë 16 qershor, Ardit Lala depozitoi pranë Gjykatës së Kukësit ankim kundër vendimit të Prokurorisë për “mosfillim të hetimeve”.
Dhe krahas procedurave ligjore që po ndjek Arditi, “Piranjat” vijuan punën për të zbardhur sado pak këtë çështje, duke u përballur me vetë ekspertët. E para që foli për gazetarin Freard Rista ishte znj. Suela Pashaj, e cila pretendoi se çdokush mban përgjegjësi për veprimet e tij dhe se puna e tyre nuk bëhet vetëm me aparate dhe pajisje të specializuara. Gjatë debatit me gazetarin Rista, bashkëshorti i saj u tregua agresiv duke tentuar t’i marrë mikrofonin, ndërsa ajo vetë e kërcënoi gazetarin duke përmendur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Disa ditë më pas, 3 ekspertët që kanë dhënë vendim unanim për një nënshkrim të të ndjerit Hidër Lala, ishin ulur në kafene së bashku. Në ballafaqimin me gazetarin Freard Rista, z. Elvis Mako u largua menjëherë duke mos pranuar diskutim, ndërsa z. Kristaq Gjika pretendoi se nuk ishte në dijeni të rastit, duke kërkuar informacion “në rrugë zyrtare”, një formë e njohur tashmë për shmangien e debatit dhe të së vërtetës.
-

Salianji i përgjigjet Berishës: Kërkon dorëheqjen e Ramës, duke i vënë muzikë! U bënë deputet ata që rrinë në kafe
Ervin Salianji
TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me turin e takime që ka nisur në të gjithë Shqipërinë. Salianji ka treguar arsyet pse e ndërmorri këtë lëvizje, ku sipas tij PD duhet të riformatohet.
Ish-deputeti në një përgjigje për Berishën, shprehet se kreu i PD ndryshe nga ai po e kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama me fjalime dhe muzikë poshtë zyrës, duke iu referuar foltoreve të nisura së fundmi. Sipas Salianjit entuziaszmi brenda partisë ra pasi asnjë nga kandidatët që fituan primaret në qarqe të ndryshme, nuk u përfshi në listën përfundimtare. Por ish-deputeti thekson se nuk ka gjë me vetë Berishën, por me parimin.Ervin Salianji: Rama ka nxjerr në Vlorë 15 votues, po votuesit tanë ku janë. Ne nuk reaguam në mënyrën e duhur. Këtu ka rënë e gjithë grehina shtetërore, kemi institucione dhe kemi gjithçka dhe këtu vendoset gjithçka me telefon. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës, duke folur e duke vënë muzikë para Ramës. Unë kam fituar në çdo zonë që kam qenë. Në çdo mbledhje, kam dalë në mbledhjen e parë e kam thënë se duhet protestë. Popullit i vodhën zgjedhjet a dihet të protestojnë. Nëse nuk kemi fuqi e nuk e kemi bërë është problemi jonë. Unë nuk jam te ata që të them gjithë kohën që vodhën e të vij të qaj këtu tek ju. Narrativa që ka sot PD që thotë se Rama nuk mundet me zgjedhje është demotivuese për qytetarët. Duke qenë se unë në kryesi kam qenë zë i rrallë, kam menduar t’i pyes njëherë këta njerëz që janë më të votuarit. Lista e PD e ka shfryrë të gjithë entuziazmin edhe ardhja e LaCivita. U bënë primarët u vendos që kandidatët për primarët do të dilnin nga primaret. U zgjodh deputet ai që doli i pari në Tiranë, në Kukës, Elbasan, jo. O vendosim kriter votën ose vendosim përgjegjësin e atij që vendos.
Këta nuk i ke as në listë të hapur as në listë të mbyllur. Cili ka qenë kriteri për të qenë deputet? Kush rri më shumë në kafe, apo kush rri më shumë në zyre? Po ma gjetët ju një parim, dakord janë. Unë mendoj se ky është problemi. O vendosim kriter votën, ose përgjegjësinë që ka lidershipi që i vendos. Aleancat kush i vendosi? A ka m reaguar unë që aty? Ka reaguar çdo njeri që ka qenë në garë, kanë dalë në publik. Kanë thënë që unë kam marrë votat. Disa të nënës, disa të njerkës.
Demotivohet struktura kur ne themi një gjë e bëjmë gjë tjetër, a ka mundësi që një parti politike të mos takojë 7 muaj qytetarët. Keni parë që të bëhjnë një takim në Durrës pas zgjedhjeve, asnjë takim. A ka një hierarki partia, Sali Berisha do bëj punën e vet se kam me Berishën. Unë e kam me parimin se parimi është më i rëndësishëm se sa emrat. Pse PD doli tani në foltore pasi piva kafe unë, e ka vendosur në lëvizje. Këto takime kanë prodhuar energjizim.
