Tag: kujtojmë

  • A janë ëndrrat tona bardh e zi apo me ngjyra: Ja çfarë thotë shkenca

    A janë ëndrrat tona bardh e zi apo me ngjyra: Ja çfarë thotë shkenca

    Ne ëndërrojmë çdo natë, por shumicën e kohës nuk i mbajmë mend ëndrrat tona.

    Ndonjëherë në mëngjes mund të kujtojmë qartë imazhe dhe ngjarje nga ëndrra , ndërsa të nesërmen përpiqemi të kapim vetëm pjesë të paqarta.

    Megjithatë, lind pyetja – cilat janë ëndrrat tona sipas ngjyrës? A ëndërrojnë shumica e njerëzve me ngjyra apo bardh e zi?

    Shumë mund të habiten kur të mësojnë se kjo është në fakt një pyetje për të cilën shkencëtarët kanë kohë që nuk janë dakord. Hulumtimet bashkëkohore tregojnë se televizioni dhe filmat kanë një ndikim të madh në mënyrën se si i përjetojmë ëndrrat dhe sa prej tyre mund të kujtojmë kur zgjohemi, raporton rts.rs.

    Bardh e zi apo me ngjyra – si janë ëndrrat

    “Meqenëse jemi mësuar të ngjyrosim median, mendojmë se ëndrrat janë të ngjashme me shikimin e një filmi ose diçkaje tjetër në YouTube. Kjo përmbajtje është me ngjyra, kështu që supozojmë se ëndrrat janë të tilla”, tha për Live Science Eric Schwitzgebel, një profesor filozofie në Universitetin e Kalifornisë, Riverside .

    Por nuk ishte gjithmonë kështu. Deri në vitet 1960, studiuesit mendonin se njerëzit kryesisht ëndërronin bardh e zi, dhe anketat e mbështetën këtë supozim.

    Në një studim më të vogël të vitit 1942, të kryer me 277 studentë kolegji, deri në 70.7 përqind e të anketuarve deklaruan se rrallë ose kurrë nuk shohin ngjyra në ëndrrat e tyre.

    Pothuajse 60 vjet më vonë, Schwitzgebel i bëri të njëjtat pyetje një grupi prej 124 studentësh dhe rezultatet ndryshuan në mënyrë dramatike. Në një anketë të kohëve të fundit, më pak se 20 përqind e studentëve të kolegjit thanë se rrallë ose kurrë nuk shohin ëndrra me ngjyra.

    Studimet e fundit kanë dhënë rezultate të ngjashme. Studiuesit vunë re një model interesant – njerëzit e lindur para ardhjes së televizionit dhe filmave me ngjyra kishin shumë më tepër gjasa të raportonin se kishin ëndrra monokromatike (bardh e zi) sesa ata të lindur më vonë. Kjo tregon se mënyra se si i interpretojmë ëndrrat tona varet edhe nga llojet e mediave që konsumojmë.

    Sigurisht, argëtimi nuk është i vetmi faktor. Shumë nga ato që mbajmë mend nga ëndrrat tona të natës varen nga saktësia e kujtesës dhe nga detajet që janë më të ngulitura në vetëdijen tonë.

    “Ëndrrat përcaktohen si përvoja subjektive gjatë gjumit dhe e vetmja mënyrë për t’i aksesuar ato është nëse personi i kujton ato pasi zgjohet.

    Pyetja kryesore është: Sa të mirë jeni në të vërtetë në kujtesën e gjërave?”, tha Michael Schredl, drejtor i laboratorit të studimit të gjumit në Institutin Qendror për Shëndetin Mendor në Gjermani.

    Ashtu si në gjendjen zgjuese, ngjyrat e objekteve mund të harrohen lehtësisht nëse priten. Për shembull, një banane e verdhë në ëndërr nuk ka gjasa të lërë një përshtypje të veçantë.

    “Nuk mendon për të dhe është e vështirë ta mbash mend. Por nëse në ëndrrën tënde shfaqet një banane rozë neoni, ndoshta do të të ngelet në kujtesë”, tha Schradl.

    Për më tepër, nëse një ngjyrë e caktuar ka një kuptim personal për një person, ai ka më shumë të ngjarë ta kujtojë atë.

