Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë një postim tejet prekës në rrjete sociale, duke kujtuar të atin e saj që është ndarë nga jeta vite më parë. Ajo publikoi një video të vjetër të babait, duke e shoqëruar me një shkrim emocional që reflekton mallin dhe dhimbjen që ndjen për mungesën e tij.
**“Në ëndrrat e mia, ai nuk iku kurrë. Na pret në shtëpi, duke buzëqeshur, sikur vitet që e morën larg të mos kishin ndodhur kurrë. E përqafoj, qesh me të, bëj foto me të… dhe në atë vend të çastit, dashuria është e pafundme dhe humbja nuk mund të na prekë. Ëndrrat më sjellin përsëri tek ti, baba, qoftë edhe vetëm për një rrahje zemre. Faleminderit për këtë dhuratë. Më mungon më shumë sesa mund ta them me fjalë.”**
Ky dedikim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët shpesh kanë treguar mbështetje për Beatrix-in në momentet kur ajo kujton të atin.
Kujtojmë se prej kohësh, Beatrix ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo nisi pak kohë pas eksperiencës së saj në ‘Big Brother VIP Albania’, e cila u shoqërua me shumë kritika dhe bullizëm në rrjet. Mirëpo, mesa duket, në SHBA, Trixa ka gjetur sërish qetësinë.
Tag: kujton
-

‘Po na pret në shtëpi…’/ Prekëse! Beatrix Ramosaj kujton të atin e ndjerë: Ai nuk iku kurrë
-

Dëshira e hershme e Nënë Terezës ishte të bëhej mësuese/ Çka ndikoi të ndryshonte vendimin e saj?
Kujtimet e të vëllait, Lazrit: Fëmijëria dhe largimi nga Shkupi
“Ajo ishte një vajzë normale, mbase pak e tërhequr dhe e rezervuar, por kishte shumë miq. Ajo kalonte një pjesë të madhe të kohës me ta dhe ata shpesh vinin në shtëpinë tonë. Talenti i saj në shkollë u shqua që në vitet e para në klasë, gjithnjë e gatshme për t’i ndihmuar të tjerët.
Më kujtohet që ajo kishte një shoqe të ngushtë, e bija e doktor Milkoviqit. Si vajzë e re kishte prirje për poezi, shkruante vjersha të shkurtra që ua lexonte të gjithëve”, kështu e kujton të motrën Anjeze Gonxhe Bojaxhi, i vëllai Lazri.Në kujtimet dhënë për biografin e saj, Dom Lush Gjergji, teksa flet për fëmijërinë, sjell pasazhe nga jeta e shenjtores shqiptare.
“Ajo ishte shumë e hapur dhe e përzemërt me shoqet, kurse me meshkujt disi e druajtshme. Mirëpo ajo ishte e shoqërueshme me të gjithë, pa ndonjë përjashtim feje, gjuhe a kombësie. Kurrë nuk më ka rënë ta shoh të mos i dëgjojë prindërit.
Lazri: Nëna e ndiente se Gonxhja ishte me bindje religjioze
Nëna shpesh më thoshte: ‘Bëhu si Gonxhja, anise është më e re se ti!’. Nëna gjithnjë kërkonte nga ne të ishim të rregullt dhe të urtë. Për çdo mbrëmje na duhej që me rend t’i pastronim këpucët, Agia, unë dhe Gonxhja. Shpesh e lusja: ‘Të lutem Gonxhe, pastroji sot për mua …’, sepse për mua si djalë më dukej turp të bëja disa punë, sillesha si Zot. Dhe ajo ma kthente: ‘Ani vëlla, do ta bëj për ty!’. Kur bëja ndonjë sherr dhe ajo e zbulonte këtë, e mbante për vete.
