Tag: kujtohet

  • Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

    Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

    Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se kujtohet për diasporën vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve.
    Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota.
    “Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret me diasporën.
    Te vetmet takime me diasporën, janë ata kur ju përdorët shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rrjesht parë, ku shkonit si qeveri e flisnit si parti për të kërkuar vota për Partinë Socialiste. Dhe ky ligj ka politizuar gjithe institucionet e diasporës, ka kaluar nga përcaktuese në sugjeruese Këshillin Koordinues të Diasporën, ka forcuar rolin e ambasadorëve që sot i keni ish deputet, ish kryetar bashkie, ose analista që ju gjeni vend pune”, tha Zhupa.
     

  • Kujtohet antikomunisti Isuf Luzaj, 25-vjetori i ndarjes nga jeta të intelektualit rebel që sfidoi diktaturën

    Kujtohet antikomunisti Isuf Luzaj, 25-vjetori i ndarjes nga jeta të intelektualit rebel që sfidoi diktaturën

    “Komunizmi është një filozofi antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me kushtet paraprake që vendos, e gabuar dhe pa bazament”. Kjo është thënia lapidare e prof. Isuf Luzajt, shkrimtarit, poetit dhe filozofit që sot më 25 nëntor, kremton 25 vjetorin e vdekjes së tij.

    Isuf Luzaj lindi më 21 shkurt 1913 në Kaninë të Vlorës. Ai u dallua në rezistencën antikomuniste të Ballit Kombëtar si dhe në themelimin e Partisë Social-Demokrate në krah të Musine Kokalarit.
    Profesori Isuf Luzaj ishte antifashist, antikomunist si dhe një nga ideatorët e Bashkimit Europian pas Luftës së Dytë Botërore.
    Isuf Luzaj ndërroi jetë më 25 nëntor të vitit 2000 në Chicago dhe sipas amanetit u varros në vendlindjen e tij, në Kaninë

    Top Channel

  • A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?

    A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona?

    A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona? Kur dikujt i derdhej kafeja në pjatën e filxhanit, gjyshet thoshin: është idhnak ai, për të cilin është destinuar kafeja. Idhnak thuhej për një njeri që bënte sherr për kurrgjë send (ose kot së koti).

    Nga Tonin Çobani

    Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar ç’lidhje kishte kafeja në xhezve, në filxhan apo në pjatë të filxhanit me njeriun për të cilin përgatitej ajo kafe. Sigurisht, sipas meje, kur derdhej kafja, fajin e kishte kafexhiu. Edhe sot e kësaj dite (kur tashmë jam bërë edhe unë gjysh) kam të njëjtin mendim: kafexhiu se kafexhiu e ka fajin.M’u kujtua sot kafja e gjyshes, pasi nuk po bëja dot lidhjen e Covid-19-s me moshat e treta, të cilët nuk duhet të dalin në rrugë, as te pragu i derës së tyre. Nuk duhet të ulen te stolat e lulishteve, qoftë lulishtja edhe poshtë pallatit të tyre. Jo më të largohen më tepër se 50 a 500 metra larg shtëpisë për të mbërritur te parku i liqenit në Tiranë, te lungomare në Vlorë, te pedonalet e Durrësit a te Shëngjinit…Pyetja absurde që, ndoshta, nuk duhet të bëhet do të ishte: ç’lidhje ka Covid me pensionistët apo moshat e treta sa për të mos i lënë rehat as te pragu i shtëpisë tyre, në oborr apo në lulishten poshtë pallatit, lëre më të udhëtojë me makinën e re të nuses së djalit qoftë edhe sa për të kaluar nga njëra ana e Lanës në tjetrën. Por a mund të ndahet vlonjati e durrsaku prej detit? Pogradecari prej liqenit apo shkodrani prej Bunës? Vetëm prej Lanës tiranasit (dhe tiranásit) ndahen pa dhimbje, sepse nuk kanë krijuar asnjë lidhje ujore me të. Po edhe kjo nuk mund të thuhet me siguri.Aq më pak, nga të ashtuquajturit moshat të treta apo pensionistë. Sepse në çdo rast ata dhe (jo kafexhiu) e derdhkan kafenë në pjatën e filxhanit të kafesë. Siç e thonë këndej nga Shkodra, ajo kafe mos u piftë (ose u piftë me helm).Po me pensionistët çfarë keni, more aman? Ata jua kanë fajin pse nuk kryhen testimet në masë? Ata jua kanë fajin që stafi shëndetësor infektohet në krye të detyrës për mungesë të mjeteve mbrojtëse të mjaftueshme? Ua kanë fajin ata për shumë gjera që nuk dini t’i bëni, sepse nuk doni t‘i bëni?A ju kujtohet aroma e kafesë turke e gjysheve tona? Po idhnakët, që sot janë pensionistë? Do t’i lini rehat?

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TONIN ÇOBANI: JAM SULLTAN, MBRET I VËRTETË!

    Tonin Çobani –

    Kohët e fundit (koha e koronavirusit) gjithnjë e më tepër po më sillet ndër mend një poezi e Çajupit që fillon me dyvargëshin: “Jam sulltan, mbret i vërtetë,/ shok të tjerë s’kam në jetë” dhe mbyllet me dyvargëshin final: “Pas meje në këtë jetë, / guri mbi gurë të mos mbetë!” Ka edhe një dyvargësh tjetër diku aty nga mesi i poezisë, i cili nuk më kujtohet mirë: “Pse s’u bë nga perëndia / me një kokë njerëzia”,  që ta priste ky sulltan me një të rënë të shpatës e kështu të siguronte jetëgjatësinë e sundimin të vet.

