Tag: Kukës

  • Park Kombëtar vetëm me letra: Vjosa shndërrohet në landfill industrial

    Park Kombëtar vetëm me letra: Vjosa shndërrohet në landfill industrial

    Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial.
    Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, dy vite më parë u shpall Park Kombëtar, pas një fushate disavjeçare ndërkombëtare që bëri bashkë aktivistë lokalë dhe aktorë hollivudianë. Edhe pse niveli i mbrojtjes ligjore është rritur, rrjedha e tij vazhdon të jetë e kërcënuar nga ndotja.
    “Të gjitha këto minerale janë me ngarkesë të lartë kimikatesh, pra substancash kimike të cilat bëjnë përkeqësimin e cilësisë së ujit,” tha për BIRN Olsi Nika.
    “Ka substanca që janë të dëmshme për florën, për faunën, por ka edhe substanca të tjera që quhen komponentë që rrinë gjatë dhe nuk zbërthehen,” shtoi ai, ndërsa shpjegoi se “ato jo vetëm që ndotin florën dhe faunën aty, por nëpërmjet rrjetave ushqimore ato vijnë deri në tryezat tona, deri në indet tona”.
    Pamjet në terren janë dramatike, ndërsa institucionet e mbrojtjes së mjedisit flasin për cilësi brenda normave të lumenjve që vazhdojnë të ndoten.
    Megjithatë, në një përgjigje me shkrim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i tha BIRN se, bazuar në raportin vjetor të mjedisit, ujërat e lumenjve vlerësohen të jenë nën kufijtë e përcaktuar në standardet kombëtare dhe nuk paraqesin ndotje.
    “Për sa i përket vlerave të radioaktivitetit alfa dhe beta total të ujërave të lumenjve Shkumbin, Drin dhe Vjosë, vlerësohet se janë nën vlerat e përcaktuara në standardet kombëtare dhe nuk paraqesin ndotje,” shkruan AKM.
    Habitate në rrezik
    Lumenjtë në Shqipëri përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit, me një rrjet të dendur rrjedhash që zbresin nga zonat malore në ultësirën bregdetare. Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, shumë prej lumenjve shqiptarë ende ruajnë segmente të egra, duke krijuar habitate dhe ekosisteme natyrore të rralla.
    Megjithatë, ata janë nën presion të vazhdueshëm nga aktivitetet minerare, mbetjet industriale, ndërhyrjet hidroteknike dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve, duke e bërë ruajtjen e tyre një sfidë të rëndësishme për mjedisin në Shqipëri.
    Ngjashëm me Vjosën, lumi Fan gjarpëron mes luginave e grykave malore dhe mbërrin i kristaltë deri në qytetin e Fushë-Arrëzit. Pikërisht aty ai bashkohet me përroin e kuq që vjen nga zona minerare dhe rrjedha e tij ndryshon ngjyrë nga ndotja.
    Ndotja e lumenjve nuk është gjithmonë pasojë e minierave aktive, por edhe e depozitimeve të vjetra minerare të trashëguara.
    Në Kukës, pranë urës së Leshnicës, pluhuri mineral dhe mbetjet krijojnë një cikël të përhershëm ndotjeje që përfundon në lumin Drin. Situatë e ngjashme është edhe në Librazhd, ku mbetjet e vjetra minerare buzë Shkumbinit, pas çdo shiu, përfundojnë në shtratin e lumit.
    Ekspertët ngrenë dyshime mbi metodologjinë e institucioneve për matjen e ndotjes së lumenjve.
    “Nëse AKM thotë p.sh. se Vjosa ose Fani është me një cilësi të mirë të ujit apo shumë të mirë, i referohet gjithë gjatësisë së Vjosës apo të Fanit,” shpjegoi Nika.
    “Por këto ndotje janë pikësore, të cilat shndërrohen në difuze, në të shpërndara në disa qindra metra apo deri në katër kilometra dhe pastaj uji vetëpastrohet,” shtoi ai.
    Drejtuesi i Eco Albania këmbëngul se dëmi që shkakton ndotja nis pikësëpari te komunitetet që jetojnë pranë zonave ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë minerare.
