Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial.
Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, dy vite më parë u shpall Park Kombëtar, pas një fushate disavjeçare ndërkombëtare që bëri bashkë aktivistë lokalë dhe aktorë hollivudianë. Edhe pse niveli i mbrojtjes ligjore është rritur, rrjedha e tij vazhdon të jetë e kërcënuar nga ndotja.
“Të gjitha këto minerale janë me ngarkesë të lartë kimikatesh, pra substancash kimike të cilat bëjnë përkeqësimin e cilësisë së ujit,” tha për BIRN Olsi Nika.
“Ka substanca që janë të dëmshme për florën, për faunën, por ka edhe substanca të tjera që quhen komponentë që rrinë gjatë dhe nuk zbërthehen,” shtoi ai, ndërsa shpjegoi se “ato jo vetëm që ndotin florën dhe faunën aty, por nëpërmjet rrjetave ushqimore ato vijnë deri në tryezat tona, deri në indet tona”.
Pamjet në terren janë dramatike, ndërsa institucionet e mbrojtjes së mjedisit flasin për cilësi brenda normave të lumenjve që vazhdojnë të ndoten.
Megjithatë, në një përgjigje me shkrim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i tha BIRN se, bazuar në raportin vjetor të mjedisit, ujërat e lumenjve vlerësohen të jenë nën kufijtë e përcaktuar në standardet kombëtare dhe nuk paraqesin ndotje.
“Për sa i përket vlerave të radioaktivitetit alfa dhe beta total të ujërave të lumenjve Shkumbin, Drin dhe Vjosë, vlerësohet se janë nën vlerat e përcaktuara në standardet kombëtare dhe nuk paraqesin ndotje,” shkruan AKM.
Habitate në rrezik
Lumenjtë në Shqipëri përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit, me një rrjet të dendur rrjedhash që zbresin nga zonat malore në ultësirën bregdetare. Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, shumë prej lumenjve shqiptarë ende ruajnë segmente të egra, duke krijuar habitate dhe ekosisteme natyrore të rralla.
Megjithatë, ata janë nën presion të vazhdueshëm nga aktivitetet minerare, mbetjet industriale, ndërhyrjet hidroteknike dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve, duke e bërë ruajtjen e tyre një sfidë të rëndësishme për mjedisin në Shqipëri.
Ngjashëm me Vjosën, lumi Fan gjarpëron mes luginave e grykave malore dhe mbërrin i kristaltë deri në qytetin e Fushë-Arrëzit. Pikërisht aty ai bashkohet me përroin e kuq që vjen nga zona minerare dhe rrjedha e tij ndryshon ngjyrë nga ndotja.
Ndotja e lumenjve nuk është gjithmonë pasojë e minierave aktive, por edhe e depozitimeve të vjetra minerare të trashëguara.
Në Kukës, pranë urës së Leshnicës, pluhuri mineral dhe mbetjet krijojnë një cikël të përhershëm ndotjeje që përfundon në lumin Drin. Situatë e ngjashme është edhe në Librazhd, ku mbetjet e vjetra minerare buzë Shkumbinit, pas çdo shiu, përfundojnë në shtratin e lumit.
Ekspertët ngrenë dyshime mbi metodologjinë e institucioneve për matjen e ndotjes së lumenjve.
“Nëse AKM thotë p.sh. se Vjosa ose Fani është me një cilësi të mirë të ujit apo shumë të mirë, i referohet gjithë gjatësisë së Vjosës apo të Fanit,” shpjegoi Nika.
“Por këto ndotje janë pikësore, të cilat shndërrohen në difuze, në të shpërndara në disa qindra metra apo deri në katër kilometra dhe pastaj uji vetëpastrohet,” shtoi ai.
Drejtuesi i Eco Albania këmbëngul se dëmi që shkakton ndotja nis pikësëpari te komunitetet që jetojnë pranë zonave ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë minerare.
“Zinxhiri është i thjeshtë: mbetjet apo kimikatet apo mbetjet e dëmshme depozitohen në ujë, nga uji fillojnë te filtratorët që janë të parët — pra nga algat, nga makroinvertebrorët mbi të cilët ushqehen peshqit, shpendët dhe pastaj me të cilët ushqehemi edhe ne,” tha Nika.
“Ky është problemi kryesor i ndotësve: jo vetëm që dëmtojnë zonën, habitatet, atë pjesën ku shkarkohen, por përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut — fillimisht të komunitetit të zonave afër tyre që shfrytëzojnë këto burime natyrore,” theksoi ai.
Masa administrative
Agjencia Kombëtare e Mjedisit sqaron se grupet e saj të inspektimit kanë marrë masa administrative, duke vendosur gjoba dhe duke kërkuar pezullim aktiviteti për disa kompani minerare, përfshirë ato në Selenicë dhe Fushë-Arrëz.
“Ndotja e mjedisit nuk pret,” thotë eksperti mjedisor Edi Tuka. “Pra nuk pret një vendim të AKM apo institucioneve të tjera ligjzbatuese, të cilat jo vetëm t’u pezullojnë dhe t’u heqin licencat; pra duhet patjetër të ndërhyjnë me një forcë të madhe për sa i përket veprimtarisë së këtyre kompanive ndotëse të mjedisit,” shtoi ai.
Të njëjtin shqetësim ngre edhe eksperti i mjedisit Olsi Nika, i cili thekson se sanksionet duhet të jenë më të larta në mënyrë që të ndikojnë realisht në sjelljen e kompanive minerare.
“Një milion lekë të vjetra gjobë për kompani që gjeneron disa milionë euro në ditë nuk është fare problem,” tha ai.
Mungesa e një reagimi vendimtar nga institucionet përgjegjëse për ndalimin e ndotjes ka prodhuar apati dhe heshtje në komunitetet e prekura.
“Në rast se komuniteti nuk ka në krah institucionet që zbatojnë ligjin, por i ka përballë – dhe përballë të keqes që është ndotja mjedisore, normalisht komuniteti e humb forcën dhe arsyen për të vazhduar në kauzën për mbrojtjen e mjedisit,” tha Tuka.
Në mungesë të kësaj mbështetjeje nga institucionet, komunitetet e prekura nga ndotja duket se nuk kanë rrugë tjetër veçse të heshtin dhe të përpiqen të bëjnë kompromiset e vogla, aq sa iu ofron kompania ndotëse.
“Ata mund t’i bëjnë ballë edhe presionit të parave që mund të marrin nga kompanitë, edhe presionit të ‘të fortëve’ që përfaqësojnë apo mbrojnë interesat e këtyre kompanive nëse shohin një reagim nga shteti,” tha Nika. “Por kur nuk shohin asnjë reagim nga shteti, e kanë më të thjeshtë të bëjnë kompromis,” shtoi ai.
Krimi mjedisor
Ndërsa autoritetet këmbëngulin se monitorimet zyrtare tregojnë ujëra brenda normave dhe se ndaj kompanive janë marrë masa administrative, pamjet nga terreni tregojnë se lumenjtë mbeten të ekspozuar ndaj ndotjes së vazhdueshme, ndërsa ndikimi në habitatet natyrore dhe në shëndetin e banorëve është i vështirë të injorohet.
Ekspertët e mjedisit nuk janë kritikë vetëm ndaj AKM-së, por edhe ndaj organeve ligjzbatuese. Sipas Mihallaq Qirjos, drejtor ekzekutiv i REC Albania, numri i veprave penale që lidhen me krimin mjedisor dhe që ndiqen nga policia është shumë i ulët – vetëm 17% e të gjitha veprave penale që prekin tokën, ujin dhe ajrin.
“Nëse ne shkojmë në prokurori, numri bie shumë: mesatarja është 0.4% e të gjitha veprave që trajtohen nga prokuroria të jenë në këtë vepër penale që prek ajrin, ujin dhe tokën,” tha ai, ndërsa shtoi se në shumicën e rasteve, hetimet pezullohen për mungesë të autorëve të krimit, apo pushohen për mungesë të provave të grumbulluara në terren.
“Në gjykatë nuk kemi gjetur asnjë rast të dënuar për shkak të ndotjes së burimeve ujore,” shpjegoi Qirjo, dhe shtoi se kjo situatë vjen nga “mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të hetuar në thellësi krimin mjedisor.”/BIRN
Tag: Kukës
-

