Tag: kujton

  • “Papa Françesku solli frymë të re në Vatikan”/ At Zef Bisha: Papa e njihte Shqipërinë, ishte i prekur nga historia e…

    “Papa Françesku solli frymë të re në Vatikan”/ At Zef Bisha: Papa e njihte Shqipërinë, ishte i prekur nga historia e…

    At Zef Bisha, Famulltar, në kishën ‘Zemra e Krishtit, në Tiranë e kujton i përlotur Papa Franceskun, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88 vjecare. Në një bisedë në një emision televiziv me gazetaren Leontina Nikën, ai kujton takimin e parë me të, se sa shumë e njihte ai Shqipërinë, dhe thotë se lajmi për ndarjen nga jeta të tij ishte fillimisht i pabesueshëm.
    “Nuk e mendova, nuk besoj dhe sapo e lexova shkova dhe i thash vëllezërve të mi jezuitë. Mendova mos është lajm i rremë, mbeta pa fjalë. Pata rastin ta dëgjoj zërin e tij, edhe pse i rënduar shumë. Ishte mrekulli që ai doli dhe përshëndeti në ditën e Pashkëve.”
    “ Ajo që është e bukur është që e diela e pashkës që është ringjallja e Jezusit, dhe Papa del i pranishëm, pasi kishte kohë që nuk po fliste, duket sikur i ka përshëndetur të tijët dhe duket sikur i ka thënë tani po ngjitem në qiell i lumtur. Pra, kalimi i Papës në amshim në këtë mënyrë është vërtetë një dicka shumë e bukur. Të gjithë ne do kalojmë në amshim. Është viti jubileut për Kishën, është jubilee kur kisha kujton një herë në 25 vite, kur besimtari fiton ndjesë për mëkatet, ripërtërin jetën e tij në lidhje me Zotin.” thotë ai, ndërsa kujton I përlotur kujtimet dhe takimin nga afër takimin me Papa Franceskun
    “Kam kujtime shumë të bukura me Papa Franceskun. Janë momente shumë të bukura, mënyra si na ka pritur, si e njihte Shqipërinë, sa shumë e kishte prekur historia e meshtarëve që kanë vuajtur në Shqipëri. Kjo më ka bërë shumë përshtypje, nuk fliste në përgjithësi për disa persona, por kujtonte histori të vecanta, dhe unë kam mbetur pa fjalë. Më pas kujtonte torturat me korent në kokë, kujtonte shumë. Një gjë që më ka bërë shumë përshtypje ishte se ai kur fliste t’i ngulte sytë të dëgjonte me vëmendje. Kemi qëndruar rreth 20 minuta me të, ka qenë dicka e jashtëzakonshme, ishte një njeri aq i thjeshtë” shton ai, ndërsa e kujton këtë takim si ndër më të bukurit të jetës së tij.

  • Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës

    Noizy: PD-ja më kujton errësirën, askush s’ma mbush syrin përveç Ramës

    Reperi Rigels Rajku, i njohur gjerësisht si Noizy ka shpjeguar arsyet që e kanë bërë të mbështesë Partinë Socialiste në këto zgjedhje. Në një postim në rrjetet sociale, Noizy thotë se nuk sheh programet e partive, por vetëm individët. Ai shton se pavarësisht se dikur familja e tij ka qenë e djathtë, ajo kohë i kujton vetëm errësirën. Ndërsa sot, nuk ia ‘mbush syrin’ askush tjetër përveç Ramës.
    “Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD-në. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë. Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë. Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës. Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kapur me grushta mes vete, nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim. Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS-në,”- shkruan në postim.

  • E njoha kur isha 13 vjeç’/ Liri Berisha kujton takimin e parë me Nënë Terezën

    E njoha kur isha 13 vjeç’/ Liri Berisha kujton takimin e parë me Nënë Terezën

    E njoha kur isha 13 vjeç’/ Liri Berisha kujton takimin e parë me Nënë Terezën

    Liri Berisha, bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, në ‘Kafe me Lolitën”, ka ndarë disa nga kujtimet e takimit të parë me Nënë Terezën.

