Tag: Kukës

  • Pamjet e arrestimit të Rrajave/ 400 mijë euro, Rolex e makina luksoze, çfarë iu sekuestrua grupit kriminal

    Pamjet e arrestimit të Rrajave/ 400 mijë euro, Rolex e makina luksoze, çfarë iu sekuestrua grupit kriminal

    Pas operacionit të SPAK ku u lëshuan 14 masa sigurie, ka ardhur reagimi edhe nga Policia e Shtetit.

    Nga operacioni “Rikthimi”, u gjetën dhe sekuestruan qindra mijëra euro, dollarë, automjete luksoze, ora, dylbi, jelek antiplumb, si dhe celularë.
    Njoftimi:
    Pas operacionit të SPAK ku u lëshuan 14 masa sigurie, ka ardhur reagimi edhe nga Policia e Shtetit.
    Nga operacioni “Rikthimi”, u gjetën dhe sekuestruan qindra mijëra euro, dollarë, automjete luksoze, ora, dylbi, jelek antiplumb, si dhe celularë.
    Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Rikthimi”.
    Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, drejtoritë vendore të Policisë Tiranë, Durrës dhe Kukës, me Forcën e Sigurisë Kombëtare Tiranë dhe me BKH-në, nën drejtimin e SPAK-ut.
    Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 10 pjesëtarë të një grupi kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, kryesisht në Gjermani.
    Në kuadër të operacionit “Rikthimi”, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:
    R. Rr., 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
    P. Rr., 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    G. Rr., 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
    A. N. alias L. S., 51 vjeç, banues në Durrës;
    Z. A. alias Z. Ç., 47 vjeç, banues në Paskuqan;
    S. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë;
    M. B. alias M. K., 43 vjeç, banues në Tiranë;
    A. Gj. alias A. I., 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    J. Ç., 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
    I. S. alias I. X., 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
    Në kuadër të operacionit dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, u kryen 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera në pronësi të 10 shtetasve.
    Nga këto ambiente u sekuestruan 1 armë zjarri me municion, 7 celularë, 4 automjete, 1 jelek antiplumb, 1 palë dylbi, 415 000 euro, 7 000 paund dhe 1 000 000 lekë.Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje.
    Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
    Paratë e përfituara nga kjo veprimtari, dyshohet se janë investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Gara për drejtues policie, gjashtë kandidatë për tri qarqe, Ilir Proda firmos për fituesit

    Gara për drejtues policie, gjashtë kandidatë për tri qarqe, Ilir Proda firmos për fituesit

    Prej orës 10:00 të së mërkurës, gjashtë kandidatët u paraqitën përpara komisionit për të shpalosur platformat e tyre, se si mendojnë të drejtojnë punën e efektivëve blu në këto qarqe dhe cilat janë pikat kyçe të fokusit të tyre.
    Bazuar në ligjin e Policisë së Shtetit,  në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave, pritet vetëm firma e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda për të bërë emërimet e reja.
    Në listën e aplikantëve janë Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
    Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë.
    Gara për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në këto qarqe u hap rreth një muaj më parë nga numri 1 i policisë së Shtetit, për shkak se këto tre drejtori mbetën pa drejtues policie, ku në Shkodër drejtori u shkarkua për shkak të dertimeve pa leje në Theth, në Korçë u shkarkua për shkak të ngjarjes së rëndë në Devoll ndërsa në Elbasan drejtori dha dorëheqjen nga radhët e uniformave blu.

  • Me miratimin e GJKKO dhe SPAK, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

    Me miratimin e GJKKO dhe SPAK, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

    Vetëm një muaj pas arrestimit të oficerit të policisë, “Arlis Ndërtim” rimori në pronësi pesë apartamentet e sekuestruara duke paguar vetëm vlerën historike, përmes një serie aktesh revokimi që u legjitimuan nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, ndërsa ekspertët ligjorë paralajmërojnë se kjo manovër bie ndesh me frymën e ligjit Antimafia dhe duhej të ishte hetuar si pastrim parash.

    Nga Vladimir Karaj, BIRN

    Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente dhe njësi tregtare në një kompleks luksoz.

    Asokohe, lëvizja dukej thjesht si një manovër procedurale; por një vit më vonë, kur këto pasuri u sekuestruan si pjesë e hetimeve për korrupsion, lidhje me grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, revokimet rezultuan vendimtare.