    “Nëse një ngjyrë ka një kuptim specifik për një person në jetën e tij të përditshme, atëherë ajo ngjyrë mund të tregojë diçka. Nuk ka të bëjë me vetë ngjyrën, por me mënyrën se si ajo ndikon te personi”, shtoi Schradl.

    Megjithatë, Schwitzgebel beson se pyetja nëse ëndërrojmë me ngjyra apo bardh e zi mund të jetë e gabuar. Kur imagjinojmë një skenë ku ngjyrat nuk kanë rëndësi, imazhi mendor nuk ka pse të jetë bardh e zi ose me ngjyra. Mund të jetë i paqartë dhe i paqartë.

    Është gjithashtu e mundur që ajo që kujtojmë në mëngjes të mos jetë saktësisht e njëjtë me imazhin që pamë ndërsa ëndërronim, por që ajo të jetë formuar më shumë nga supozimet sesa nga kujtesa reale.

    Ai thotë se ëndrrat mund të mos jenë aq vizuale dhe kinematografike sa mendojmë. Në vend të kësaj, është e mundur që kultura jonë mediatike të formësojë mënyrën se si i kujtojmë ato.

    «Shumë njerëz nuk mund ta kuptojnë se çfarë do të thoshte që përvoja e ëndrrës të mos ishte as me ngjyra dhe as bardh e zi», përfundoi ai.

  • Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat

    Njeriu i Ballukut, drejtori i ARRSh-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK me avokat

    Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli ëstë paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Ai është parë të hyjë në prokurorinë e Posaçme në orën 09:00 i shoqëruar nga një avokat. 

    Ndërkohë kujtojmë se të premten e kaluar SPAK mori të pandehur zv/kryeministren, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,Belinda Balluku lidhur me dosjen e korrupsionit në Tuneline Llogarasë.

    Kujtojmë se më 13 maj 2025, Gjyli u mor zyrtarisht i pandehur nën akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.

     

  • Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Nanos: Kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant

    Veliaj reagon për ndarjen nga jeta të Nanos: Kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant

    Pjesë e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos u bë edhe Erion Veliaj.

    Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj e cilëson Nanon si një qytetar me vizion thellësisht europian, i cili besonte se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjeshtë dogmë.
    “Me trishtim mora lajmin e ndarjes nga jeta të Fatos Nanos, kryetari që formësoi Partinë Socialiste dhe politikën moderne shqiptare.
    Me vizionin e tij qytetar dhe thellësisht europian, ai besoi se e majta duhet të ishte hapje, debat dhe progres, jo thjesht dogmë.
    Sot kujtojmë me respekt një udhëheqës tolerant e liberal, i cili diti t’i tregojë këto cilësi edhe me mua, vite më parë, në ditët e rebelimit aktivist.
    Demokracia nuk matet me sa shumë flasim, por si debatojmë me qytetari dhe sa shumë dimë të dëgjojmë njëri-tjetrin. Sepse liria nuk është vetëm e drejta për të folur, por edhe përgjegjësia për të kuptuar.
    Kjo ishte fryma që Fatos Nano i dha të majtës shqiptare dhe për çka duhet t’i jemi mirënjohës.
    U prehtë në paqe”, shkruan Veliaj.

  • E kujtojmë Liliana Çavollin/ Dëgjoni 5 këngë të paharruara të saj (Video)

    E kujtojmë Liliana Çavollin/ Dëgjoni 5 këngë të paharruara të saj (Video)

    Liliana Çavolli u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942. Ishte fëmijë kur familja e saj u shpërngul në Shkup aty ku qëndroi disa vjet. Po në Shkup Liliana pati paraqitjen e parë në radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parë në karrierë. Nëna e saj ishte këngëtare dhe në gjurmet e saj eci dhe Liliana ku filloi të hedh shtat si vajzë por edhe si këngëtare. Njëkohësisht ndoqi mësimet në shkollë të mesme të muzikës dhe u anëtarësua në SH.K.A. “Agimi”. Talenti, zëri dhe puna në Prizren bënë që ajo të shquhet shpejt si emër premtues. Këto karakteristika e bënë ardhjen më të lehtë të saj në Radio Prishtinë. Këtu fillon një kapitull tjetër shumë i rëndësishëm për jetën dhe karrierën artistike të Çavollit. Zëri, si dhuratë nga natyra, dhe dashuria për këngën ishin cilësitë kryesore të saj që e bënë të admiruar. Por nuk ka munguar edhe mbështetja dhe mirëkuptimi nga kolegët dhe kompozitorët si: Skënder Gjinali, Musa Piperku, Severin Kajtazi, Gjergj Kaqinari, Isak Mucolli etj. ndaj të cilëve ajo ishe shumë mirënjohëse.