    “Zinxhiri është i thjeshtë: mbetjet apo kimikatet apo mbetjet e dëmshme depozitohen në ujë, nga uji fillojnë te filtratorët që janë të parët — pra nga algat, nga makroinvertebrorët mbi të cilët ushqehen peshqit, shpendët dhe pastaj me të cilët ushqehemi edhe ne,” tha Nika.
    “Ky është problemi kryesor i ndotësve: jo vetëm që dëmtojnë zonën, habitatet, atë pjesën ku shkarkohen, por përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut — fillimisht të komunitetit të zonave afër tyre që shfrytëzojnë këto burime natyrore,” theksoi ai.
    Masa administrative
    Agjencia Kombëtare e Mjedisit sqaron se grupet e saj të inspektimit kanë marrë masa administrative, duke vendosur gjoba dhe duke kërkuar pezullim aktiviteti për disa kompani minerare, përfshirë ato në Selenicë dhe Fushë-Arrëz.
    “Ndotja e mjedisit nuk pret,” thotë eksperti mjedisor Edi Tuka. “Pra nuk pret një vendim të AKM apo institucioneve të tjera ligjzbatuese, të cilat jo vetëm t’u pezullojnë dhe t’u heqin licencat; pra duhet patjetër të ndërhyjnë me një forcë të madhe për sa i përket veprimtarisë së këtyre kompanive ndotëse të mjedisit,” shtoi ai.
    Të njëjtin shqetësim ngre edhe eksperti i mjedisit Olsi Nika, i cili thekson se sanksionet duhet të jenë më të larta në mënyrë që të ndikojnë realisht në sjelljen e kompanive minerare.
    “Një milion lekë të vjetra gjobë për kompani që gjeneron disa milionë euro në ditë nuk është fare problem,” tha ai.
    Mungesa e një reagimi vendimtar nga institucionet përgjegjëse për ndalimin e ndotjes ka prodhuar apati dhe heshtje në komunitetet e prekura.
    “Në rast se komuniteti nuk ka në krah institucionet që zbatojnë ligjin, por i ka përballë – dhe përballë të keqes që është ndotja mjedisore, normalisht komuniteti e humb forcën dhe arsyen për të vazhduar në kauzën për mbrojtjen e mjedisit,” tha Tuka.
    Në mungesë të kësaj mbështetjeje nga institucionet, komunitetet e prekura nga ndotja duket se nuk kanë rrugë tjetër veçse të heshtin dhe të përpiqen të bëjnë kompromiset e vogla, aq sa iu ofron kompania ndotëse.
    “Ata mund t’i bëjnë ballë edhe presionit të parave që mund të marrin nga kompanitë, edhe presionit të ‘të fortëve’ që përfaqësojnë apo mbrojnë interesat e këtyre kompanive nëse shohin një reagim nga shteti,” tha Nika. “Por kur nuk shohin asnjë reagim nga shteti, e kanë më të thjeshtë të bëjnë kompromis,” shtoi ai.
    Krimi mjedisor
    Ndërsa autoritetet këmbëngulin se monitorimet zyrtare tregojnë ujëra brenda normave dhe se ndaj kompanive janë marrë masa administrative, pamjet nga terreni tregojnë se lumenjtë mbeten të ekspozuar ndaj ndotjes së vazhdueshme, ndërsa ndikimi në habitatet natyrore dhe në shëndetin e banorëve është i vështirë të injorohet.
    Ekspertët e mjedisit nuk janë kritikë vetëm ndaj AKM-së, por edhe ndaj organeve ligjzbatuese. Sipas Mihallaq Qirjos, drejtor ekzekutiv i REC Albania, numri i veprave penale që lidhen me krimin mjedisor dhe që ndiqen nga policia është shumë i ulët  – vetëm 17% e të gjitha veprave penale që prekin tokën, ujin dhe ajrin.
    “Nëse ne shkojmë në prokurori, numri bie shumë: mesatarja është 0.4% e të gjitha veprave që trajtohen nga prokuroria të jenë në këtë vepër penale që prek ajrin, ujin dhe tokën,” tha ai, ndërsa shtoi se në shumicën e rasteve, hetimet pezullohen për mungesë të autorëve të krimit, apo pushohen për mungesë të provave të grumbulluara në terren.
    “Në gjykatë nuk kemi gjetur asnjë rast të dënuar për shkak të ndotjes së burimeve ujore,” shpjegoi Qirjo, dhe shtoi se kjo situatë vjen nga “mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të hetuar në thellësi krimin mjedisor.”/ BIRN