    Me dokumentet në dorë, kompania i kërkoi Gjykatës së Posaçme zëvendësimin e sekuestrimit me bllokimin e një shume prej rreth 1 milion eurosh – shumë disa herë më të ulët se vlera e tregut të apartamenteve. Më 9 tetor 2024, me dakordësinë e prokurorit të çështjes, gjyqtarja Irena Gjoka miratoi kërkesën e “Arlis-Ndërtim”, duke i kthyer kompanisë pasuritë e paluajtshme dhe duke vendosur në sekuestro vetëm vlerën historike të kontratave.

    Vendimi, i mbajtur fillimisht i fshehtë dhe bërë publik vetëm pas dy kërkesave për informacion të BIRN, ka ngjallur shqetësimin e ekspertëve ligjorë, të cilët thonë se legjitimimi i kësaj manovre bie ndesh me frymën e ligjit Antimafia dhe rrezikon të krijojë një precedent të rrezikshëm për shmangien e sekuestrimeve.

    Sipas tyre, transaksionet e kryera menjëherë pas arrestimit duhej të ngjallnin dyshime të forta për fiktivitet dhe të hetoheshin si pastrim parash.

    “Veprimet e të afërmve të Bistrit dhe të kompanisë do të duhej të ishin marrë nën hetim,” tha një prokuror në kushtet e anonimatit. “Nëse do të isha unë, do të kisha nisur hetimet për pastrim parash.”

    Edhe avokatja dhe pedagogia Lirime Çukaj e sheh këtë lëvizje si të papajtueshme me ligjin.

    “Revokimi i kontratave menjëherë pasi merret dijeni për arrestin është një veprim në kundërshtim me ligjin antimafia dhe nuk gëzon mbrojtje ligjore,” tha ajo, duke theksuar se gjykata duhej të kishte vlerësuar rrezikun e shmangies së pasurive nga sekuestroja.

    Prokurori i çështjes, Arben Kraja, dhe kompania “Arlis-Ndërtim” nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN për këtë vendimmarrje.

    Arrestimi dhe procedimi pasuror

    Ish-shefi i Forcës Operacionale, Oltion Bistri, u arrestua së bashku me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-zyrtarin tjetër të policisë Ardit Hasanbega dhe prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, në korrik 2023, në një operacion ndërkombëtar bazuar në dekriptimin së bisedave në rrjetin e njohur si Sky ECC. Në të njëjtin operacion, i cili u zbatua me bashkëpunim nga Europol, Eurojust, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, holandeze dhe franceze, u arrestuan edhe 13 persona të tjerë si pjesë e një organizate kriminale me anëtarë pjesëtarë të familjes Bajri nga Shkodra.

    Anëtarët e grupit akuzohen për 12 vepra penale, mes të cilave vrasje, heqje e paligjshme e lirisë, trafikim narkotikësh, pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar u akuzuan për korrupsion, shpërdorim detyre, nxjerrje të sekretit, ekspertime të rreme dhe pastrim parash.

    Por akuzat më të rënda për Bistrin ranë pas përfundimit të procesit në shkallën e parë. Në nëntor 2025, Gjykata e Posaçme e shpalli atë të pafajshëm për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Megjithatë Bistri u gjet fajtor dhe u dënua me 2 vjet burg për nxjerrje të sekretit hetimor, dënim që u konsiderua i shlyer me kohën e paraburgimit. Një burim pranë Prokurorisë së Posaçme tha se çështja do të apelohej.

    Nga ana tjetër, procedimi pasuror ndaj Oltian Bistrit dhe të afërmve të tij, i cili u regjistrua zyrtarisht në prill 2024 bazuar në ligjin antimafia, vijon të jetë në gjykim.

    Pronat e Bistrit dhe të afërmve të tij, të dyshuara si të fituara nga veprimtaria e paligjshme, u sekuestruan më 3 maj 2024 me vendim të GJKKO. Në total, Bistrit dhe të afërmve iu sekuestruan 4752 metra katrorë ndërtim, apartamente e njësi tregtare dhe 572 metra truall; mes këtyre pasurive ishin edhe pesë pasuritë e paluajtshme të përfituara me kontratat e sipërmarrjes me “Arlis-Ndërtim”, rreth 1120 metra katrorë apartamente dhe njësi tregtare.