    Në Radio Prishtinë ajo këndonte vet dhe këndonte bukur por njëkohësisht ka dhënë një ndihmesë që edhe këngët tjera, që transmetoheshin, të kishin nivelin e duhur artistik. Ishte redaktore e muzikës dhe udhëheqëse e emisioneve të paharrueshme si “Unë ti muzika dhe poezia”, “Evergeen” etj.

    Çavolli ua mori zemrat dëgjuesve me këngët e saja, si “Kjo dashnia kjoft mallkue”, “Kam një mall e kam një zjarr”, “Lamtumirë “, “O lum e lum”, “Kur del hana” e shumë të tjera.

    Pas një sëmundjeje të rëndë, ajo u nda nga jeta më 9 maj të vitit 2015 në moshë 73-vjeçare.

    Në vazhdim ua sjellim pesë të këngë të paharruara të Liliana Çavollit:

    E përgatiti: A. S.- ObserverKult

    Lexo edhe:

    E KUJTOJMË HAFSA ZYBERIN/ DËGJONI 5 KËNGË TË PAHARRUARA TË SAJ (VIDEO)

  • 79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës

    79 vite nga Kryengritja e Postribës/ Noka: Sot kemi përballë një diktator të ri, të prijmë betejën kundra Ramës

    Në kuadër të 79-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më domethënëse të historisë së rezistencës shqiptare kundër komunizmit, sot u zhvilluan homazhe dhe një ceremoni përkujtimore në Postribë.
    Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili në fjalën e tij theksoi se kjo ditë është një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Shqipërisë.
    Noka kujtoi me nderim burrat e guximshëm që, nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, vendosën të sfidojnë një diktaturë mizore në kulmin e saj, duke ngritur flamurin e lirisë dhe duke refuzuar çdo formë nënshtrimi.
    Ai shprehu mirënjohje të pakufishme për trashëgimtarët e tyre dhe për banorët e Postribës që prej dekadash mbajnë gjallë idealet e demokracisë dhe të lirisë.
    Duke e krahasuar kohën e sotme me periudha të errëta të së kaluarës, Noka paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të përballet me një diktaturë të re, që sipas tij është edhe më e egër se ajo e së kaluarës, duke bërë thirrje për qëndresë dhe unitet.
    “I nderuar zoti nënkryetar i PD dhe drejtues politik i qarkut Shkodër, i nderuar zoti sekretar e i nderuar zonja deputete, të nderuar këshilltarë të opozitës në bashkinë Shkodër, përfaqësues të përndjekur politik, motra dhe vëllezër trashëgimtarë të denjë të këtyre luanëve që luftuan e sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur Shqipërinë nga një diktaturë e cila do të sillte vetëm zi, vdekje, robëri dhe varfëri për shqiptarët.
    Ju drejtohem ju si pasardhës të tyre, në emër të kryetarit të PD Sali Berishës, për t’ju përcjellë një respekt dhe mirënjohje të pakufijshme të burrave që nën drejtimin e Jul Kazazit dhe Osman Haxhisë, trim që vendosën të ngrihen mbi gjithçka duke mos pranuar konfrontimin me diktaturën, duke u ngritur të ndërgjegjshëm për të sakrifikuar vetëm me një kusht: ata ishin njerëz të lirë dhe donin të jetonin si njerëz të lirë, pa pranuar të nënshtroheshin dhe nder e lavdi për këta burra.
    Një mirënjohje edhe për ju zonja e zotërinj të Postribës, si pasardhës të denjë të tyre që keni treguar në 79 vite që nuk nënshtroheni apo hyni në marrëveshje me të keqen, pavarësisht ngjyrës e formës që ka pasur ajo, keni respektuar vlerat që këta burra ranë: lirinë dhe demokracinë. Mirënjohje për ju që keni mbështetur PD dhe forcën e saj përmes asaj që përfaqëson.
    Sot po kujtojmë këta burra që luftuan dhe kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë, ju heronj se bashku me postribas të tjerë e keni ditur se nuk ishte e lehtë të përballeshin me një kuçedër që ishte në kulmin e saj. Ata e dinin se nuk ishte e lehtë të përballesh me një diktaturë, por ata vendosën dinjitetin e lirinë mbi gjithçka.
    Ata refuzuan që të jetonin në robëri, ata luftuan për liri! Sot i kujtojmë ata dhe sot po në këtë datë kujtojmë jo vetëm këta që u ngritën në Postribë, por kujtojmë çdo antikomunist që ka refuzuar diktaturën, edhe pse sot për fat të keq jemi në një kohë që po jetojmë një diktaturë edhe më të egër se ajo bolshevike.
    Diktatura e narkos është më e egër sepse diktatura komuniste nuk e bëri të njëjtën gjë, nuk shpopulloi Shqipërinë, të largojë ajkën dhe po tenton çdo ditë.
    Narkosi po u thotë shqiptarëve se duhet të jenë anëtarë të karteleve, të jesh patronazhist pa identitet, pa normë e pa moral.
    Është detyra e Partisë Demorkatike që kësaj shoqërie t’i prijë në këtë betejë, të mos ketë tërheqje dhe ne do ta fitojmë”, u shpreh Noka.

