Tag: kujtuar

  • Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

    Salianji: 8 Dhjetori, dita për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka kujtuar sot në Ditën e Rinisë studentët e dhjetorit 1990 që solli edhe përmbysjen e komunizmit dhe solli demokracinë në vend.
    Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkuan se 8 Dhjetori është ngjarje që ndriçon dinjitetin e shoqërisë tone.
    “Mirënjohje përjetë të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualëve që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!”, shkruan Salianji.
    Postimi:
    Sot nderojmë të rinjtë dhe të rejat që 35 vite më parë, udhëhoqën kthesën historike të Shqipërisë në mes të territ, paqartësisë dhe frikës!
    Ata i dolën përballë një sistemi të dobësuar por që ende nuk i kishte humbur dhëmbët. Ata u bënë protagonist, vunë jetët në rrezik për t’i ngritur kokën Shqipërisë e për ta bërë atë të lirë.
    8 Dhjetori është ngjarje që ndriçon dinjitetin e shoqërisë tonë, si për të kujtuar se nga vijmë e ku duhet të shkojmë!
    Mirënjohje përjetë të gjithë studentëve, të rinjve dhe intelektualevë që u bashkuan për t’i dhënë fund mjerimit të Shqipërisë e për ta kthyer atë me fytyrë nga perëndimi!

  • Edi Rama: Nuk po të them lamtumirë, por mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

    Edi Rama: Nuk po të them lamtumirë, por mos vdeksh kurrë Fatos Nano!

    Kryeministri Edi Rama, ka kujtuar me nostalgji disa nga momentet kyçe me Fatos Nanon dhe zhvillimet pozitive që erdhën për vendin gjatë kohës që ai ishte kryeministër i vendit.
    Për gjithë kontributin që Nano ka dhënë, Rama e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Mos vdeksh kurrë Fatos Nano!”
     

    “Pas varrosjes së Parisë së Punës, Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës së socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike. E kam kujtuar gëzimin e tij kur lajmëroi pranimin e PS në internacionales së socialistëve. Si dita e diplomës kjo sot, më tha duke qeshur.
    Në krye të qeverisë i desh të drejtonte popullin nga dalja e piramidave. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, komunikimi ynë si ai i shoferit të turnit të parë me turnin 2-të për të njëjtën makinë, Kur ndodhte të ndanim një dilemë strategjike, këshillat e tuja më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Kur mënoj çfarë 4 rrotaku sovjetik mori ti në dorëzim në turnin e parë e çfarë mora unë në të dytin, më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, tha Rama./vizionplus.tv

  • Leskovaci në “shtetrrethim”, Sulçe: Gazetarët u ndaluan në kufi, na ka kujtuar pandeminë (VIDEO)

    Leskovaci në “shtetrrethim”, Sulçe: Gazetarët u ndaluan në kufi, na ka kujtuar pandeminë (VIDEO)

    Një ditë para përballjes së shumëpritur Serbi-Shqipëri, qyteti i Leskovacit ndodhet nën masa të rrepta sigurie. Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi drejtpërdrejt nga hoteli ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, duke përshkruar një atmosferë të pazakontë. 
    Sipas tij, disa gazetarë shqiptarë janë ndaluar për më shumë se një orë në kufi, përfshirë edhe Alban Xhihanin dhe kolegë nga Radio Televizioni Shqiptar, përpara se të lejoheshin të hynin në territorin serb. 
    Ai theksoi se autoritetet serbe po ushtrojnë presion maksimal për të shmangur incidente gjatë ndeshjes. “Ka pasur disa gazetarë shqiptarë që janë ndaluar në kufij, ku kanë qëndruar gjatë, për më shumë se një orë, një nga ata ka qenë Alban Xhihani dhe kolegë të tjerë nga Radio Televizioni Shqiptar. Më kanë thënë që kanë qëndruar më shumë se 60 minuta në kufi. 
    Ne nuk e ndjemë këtë sepse ishim direkt me çarterin e kombëtares Organet kompetente serbe kanë presion për ta nxjerr këtë ndeshje pa incidente. Kemi dashur të lëvizim pak, por nuk na kanë lejuar. Na kanë kujtuar pak pandeminë e Covid-19. Ishim në pjesën e jashtme të hotelit dhe shikonim aty vetëm makina policie dhe njerëz civil të policisë që qëndronin përreth, të njëjtën gjë bënë edhe te stadiumi. Autokolona jonë ishte rrethuar majtas e djathtas. Është një atmosferë krejt ndryshe nga ato që kemi parë në shtete të ndryshme, kurrë nuk kemi parë një prezencë kaq të madhe policore”, tha Sulçe. 
     

  • Portieri i parë, që pësoi gol nga CR7: Si ndihem? Atëherë isha shumë i zemëruar, sot i lumtur…

    Portieri i parë, që pësoi gol nga CR7: Si ndihem? Atëherë isha shumë i zemëruar, sot i lumtur…

    3 Shtator 2025

    14:03

    Alfred Lleshi

    Ish-portieri portugez Joao Ricardo ka kujtuar momentin historik kur pësoi golin e parë të karrierës së Cristiano Ronaldos. Ai pranon se atëherë e përjetoi me nervozizëm, por sot ndjehet krenar që është pjesë e historisë së CR7.
    Ja deklarata e tij: “Kur ndodhi, u ndjeva nervoz dhe i frustrar, por sot jam i lumtur. Cristiano e mori topin në mesfushë, dribloi lojtarët dhe nuk më dha asnjë shans të reagoja. Askush nuk mund ta ndalte, ishte i papërmbajtshëm.
    Kam pësuar shumë gola, por kurrë nuk do ta harroj të parin e Cristianos, as ai nuk do të më harrojë mua.  Një herë u takuam në Portugali, i thashë kush isha dhe më kujtoi menjëherë. Kur Cristiano shënoi golin e tij të 900-të, mora mesazh nga një mik që bënte shaka duke më kujtuar se unë isha i pari që pësova gol prej tij”.