    Vendimi për pesë pasuritë

    Por në momentin kur gjykata vendosi masën e sekuestros, realiteti juridik i pesë pasurive kishte ndryshuar. Menjëherë pas arrestimit të Oltion Bistrit, të afërmit e tij i kërkuan kompanisë së ndërtimit të revokonte kontratat e shit-blerjes – një kërkesë që, sipas vendimit gjyqësor, u pranua pa kundërshtime. Dosja nuk tregon se revokuesit kishin nevojë të menjëhershme për para të gatshme; përkundrazi, “Arlis-Ndërtim” mori afat deri në dhjetor 2024 për të kthyer shumat e paguara ndër vite.

    Sipas vendimit të GJKKO-së të nëntorit 2024, aktet e revokimit të kontratave të sipërmarrjes, të nënshkruara më 18 dhe 21 gusht 2023, paraprinë masën e sekuestros dhe ndryshuan statusin juridik të apartamenteve. Me këto akte, familjarët e Bistrit hoqën dorë nga të drejtat e tyre si porositës, pranuan zgjidhjen e kontratave dhe ranë dakord që pronësia e plotë t’i rikthehej kompanisë, duke u pozicionuar vetë si kreditorë për shumën e paguar.

    Këto veprime i hapën rrugë kompanisë që t’i kërkonte gjykatës heqjen e sekuestros mbi pasuritë fizike, duke ofruar në këmbim depozitimin e 1 milion e 30 mijë eurove në llogaritë e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Kjo shumë përfaqësonte vlerën e përcaktuar në kontratat e revokimit – ndjeshëm më të ulët se vlera e tregut. Megjithëse revokimet ishin kryer menjëherë pas arrestimit të Bistrit, prokuroria nuk ngriti dyshime dhe mbështeti kërkesën e kompanisë.

    Në vendimin e saj, gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se aktet e revokimit nuk ishin fiktive dhe se ishin kryer “konform parashikimeve ligjore, bazuar në vullnetin e lirë të palëve”. Sipas gjykatës, në momentin e sekuestrimit, familja Bistri nuk kishte më të drejtë pasurore mbi apartamentet – një interpretim që i hapi rrugë aplikimit të nenit 12/b të ligjit Antimafia, që lejon zëvendësimin e pasurisë së sekuestruar me “pasuri të barazvlershme”, kur palët bien dakord dhe gjykata e konsideron të arsyeshme.

    Në praktikë, kompania depozitoi shumën që i detyrohej familjes Bistri, ndërsa pesë pasuritë fizike iu kthyen asaj. Formalisht, shteti ka në dispozicion një shumë të ngrirë, e cila mund të konfiskohet nëse procedimi përfundon me fajësi. Por, ekspertë të së drejtës i thanë BIRN se kjo skemë krijon precedent të rrezikshëm, pasi shteti humbet vlerën reale të pasurive të sekuestruara, ndërsa hapen rrugë të qarta për shmangien e goditjes së ligjit Antimafia.

    Në keqbesim

    Pasuritë e Oltin Bistrit nuk janë rasti i parë ku investimet në sektorin e ndërtimit në Shqipëi përdoren për pastrim parash.

    Përgjime të dala nga hetimet e antimafias së Catanzaros dhe të bëra publike në vitin 2021, treguan një interes të veçantë të organizatave të njohura kriminale ndërkombëtare si Ndrangheta për sektorin e ndërtimit në Shqipëri. Të përgjuarit e shihnin investimin në ndërtim në kryeqytet si mundësi të artë.

    Raportet vjetore të SPAK në vitin 2023 dhe 2024, që përkojnë me kohën e arrestimit dhe gjykimit të Bistrit, vënë në dukje se ndërtimi mbetet një nga sektorët e preferuar për pastrimin e parave. Kjo për shkak të qarkullimit të lartë të parasë cash dhe mundësisë për të manipuluar vlerën e transaksioneve.

    Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Pastrimin e Parave vë në dukje se në Shqipëri ndërtimi mbetet një prej sektorëve të preferuar.

    “Kriminelët i riciklojnë të ardhurat e tyre kryesisht përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve, duke i integruar gradualisht paratë e pista në ekonominë formale”, thuhet në raport.

    Kostot e ndërtimit në kryeqytet luhaten mes 500-600 eurove për metër katror, por çmimet e shitjes, pavarësisht të ardhurave modeste të qytetarëve, janë shumë herë më të larta.