  • Ali Podrimja – Zëri që ndriçoi poezinë shqiptare

    Ali Podrimja – Zëri që ndriçoi poezinë shqiptare

    Më 28 gusht, kujtojmë lindjen e poetit të madh Ali Podrimja (1942-2012), një prej figurave më të fuqishme të letërsisë shqiptare bashkëkohore. Lindur në Gjakovë, Podrimja do të rritej për t’u bërë një nga zërat më të veçantë e më të guximshëm të poezisë shqipe, duke i dhënë asaj një dimension të ri, modern dhe thellësisht njerëzor.

    Poezia e tij shpesh bartte plagën e Kosovës, dhimbjen e humbjeve personale dhe kolektive, por edhe forcën e pashuar për të mbijetuar dhe për të dashur jetën. Në çdo varg, Podrimja shpaloste një botë simbolesh të fuqishme, një gjuhë të ngjeshur dhe imazhe që mbeten të gdhendura në kujtesë, përcjellë KultPlus.

    Krijimtaria e tij është një urë mes traditës dhe modernitetit, një udhëtim poetik që e kthen lexuesin drejt vetes, drejt atdheut dhe drejt kuptimit të jetës. Sot, në përvjetorin e lindjes, kujtojmë jo vetëm poetin, por edhe vizionarin që e ngriti fjalën në art të pavdekshëm.

    Ali Podrimja jeton përmes vargjeve të tij, që ende frymojnë liri, dhimbje dhe shpresë./KultPlus.com

  • Dorothy Parker – zëri poetik amerikan

    Dorothy Parker – zëri poetik amerikan

    Sot, më 22 gusht, kujtojmë lindjen e Dorothy Parker (1893–1967), një prej figurave më të mprehta të letërsisë amerikane. Shkrimtare, poete, kritike letrare dhe dramaturge, Parker u bë e njohur për zgjuarsinë e saj therëse, aforizmat që ende qarkullojnë dhe për mënyrën sesi përziente të qeshurën me trishtimin më të thellë.

    E lindur në New Jersey, ajo shkëlqeu në Nju Jorkun e viteve ’20, duke qenë pjesë e famshme e “Algonquin Round Table”, grupit të shkrimtarëve dhe gazetarëve që njiheshin për humorin e tyre të pamëshirshëm. Poezitë e saj të shkurtra, shpesh me fund të papritur, trajtonin tema si dashuria e humbur, vetmia dhe zhgënjimi, por gjithmonë me një kthesë të hollë ironie, përcjellë KultPlus.

    Parker ishte gjithashtu një kritike e ashpër e shoqërisë së kohës, një zë i fortë kundër padrejtësive dhe hipokrizisë, duke e shndërruar humorin e saj në armë letrare. Ajo na la mbrapa poezi, tregime dhe shkrime publicistike që edhe sot lexohen me kënaqësi e ndjeshmëri.

