Tag: Kukës

  • Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

    Publikohen të dhënat/ Raportohet numri i nxënësve të kapur me armë, sa u konfliktuan. Nën presion oficerët e sigurisë

    Shkolla të pasigurta është ky konkluzioni që arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi të kryer nga shtatori 2021 deri në 2024. 

    Monitorimi në gati 4 vite për rolin e oficerëve të sigurisë edhe punën e bërë  në institucionet arsimore ka rezultuar një proces jo efektiv, për shkak të mungesës së koordinimit institucional, teksa nga buxheti i Ministrisë së Arsimit vetëm  nga 0.4% deri në 0.6% të totalit të buxhetit shkon për sigurinë. 

    “Problematika më e shpeshtë, është ajo e dhunës fizike, me 892 raste të referuara në periudhën në fokus auditimi. Dhuna psikologjike/verbale radhitet e dyta, me 333 raste në këto vite. E treta, ndër problematikat më shqetësuese, me të cilat ballafaqohet siguria në shkolla, është bullizmi, e cila është raportuar 186 herë, në të njëjtën periudhë. Po ashtu shqetësim përbëjnë: kërcënimet/shantazhet/përndjekjet, me 178 raste dhe përdorimi i i drogës/cigares /alkoolit, me 133 raste”, thotë raporti i KLSH. 

    Raporti zbulon se indikatorët e sigurisë në shkolla, kanë pësuar përkeqësim të ndjeshëm në të gjithë sistemin arsimor parauniversitar në periudhën e parë të vitit 2024-2025, ku vetëm për 4 muaj janë shënuar 528 incidente, të kryesuara nga dhuna fizike, si dhe janë kapur 8 nxënës me armë. Mosmbulimi i të gjitha shkollave me oficerë sigurie ka cenuar gjithashtu sigurinë në ambjentet arsimore. Por edhe aty ku ka oficerë sigurie, del në pah se aktiviteti i ushtruar prej tyre, nuk u përgjigjet nevojave të shkollës, pasi mungon kontrolli fizik i nxënësve dhe i mjediseve shkollore. 

    “Ka qarqe si ai i Kukësit dhe ai i Gjirokastrës ku ka një oficer sigurie për çdo 25 shkolla, ndërkohë në qarkun e Tiranës ka një oficer sigurie për çdo 4-3 shkolla”, shkruan Raporti. 

    Raportimi i konflikteve apo incidenteve nëpër shkolla nuk përbën një detyrim ligjor për oficerët e sigurisë, është një tjetër gjetje e KLSH-së, ku ndonëse mund të ndodh raportimi, ato të dhëna nuk përpunohen apo analizohen më tej nga Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar. 

    Gjatë auditimit u konstatua edhe trysnia në të cilën punojnë oficerët e sigurisë, kur duhet të raportojnë në databazën e krijuar nga ASCAP, pa specifikuar shkollën ku ka ndodhur incidenti. 

    “Nga të dhënat rezulton se parandalimet e rasteve nga shtatori 2021, deri në dhjetor 2024, janë në total 182, shifër kjo që provon, se rastet referohen vetëm pjesërisht. Oficerët e sigurisë janë shprehur, se janë ndjerë nën presionin e drejtuesve për të raportuar, pasi shkolla e tyre mund të cilësohej një shkollë jo e mirë, nëse kishte raportime të rasteve apo të incidenteve”. 

    Kjo sjell një panoramë të pasaktë dhe jo të plotë të realitetit në shkolla, si dhe ndikon në mangësi të theksuar në marrjen e masave konkrete për të garantuar ofrimin e një shërbimi cilësor të oficerëve të sigurisë. Ndaj KLSH rekomandon që brenda vitit 2026 të ketë një strukturë të dedikuar për raportimin e problematikave duke udhëzuar Ministrinë e Arsimit që të ngrejë një mekanizëm ligjor dhe funksional për mbledhjen e informacionit dhe pasqyrimit të incidenteve për të rritur besueshmërinë në shkolla. 

