Tag: kujtoi

  • Zbulohet nofka e panjohur, që Messi kishte në akademinë e Newell’s

    Zbulohet nofka e panjohur, që Messi kishte në akademinë e Newell’s

    11 Dhjetor 2025

    13:05

    Alfred Lleshi

    Portieri i Huracán, Hernán Galíndez, kujtoi përballjet e tij me Lionel Messin kur të dy ishin fëmijë dhe Messi luante për Newell’s. “U takuam shumë herë”, – tha Galíndez, i cili lunate për Rosario Central, ndërsa “Pulga” për Newell’s. Ai zbuloi edhe nofkën e Messit si fëmijë: “I thoshin gjithmonë ‘lojtari i Colorado që mban numrin 10’. Me të në fushë e filloje ndeshjen 3-0 në disavantazh”.
    Galíndez, 38 vjeç, ish-lojtar i Universidad Católica (Kili) dhe Rangers (Skoci), shtoi: “Ishte një gjeni. Videot e tregojnë qartë talentin e tij qysh në atë kohë; të tërhiqte vëmendjen në atë moshë se si e kontrollonte topin”. Ai kujtoi edhe golin e parë që pësoi si portier nga Messi, duke kaluar 5 lojtarë, përfshirë edhe atë vetë.
    Portieri i Ekuadorit përmendi se të përballej me Messin si profesionist ishte krenari dhe se shkëmbyen fanellat pas fitores 1-0 të Argjentinës ndaj Ekuadorit në “Monumental”, për të realizuar dëshirën e djalit të tij 8-vjeçar për fanellën e Messit.

  • Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën

    Modric flet për Mourinho, Zidane, Ronaldo… dhe transferimin që i ndryshoi jetën

    Në moshën 40-vjeçare, Luka Modric vazhdon të jetë titullar te Milani, por verën e fundit përjetoi momente të forta emocionale, duke u ndarë nga Real Madridi pas Kupës së Botës për Klube. Në një intervistë për (Ne)Uspjeh Prvaka, ai kujtoi ditët e para në Madrid: “Në dhomë zhveshjeje ishin më të mëdhenjtë, Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gonzalo Higuain, Xabi Alonso. Cristiano ishte në masazh dhe më tha: Më në fund mbërrite”.
    Modric theksoi rolin vendimtar të Jose Mourinhos: “Ai është personi më përgjegjës për kalimin tim te Real Madridi. Në fakt, klubi donte Silva, Mata, Cazorla, ndërsa Mourinho tha: O Luka, ose askush! I jam shumë mirënjohës”.
    Për Zinedine Zidanen u shpreh: “Tre Champions League radhazi. Ardhja e tij në dhomën e zhveshjes ishte e jashtëzakonshme. E shikonim si fëmijë. Flisnim me të, stërviteshim me të. Si ndihmës i Ancelottit, ishte i rezervuar, por si trajner kryesor, fenomenal.
    Kishte një aurë të veçantë, e njihte futbollin në detaje. Dinte saktësisht çfarë i nevojitej skuadrës, shihte cilësinë, kishte kërkesa dhe bënte shumë rotacione, sepse besonte te të gjithë. Kjo ishte e dukshme në veprimet e tij. Ajo periudhë me të ishte e veçantë”.
    Ai kujtoi edhe largimin nga Tottenham. Chelsea e donte, por Daniel Levy i tha: “Klubi i vetëm ku do të të lë të shkosh është Real Madridi”. Ai kujtoi se si Real Madridi u shfaq vërtet si një mundësi dhe si bëri përpjekje të mëdha për të siguruar që transferimi të realizohej: “Para Europianit më telefonuan duke më thënë se Real Madridi më donte. U habita. Të shkoja atje nuk ishte aspak e lehtë. Negociatat ishin të vështira dhe të gjata.
    Të gjithë e dinë si u solla në atë kohë. Ishte e vështirë ta hidhja atë hap, por i besoja fjalës sime, dhe fjala ime është ligj për mua. E kuptoj rëndësinë e negociatave dhe marrëveshjeve, por ishte proces lodhës. Prandaj vendosa ta bëja atë hap, sepse në atë moment isha i gatshëm të mos luaja më nëse do të duhej”.