    Berisha kujton se në ato vite ishte vetëm 13-14 vjeç kur e ka njohur nga afër dhe e ka takuar për herë të parë.

    Liri Berisha, edhe për shkak të profesionit si mjeke pediatre, kujton sesi ishte shoqëruar nga Nënë Tereza në një shtepi të mbushur plot me fëmijë të sëmurë.

    Berisha ndau edhe kujtimet sesi u angazhua e gjithë familja për të pritur në shtëpinë e tyre Nënë Terezën, sepse ishte dikush që kishte ëndëruar ta takonte që e vogël, për të cilën fliste gjithë bota.

    Liri Berisha:

    Kam patur fatin e madh ta takoj dhe ta njoh Nënë Terezën, e kam njohur kur isha 13-14 vjeç me emrin Gonxhe Bojaxhi. Emri Gonxhe më bënte përshtypje dhe ishte shumë I përmendur në shtëpi. Në atë kohë nuk e dija se shkruhej në botë për të sepse nuk kisha lexuar gazeta.

    Kishte energji brenda saj dhe kjo tregohej sesi ecte. Bënte një rrotullim si e re. Më bënë përshtypje këmbët që tregonin moshën dhe vuajtjen e saj, sandale me rripa, këmbë me kallo.

    Nënë Tereza na shoqëroi në shtëpinë e saj të mbushur me të sëmurë. Hyri në shtëpi si një nënë e vërtetë dhe ata e shikonin si nënën e tyre. Na dërgoi në një dhomë tjetër që ishte dhoma e fundit e kësaj toke për ta, dy zonja lëviznin një person që kishte mbetur vetëm kocka, më tërhoqi dhe më preku sesi komunikonin me të. Shikoja përkushtimin dhe dashurinë me të cilën punonin.

    Nënë Tereza ishte grua që ishte vetësakrifikuar, unë kisha familjen time, fëmijët e mi shoqërinë. Unë bamirësinë e bëja e induktuar nga nëna ime.

    Nënë Tereza na tha se do vinte në shtëpinë tonë u angazhuam të gjithë ta prisnim sepse ishte dikush që kisha ëndëruar ta takoja që e vogël, për të cilën fliste gjithë bota.

    Erdhi me një vajzë që quhej Xheni, shtëpia mu kthye në pelegrinazh. Nënë Tereza foli me të gjithë. Do t’i tregoja se kisha njohur nënën dhe motrën e saj, nuk do t’i tregoja se ato vdiqën të abandonuara, ishte e dhimbshme dhe nuk do t’ia thoja. Do t’i thoja se nënën e kanë nderuar dhe vlerësuar edhe për punën që bënte Nënë Tereza.

    Nënë Tereza fliste një shqipe me fjalë të harruara.

    Mbesa e saj tregonte se kur i ati takohej me hallën, flisnin një shqipe që ajo s’i kuptonte.

  • Donald Trump reagon për dënimin e Marine Le Pen: Më kujton vendin tonë!

    Donald Trump reagon për dënimin e Marine Le Pen: Më kujton vendin tonë!

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhumr me vendimin e Gjykatës Franceze për të dënuar lideren e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.
    Gjatë një konference me gazetarët nga Zyra Ovale, Trump tha se vendimi i gjykatës për të ndaluar kandidimin e Le Pen në zgjedhje ngjason shumë me procesin gjyqësor të bërë ndaj tij në SHBA, për ta ndaluar të garonte për president.

    “Kjo është një çështje e madhe. Është një çështje shumë e madhe. Di gjithçka rreth saj dhe shumë njerëz mendonin se ajo nuk do të dënohej. Nuk e di nëse kjo nënkupton një dënim të plotë, por asaj i është ndaluar kandidimi për pesë vjet, dhe ajo është kandidatja kryesore. Kjo më kujton këtë vend. Kjo më kujton shumë vendin tonë”, tha Trump.