Besoj se nëna e ndiente se Gonxhja ishte me bindje religjioze. Më kujtohet kur i thoshte se me dëshirë do të qëndronte tërë jetën me Gonxhen dhe frigohej se do ta humbte për dy arsye: shëndeti i saj i lig dhe kushtrimi i saj ndaj Zotit. Për këtë arsye ajo e donte më shumë Gonxhen, por kur Zoti e ftoi, ajo ia dha Atij duarhapur …”, kujton Lazri.
Përpos mësimit, Gonxhja merrte pjesë aktive edhe në aktivitete bashkiake të famullisë, ajo këndonte në kor, recitonte në teatrin e qytetit, si dhe në shfaqje të festivaleve të ndryshme të famullisë, ku vallëzonte, shkruante shumë vjersha dhe i binte mandolinës.Për të, si dhe për familjen Bojaxhiu, famullia ishte një shtëpi e dytë. Ndikimi i saj më i madh ishte arkipeshkvi i Shkupit, imzot Lazër Mjeda, që ishte mik i familjes Bojaxhiu, të cilën ai e vizitonte shpesh. Përsos shkollës në famulli, kishte gjithashtu dhe mësim të katekëzës, këndimit, dramës, teatrit të vogël dhe shumë aktiviteteve të tjera. Më 1924-n, atë Cepetiqi u shkroi prapë eprorëve të vet në Zagreb këtë letër: “Falënderoj Zotin, nuk kam probleme me nxënësit e gjimnazit. Ata vijnë të mbushur me shpresë dhe unë bëj çmos për t’i ndihmuar.
Po të mos jem në gjendje t’u gjej libra për katekizëm, do t’u huazoj të miat. Nganjëherë gjatë javës mbaj edhe nga dhjetë orë mësim, pasi kam mbetur prapa në këtë lëndë dhe dua ta plotësoj dhe të bëj ç’është e mundur. Pas shkollës fillore fëmijët vijnë tek unë dy herë në javë për mësime të katekizmit dhe nganjëherë i mbaj edhe të dielave pas meshës …” Gonxhe Bojaxhi e ndihmonte priftin madje edhe në katekizim, pasi ajo vetë përkthente nga serbokroatishtja në shqip, sepse shumicës së fëmijëve, duke mos e kuptuar gjuhën, e kishin të vështirë të ndiqnin mësimet e katekizmit në famulli.
Për të vëllain, Lazrin, Gonxhja u rrit në oborrin e kishës. “Kishte diçka që për të ishte më me rëndësi se çdo gjë tjetër: kisha. Ne jetonim shumë afër kishës katolike të Shkupit dhe kur ishim të vegjël, prifti i famullisë ishte shqiptar. Herë-herë më dukej sikur nëna dhe motrat e mia jetonin në kishë. Ato ishin shumë të përshpirtshme dhe gjithmonë të gatshme të zgjasnin dorën për të ndihmuar. Sa ishte gjallë babai shtëpia jonë i ngjante një vatre politike. Pas vdekjes së tij na mbante gjallë feja”, kujton Lazri.
Gonxhja: Çdo njeri ka rrugën e vet, të cilën duhet ta ndjekë
Më tej ai shton: “Kur dola nga shtëpia, Gonxhja nuk kishte mbushur 13 vjet. Ajo që atëherë ishte shumë e interesuar për punën e misionarëve. Sa herë vinin nga vendet e largëta, ajo kishte dëshirë t’i takonte dhe të fliste me ta. Njëri prej tyre një ditë i tha: Çdo njeri ka rrugën e vet, të cilën duhet ta ndjekë. Këto fjalë e prekën thellë në zemër motrën time. Jezuiti që zëvendësonte priftin shqiptar një ditë hapi një hartë në kishë në të cilën ishin shënuar të gjitha misionet.
Më kujtohet se edhe kjo gjë e preku shumë Gonxhen, pasi ajo erdhi menjëherë të më tregonte: “O vëlla, sikur të dije ku punojnë misionaret tona … çfarë jete bëjnë…”, kujton ai.