  • I vërsulet qytetarit që i kujtoi dhunën ndaj policisë, Flamur Noka: Merr një brisk dhe eja

    I vërsulet qytetarit që i kujtoi dhunën ndaj policisë, Flamur Noka: Merr një brisk dhe eja

    Ngjarja tragjike në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja u ekzekutuan teksa qëndronin në një lokal, është shfrytëzuar politikisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
    Ky i fundit përmes një postimi në facebook, nuk kurseu kritikat për uniformat blu të cilët i etiketon si “policia e karteleve” ndërsa thekson se qytetarët janë braktisur nga autoritetet.
    “Policia e karteleve  Ç’tjetër gjë prisni të ndodhë në një narkoshtet?  U shuan duke u vrarë, por policia është në drejtim të paditur.
    Kupola drejtuese u rri gatitu në këmbë karteleve të drogës. Kërbaçin e kanë vetëm për qytetarët, kurse terrorin patronazhist vetëm ku ka zgjedhje.
    Misioni për rend e siguri ka mbetur në letër. Qytetarët janë të detyruar të garantojnë vetë sigurinë e familjes së tyre. Kurrë në 113 vite shtet nuk është braktisur kështu qytetari. Policia punon për kartelet dhe kartelet qeverisin”, shkruan Noka.
    Por ajo që ka tërhequr vëmendjen në këtë postim është mënyra e paprecedentë se si Noka i është kthyer një komentuesi. Ky i fundit i kujtoi Nokës episodin ku ai vetë është filmuar duke ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë gjatë një proteste.
    “O muli do ta hash dhe ti p….e satëme, po prit dhe pak se ato grushta kundër policisë do t’i thyejnë dhëmbët më keq se Likja”, i shkruan komentuesi.
    Në vend të një përgjigjeje të matur, siç do t’i takonte një funksionari publik, reagimi i Nokës ishte i denjë për gjuhë rruge: “Merr një brisk dhe eja na mbaro punë bashkë me policinë e karteleve.”
    Nuk është hera e parë që Noka përplaset verbalisht me qytetarë në rrjetet sociale, duke mos kursyer fjalorin banal, fyes dhe kërcënues.

  • “Isha i patakt”/ Jul Deda rrëfen me historinë e dashurisë me gruan: E pashë nga pas

    “Isha i patakt”/ Jul Deda rrëfen me historinë e dashurisë me gruan: E pashë nga pas

    Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” këtë të shtunë, ku solli jo vetëm të qeshura në studio, por edhe një tregim të sinqertë e plot batuta për njohjen me bashkëshorten e tij. Duke u kthyer pas në kohë, ai kujtoi takimin e parë në Shkodër, që ndodhi krejt rastësisht.
    “E kam parë për herë të parë nga prapa. Thashë: ‘Ç’është kjo? Prit ta shoh pak nga përpara’,” – tregoi ai.Jul Deda pranoi se, ndonëse kishte vetëbesim dhe ishte i njohur në aktivitete shkollore, ajo që i kishte rënë në sy “nuk e njihte fare”.
    “Kam qenë pak i patakt në fillim. Por besoj që pikërisht kjo e bëri për vete,”-tha ai mes të qeshurave.
    Një moment që s’e ka harruar kurrë është puthja e parë, të cilën e kujtoi me një datë të saktë:
    “Më 2 korrik bëmë 27 vjet nga puthja e parë.”
    Aktori ndau edhe një reflektim me nota humori për marrëdhëniet në çift dhe xhelozinë:
    “Nuk është kjo xhelozia që shpëton marrëdhënien. Xhelozia sa e shkatërron. Është bërë një statistikë për divorcet, kush është shkaku? Martesat.”

