Tag: kujtojnë

  • Orhan Pamuk: Kështu dua të më kujtojnë…

    Orhan Pamuk: Kështu dua të më kujtojnë…

    Nga Orhan PamukIm at ishte një ëndërrimtar që donte të bëhej poet. Nëna ishte më me këmbë në tokë. Ajo më thoshte: “Biri im i shtrenjtë, nëse vërtet do të bëhesh romancier, nuk do të kesh para. Më mirë të bëhesh arkitekt.” Në moshën 22-vjeçare i thashë nënës: “Nuk dua të bëhem piktor. Unë do të jem shkrimtar.” Dhe e vrava piktorin brenda meje. Në fund, mendoj se u bëra një romancier që shkruan sikur pikturon.Çfarë është karakteri njerëzor? Kjo është në fund të fundit tema e të gjithë letërsisë.Një shkrimtar me qëllime të mira, një njeri i denjë që shkroi disa libra të mirë dhe bëri art… Kështu dua të më kujtojnë.“Marrë nga faqja në Facebook e Granit Zelës

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ORHAN PAMUK: SHKRUAJ SEPSE MË PËLQEN FAMA DHE INTERESI QË KJO MË SJELL…

  • “Pallati 176”/ Artistët kujtojnë si e realizuan, komedia që theu rekordet e shikueshmërisë në vend

    “Pallati 176”/ Artistët kujtojnë si e realizuan, komedia që theu rekordet e shikueshmërisë në vend

    Në kinemanë verore të Arkivit të shtetit është shfaqur komedia “Pallati 176”. Të pranishëm ishin disa prej aktorëve që kanë interpretuar në një prej prodhimeve më të suksesshme artistike në vend.
    E vënë në skenë më se 450 herë, komedia “Pallati 176” nisi si punë diplome e një studneti të Akademisë së Arteve. Ndërsa nxjerr në pah dukuri të viteve 1980 dhe marërdhëniet familjare, gjykimet e paragjykimet, ngërçet në komunikim, pjesa duket se shënoi sukses edhe për shkak të batutave të thjeshta që mundën  të vinin krejt natyrshëm nga një kast aktorësh të njohur si Violeta Manushi apo Roland Trebicka që mban peshë të madhe në shfaqje
    Sot, kur disa prej tyre s’janë më, kolegët i kujtojnë me nderim, ndërsa komedia u shfaq në  kinemanë verore të Arkivit të shtetit.
    “Respekt i jashtëzakonshëm për kolegët tanë që me dashuri dhe përkushtim të madh e vunë në skenë atë pjesë të thjeshtë, si nga regjisorët dhe kolegët e mi. Sot kemi mbetur pak, jam unë, nëna e djalit, është djali dhe nusja.  Më bëhet qejfi që vitet kanë kaluar dhe ‘Pallati 176’ mbetet në vëmendjen tuaj. Ne ju kemi dhënë emocione por jeni ju që e bërë po aq të suksesshme me mbështetjen tuaj”, tha aktorja e njohur, Elida Janushi.
     
     
    Një prej arsyeve pse shfaqja duket se gjeti më shumë publik, ishte thjeshtësia dhe mënjanimi i mesazheve politike që mbizotëronin artin e kohës. Publiku, duke se ka qenë i etur për një shfaqje pa praninë e lodhshme të partisë, Enverit e direktivave të  komitetit.

    “Kur po punonim me ‘Pallatin 176’, Ilir Bezhani më tha që kjo do të ishte një shfaqje që do mbushte teatrin. Atëherë mendova se po e tepronte, por sot e di që jo vetëm që kishte të drejtë, por kjo i kaloi parashikimet e të gjithëve. Është kthyer në një kult. Mua ende më thërrasin Elsa dhe ndihem mirë sepse e di që më lidhin me personazhin”, tha Alikaj.
    Shfaqja “Pallati 176” me autore Adelina Balashin  sjell një gamë të gjerë karakteresh që vijnë me gjithë ngjyrimet e  shoqërisë.

  • “Nga bohemizmi te përjetësia”/ Rama: Këto vepra më kujtojnë periudhën e rinisë, ishin të ndaluara!

    “Nga bohemizmi te përjetësia”/ Rama: Këto vepra më kujtojnë periudhën e rinisë, ishin të ndaluara!