    Në ditëlindjen e saj, e kujtojmë si një grua që i dha dritë errësirës me shaka therëse dhe plagëve të zemrës u vuri emra që ende na bëjnë të buzëqeshim mes një pikëllimi të ëmbël./KultPlus.com

  • Leonard de Martinos, poeti dhe shkrimtari arbëresh mësues i Fishtës dhe i Mjedës

    Leonard de Martinos, poeti dhe shkrimtari arbëresh mësues i Fishtës dhe i Mjedës

    Leonard de Martinos (1830-1923), françeskan, poet e shkrimtar arbëresh nga fshati Greçi i Kampanjës, në krahinën e Avelinos, misionar në Shkodër, ku luajti një rol të dorës së parë në veprimtarinë për hapjen e së parës shkollë italiane në Shqipëri.

    Kujtojmë se vepra e tij më e njohur është përmbledhja lirike ‘L’Arpa di un italo-albanese, (Harpa e një arbëreshi), Venedik 1888. Ndërsa kryevepra, nxënësi i tij katundar, Zekë Ndoci, të cilin duart e tij të mësuara e shndërruan në Atë Gjergj Fishtë, në Poetin i cili do ta ngrinte traditën e poezisë së Shqipërisë veriore, në majat më të larta. Martino i mbylli sytë në moshën nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos, në Itali, më 12 korrik 1923, duke i lënë trashëgim kulturës shqiptare disa vepra, të përkthyera e origjinale, shkruar në dialektin gegë.

    Ndërmjet tyre kujtojmë: ‘Vaji i hapses’, variant shqip i ‘Il lamento della prigionera’ të poetit dhe romancierit milanez, Tomaso Grosi (Tommasso Grossi, 1790-1853), të cilën ia kushtoi Dora d’Istrias më 1868; ‘Munnimi i Jezu Krishtit’ (1875), përkthim i veprës ‘Passione di Gesù Cristo’ të Pietro Metastasios (1698-1782) e, sidomos Harpën, veprën origjinale lirike, që e kujtuam më lart.

    Por çka  na intereson më shumë sot nga krijimtaria e Fratit arbëresh, është një vepër pak e aspak e njohur, shkruar italisht, e papërkthyer shqip  titulluar: “Luani i Shqipërisë”. Shkurtore e jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Princ i Epirit  dhe i Shqipërisë, Greci, 1882”1

    Emri i tij lidhet ngushtë edhe me shpalljen e Zojës së Këshillit të Mirë ‘Pajtore e Shqiptarëve’. Pamfleti poetik, që qarkulloi me këtë rast të jashtëzakonshëm festiv, kushtuar Zojës së Bekuar, është një ndër krijimet e tij më të frymëzuara.

    Kjo trashëgimia e Fratit arbëresh. Po ne sot duam ta kujtojmë për një dhuratë tjetër, që i bëri fshatit të vet. Duke shfletuar letërshkëmbimin e  Piccolo-s, në një letër datuar 30 gusht 1882 , lexojmë:

    “Në mbledhjen e organizuar enkas, në vitin 1882, më 25 gusht, në sallën e Mbledhjeve të Bashkisë, në Greci, u paraqit i Nderuari Atë Leonardo de Martino, Frat i vogël observant, misionar apostolik në Shqipëri (i shoqëruar solemnisht nga krerët e vendit, nga banda muzikore e Orsarës e nga një mori populli në festë), i cili  i dorëzoi, me dorën e kryebashkiakut e të anëtarëve të bashkisë, kësaj komuneje, një pikturë, realizuar me bojë vaji, të Gjergj Kastriotit Skanderbeg, Princ i Shqipërisë e i shqiptarëve. Kuadri është kopje e origjinalit, që ndodhet në Galerinë Mbretërore Uffizi të Firences, realizuar nga një mjeshtër i penelit, i cili ia dhuroi de Martinos. Një njeri i ngarkuar me një mori virtytesh, dorëzonte figurën e lartë të një të madhi tjetër, më të madhit ndër shqiptarë, njeriut që përmblidhte në vetvete të gjitha virtytet, gjithë lavdinë, gjithë heroizmin e gjithë patriotizmin e popullit shqiptar, tipare karakteristike të shqiptarit, për të cilat banorët vendas, me origjinë nga trojet e Kastriotit, krenohen më shumë se për çdo gjë tjetër”.