  • “Do shkoj në Gjykatën Kushtetuese”,  Kalaja kundërshton vendimin e KAS për Durrësin: E keni mbyllur pa zbatuar ligjin

    “Do shkoj në Gjykatën Kushtetuese”, Kalaja kundërshton vendimin e KAS për Durrësin: E keni mbyllur pa zbatuar ligjin

    Pika e fundit e rendit të ditës së diskutuar në KAS ka qenë ai për Durrësin, që gjithashtu pati debate, pasi kandidati i PD-së, Aulon Kalaja këmbënguli për rinumërimin e të gjitha kutive në qark, pasi nga procesi për mbi 150 kutitë e vendosura nga KAS treguan numër të madh trafikimi të votës nga kandidatët brenda PD-së.
    Përfaqësuesi ligjor i Kalasë, u shpreh qartë në fjalën e tij:
    “U pa se në kuti trendi i votave ishin nga 14-15 vota për kuti që kalonin nga një kandidat të tjetri. Në aq kuti sa hapët rezultoi se ishin të paktën 86 vota që ishin marrë në mënyrë të padrejtë nga kandidati Arjan Ndoji, ndërkohë që trendi ishte i dukshëm dhe duheshin hapur të gjitha. Shkeljet gjithashtu duhet të referohen në Prokurori”, tha ai.
    Edhe Kalaja debatoi me anëtarët e KAS, duke u thënë se bënë gabim që nuk i hapën të gjitha kutitë në Durrës. Ai kërkoi gjithashtu nga KAS një vendim për legjitimimin e tij si ankimues, pasi do të ndjekë edhe rrugën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese.
    KAS i kujtoi se kanë shqyrtuar kërkesën e subjektit me të cilin ai u përfaqësua, PLL, pasi PD nuk e përfaqësoi.
    “Ju i mbyllët kutitë. Unë do ndjek edhe rrugën në Gjykatën Kushtetuese. Ju morët vendim për t’i mbyllur kutitë, duhet të zbatoni ligjin, për atë jeni aty. Rinumërimi tregoi edhe nëpërmjet videove se pati tjetërsim vote. Ka video të tjera të kutive që nuk janë vendos për t’u hapur. Në mbledhjen e fundit më thatë këtu se po të gjendeshin shkelje, do rihapeshin edhe të tjerat”, tha Kalaja mes të tjerash.
    Anëtari Ledio Braho tha se rinumërimi tregoi një kampion dhe trendi nuk tregonte për ndryshim të mandateve në Durrës, por Kalaja e kundërshtoi duke thënë se me ato që u zbuluan nga rinumërimi, sikurse në Fier, mund të ndodhte që të kishte kuti në Durrës me diferenca dhe trafikim deri në 40 vota për kuti dhe që mund të shkonin në total edhe mbi 500 vota të devijuara.
    Kalaja këmbënguli që Durrësi të rinumërohet i gjithë bazuar në rezultatet që dolën, përveç ndjekjes penale në Prokurori. Ai i kujtoi KAS-it se në mbledhjet e kaluara ua premtuan këtë proces nëse do të gjendeshin problematika në ato që u kryen.
    Por KAS kujtoi se vendimi ishte për mosrinumërim total të Durrësit dhe rinumërimet e kryera deri tani janë nisma të dy anëtarëve. Rusmali kujtoi se KAS si institucion i ka rrëzuar të gjitha kërkesat për rinumërim të kutive në të gjitha qarqet dhe ato që u rinumëruan ishin me kërkesën e dy anëtarëve dhe se “kjo është histori e mbyllur”.

  • Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit : Të lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë e në mbarë botën

    Papa Leoni XIV nga Sheshi i Shën Pjetrit : Të lutemi për paqe në Lindjen e Mesme, Ukrainë e në mbarë botën

    Në Sheshin e Shën Pjetrit, para lutjes mariane, Leoni XIV ftoi për dialog kushtuar paqes në Mianmar, kujtoi pothuajse 200 viktimat e dhunës në Nigeri e famullitarin e vrarë nga një bombardim në Sudan, ku u kërkon luftëtarëve të ndalen, të mbrojnë civilët dhe të fillojnë një dialog për paqen, ndërsa bashkësisë ndërkombëtare, të japë “së paku ndihmën jetike për popullsinë e prekur nga kriza e rëndë humanitare”.
    Bota e sotme ka shumë nevojë për mënyra ndërtimtare të paqes, si sporti, “shkollë respekti dhe besnikërie, që zhvillon kulturën e takimit dhe të vëllazërisë”. Stil jete, që duhet praktikuar me vetëdije, “duke kundërshtuar çdo formë dhune dhe shtypjeje”. Kështu u shpreh Papa Leoni XIV para lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë në Sheshin e Shën Pjetrit, në praninë e mijëra besimtarëve të mbledhur pa pyetur fare për vapën e madhe të verës, duke kujtuar, më pas, edhe konfliktet e shumta të armatosura në botë:

    Në Mianmar, pavarësisht armëpushimit, luftimet vazhdojnë, me dëme në infrastrukturën civile. I ftoj palët të ndjekin rrugën e dialogut të përgjithshëm, ​​i vetmi që mund të çojë në zgjidhje paqësore e të qëndrueshme.
    Masakra e tmerrshme në Nigeri, 200 viktima ndërmjet të zhvendosurve
    Papa Prevost kujtoi më pas masakrën e tmerrshme, në të cilën rreth 200 persona u vranë “me mizori ekstreme” në Nigeri, natën ndërmjet 13 dhe 14 qershorit, në qytetin Yelwata, në zonën administrative lokale të Gouma-s, në shtetin e Benue. Shumica e tyre – kujtoi me dhimbje – ishin njerëz të zhvendosur brenda vendit, të strehuar nga misioni katolik lokal.
    Lutem që siguria, drejtësia e paqja të mbizotërojnë në Nigeri, vend i dashur e tejet i prekur nga forma të ndryshme dhune. E lutem në mënyrë të veçantë për bashkësitë fshatarake të krishtera të shtetit të Benue, vazhdimisht viktima të dhunës.
    Në Sudan vdes një famullitar: thirrje për ndihmë humanitare
    Leoni XIV kujtoi, më pas, Republikën e Sudanit, “të shkatërruar nga dhuna për më shumë se dy vjet”. E edhe vdekjen e Atë Luke Jumu, famullitar i El Fasher, viktimë e një bombardimi.
    Ndërsa siguroj lutjet e mia për të dhe për të gjitha viktimat, përsëris thirrjen drejtuar luftëtarëve që të ndalen, të mbrojnë civilët dhe të angazhohen në dialog për paqen. I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i shtojë përpjekjet për t’i ofruar të paktën ndihmesën kryesore popullsisë, të prekur rëndë nga kriza humanitare. Të vazhdojmë të lutemi për paqen në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në mbarë botën!
    Lumnimi i Floribert, dëshmitar shprese për të rinjtë
    Në përfundim Papa kujtoi se sot pasdite, në Bazilikën e Shën Palit Jashtë Mureve, do të shpallet i Lum Floribert Bwana Chui, martir i ri kongolez:
    U vra në moshën njëzet e gjashtë vjeç sepse, si i krishterë, kundërshtoi padrejtësinë dhe mbrojti të vegjlit e të varfrit. Dëshmia e tij u jep guxim dhe shpresë të rinjve të Republikës Demokratike të Kongos dhe të gjithë Afrikës!
    R.SH. / Vatikan

  • Evra: Ferguson do të përfundonte në burg nëse do të ishte trajner sot

    Evra: Ferguson do të përfundonte në burg nëse do të ishte trajner sot

    Patrice Evra kujtoi në podkastin e SDS mënyrën se si Sir Alex Ferguson i trajtonte lojtarët te Manchester United dhe, me shaka, siguroi se nëse skocezi do të stërvitej sot “ai do të arrestohej”.
    Francezi, i cili veshi fanelën e “Djajve të Kuq” midis viteve 2006 dhe 2013, kujtoi hedhjen e këpucëve në ajër dhe një atmosferë me shumë britma.
    “Nëse Ferguson do të ishte trajner sot, ndoshta do të përfundonte në burg. A e dini sa lojtarë pashë duke qarë për shkak të qortimeve dhe goditjeve në ajër? Ai ishte i lig”, tha Evra.