  • “Sokol Olldashi na paralajmëroi”, Elezi: PD është subjekt politik i i familjes Berisha

    “Sokol Olldashi na paralajmëroi”, Elezi: PD është subjekt politik i i familjes Berisha

    Ish-kryetar i PD Kukës, Ibsen Elezi, është shprehur se Partia Demokratike është një parti e vdekur dhe se është kthyer në parti familjare të ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Elezi tha gjithashtu se diçka të tillë e paralajmëroi edhe Sokol Olldashi para se të ndërronte jetë, në momentin që sipas tij, gara në PD u deformua.
    “Këto bëjnë këtë lëvizjen, por ça do fitojnë në fund? Vetëm që të shkojnë Salianji dhe Alimehmeti në një moment të dytë për të pasur një pozicion politik. Por lëvizjet janë bërë për të bërë ndryshime rrënjësore. Për të vendosur sistemin e rregullave demokratikë pa të cilën nuk funksionon loja.
    Dhe pasi të vendosim rregulla demokratikë, atëherë mund të flasim për lojë dhe për garë. Është vrarë aq keq situata me Bashën dhe Berishën në vijim, duke shkatërruar funksionimin institucional, tani është bërë si ai peshku i Hemingueit, që kur e nxorrën në breg i kishte mbetur vetëm skeleti. PD e ka marrë rrugën e vetë.
    Sokol Olldashi në 2013, në një takim që kam pasur në ditën kur ka shpallur kandidaturën, në një moment po diskutonim në lidhje me kandidimin. E rekomandova që të mos futet në një garë ku ndryshohen rregullat e lojës. Që aty u dallua që kjo parti është një parti e vdekur.
    Në fund fitoi Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi në një moment tha se kjo parti do të kthehet në një parti familje. Dhe kjo është parti e familjes së Sali Berishës dhe e grupit të vetë”, tha mes të tjerash Elezi

  • Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci mund Skënderbeun, fitojnë edhe Laçi, Kastrioti, Iliria, Lushnja & Besa

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
    Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
    Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
    Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
    Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria 0-1
    Kastrioti – Apolonia 1-0
    AF Luftëtari – Lushnja 1-2
    Korabi – KF Laçi 0-2
    Skënderbeu – Pogradeci 1-2
    Besa – Burreli 2-0

  • Kategoria e Parë: Pogradeci bën surprizën ndaj Skënderbeut, ekipet në transfertë bëjnë “ligjin”

    Kategoria e Parë: Pogradeci bën surprizën ndaj Skënderbeut, ekipet në transfertë bëjnë “ligjin”

    8 Dhjetor 2025

    17:29

    Telesport

    Java e 15-të e Kategorisë së Parë u mbyll me ndeshjen Besa – Burreli në stadiumin “Luz i Vogël”. Besa mori një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0.
    Në ndeshjet e tjera, Pogradeci mundi Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, një fitore e rëndësishme për liqenorët, të cilët renditen të tretët në kampionat me 26 pikë.
    Laçi u rikthye te fitorja pasi mundi Korabin në transfertë 2-0.
    Iliria mundi Kukësin në “Kukës Arena” me rezultatin minimal 1-0. Kastrioti triumfoi në stadiumin “Redi Maloku” 1-0 ndaj Apolonisë. Lushnja fitoi 2-1 ndaj AF Luftëtarit në Gjirokastër.
    Pas përfundimit të javës së 15-të, Skënderbeu kryeson kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 27 pikë.
    Kategoria e Parë, java 15
    Kukësi – Iliria 0-1
    Kastrioti – Apolonia 1-0
    AF Luftëtari – Lushnja 1-2
    Korabi – KF Laçi 0-2
    Skënderbeu – Pogradeci 1-2
    Besa – Burreli 2-0

  • Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

    Mësuesi i vetëm në protestë: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

    Kukësi pa rini dhe me shkolla pa nxënës, janë arsyet e protestës së mësuesit të biologjisë, Besmir Muslia, në ditën kombëtare të rinisë, 8 dhjetorin. Ai ishte i vetëm në sheshin e Kukësit me pankartat që pasqyronin gjendjen e sotme të këtij qyteti, pa rini dhe pa shpresë.
    I vetëm me pankarta që era tenton t’i shkëpusë, mësuesi i biologjisë Besmir Muslia ka protestuar në Ditën Kombëtare të Rinisë, pikërisht mbi gjendjen në të cilën ndodhet sot rinia në Kukës.
    35 vite nga koha kur rinia e dikurshme shqiptare vendosi ndryshimin e kursit të Shqipërisë, mësuesi me keqardhje ka një urim të dhimbshëm, “mos e paçi fatin e rinisë së Kukësit”. Mbyllja e shkollave vit pas viti ishte arsyeja tjetër e kësaj proteste të mësuesit.