  • Katër takime, Laçi luan derbin me Kastriotin, Pogradeci ka punë me Ilirinë

    Katër takime, Laçi luan derbin me Kastriotin, Pogradeci ka punë me Ilirinë

    Dy ndeshjet e luajtura dje Besa- Korabi 3-1 dhe Skënderbeu- Lushnja 4-3 pasohen sot nga katër duelet e tjera te Kategoria e Parë për llogari të xhiros së 13-të të saj

    Kastrioti i Krujës përballet me Laçin në “Redi Maloku”, AF Luftëtari me Bledar Devollin debutues në pankinë pret Apoloninë në Gjirokastër, Pogradeci ndaj Ilirisë në “Gjorgje Kyçyku” dhe Kukësii vendit të fundit ndeshet me matjanët e Burrelit në “Kukës Arena”.

    Të gjitha takimet startojnë në orën 13:30.

    Kategoria e Parë, java e 13-të:

    Sot:

    13:30

    Kastrioti – Laçi (në “Redi Maloku”)

    AF Luftëtari- Apolonia

    Pogradeci – Iliria

    Kukësi-Burreli

    Luajtur dje:

    Besa-Korabi 3-1

    Skënderbeu-Lushnja 4-3 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • 29 nëntori/ Pjesëmarrësit e UÇK-së dhe qytetarët nderojnë komandant Tahir Sinanin

    29 nëntori/ Pjesëmarrësit e UÇK-së dhe qytetarët nderojnë komandant Tahir Sinanin

    Në nder të festave të Nëntorit, 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe përvjetorit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytetin e Prizrenit, u organizua ceremonia e zbulimit të shtatores së heroit të kombit, komandantit Tahir Sinani.

    Figura e tij, e njohur si komandant i Zonës së Pashtrikut të UÇK-së dhe pjesëmarrës në tri luftëra në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës u nderua me pjesëmarrjen e figurave te njohura te UÇK-së dhe qytetareve nga Prizreni, Kukësi, Hasi e Tropoja vendjlindja e Tahir Sinanit.

    I pranishëm në ceremoni ishte edhe deputeti i PD-së, Isuf Çelaj. Si tropojan dhe njohës i familjes Sinani nga fshati Gri, ai tha se komandant Tahir Sinani është shembull i tri luftrave dhe duhet të zërë vend të merituar në tekstet e historisë sonë kombëtare.

    Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj theksoi se sot unë nuk po qëndroj për të përuruar një vepër artistike por po qëndroj përballë një amaneti që na flet të gjithëve për ruajtjen e historisë sonë kombëtare.

    Në fjalën e tij, gjeneral Kudusi Lame u shpreh se kjo ditë e pavarësisë së Shqipërisë, e ditëlindjes së Adem Jasharit dhe e paraqitjes publike të UÇK-së  merr edhe një vlerë të shtuar me vendosjen e shtatores së Tahir Sinanit, të cilën e quajti “një medalje plus” për Prizrenin dhe kontributin e kësaj treve në luftën për liri.

    Me emocion të veçantë foli edhe Rezart Sinani, djali i komandantit, i cili ishte vetëm pesë vjeç kur babai i tij ra dëshmor në malet e Gostivarit.