BIRN: Nga Vjosa te Drini, mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë
-

Kategoria e Parë: 7 gola të shënuar në Korçë, fitore shprese për Kukësin. Laçi kënaqet me një pikë
29 Nëntor 2025
16:31
Telesport
Dje dhe sot janë luajtur ndeshjet për javën e 13-të në Kategorinë e Parë. Dje, Besa fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Korabit, ndërsa Skënderbeu mori fitoren e katërt rresht, pasi mundi në fund 4-3 Lushnjen.
Fitorja e korçarëve u vendos nga goli i Saleh Naser në minutën e 90+7. Në ndeshjet e luajtura sot, Kukësi mori një fitore shprese në shtëpi ndaj Burrelit. Me të njëjtin rezultati fitoi edhe Apolonia në transfertën e vështirë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.
Dy ndeshjet e tjera u mbyllën barazim. Në Pogradeci-Iliria, mungoi goli, ndeshja u mbyll 0-0. Në ndeshjen tjetër, Kastrioti edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë 2-0 ndaj Laçit, kurbinasit arritën të barazonin shifrat në fund.
Përsa i përket renditjes, Skënderbeu kryeson me 34 pikë, 11 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Laçi. Pjesa tjetër e renditjes është si më poshtë: -

Çfarë ndodhi? Arrestohet efektivi i policisë, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës–Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë, Inspektor J. U., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte detyrën “Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Dibër, ndërsa aktualisht shërbente si Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.
Oficeri i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Hetimet nisën pas kallëzimit të L. H., e cila ka deklaruar se punonjësi i policisë e ka detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit.
Gjatë procedurave hetimore është konstatuar se punonjësi i policisë ishte larguar drejt Kosovës, por sot është bërë e mundur ndalimi i tij në momentin e rikthimit në territorin shqiptar.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.
Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë gjatë kësaj kohe ishte larguar në Republikën e Kosovës dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. -

Akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale më dhunë, arrestohet efektivi i policisë në Dibër, 2 të tjerë nën hetim
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.
Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë gjatë kësaj kohe ishte larguar në Republikën e Kosovës dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë.AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al./vizionplus.tv
-

“Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë”, arrestohet efektivi i policisë në Dibër pas denoncimit të së resë
Punonjës i policisë së Dibrës është denoncuar nga një vajzë, e cila pretendon se ky i fundit e ka kërcënuar duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
Inspektori i policisë, me iniciale J. U., akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në 17 nëntor, teksa hetimi ka nisur edhe për shtetasen me iniciale M. U., dhe personin me iniciale A. K..
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal“, thuhet në njoftim.Top Channel
-

‘Më p*rdhunoi dhe…’ – E reja denoncon policin në Dibër, arrestohet
Një punonjës policie në Dibër është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka shantazhuar dhe abuzuar seksualisht me një vajzë. Policia bën të ditur se ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.
Mësohet se shtetasja me iniciale L.H., ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Po ashtu, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim”.
Njoftimi i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.
-

U kallëzua për abuzim seksual, ndalohet punonjësi i policisë në Dibër
Foto nga ngjarja
DIBËR- Një punonjës i policisë së Dibrës është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të rritur dhe ka shpërdoruar detyrën. Pak ditë më parë, shtetasja me inicialet L.H. ka kallëzuar punonjësin e policisë shtetasin J.U, duke pretenduar se ai, përmes shantazhit dhe kërcënimit, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
AMP ka kërkuar të hetohen edhe dy shtetas të tjerë, një burrë dhe një grua. Sipas informacioneve, të dy kanë qenë në dijeni dhe kanë përkrahur punonjësin e policisë në lidhje me ngjarjen. Ndalimi i tij është bërë në pikën kufitare me Kosovën, pasi ai ishte larguar nga vendi drejt Kosovës për disa ditë.
NJOFTIMI I POLICISË
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës–Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë, Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale nën/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër, dhe aktualisht me detyrë nën/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila pretendon se punonjësi i policisë, nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materiale procedurale shtesë edhe për shtetasen M.U., të dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal, si dhe për shtetasin A.K., të dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Pas hetimeve me metoda speciale hetimi, u konstatua se punonjësi i policisë ishte larguar në Republikën e Kosovës, dhe ditën e sotme u bë i mundur ndalimi i tij nga agjentët e AMP-së në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë./ZËRI -

Dibër/ Vajza denoncon policin: Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie sek*uale me dhunë
Një rast i shantazhit dhe abuzimit seksual raportohet të ketë ndodhur në radhët e policisë, në qytetin e Dibrës.
Një vajzë ka denoncuar se punonjësi i policisë, Inspektor J.U nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Pas denoncimit të vajzës, polici është arrestuar nga AMP, ndërsa përpos tij ka nisur hetimi edhe për dy persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Njoftimi i i AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal. -

Kastrioti ndal Laçin, Pogradeci ndjen forcën e Ilirisë, Kukësi më në fund….tri pikë
Kastrioti i Krujës gati sa nuk surprizoi Laçin në “Redi Maloku”. Shifrat në fund të pjesës së parë ishin 2-0 ndërsa në të dytën bardhezinjtë shënuan po aq gola për 2-2 final. Në Gjirokastër AF Luftëtari me Bledar Devollin debutues u thye 0-2 nga Apolonia ndërsa sfida kryesore e ditës luajtur në Pogradec (Pogradeci- Iliria) përfundoi pa gola 0-0.
Zgjohet Kukësi teksa arrin të fitojë 2-0 me matjanët e Burrelit në “Kukës Arena”. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për verilindorët ndërsa tani kanë ngushtuar diferencën me Luftëtarin e Lushnjën në 2 dhe 4 pikë.
Kategoria e Parë, java e 13-të:
Rezultatet:
Kastrioti – Laçi 2-2
AF Luftëtari- Apolonia 0-2
Pogradeci – Iliria 0-0
Kukësi-Burreli 2-0
Luajtur dje:
Besa-Korabi 3-1
Skënderbeu-Lushnja 4-3 /Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

“Më shantazhoi dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë”, një vajzë denoncon punonjësin e policisë së Dibrës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor J.U., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Nd/Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Dibër dhe aktualisht me detyrë Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar në nenet 102 dhe 248 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 17.11.2025, ku pas kallëzimit të shtetases L.H., e cila ka ngritur pretendimin se punonjësi i policisë nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, AMP ka dërguar materialet proceduriale shtesë edhe për shtetasen M.U., e dyshuar për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar në nenin 311 të Kodit Penal dhe shtetasin A.K., i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit në krim” parashikuar në nenin 302 të Kodit Penal.Top Channel