    David Beckham madje u godit me këpucë në vetull pas humbjes në finalen e Kupës FA në vitin 2003 ndaj Arsenalit, por acarimi i skocezit u shtri edhe në ndeshjet miqësore.
    Evra kujtoi çfarë i ndodhi Danny Welbeck-ut të atëhershëm të ri në një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite.
    “Wayne Rooney ia dha topin dhe ai humbi një penallti. Ne humbëm, por ishte një ndeshje miqësore, një ndeshje 45-minutëshe. Kur arritëm në dhomën e zhveshjes, ai (Ferguson) bërtiti ‘Welbeck!’”
    Unë dhe Welbeck ishim në banjo, ai po urinonte, por Ferguson po bërtiste: “Kush dreqin mendon se je, që hyn në ekipin e parë dhe humb një penallti?” I thashë, ‘Zotëri, është një ndeshje miqësore.’ Por ai nuk donte ta dinte. ‘Një lojë miqësore e mallkuar!’”
    Evra kujtoi gjithashtu çfarë i ndodhi Nanit në Anfield, në një ndeshje kundër Liverpoolit që “Djajtë e Kuq” e humbën. Lojtari portugez pësoi një ndërhyrje të fortë nga Jamie Carragher dhe mbeti duke qarë në fushë, duke mbajtur këmbën.
    Paul Scholes reagoi me indiferencë, por trajneri më vonë iu drejtua: “Shpresoj ta kesh thyer këmbën sepse një lojtar i United nuk qan në Anfield.”
    “Ne ishim njerëz të këqij,” pranoi Evra në podcast. “Dua t’u kërkoj falje të rinjve që u stërvitën me ne sepse ne ishim kafshë. Pas ndeshjes pritëm deri të nesërmen për ta ‘vrarë’ Nanin, nuk donim t’ia dinim.
    ‘Nëse ke gjakderdhje qan, nëse nuk ke dhe qan, atëherë nuk je një nga ne’. Trajnerit iu desh t’i jepte një javë kohë për t’u rikuperuar sepse donim ta vrisnim. Edhe tani në grupin tonë në WhatsApp kemi ende foton e Nanit duke qarë në Anfield…”
    Kujtojmë që Alex Ferguson drejtoi Manchester United për 26 vjet. Ai fitoi 38 trofe, përfshirë 13 tituj lige, 5 Kupa FA dhe dy Liga Kampionësh.
     

  • Papa Leoni XIV, kardinajve: Kisha qoftë fanar, që ndriçon netët e botës: “Jemi të thirrur të dëshmojmë fenë tonë të gëzueshme në Jezu Krishtin…”

    Papa Leoni XIV mban meshën e tij të parë, në Kapelën Sistine, 9 maj, Vatikan.
    Gjatë Meshës së tij të parë si Papë, sot, e premte, 9 maj 2025, Papa Leoni XIV u kujtoi këtë detyrë të rëndësishme kardinajve zgjedhjës e jo, në Kapelën Sikstine, ku jo më larg se mbrëmë, në votimin e katërt, me një shumicë prej të paktën dy të tretash të votave, u zgjodh Pasardhës i 267-të i Shën Pjetrit.
    Në homelinë e tij, Papa i ri bëri thirrje për të kultivuar gjithnjë e më shumë marrëdhënie personale me Krishtin dhe nguli këmbë se, pa fe, jeta nuk ka kuptim. Ati i Shenjtë, i lindur në SHBA, foli fillimisht në anglisht, duke i falënderuar kardinajtë zgjedhës për besimin e tyre.