    Për herë të parë Tirana u bë pritësja e një ekspozite me emrat më të mëdhenj të artit modern si Metzinger, Modigliani dhe Van Dongen.
    Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetaren Jetona Koçibellin, në “Exclusive”, foli për artin, pikturat dhe të bukurën.
    Rama kujtoi dhe kohën e tij si student në Liecun Artistik, ku tha se veprat në ekspozitë i kujtojnë periudhën e rinisë së hershme.
    “Këto janë vepra që mua më kujtojnë shumë dhe më bëjnë të afërt periudhën e rinisë së hershme, periudhën e mësimeve në Liceun Artistik, ishin të ndaluara dhe kur ne e preknim këtë art përmes librave shumë të rrallë që qarkullonin në disa kanale të ngushta dhe spontane. Në këtë sens është shumë për mua kjo ekspozitë”, u shpreh kryeministri.
    Teksa u ndal te roli i artisteve gra, kreu i qeverisë u shpreh se ‘ato vite janë të jashtëzakonshme në shumë aspekte’.
    “Ato vite janë të jashtëzakonshme në shumë aspekte. Çfarë kjo pikturë pasqyron është shëmbëlltyrë e një tërësie moralesh e jetës së përditshme që u vu në pikëpyetje, një nga këto aspekte është ai i një hapi më tutje të grave të cilat ishin muzat e këtyre gjenive të mëdhenj. Kontekstet e muzave ishin të krijimtarisë, u afroheshin mjeshtërve për të treguar punën e tyre dhe kështu me radhë”, tha Rama.

  • “Sapo patronazhistët e njoftuan se isha kuqezi’, Meta reagon pas votimit: Kreu i organizatës u tmerrua nga ngjyrat e mia sepse i kujtojnë… (REAGIMI)

    Ilir Meta: 
    Të dashur qytetarë!Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!

  • “Njerëzit le të më kujtojnë si të duan”, puna si trajner lodh Guardiolën: Do të bëj një pushim sapo të largohem nga Siti

    “Njerëzit le të më kujtojnë si të duan”, puna si trajner lodh Guardiolën: Do të bëj një pushim sapo të largohem nga Siti

    Periudha e gjatë e Mançester Siti duket se ka qenë shteruese për energjitë e Pep Guardiolës. Trajneri katalanas e ka bërë të qartë se pasi të largohet nga “qytetarët” do të bëjë pushim për një periudhë të pacaktuar kohe. Ai ka deklaruar se nuk i intereson se si do ta kujtojnë njerëzit, por shpreson që tifozët e skuadrave që ka drejtuar të jenë kënaqur duke i parë ato në fushën e blertë.
    “Nuk kam thënë që do të largohem tani ose në fund të sezonit. Po them që kur të mbarojë koha ime këtu, nuk e di nëse do të jetë për një, dy, tre, katër, pesë apo gjashtë vite… Do të bëj një pushim. Nuk do të pensionohem, por është e sigurt që do të bëj një pushim. Njerëzit le të më kujtojnë si të duan. Shpresoj që tifozët e Barcelonës, Bajernit të Mynihut dhe Mançester Sitit të kenë kaluar mirë duke parë skuadrat e mia duke luajtur”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/

  • Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun, Luli do më mungojë se është artist

    Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun, Luli do më mungojë se është artist

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka ironizuar programet elektorale të partive të reja gjatë takimit me qytetarët e Skraparit këtë të mërkurë.
    Në fjalën e tij Rama tha se premtimet e forcave të reja të kujtojnë firmat piramidale të 97-ës që ta bëjnë detin kos për të kapur një mandat në parlament.
    Ndërsa thumboi edhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se do t’i mungojë parlamentit  në katër vitet e ardhshme pasi ai është artist, është i vetmi koalicion me një parti.

    “Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë dalë. Ata mua më heqin mallin e Sugdes, Vehbiut dhe Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos. Jepu votën atyre dhe këtu s’do ketë më asnjë problem. Aman jepuni votën që të kapin ata ndoonjë vend në parlament. Thonë që ne jemi të rinj, të rinj ata kanë vetëm moshën. Shihni si fusin në listë edhe krushqit. Përveç atyre është edhe Luli. Luli të paktën është koalicioni tek pullë. Kur e pyesin sa i madh është ai koalicion, thotë hyni në internet dhe këroni. Ai do na mungojë se është artist”, tha Rama.