  • Bizneset e mishit në “sitë”: Zbulohen miliona të fshehura nga tatimet

    Bizneset e mishit në “sitë”: Zbulohen miliona të fshehura nga tatimet

    Tre biznese blegtorale në Shqipëri, të angazhuara në blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë dhe tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur rreth 10 milion euro fitime. Këto subjekte, përkatësisht Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, dëshmuan disbalancë mes sasisë së madhe të mishit të blerë dhe shitjeve, pasi tregtimi i produkteve bëhej pa faturë. Ky aksion u iniciua pas denoncimeve nga qytetarët.
    Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në këto biznese, ndërsa një subjekt tjetër në Fier është në hetim për shkelje të ligjit, duke përfshirë mosinstalimin e sistemit të fiskalizimit dhe mungesën e listës së çmimeve. Eksperti i bujqësisë, Ndoc Fasllia, thekson se qëllimi i këtyre kontrolleve është evidentimi i evazionit fiskal dhe rritja e të ardhurave për buxhetin e shtetit.
    Fasllia shpjegon se kontrolli i administratës tatimore ka për synim të rrisë të ardhurat në arkën e shtetit. Ai sugjeron se këto aksione do të ishin më efektive nëse do të ishin të koordinuara me institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore, si AKU, AKVMB dhe ISUV. Kjo do të ndihmonte jo vetëm në eliminimin e informalitetit, por edhe në garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore.
    Ai gjithashtu kërkon që këto kontrolle të mbështeten me fonde për krijimin e laboratorëve, duke rritur kështu standardet e tregtisë së mishit. Gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka zbuluar tashmë më shumë se katër subjekte të mëdha blegtorale që janë në shkelje dhe fshehin të ardhurat e tyre. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur është e domosdoshme për të garantuar një treg më të rregullt dhe të ndershëm në sektorin e blegtorisë.

  • “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor

    “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare” – Qytetari proteston i vetëm në Kukës më 8 Dhjetor

    Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka dalë në protestë këtë të hënë, në 8 Dhjetor e njohur ndryshe si Dita e Rinisë. Me pankarta simbolike në dorë ai ka dalë në sheshin e qytetit, duke thënë “Mos e paçi fatin e rinisë shqiptare”.

    Referuar emigrimit masiv të të rinjve sidmos në zonën e Kukësit, Muslia thotë se 2026-ta do ta gjejë shtëpinë kuksjane pa të rinjë dhe prindërit pa fëmijët e tyre pranë.
    “Dita e Rinisë, pa rini”,– shprehet gjithashtu Muslia në një postimi në rrjete sociale.
    Postimi i plotë:
    MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE
    Sot në të ashtëquajturën dita e rinisë, ku asgjë nuk i ka ngelë kësaj dite, përpos kujtimi i Dhjetor 1990, organizova një reagim në sheshin para Bashkisë Kukës.
    Sot Shqipëria është pa rini.
    Kukësi e vuan më së shumti mungesën e rinisë. Shkaqet janë të shumta, duke filluar nga papunësia, pagat e ulëta, varfëria, nepotizmi, gjendja e mjeruar e fshatrave, mungesa totale e prespektivës, mungesa totale e projekteve që ngallin shpresë – zhvillim ekonomik – dhe meritokraci.
    2026-ta do ta gjeje shtëpinë kuksjane pa të rinjë, prindërit pa fëmijët e tyre pranë, por edhe fëmijët pa prindërit e tyre pranë pasi kanë ikur në emigracion, gjyshërit pa nipa dhe mbesa, shkollat më më pak nxënës.
    Kjo gjendje e sotme ku ndodhet shoqëria shqiptare pa rini, është një gjendje mjaft shqetësuese, pasi rinia është pjesa më vitale dhe më energjike e zhvillimit shoqëror.
    Rinia është kapitali më i çmuar i një vendi.
    Por 2026-ta vjen me parullën:
    MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE.
       

  • Bizneset e mishit nën hetim, fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi në disa qytete

    Bizneset e mishit nën hetim, fshehje fitimesh dhe mungesë fiskalizimi në disa qytete

    Tre biznese blegtorale që merren me blerjen dhe shitjen e gjësë së gjallë, e më pas me tregtimin e mishit të freskët, kanë fshehur 10 mln euro fitime.