    “Më keni thirrur të mbaj këtë kryq dhe të ndihem i bekuar me këtë mision dhe unë e di se mund të mbështetem te secili prej jush që të ecni me mua, ndërsa vazhdojmë si Kishë, si një bashkësi miqsh të Jezusit, si besimtarë, të shpallim Lajmin e Mirë, të kumtojmë Ungjillin”.
    Krishti na tregoi shenjtërinë njerëzore
    Homelia e Papës vijoi më pas në italisht e u përqendrua në figurën e Shën Pjetrit apostull, Papa i parë, duke kujtuar fjalët me të cilat ai njeh Birin e Zotit në Ungjillin sipas Shën Mateut – “Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë” – për të vënë në dukje atë trashëgimi, që bëhet e mundur nga besimi i vazhdueshëm në Zotin, “të cilin Kisha, përmes trashëgimisë apostolike, e ka ruajtur, e ka thelluar dhe e ka përcjellë për dy mijë vjet”.
    Duke reflektuar mbi marrëdhëniet e Pjetrit me Krishtin, Papa i ri kujtoi se vetëm Jezusi, Shpëtimtari ynë, na e zbulon fytyrën e Atit.
    “Në Të, Hyji, për t’u bërë i afërt dhe i arritshëm për burrat dhe gratë”, nënvizoi Leoni XIV, “na e zbuloi Veten në sytë besimplotë të një fëmije, në mendjen e gjallë të një të riu dhe në tiparet e pjekura të një burri, duke iu dukur më në fund dishepujve të vet pas Ringjalljes me korpin e Tij në lavdi”.
    Në këtë mënyrë, pohoi Papa, “Ai na tregoi një model të shenjtërisë njerëzore, që të gjithë mund ta imitojmë, së bashku me premtimin e një fati të amshuar, që i kapërcen të gjitha kufijtë dhe aftësitë tona”.

    Një dhuratë dhe një rrugë

    Papa Prevost vuri në dukje se Pjetri, me përgjigjen e tij, dëshmon se e kishte kuptuar se Krishti është “dhuratë e Zotit” e, njëkohësisht, edhe “rrugë për t’u ndjekur, që të ndryshohej nga ajo dhuratë”, të bëhej njeri i ri. Janë aspekte të pandashme të shëlbimit, që i janë besuar Kishës e që duhen shpallur për të mirën e racës njerëzore, vërejti Ati i Shenjtë.
    “Vërtet”, theksoi Leoni XIV, “ato na janë besuar neve, të cilët u zgjodhëm prej [Zotit] para se të formoheshim në barkun e nënave, u rilindëm në ujin e Pagëzimit dhe, duke kapërcyer kufizimet tona dhe pa asnjë meritë tonën, u sollëm këtu dhe u dërguam prej këtej, në mënyrë që Ungjilli t’i kumtohet çdo krijese”.
    Më thirri të jem besnik për Kishën
    Papa i ri kujtoi se me zgjedhjen e tij si Papa i 267-të dje pasdite, Zoti e thirri të pasojë Shën Pjetrin dhe, si i tillë, ia beson këtë thesar që, me ndihmën hyjnore, të jetë mbarështuesi i Tij besnik, për të mirën e krejt Korpit mistik të Kishës.
    Por, kujtoi Papa, Pjetri e dëshmon fenë e vet në përgjigje të një pyetjeje të veçantë: “Kush thonë njerëzit se është Biri i Njeriut?”
    Kjo pyetje, theksoi Papa Prevost, nuk është e parëndësishme dhe ka të bëjë me “një aspekt thelbësor të shërbesës sonë, me botën në të cilën jetojmë, me kufizimet dhe potencialin e saj, me pyetjet dhe bindjet e saj”.
    Dy qëndrime të ndryshme
    “Kush thonë njerëzit se është Biri i Njeriut?” përsëriti Papa i ri, duke vënë në dukje se “mund të gjejmë dy përgjigje të mundshme, të cilat karakterizojnë dy qëndrime të ndryshme”. Së pari, përgjigjja e botës, që nuk heziton ta refuzojë dhe ta eliminojë Krishtin, sapo “prania e Tij bëhet e bezdisshme”, edhe për shkak të kërkesave të tij morale. Pastaj, përgjigjja tjetër e mundshme ndaj pyetjes së Jezusit: ajo e njerëzve të zakonshëm, të cilët e shohin “si njeri të drejtë e të guximshëm”, por gjithsesi, për ta “ai është vetëm njeri, prandaj, në kohë rreziku, gjatë mundimeve të Tij, edhe ata e braktisin dhe largohen të zhgënjyer”.
    Misionarë, aty ku është e vështirë të jepet dëshmi
    Këto dy qëndrime i gjejmë edhe sot, vërejti Leoni XIV.
    “Edhe sot”, paralajmëroi ai, “ka shumë ambiente në të cilat feja e krishterë konsiderohet absurde, e destinuar për të dobëtit dhe për njerëzit jo inteligjentë. Ambiente ku parapëlqehen siguri të tjera, si teknologjia, paratë, suksesi, pushteti, ose kënaqësia”.
    Këto janë kontekste, theksoi Ati i Shenjtë, “ku nuk është e lehtë të predikosh Ungjillin dhe të dëshmosh të vërtetën e tij, ku besimtarët tallen, kundërshtohen, përçmohen, ose në rastin më të mirë tolerohen dhe mëshirohen”. “Megjithatë, pikërisht për këtë arsye, ato janë vendet ku misioni është urgjent”.
    Mungesa e fesë shoqërohet me mungesa në kuptimin e jetës
    “Mungesa e fesë”, nënvizoi Papa, “shpesh shoqërohet tragjikisht me humbjen e kuptimit në jetë, me mospërfilljen e mëshirës, ​​me shkeljet e tmerrshme të dinjitetit njerëzor, me krizën e familjes dhe me shumë gjëra të tjera, që e prekin shoqërinë”. Sot, vërejti Leoni XIV, “ka shumë ambiente në të cilat Jezusi, megjithëse i vlerësuar si njeri, reduktohet në një lloj udhëheqësi karizmatik, ose supernjeriu”. Duke pranuar se kjo ndodh “jo vetëm ndër jobesimtarët, por edhe ndër shumë të krishterë të pagëzuar”, Papa Prevost shpjegoi se ata “përfundojnë duke jetuar në një gjendje ateizmi praktik”. Duke pasur parasysh këtë, Ati i Shenjtë nënvizoi:
    “Kjo është bota që na është besuar, një botë në të cilën, siç na ka mësuar Papa Françesku kaq shpesh, jemi të thirrur të dëshmojmë besimin tonë të gëzueshëm në Jezusin Shpëtimtar. Prandaj, është themelore që edhe ne të përsërisim, me Pjetrin: ‘Ti je Krishti, Biri i Hyjit të gjallë’”.