    U vendos, prandaj, që Portreti i Kryetrimit, gjithnjë i gjallë në kujtesën e arbëreshëve të Greçit, të vendosej në Sallën e Mbledhjeve, të ruhej me kujdesin më të madh e të trashëgohej brez pas brezi, deri në sosun të moteve.

    Mbledhja përfundoi duke e falënderuar njëzëshëm atë De Martinon, për gjithçka bënte në Atdheun e të parëve e edhe për këtë gjest të lartë patriotik, që nuk duhej të mbetej pa jehonë në Itali, në Shqipëri e kudo rreh ndonjë zemër shqiptare!

    Ngjarje e shkuar, por besojmë, e paharruar, që na nxit t’i bëjmë vetes pyetjen: “Sa na rreh zemra jonë shqiptare, kur një njeri, një ngjarje, një varg a një pikturë, na kujton se edhe ne i përkasim një populli, prej nga dolën dy Gjergjat! E edhe De Martino, që po e kujtojmë, si të ishte i gjallë,  sepse e gjallë është vepra e tij!

    Rruga Press

  • 5 gushti i një legjende: Lindja e njeriut që eci në Hënë

    5 gushti i një legjende: Lindja e njeriut që eci në Hënë

    Sot, më 5 gusht, kujtojmë lindjen e një prej figurave më frymëzuese të shekullit XX, Neil Armstrong, astronauti amerikan që hyri në histori si njeriu i parë që hodhi këmbën në Hënë. I lindur në Wapakoneta të Ohajos në vitin 1930, Armstrong mishëroi ëndrrën njerëzore për të kapërcyer kufijtë tokësorë dhe për të prekur të panjohurën. Fjalët e tij të famshme, të shqiptuara më 21 korrik 1969 gjatë misionit historik Apollo 11 – “Ky është një hap i vogël për njeriun, një hap gjigant për njerëzimin” – jehuan përtej të gjithë kufijve dhe u bënë një simbol i përparimit shkencor, guximit dhe bashkimit global përtej dallimeve, transmeton KultPlus.

    Para se të bëhej astronaut, Armstrong ishte një pilot testimi dhe inxhinier aeronautik i përkushtuar, me mbi 2,400 orë fluturimi në avionë eksperimentalë. Ai mbeti gjithmonë i përulur, duke shmangur famën dhe duke e lënë veprën e tij të flasë në vend të fjalëve.

    Neil Armstrong nuk ishte thjesht një astronaut, ai ishte një simbol i kurajës për të sfiduar të panjohurën, i përkushtimit për shkencën dhe edukimin, dhe i mundësisë që ka njerëzimi për të arritur të pamundurën kur punon së bashku. Në këtë përvjetor të lindjes së tij, e kujtojmë me nderim dhe mirënjohje, si një pionier të hapësirës, si një figurë të përjetshme të historisë moderne, dhe si një frymëzim që vazhdon të jetojë në zemrat e atyre që ëndërrojnë përtej yjeve./KultPlus.com

  • E kujtojmë Ndre Mjedën- poetin, gjuhëtarin, deputetin…

    E kujtojmë Ndre Mjedën- poetin, gjuhëtarin, deputetin…

    Ndre Mjeda

    Më 1 gusht të vitit 1937 u nda nga jeta kleriku, teologu, poeti, gjuhëtari, deputeti dhe patrioti i Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda.

    Mjeda u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare, i afirmuar si njeri me dije poliedrike dhe veprimtari në shumë fusha, megjithatë, u diplomua doktor në Teologji dhe Filozofi nga Universiteti Pontifik Gregorian, më 20 tetor 1931.

    Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866, në Shkodër. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas vazhdoi studimet e mesme dhe të larta teologjike në disa vende të Evropës. Kur u kthye në atdhe, Mjeda u emërua famullitar në disa fshatra dhe u lidh me lëvizjen patriotike. Ishte viti 1901 kur bashkë me të vëllain, themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

    Mes të tjerash, Dom Ndre Mjeda ishte anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes në Kongresin e Manastirit, i zgjedhur në 1908-ën, si përfaqësues i Shkodrës dhe mbështeti variantin e shkronjave latine bashkë me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin. Në kujtesën popullore ai mbetet si poeti i “Vajit të Bylbylit”, botuar më 1887.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDRE MJEDA: ANDRRA E JETËS (TRINA)