Sa i përket nismës së Salianjit, vetë kreu i PD e ka cilësuar se ish-deputeti demokrat është duke ndërmarrë një axhendë për interesa personale, dhe se qëllimi i tij nuk ka asnjë lidhje me analizën apo ringritjen e Partisë Demokratike. Gjatë ditës së djeshme Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat në qytetin e Durrësit, ku u vërejt një numër i madh pjesëmarrësish, ndërsa organizime të tilla pritet që të shtrihen në të gjithë vendin. Lëvizja synon sipas Salianjit, që të bëjë një ringritje të Partisë Demokratike, por edhe një analizë për humbjen e njëpasnjëshme të zgjedhjeve./ZËRI -
Berisha: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera
Berisha: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera!
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltoren e organizuar në Mirditë, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e demokratëve të zonës. Ai akuzoi qeverinë Rama për diskriminim ndaj veriut dhe veçanërisht Mirditës, duke e krahasuar situatën me periudha të rënda të së kaluarës.
Berisha u shpreh se, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut.
“Demokrate dhe demokratë, mirditore dhe mirditorë, mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta kudo që jeni sot në këtë sallë, familjet tuaja, Shqipëri dhe botë.
I dashur kryetar i bashkisë, kryetar i partisë, drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, deputetë, miq të mi.Vij tek ju me ndjenjën më të thellë të mirënjohjes të përulem para jush, mençurisë tuaj, dinjitetin tuaj.
Ju jeni shembulli i guximit të njeriut, për tu ndarë nga e keqja. I mençurisë së njeriut për ti dhënë atë që meriton të keqen, për të mbrojtur vlerat në kushte jashtëzakonisht të vështira, të një diskriminimi ekstrem, të një propagande mashtruese që barazohet me atë të viteve të zeza të regjimit komunist, përsëri drita e të vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar me votën tuaj, këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin.
Votuat në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare, kandidatët e PD.Pikërisht për këtë arsye, unë zgjodha Mirditën për të çelur siparin me Foltoren e 2-të, e cila dua të them këtu se është foltorja e jetës time.
Është foltorja e jetës time, është foltorja për demokracinë, për familjen, për Shqipërinë.Nëqoftëse me foltoren e parë ne së bashku dhe se harroj kurrë pritjen tuaj unë, ne shpëtuam PD-në, po bëhej gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë, ose më saktë me kallp opozitë.
Po bëhej gjithçka që opozita të ishte stoli e një armiku të egër të kombit shqiptar, e një armiku të familjes shqiptare, e një armiku të egër të qenies shqiptare, i cili quhet Edi Rama.
Po miq, në histori nuk ka një pushtues mizor, një ka një diktator, nuk ka një regjim që të ketë zhbërë shqiptarët, kombin në 10 vite sa Edi Rama.
Mbyllni për një moment sytë dhe kujtoni fshatrat e bukur të Mirditës, ku janë njerëzit, ku janë nxënësit, ku janë fëmijët.
Pra, po si kjo është e gjithë Shqipëria. Pra në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë.
Sot ne kemi atë shtesë popullate, që kishim kur ishim gjithsej 700 mijë vetë, 100 vite më parë.
Sot Mirdita dhe Shqipëria ka lindshmërinë më të ulët për shkak të emigracionit.
Nga viti 2018 vdekjet tejkalojnë ndjeshëm lindjet. Çdo vit me këtë ritëm ne pakësohemi 400-500 mijë vetë në vitin 2050.
Ne ecim drejt shfarosjes tonë nga ky regjim si kurrë ndonjëherë tjetër.
Por unë jam këtu, do të them, Enver Hoxha për shkak të burrërisë, qëndresës, heroizmit antikomunist të mirditorëve, pushkatoi, ekzekutoi, burgosi qindra e mijëra mirditorë.Por ama diskriminim absolut që i ka bërë Edi Rama, Mirditës dhe veriut në tërësi nuk ja ka bërë kush kurrë.
Para 5 ditësh po shihja një emision. Gazetarët po tregonin me dokumente se, si kryetari i bashkisë së Tepelenës, famëzi Tërmet Peçi, motra dhe i tij kishin përfituar 60 milionë euro tendera.
Ju garantoj se të gjitha bashkitë e veriut të marra së bashku në 4 vite nuk kanë marrë 60 milionë investime nga qeveria. Një diskriminim, një lënie, e veriut i cili në prodhimin e përgjithshëm jep qindra milionë euro, kurse në shpërndarje shifni vetë. E ndaloi kohën, pa investime në Mirditë, në Shkodër, në Kukës, Tropojë, Peshkopi.
14 vite vazhdoi Rruga e Arbrit, dhe sa gjithsej 27 kilometra. 32 ishin të të përfunduara.
Pra vetëm motra e Tërmetit kishte marrë nga vëllai i tij, apo rrethi i tij, 60 e ca milionë euro tendera.Ja ky është Edi Rama për mirditorët, ky është Edi Rama për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen. Pse e them në gen, sepse Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun. E konsideronte zonë armike!”, u shpreh Berisha.