Gonxhja shpesh i thoshte se “isha shumë e re pa mbushur dymbëdhjetë vjeç e rrethuar nga familja kur ndjeva dëshirën për t’iu dhënë krejtësisht Zotit. Gjashtë vjet kam medituar dhe jam lutur. Nganjëherë më dukej se po bëja gabim, se kjo nuk ishte thirrje, por më në fund u binda se isha e ftuar nga Zoti. Zonja jonë e Letnicës, Zoja Cërnagore më ndihmoi shumë për të arritur një vendim të tillë”. Duke u përballur me thirrjen, Gonxhja vendos të shkojë në Letnicë, për të gjetur paqen e brendshme.
Lorenc Antoni e kujton kështu: “Përpara se të arrinte deri te vendimi përfundimtar, se a do të bëhej murgeshë misionare apo jo, ajo tha: “Do të shkoj në Letnicë dhe do të qëndroj atje nja dy muaj”. Ishte viti 1927. Në Letnicë ajo bëri ushtrimet shpirtërore. Këtë përvojë e përsëriti edhe më 1928-n. Para se të merrte vendimin ajo kishte një fletore të tërë të mbushur me poezi. “Kush e di në do të lexoj e shkruaj më poezi”, do të shprehej. Dëshira e saj e hershme kishte qenë të bëhej mësuese. Lazri e kujton me trishtim kohën e largimit të saj nga Shkupi. E gjithë familja ishte e pikëlluar, sipas tij.
Ja si shkruan Lorenc Antoni në ditarin e tij për këtë ngjarje. “Në mbrëmjen e 25 shtatorit 1928, ne të gjithë u tubuam në shtëpinë e Gonxhes për t’i dhënë lamtumirën. Secili i kishte blerë ndonjë dhuratë të vogël, ndonjë laps, libër etj. Unë i dhurova një stilograf të artë, të cilën ajo e ruajti dhe e përdori për një kohë të gjatë më pas. Të nesërmen, më 26 shtator, ishte dita e largimit të saj.
Shumë kishin dalë për ta përcjellë, fëmijë, të rinj, pothuaj mbarë famullia, madje edhe shokët e shkollës. Të gjithë i kishin mbërthyer sytë mbi të, të gjithë të mbushur me pyetje të pathëna: cila do të ishte e ardhmja e kësaj vajze në Indi, një vend i huaj dhe aq i largët?
Unë u zgjova herët. Së pari, vajta në kishë dhe pastaj në stacion. Kisha blerë tri bileta për Zagreb (për Dranen, Agen dhe një për Gonxhen). Në stacionin e trenit të gjithë po qanin, dhe ajo po qante, ndonëse pak kohë më parë kishte thënë që nuk do ta bënte këtë. Edhe unë vetë kisha buzën në vaj, sapo mendoja se do të humbisja një kushërirë, një mike të mirë. Në çastin e nisjes ajo ma shtrëngoi fort dorën. Reagimi im ishte gati i ftohtë që të mos lejoja të pushtohej nga pikëllimi i nisjes. Treni u nis. Ne të gjithë valëvitnim shamitë, derisa treni u tret. Dielli ia kishte hedhur rrezet, duke u ndriçuar të tërën: ajo i ngjante një hëne që dalëngadalë humbet në lindjen e diellit …”./voal.ch
ObserverKult
Lexo edhe:
FRYMËZUESE NGA NËNË TEREZA: HIMNI I JETËS
-

Alfred Lela revoltohet me Silvën, i kujton protestat e Teatrit: Betejat behen me ‘kap noj gjo’?
Alfred Lela dhe Silva Caka
TIRANË- Pas lajmit se ish-anëtarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka u emërua në postin e zëvendësministres së Brendshme, ka reaguar Alfred Lela që aktualisht mban postin e drejtorit të Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në Partinë Demokratike.