      (@Vatican Media)

    Udhëtimi i përditshëm i kthesës
    Ati i Shenjtë kërkoi që kjo të bëhet, para së gjithash, në marrëdhëniet personale me Zotin, në angazhimin për një “udhëtim të përditshëm kthese”. Pastaj, e njëjta gjë duhet bërë si Kishë, “duke përjetuar së bashku besnikërinë ndaj Zotit dhe duke u çuar Lajmin e Mirë të gjithëve”.
    “E them këtë para së gjithash për vete, si Pasardhës i Shën Pjetrit, ndërsa filloj misionin tim si Ipeshkëv i Romës”, u shpreh Papa, duke marrë si shembull fjalët e Shën Injacit të Antiokisë për rolin e Atit të Shenjtë, që e kryeson Kishën Universale në dashuri e bamirësi. “Shën Injaci, i cili u soll i lidhur me zinxhirë në atë qytet (Antiokia), vend i flijimit të tij të afërt, u shkroi të krishterëve: ‘Atëherë do të jem vërtet dishepull i Jezu Krishtit, kur bota të mos e shohë më trupin tim’”.
    Të mënjanohemi, për t’i bërë vend Krishtit
    Shën Injaci, shpjegoi Papa Prevost, po fliste për martirizimin e tij, pasi u shqye nga kafshët e egra në arenë, por, fjalët e tij mund të zbatohen, pa dyshim, nga të gjithë ata, që ushtrojnë shërbesën e autoritetit në Kishë. Ky impenjim, vërejti Leoni XIV, do të thotë “të mënjanohesh, në mënyrë që të mbetet Krishti, të bëhesh i vogël në mënyrë që Ai të njihet dhe të lëvdohet, të bësh ç’është e mundur, deri në maksimumin e forcave, që të gjithë të kenë mundësinë ta njohin dhe ta duan”. Papa e përfundoi homelinë me lutjen:
    “Zoti ma dhashtë këtë hir, sot e përgjithmonë, përmes ndërmjetësimit plot dashuri të Shën Marisë, Nënës së Kishës”.