    Ai mori pjesë në Luftën e Kosovës, në Luftën e Luginës së Preshevës dhe në luftimet e vitit 2001 në Maqedoni. Lindi më 25 maj 1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës në Shqipëri dhe ra dëshmorë më 29 korrik 2001 në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit” afër qytetit të Gostivarit, gjatë Luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

  • Skenë e vërtetë festive/ Të rinjtë nga Kosova e Shqipëria, ia marrin valles në kufirin e përbashkët

    Skenë e vërtetë festive/ Të rinjtë nga Kosova e Shqipëria, ia marrin valles në kufirin e përbashkët

    Kufiri i përbashkët Shqipëri–Kosovë është kthyer sot në një skenë të vërtetë festive me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Grupe valltarësh nga Kosova dhe Shqipëria kanë kërcyer vallen e Kukësit, duke treguar se zemra e shqiptarësisë rreh njësoj, kuq e zi, pikërisht aty ku bashkohen të dy vendet.
    Si çdo vit, festa e 28 Nëntorit Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ajo e 17 Shkurtit Dita e Pavarësisë së Kosovës kthehen në momente uniteti, gëzimi dhe krenarie kombëtare, të dukshme edhe në këtë kufi që sot nuk ndan, por bashkon.

  • Xhama të thyer dhe shenja plumbash në mure, dalin pamjet nga biznesi në Kukës që u qëllua me breshëri

    Xhama të thyer dhe shenja plumbash në mure, dalin pamjet nga biznesi në Kukës që u qëllua me breshëri

    Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot në Kukës, ku është qëlluar me breshëri drejt një biznesi.

    Gazetari i Top Channel, Bekim Lekica ka siguruar pamjet nga biznesi që u sulmua.
    Në pamje shihen xhama të thyera dhe shenja plumbash në mure.
    Nga informacionet e deri tansihme nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen.

    Top Channel

  • Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, Policia jep detajet

    Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, Policia jep detajet

    Kronikë E Premte, 28 Nëntor 2025 12:30
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në Kukës, ku bëhet me dije se është qëlluar drejt një biznesi.
    Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen.

    “Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

  • Tronditet Kukësi, qëllohet me armë zjarri ndaj një biznesi

    Tronditet Kukësi, qëllohet me armë zjarri ndaj një biznesi

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kukësin ditën e sotme, ku një biznes pranë autostradës së Morinës është goditur me armë zjarri
    Pronari i “Furra Kosova”, i shqetësuar dhe i tronditur, treguar se lokali i tij është bërë shënjestër e 8 plumbave.
    Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur pranë urës së re në Kukës, ndërsa ai thekson se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e kupton se kush mund ta ketë qëlluar.
    “8 plumba më kanë gjuajtur drejt biznesit ‘Furra Kosova’ që kam në autostradën e Morinës, pranë urës së re që është bërë në Kukës. Nuk e di kush e ka bërë, më kanë bërë atentat.”
    Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe situata ka krijuar panik mes banorëve të zonës.
    Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
    Njoftimi i policisë
    Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

  • Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, policia nis hetimet

    Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës, policia nis hetimet

    Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

  • Shenja plumbash në mure e xhama të thyer, këto janë pamjet nga biznesi në Kukës ku u qëllua me breshëri

    Shenja plumbash në mure e xhama të thyer, këto janë pamjet nga biznesi në Kukës ku u qëllua me breshëri

    Të shtëna me armë zjarri u regjistruan sot në Kukës, ku është qëlluar me breshëri drejt një biznesi. 
    Mediat kanë siguruar pamjet nga biznesi që u sulmua. 
    Në pamje shihen xhama të thyera dhe shenja plumbash në mure. 
    Nga informacionet e deri tanishme nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen. 

  • Të shtëna me armë zjarri në Kukës, ja çfarë dyshohet

    Të shtëna me armë zjarri në Kukës, ja çfarë dyshohet

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Kukësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një biznesi gjatë natës, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit janë konstatuar gëzhojat.
    Pas denoncimit nga pronari i biznesit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Nga informacionet e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mbledh të dhëna për të zbardhur ngjarjen.
    Nërsa ende nuk dihet qartë se cili ka qenë objektivi dhe autori ose autorët që kanë qëlluar.Po ashtu një grup hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.
    Kukës / Informacion paraprak
    Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij.
    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
    Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.