    Marzhi i lartë i fitimit në ndërtim krijon një mundësi të artë për pastrim parash, siç del e provuar thuajse pas çdo operacioni të SPAK kundër krimit të organizuar, që sekuestron qindra e shpesh mijëra metra katrorë ndërtimesh.

    Pikërisht ky marzh fitimi dhe koha e kryerjes së veprimeve ngre, sipas ekspertëve, pikëpyetje mbi vendimin e GJKKO për të hequr sekuestron mbi 5 pasuritë e lidhura me Bistrin.

    Dokumentet e gjykatës tregojnë, për shembull, se dy apartamente me sipërfaqe rreth 400 m² secili, të porositura nga E.B. dhe D.B., kishin një vlerë kontraktuale prej vetëm 200 000 eurosh për secilin. Kjo përkthehet në rreth 500 euro/m² për ndërtim – në një nga zonat e Tiranës me çmime në treg mes 1 500 dhe 2 500 eurosh për metër katror.

    Çukaj i tha BIRN se qëllimi i këtyre veprimeve bëhet pikërisht që të shpëtohej vlera e shtuar e pasurisë.

    “Qëllimi i këtyre veprimeve është të shpëtohet pasuria e cila tashmë ka një vlerë më të lartë se momenti kur është bërë transaksioni më parë”, tha Çukaj.

    Sipas saj, veprimet e kryera menjëherë pas arrestimit janë të dyshuara dhe janë veprime në keqbesim.

    “Personat në keqbesim nuk gëzojnë mbrojtje, prokuroria duhet të sekuestrojë pasurinë, jo kundërvleftën e tyre, pasi konfiskimi drejtohet ndaj pasurisë, kudo që ajo gjendet”, tha ajo.

    Por diferenca mes çmimit të kontratave dhe vlerës së tregut nuk është vetëm statistikë, ligji Antimafia e parashikon qartë si fiktive kategorinë e transaksioneve “dukshëm nën vlerën e tregut” dhe në një periudhë që shkon pas në kohë deri në dy vjet nga kërkesa për sekuestrim në gjykatë.

    Neni 22, pika 5/b i ligjit parashikon se gjykata konstaton pavlefshmërinë e veprimeve juridike kur vërtetohet se pasuritë janë transferuar apo regjistruar në emër të të tretëve “me titull falas apo dukshëm nën vlerën e tregut, të kryera brenda dy viteve përpara paraqitjes së kërkesës për marrjen e masës parandaluese”.

    Por në vendimin që liroi pasuritë citohet vetëm pika 5/a e kësaj pjese të ligjit dhe referenca ligjore ndërpritet aty.

    Moscitimi i plotë i dispozitës ngre pikëpyetje për ekspertët.

    “Është e çuditshme që në vendim gjykata ka referuar vetëm pjesërisht nenin 22 të ligjit, duke lënë jashtë germën b të pikës 5,” i tha BIRN njëri prej tyre.

  • Lëvizja që mund të vendosë gjithçka, Alfred Cako tregon mënyrën si Ervin Salianji mund të rrëzojë Sali Berishën…

    Lëvizja që mund të vendosë gjithçka, Alfred Cako tregon mënyrën si Ervin Salianji mund të rrëzojë Sali Berishën…

    Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka analizuar gjendjen në Partinë Demokratike dhe lëvizjen e Ervin Salianjit që ka trazuar situatën brenda në parti. Sipas tij, dinamika e brendshme e PD-së nuk kuptohet dot pa parë se si është ndërtuar kjo parti që nga fillimi i viteve ’90, mbi një kombinim të elementëve kulturorë dhe krahinorë që vazhdojnë të ndikojnë edhe sot. Në këtë sfond, Cako argumenton se çdo sfidë ndaj Berishës kalon përmes bërthamës veriore të partisë, dhe se lëvizja e Salianjit do tronditë ekuilibrat pikërisht vetëm nëse prek këtë territor të ndjeshëm. Ai paralajmëron se nëse Salianji arrin të fitojë mbështetjen e strukturave tradicionale në veri, atëherë gara për lidershipin e PD-së mund të marrë një kthesë të papritur.
    Analiza e Cakos
    “PD-ja (Partia Demokratike) dhe PS-ja (Partia Socialiste) janë dy produkte krahinariste, religjioze dhe historike të Shqipërisë. Në Shqipëri e majta dhe e djathta u ndanë pak a shumë: zonat komuniste ishin kryesisht zonat ortodokse, të cilat u lidhën për shkak se qendra e komunizmit botëror ishte një shtet ortodoks si Rusia, dhe të gjithë u angazhuan në krahun e majtë të Partisë Komuniste, e cila ishte një degë e Internacionales Komuniste. Po kështu, një pjesë e myslimanëve sunitë u gënjyen nga ideologjia komuniste dhe u rreshtuan bashkë me ortodoksët dhe me vllehët, të cilët ishin shtylla e Partisë Komuniste. Ndërsa bektashinjtë u grumbulluan kryesisht rreth Ballit Kombëtar, që ishte një parti nga shtyllat e Toskërisë të nacionalizmit shqiptar, bashkë me katolikët e veriut. Katolikët e veriut dhe myslimanët e veriut kryesisht ishin antikomunistë, ishin ose te Legaliteti ose gjithmonë të rreshtuar kundër komunizmit.
    Kjo u trashëgua dhe në vitet ’90, kur u krijua Partia Demokratike. Kryesisht ishte një parti me dy shtylla brenda saj: ishin myslimanët gegë të veriut dhe katolikët dhe antikomunistët e jugut, që ishin kryesisht bektashinjtë, të cilët ishin goditur për shkak se kishin qenë pjesëtarë të Ballit Kombëtar. Pra, këta tre elementë bënë Partinë Demokratike, por bërthama e Partisë Demokratike janë myslimanët gegë. Rama duke përdorur një grup njerëzish problematik dhe të dyshimtë për ardhjen e tyre në nivelet e larta deri në nivelet parlamentare u përpoq të merrte pjesën katolike të Partisë Demokratike dhe deri diku, ose pothuajse mbi 50%, arriti qëllimin.
    Tani, që të dominosh partinë, edhe lufta që shpalli Departamenti Amerikan i Shtetit kundër Berishës gjatë kohës që u hap lufta me drejtuesin fiktiv të PD-së, që ishte Lul Basha, ishte lufta me gegët e Shqipërisë. Filmi që përfaqëson luftën mes Sorosit dhe Berishës, është Taken (rrëmbimi). Taken është me seri, një, dy, tre, nuk simbolizon gjë tjetër veçse luftën e ndërkombëtarëve kundër gegëve të Partisë Demokratike. Gegët nuk e kanë humbur, ruajnë dhe janë me Berishën gjatë konfliktit që Berisha pati me ndërkombëtarët e majtë dhe nuk e tradhtuan asnjëherë në konfliktin që ai pati me Lulin. Tani, të zotërosh Partinë Demokratike, duhet të zotërosh gegët e veriut. Ata janë bërthama e Partisë Demokratike. Ai që nuk zotëron gegët e Partisë Demokratike, kurrë nuk mund të vijë dot në krye të Partisë Demokratike. Ervin Salianji po e gjeti konsensusin me gegët atëherë, e fiton Partinë Demokratike. Le të dalë në veri të bëjë takime në Kukës, në Tropojë, në Mirditë, në Shkodër, në Laç, në Krujë. Po arriti t’i mblodhi demokratët atje, e mori Partinë Demokratike. Po doli në Durrës, në Elbasan, në Korçë e në Sarandë, nuk e fiton dot”, u shpreh Alfred Cako.

  • Gara për Drejtor Policie në tre qarqe, kush janë 6 kandidatët që dalin nesër para komisionit (EMRAT)

    Gara për Drejtor Policie në tre qarqe, kush janë 6 kandidatët që dalin nesër para komisionit (EMRAT)

    Në tre qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish. Që prej një muaji, kur kryepolici Ilir Proda çeli garën për rifreskimin e kupolës drejtuese, për shkak se këta tre drejtori mbetën pa drejtues policie, 6 oficerë u bënë pjesë e garës duke aplikuar.
    Bëhet me dije se në listën e aplikantëve janë: Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
    Konkurrentët që garojnë për të qenë drejtues policie në tre qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të dalin të mërkurën më 10 dhjetor para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Dhe më pas, në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave, pritet vetëm firma e Ilir Prodës për të bërë emërimet e reja.
    Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë.
    Përse u çel gara vetëm për tre qarqet?
    Qarku i Shkodrës mbeti vakant që pas shkarkimit të Fatmir Lleshit, për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Aktiualisht i komanduar në këtë qark është Gentian Berberi. Korça aktualisht drejtorët nga drejtori i komanduar Islor Islami, që pas shkarkimit nga detyra të Erjon Ahmetit, pas ngjarjes në Devoll ku një 32 vjeçar u mbajt peng për disa orë nga tre persona, mes të cilëve Alti Nallbati, vëllai i deputetit të PD, Bledion Nallbati. Ndërsa qarku i Elbasanit për shkak të kërkesës së dorëheqjes nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha.

  • EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6 oficerë në garë dalin nesër para komisionit për të marrë “vulën” e Prodës

    EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6 oficerë në garë dalin nesër para komisionit për të marrë “vulën” e Prodës

    Foto ilustruese

    TIRANË- Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish në 3 qarqe të vendit, ku në garë janë 6 oficerë policie. Gara do të zhvillohet për 3 qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, drejtoritë e të cilave kanë mbetur pa drejtues për shkak të shkarkimve dhe dorëheqjeve.
    Konkretisht, në Shkodër gara u hap pas shkarkimit të Fatmir Lleshit. Islor Islami është aktualisht drejtor i komanduar në Korçë, pas shkarkimit të Erjon Ahmetit, ndërsa në Elbasan shkak u bë dorëheqja nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha.
    Gjashtë konkurrentët në garë janë:
    Loard Sallaku, aktualisht drejton Policinë e Kukësit, i komanduar;
    Aban Çela, këshilltar në Policinë e Shtetin;
    Dritan Lena, punonjës pranë Forcës Kombëtare të Sigurisë;
    Uljan Shpataraku, në Drejtorinë e Përgjithshme;
    Ardian Çipa, te Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare;
    Islor Islami, i komanduar drejtor në Policinë e Korçës
    Mësohet se 6 kandidatët do të dalin ditën e nesërme, 10 dhjetor, para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Pas vlerësimi me pikë nga komisioni, kryepolici Ilir Proda pritet të bëjë emërimet./ZËRI

  • EMRAT – Gjashtë kandidatë në garë për tre vende si drejtor policie në qarqe, kush mund të vijë në Shkodër…

    EMRAT – Gjashtë kandidatë në garë për tre vende si drejtor policie në qarqe, kush mund të vijë në Shkodër…

    6 drejtues të Policisë së Shtetit janë në garë për 3 vende të lira në rang drejtorish qarqesh në vend, Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
    Kandidatët për drejtues të rinj të qarqeve Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të shpalosin platformat e tyre në datën 10 dhjetor, në komisionin e posaçëm të ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Komisioni pritet të jap vlerësim me pikë për të 6 kandidatët dhe më vonë, me firmën e kryepolicit Ilir Proda pritet të bëhen emërimet, i cili ka të drejtën të zgjedh mes kandidatëve, edhe nëse nuk janë në 3 të parët.
    Loard Sallaku, aktualisht drejton Policinë e Kukësit, i komanduar. Aban Çela, këshilltar në Policinë e Shtetin, Dritan Lena pranë Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, në Drejtorinë e Përgjithshme, Ardian Çipa, te Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Islor Islami, i komanduar drejtor në Policinë e Korçës. Gara për 3 qarqe të Policisë së Shtetit u hap pas shkarkimit të Fatmir Lleshit në Shkodër, Erion Ahmetit në Korçë dhe dorëheqjes së Fatmir Hoxhës në Elbasan.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

    EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

    Në 3 qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish.
    Prej një muaji, kohë në të cilën Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda çeli garën për rifreskimin e kupolës drejtuese, për shkak se këta tre drejtori mbetën pa drejtues policie, 6 oficerë u bënë pjesë e garës duke aplikuar. Në listën e aplikantëve janë Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami.
    Sipas burimeve të gjashtë konkurrentët që garojnë për të qenë drejtues policie në tre qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të dalin të mërkurën më 10 dhjetor para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Dhe më pas, në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave, pritet vetëm firma e Ilir Prodës për të bërë emërimet e reja.
    Loard Sallaku, aktualisht mban postin e drejtorit të policisë Kukës si i komanduar. Aban Çela këshilltar në drejtorinë e përgjithshme, Dritan Lena punonjës në drejtorinë e Forcën Kombëtare të Sigurisë, Uljan Shpataraku, punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, te departamenti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Islor Islami, aktualisht i komanduar drejtor në Drejtorinë e Policisë Korçë.