Përmes një postimi në Facebook ai ka ndarë një foto nga protestat e Teatrit Kombëtar, ku shihet se polcia po tërhiqte Silvën për ta arrestuar, ku Lela i del në mbrojtje. Ai i kujton asaj se e ka mbrojtur dikur nga policët, dhe se nuk është i penduar.
“Pra, Silva Caka nga e dhunuar ka vendosur te behet shefe e policeve qe e dhunuan. Tani pyes: ka ndryshuar Rama, Policia apo Silva? Apo eshte me e thjeshte: betejat behen me ‘kap noj gjo’? Nuk jam penduar qe u hodha ne folene e patro-policeve te Rilindjes, per t’i dale zot Silves, sepse ne fakt nuk e dija se ishte ajo, por vetem nje vajze, cilado vajze. Si rregull, nje gruaje nuk i permenden kaloresite. Silvave te pushtetit, po!”- shkruan Lela.
https://www.facebook.com/share/p/1H24nyj6S2/ -

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt
E kujtoj mirë. Kur hynte dikur në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj nuk ecte, por defilonte. Me buzëqeshjen e tij të përhershme, me një karizëm të fabrikuar për kamerat, ai e dinte që çdo votë ishte e tij. Këshilltarët ngriheshin e uleshin si në koreografi. Ligjet kalonin me një të rënë të lapsit. Dhe Tirana humbiste një tjetër hapësirë publike, një tjetër copë historie, një tjetër mundësi për t’u zhvilluar me dinjitet.
Sot, i njëjti njeri kërkon të hyjë jo si triumfator, por si i mbaruar. Në sallën ku dikur ndanin pushtetin dhe paratë, do të ndahen fletët që vulosin fundin e tij politik. Të njëjtët mure që panë arrogancën, tani do të dëgjojnë psherëtimat e turpit. Është një kthesë e ashpër, por e paracaktuar: askush nuk mbijeton mbi gënjeshtra pafundësisht.
Arrestimi i disa muajve më parë nuk ishte thjesht një “incident ligjor”, por një çarje në imazhin e kujdesshëm që Veliaj kishte ndërtuar. Nga lideri i gjeneratës “cool”, nga njeriu që e paraqiste veten si shpëtimtar i Tiranës, doli i zhytur në akuza për koncesione të manipuluara, tendera klientelistë dhe lidhje me oligarkë që u pasuruan mbi betonin e qytetit. Ai që predikonte transparencën, përfundoi pas hekurave si shembulli më i mirë i arrogancës së pandëshkuar.
Dhe ja ku jemi sot. Karma nuk vonon. Këshilli Bashkiak, dikur vegla e tij, kthehet në varrin e tij politik. Aty ku kaluan vendime që i morën Tiranës frymën, tani do të kalojë vendimi që i merr Veliajt pushtetin. Është një hakmarrje e historisë, e thjeshtë, e pamëshirshme, e pashmangshme.
Por ky fund nuk është vetëm për Veliajn. Është një ogur për çdo politikan te pushtetit që mendon se qyteti është çiflig personal, që pushtetin e trajton si pronë private. Të gjithë ata që sot ndihen të paprekshëm, nesër do të përballen me të njëjtën gjykatë: atë të qytetit, të ligjit, të kujtesës kolektive.
Tirana sot nuk feston, por kujton: kujton se propaganda ka jetë të shkurtër, ndërsa betonizimi i qytetit mbetet si plagë. Kujton se vota nuk është vegël e partisë, por arma e qytetarit. Kujton se historia nuk fal, dhe se dikush gjithmonë do të paguajë.