    Këto biznese, në bilancet e tyre tregtare, kishin sasi të mëdha mishi të blerë, por nga ana tjetër këto shifra nuk përputheshin me shitjet, sepse tregtimi i këtij produkti te konsumatorët bëhej pa faturë. Ky aksion erdhi pas denoncimit të një qytetari. Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Task Forcën e Terrenit, ndërhynë në vend ushtrinë e tre subjekteve Hallaçi në Kukës, Kazazi dhe Tafaj në Kavajë, ndërkohë është në hetim edhe një tjetër subjekt në qytetin e Fierit, ku u konstatua shkelje të legjislacionit tatimor si mos instalimi i sistemit të fiskalizimit dhe mos afishimi i listës së çmimeve.
    Por ky aksion, sipas ekspertit të bujqësisë Ndoc Fasllia, nuk ka për qëllim vetëm luftën kundër informalitetit, por edhe shtimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit.
    “Synimi kryesor i këtyre kontrolleve në radhë të parë është evidentimi i evazionit fiskal si dhe garantimi i të ardhurave për buxhetin e shtetit. Pra, e thënë thjeshtë, të shtojë të ardhurat në arkën e shtetit.”, shprehet Fasllia.
    Këto aksione do të ishin më të dobishme nëse do të realizoheshin edhe me institucionet që garantojnë sigurinë ushqimore, pasi kështu jo vetëm që zhduket informaliteti, por garantohet edhe cilësia e produkteve.
    “Kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore duhet të jenë të koordinuara me AKU-në, AKVMB-në dhe ISUV-in, por nga ana tjetër këto kontrolle duhet të mbështeten me fonde për krijimin e laboratorëve.”, shton eksperti i bujqësisë.
    Vetëm deri më tani, gjatë vitit 2025, Administrata Tatimore ka zbuluar mbi 4 subjekte të mëdha blegtorale në shkelje, që fshehin të ardhurat nga biznesi i tyre.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Dibër, prokurori kërkon hetimin e eprorit të tij, mollë sherri mjeti i sekuestruar si provë

    SYRI TV/ Dibër, prokurori kërkon hetimin e eprorit të tij, mollë sherri mjeti i sekuestruar si provë

    Në Prokurorinë e Dibrës është regjistruar një përplasje e fortë, me kreut të këtij institucioni Abaz Muça dhe prokurorit Urim Kalia, që ka regjistruar procedim penal për eprorin e tij. Konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë Abaz Muça ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme. Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi

    Syri TV

    Përplasje të forta janë regjistruar në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz Muça dhe një prej prokurorëve.

    Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve.

    Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë.

    Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e mjetit nga komisariati i policisë. Pas marrjes dijeni për fillimin e hetimeve, policia e urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë ka kthyer përsëri mjetin në komisariat.

    Pas administrimit të dëshmive të oficerëve, të cilët kanë deklaruar se janë urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë për të kryer një veprim të tillë, prokurori i çështjes ka regjistruar procedim penal për drejtuesin e prokurorisë dhe oficerët e komisariatit të policisë Dibër.

    Burimet thonë se pasi drejtuesi i prokurorisë ka marrë dijeni për nisjen e hetimit, ka urdhëruar sekretarinë e prokurorisë që prokurorit të mos i kryhet asnjë shërbim për protokollimin e shkresave. Kjo ka detyruar prokurorin e çështjes që ta nisë pa shkrese përcjellëse dhe pa numër protokolli procedimin për kompetencë në Prokurorinë e Kukësit.

    Burime pranë prokurorisë së Kukësit thanë se çështja është në fazë shqyrtimi dhe prokurorja e çështjes do të vendosë për fatin e saj brenda afatit ligjor, duke pranuar kësisoj se e ka marrë çështjen për kompetencë.

  • Në kërkim nga Finlanda për trafik droge, 40-vjeçari arrestohet në hyrje të territorit shqiptar

    Në kërkim nga Finlanda për trafik droge, 40-vjeçari arrestohet në hyrje të territorit shqiptar

    Një 40-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në territorin e Shqipërisë.
    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

    “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

    Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
    Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë.”- njofton policia.