  • Ish-kreu demokrat: PD është parti e vdekur. Olldashi na paralajmëroi, është subjekt politik i i familjes Berisha

    Ish-kreu demokrat: PD është parti e vdekur. Olldashi na paralajmëroi, është subjekt politik i i familjes Berisha

    Ish-kryetar i PD Kukës, Ibsen Elezi, është shprehur se Partia Demokratike është një parti e vdekur. Elezi tha se PD është kthyer në parti familjare të ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Elezi tha gjithashtu se diçka të tillë e paralajmëroi edhe Sokol Olldashi para se të ndërronte jetë, në momentin që sipas tij, gara në PD u deformua.
    “Këto bëjnë këtë lëvizjen, por ça do fitojnë në fund? Vetëm që të shkojnë Salianji dhe Alimehmeti në një moment të dytë për të pasur një pozicion politik. Por lëvizjet janë bërë për të bërë ndryshime rrënjësore. Për të vendosur sistemin e rregullave demokratikë pa të cilën nuk funksionon loja.
    Dhe pasi të vendosim rregulla demokratikë, atëherë mund të flasim për lojë dhe për garë. Është vrarë aq keq situata me Bashën dhe Berishën në vijim, duke shkatërruar funksionimin institucional, tani është bërë si ai peshku i Hemingueit, që kur e nxorrën në breg i kishte mbetur vetëm skeleti. PD e ka marrë rrugën e vetë.
    Sokol Olldashi në 2013, në një takim që kam pasur në ditën kur ka shpallur kandidaturën, në një moment po diskutonim në lidhje me kandidimin. E rekomandova që të mos futet në një garë ku ndryshohen rregullat e lojës. Që aty u dallua që kjo parti është një parti e vdekur.
    Në fund fitoi Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi në një moment tha se kjo parti do të kthehet në një parti familje. Dhe kjo është parti e familjes së Sali Berishës dhe e grupit të vetë”, tha mes të tjerash Elezi

  • Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk po bëj gjueti shtrigash, u zgjuat vetëm pas takimeve të mia

    Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk po bëj gjueti shtrigash, u zgjuat vetëm pas takimeve të mia

    Ervin Salianji thotë në Report Tv se PD ka nevojë për ristrukturim që ta jëtë e aftë të mundë Partinë Socialiste. Në emisionin 5 Pyetjet nga Babaramo, Salianji thotë se PD prej 7 muajsh nuk kishte zhvilluar takime me demokratët në bazë, pavarësisht humbjes së 11 majit. Ai thekson se PD  zgjua vetëm pas takimeve të tij, ndërsa kritika ka përse më të votuarit e primareve nuk u përfshinë në lista.
    “Kam diskutuar në mbledhje të kryesisë, si do bëhet analiza. E di cila është gjuetia e shtrigave, i leje mikrofonin kujtdo dhe të flasë për cilindo. Ne jemi marrë me parime, jo me emra. PS dhe Rama nuk mundet nëse ne nuk përmirësohemi dot. Pse se nisi nga analiza e fitores, 7 bashki janë fituar. Ai që fitoi primaret në Dibër, Kukës, Elbasan, Fier, Tiranë nuk u futën në listë. Primaret janë kush ka më shumë vota të promovohet, jo ti heqim, a duhet të kemi ca parime, si promovohen dhe si avancohet karriera në PD. Është pritur raporti Odihr për të mos zhvendosur vëmendjen nga denoncimi i farsës. Kam pritur këtë vendimmarrje dhe kam pritur që pas kësaj të kemi reflektim. Nuk ka njeri që nuk e shikon që PD pas këtyre takimeve tona është zgjuar nga gjumi, 7 muaj pas zgjedhjeve të mos takosh njerëz. A doli më datë 2 udhëzimi për analizën e zgjedhjeve, u takuan njerëz, kanë filluar takohen në parti njerëzit që kanë marrë më shumë vota në listat e hapura. Kjo e rinagjalli PD, këto takime duhet të avancohen tek ripërtëritja. PD ka njerëz pafund, a duhet pozicionuar secili në vendin e vet. Mesin po ta fusësh në portë ka për të qenë lojtari më i dobët, hajde ti gjejmë secilit vendin e vet dhe të gjejmë mekanizim se si”, tha Salianji.