Erion Veliaj, sot është radha jote. Në atë sallë që e ktheve në teatër të bindjes, do të shfaqet drama e turpit tënd. Dhe kjo është fitorja që Tirana i detyrohej vetes, megjithëse dhe ata që do të votojnë do të hyjnë me turp një ditë në atë sallë. -

“Me këtë karakter, Juventusi mund të shkojë larg. Yildiz më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron”
17 Shtator 2025
14:32
Alfred Lleshi
Mohamed Sissoko, ish-mesfushori i Juventusit, u shpreh i entuziazmuar për barazimin 4-4 ndaj Borussia Dortmundit: “Djemtë ishin fantastikë! Duhet të flasim për guximin e tyre për të rikuperuar një ndeshje që dukej e humbur.
Edhe ndaj Interit, reagimi ishte i njëjtë, nuk është rastësi. Tani ka shumë besim, duhet të vazhdojmë kështu. Me këtë karakter, gjithçka është e mundur, mund të shkojmë larg me këtë shpirt. Besoj shumë te ky grup”.
Për Vlahovic: “Nuk dua të hyj në meritat e zgjedhjeve, Tudor zgjedh gjithmonë më të mirët sipas asaj që sheh. Reparti sulmues është në nivel të lartë, vetëm duhet pak kohë për adaptim. Më pëlqen puna që po bën mbi mentalitetin e djemve. Po tregon se është trajneri i duhur, përfaqëson ADN-në e Juventusit”.
Për Kenan Yildiz: “Më kujton gjithnjë e më shumë Del Pieron, teknikisht dhe për golat që shënon. Shpresoj të rinovojë sa më shpejt”.
-

Iu dogj 18% e trupit, Lucio rrëfen tragjedinë: Alkooli në oxhak, flakët dhe zhytja në pishinë. Çfarë tronditjeje…
13 Shtator 2025
13:21
Alfred Lleshi
Ish-futbollisti i njohur brazilian, Lucio, kujton incidentin që e përfshiu në ditëlindjen e 47-të, duke i djegur 18% të trupit: “Shtrimi në spital ishte gjëja më e vështirë, një traumë e vërtetë. Djegiet janë lëndime të rënda, fizikisht dhe psikologjikisht. E vazhdoj ende trajtimin e lëkurës, por po përmirësohem. Jam këtu ta tregoj, Zoti më dha një pjesë të dytë loje. Do të duhet kohë për ta kaluar shokun, sidomos psikologjikisht”.
Lucio përshkruan momentin e incidentit: “Kur oxhaku u fik, një shok hodhi një bidon alkool dhe shpërtheu flaka. Më kujtohen vetëm flakët në fytyrë, duar dhe këmbë. Gruaja nuk u lëndua, unë u hodha për hidrim në pishinë”. Më pas kujton spitalin dhe operacionet: “Ishte e vështirë të flija nga dhimbja. Operacionet ishin të nevojshme për të hequr indet e dëmtuara”.
Ai jep një mesazh: “Kujdesuni për veten dhe të tjerët, disa veprime të thjeshta mund të shmangin tragjeditë”. Lucio për Interin: “Arritja e Chivu në pankinë është krenari. Prioriteti im është të stabilizoj mbrojtjen. Me Akanji, mbrojtja mund të forcohet; nëse gjithë ekipi bashkëpunon, mund të kemi një sezon të suksesshëm”.
-

Me videon e Metës, Kryemadhi kujton themelimin e LSI-së: 21 vite nga një iniciativë e sinqertë. Aty ku rrëzoheshim, ngriheshim me dinjitet
Monika Kryemadhi, përmes një videomontazhi kujton rrugëtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në 21-vjetorin e themelimit.
Me videon, ku shfaqet vazhdimisht themeluesi i kësaj partie, Ilir Meta, Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI-së. Duke parë pas në kohë, ajo thotë se kanë fituar shumë sfida dhe beteja.
“21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijëra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI-sta”, shkruan Kryemadhi, krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua në 6 shtator 2004, me sloganin si ‘parti e shpresës , që frymëzoi brezat e rinj për ndërtimin e një Shqipërie europiane’.
Megjithatë, që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndryshuar. Në vitin 2022, në Konventën Kombëtare të kësaj force, u vendos ndryshimi i logos dhe shkrirjes së të gjitha forumeve: LSI ndryshoi emrin dhe u quajt Partia e Lirisë.
Ndërkohë, kreu i partisë, u vu në pranga në tetor të vitit të kaluar nën akuzat për korrupsion dhe ndodhet në paraburgim. Tjetër ndryshim është raporti mes dy njerëzve më të rëndësishëm në parti, vetë Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës dhe këtë vit firmosën divorcin.Top Channel
-

Charles Bukowski, zëri i të përjashtuarve
Sot, më 16 gusht, bota kujton lindjen e Charles Bukowskit, poetin e humbësve të mëdhenj dhe fituesve të vegjël, njeriun që ktheu çdo plagë në varg dhe çdo gotë alkooli në metaforë.
Ai erdhi nga pluhuri i rrugëve të Los Anxhelosit, i rrahur nga jeta, i përqafuar nga vetmia, por me një penë që digjte si cigarja e tij e përhershme. Bukowski nuk shkroi për heronjtë, as për të bukurën e përsosur; ai shkroi për burrin që bie e çohet pesëdhjetë herë, për gruan që largohet duke lënë një aromë parfumi të lirë pas saj, për shpresën që shuhet e ndizet sërish mes shisheve të zbrazura, transmeton KultPlus.
Në ditëlindjen e tij, e ndjejmë sikur ai ende ecën nëpër rrugët e natës, me këmishën gjysmë të zbërthyer dhe zemrën plot vraga. Bukowski na mësoi se jeta, edhe në rrëmujën e saj më të pistë, ka një muzikë të brendshme. Se edhe dhimbja, kur e sheh drejt në sy, bëhet poezi.
Duke e kujtuar sot, ne kujtojmë se letërsia nuk lind vetëm nga dritat e mëdha të salloneve, por edhe nga qoshet e errëta të jetës ku një shpirt i lodhur e ka guximin të thotë të vërtetën.Charles Bukowski mbetet uragani i heshtur që na kujton se edhe e shëmtuara mund të ndriçojë./KultPlus.com
-

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist.
Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin.
“Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokitje. Ishte dhe ajo vajza tjetër. Ajo filmohej, unë jo.
Shkova në shkollë ndërtimi, punoja në llaç. Motra ime punonte në rrobaqepësi, më merrte ajo në punoja që këndoja unë aty. Prindërit kanë vuajtur shumë, është e vështirë kur i kujton ato kohë”.
Kjo situatë ndikoi edhe në raportin me dashurinë e jetës, Benin.
“Ishte një periudhë që u kris marrëdhënia, ishte 1985. Më hoqën nga skena atë vit. Beni u tremb, nuk folëm për ca kohë, se e kuptova që s’më merrte. Pas ca kohësh, u ulëm diku në Tiranë, më tha unë nuk do martohem, ti do martohesh? Jo, i thashë unë. Nuk donte të më lëndonte”, kujton këngëtarja. -

Edlira Çepani kujton 15-vjetorin e martesës me një dedikim prekës për bashkëshortin e ndjerë
Edlira Çepani ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke përkujtuar 15-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të ndjerë, Gerti Bogdani. Në një postim të ndjerë, ajo kujton rrugëtimin e tyre të përbashkët, të mbushur me bekime, dashuri dhe sfida të jetës.
“Rrugëtimi ynë nisi me ne të dy dhe u kurorëzua me Ajrën dhe Reinartin,” shkruan Edlira, duke i cilësuar fëmijët si frytet e dashurisë së tyre.
“Ti do të jesh gjithmonë drita në rrugën tonë,” përfundon ajo mesazhin, të shoqëruar me urimin e përvjetorit dhe deklaratën e përjetshme të dashurisë: “Do të të duam gjithë jetën, zemra jonë!”