    Kur isha nxënës dhe dëgjoja komentin e kësaj poezie, unë nuk e përfytyroja dot njerëzimin me një kokë,  të prerë a të paprerë nga një sulltan Stambolli. Pastaj përse i duhej njerëzimi pa kokë një sulltani të gjithëfuqishëm, një mbreti të vërtetë, një presidenti si sulltan a një kryeministri si mbret kudo në botë? Shkurt, kjo poezi e Çajupit nuk ishte ndër poezitë e mia të preferuara.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Kaso për ngjarjen në Maliq:Shteti kujtohet për qytetarët vetëm pas tragjedisë

    Kaso për ngjarjen në Maliq:Shteti kujtohet për qytetarët vetëm pas tragjedisë

    Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia.
    Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, nuk funksionon për ata që kanë nevojë.
    “Një familje në skaj të mbijetesës goditet rëndë, ndërsa shteti dhe bashkia bëhen të gjallë vetëm kur ndodh tragjedia”, shprehet deputeti demokrat.
    Postimi i Kasos:
    Të dashur miq!
    Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte.Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.
    Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.
    Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!

  • “Një shtet i dështuar”, Kaso reagon për tragjedinë në Maliq: Rama kujtohet për qytetarët vetëm pas fatkeqësive

    “Një shtet i dështuar”, Kaso reagon për tragjedinë në Maliq: Rama kujtohet për qytetarët vetëm pas fatkeqësive

    Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, në një postim në rrjete sociale është shprehur se ngjarja tragjike që ndodhi sot në Maliq është dëshmi e prekshme e një shteti të dështuar, që kujtohet për qytetarët vetëm pasi ndodh fatkeqësia.
    Në një reagim të fortë, Kaso vë theksin tek braktisja e plotë e shtresave më të pambrojtura nga një sistem që, prej 13 vitesh, funksionon vetëm për klientelën e pushtetit dhe jo për ata që kanë realisht nevojë.“Një familje në skaj të mbijetesës goditet rëndë, ndërsa shteti dhe bashkia bëhen të gjallë vetëm kur ndodh tragjedia”, shprehet deputeti demokrat, duke përcjellë lutjet për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
    Postimi:
    Të dashur miq!
    Ngjarja e sotme në Maliq është nga ato ngjarje që askush nuk do të dëshironte t’i dëgjonte.Një familje në skaj të mbijetesës, pëson dhe një goditje tejet të rëndë.
    Për fat të keq, shteti dhe bashkia kujtohet për këto kategori familjesh vetëm pasi iu ndodhin fatkeqësi apo tragjedi.
    Ky sistem që është instaluar tani e 13 vjet, nuk ka sy e veshë për ata që kanë nevojë por vetëm për ata që i sigurojnë jetëgjatësinë. Lutjet tona sot shkojnë për familjen Azisllari dhe vajzën e mitur që po lufton për jetën në spital!

  • Altin Dumani, si do të mbahet mend ndryshe!

    Altin Dumani, si do të mbahet mend ndryshe!

    Altin Dumani, si do të mbahet mend ndryshe!
    Nga Flamur Vezaj
    “Është më e vështirë t’i bësh njerëzit të besojnë të vërtetën, sesa t’i bindësh se janë mashtruar”- shkruante Mark Twain dikur! Sot kjo vështirësi është shtuar edhe më shumë, sepse jetojmë në një kohë kur rrjetet sociale kanë ndryshuar, ndër të tjera, edhe perceptimin për punën dhe realitetin, sidomos tek turmat. Dhe për t’i bindur turmat se ekziston edhe një anë tjetër e së vërtetës, nuk është e lehtë. Por, të paktën, disa gjëra duhen thënë për ata që duan të kuptojnë se nuk ka vetëm një anë të medaljes.
    Sot do të përpiqem të rendis disa të vërteta të tjera, ato që shpesh nuk i gjejmë të renditura, edhe në media, për shkak të ndërhyrjeve apo fushatave propagandistike. Këto të vërteta kanë të bëjnë me kreun në ikje të SPAK-ut, Altin Dumanin, i cili, përveçse “heroi” imagjinar i fëmijëve të ish-ambasadores Yuri Kim, do të mbahet mend edhe për disa fakte më pak të lavdishme.
    Prokurori Dumani do të mbahet mend si shkelës i Kushtetutës në të paktën dy raste: sekuestrimi i mjeteve të punës së gazetarit E. Qyno dhe sekuestrimi i telefonave të personave (dëshmitarë apo jo) pa vendim gjykate. Është prokurori i parë shqiptar dhe si drejtues i SPAK-ut ndaj të cilit Komiteti Ndërgjyqësor i OKB-së në Gjenevë ka dhënë dy vendime kundër (rasti Qyno). Ai do të mbahet mend si prokurori që sulmoi dhe shantazhoi gazetarët, duke ngritur akuza dhe vendosur masa sigurie që më vonë u rrëzuan nga gjykatat. Si dhe si prokurori që, bashkë me Klodian Brahon, vendosen në vëzhgim gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese (për herë të parë në historin e drejtësisë) pa vendim gjykate, edhe pse ishin palë në një proces.
    Altin Dumani do të mbahet mend si drejtues që komunikonte vetëm me letra me drejtoreshën e BKH-së. Do të kujtohet edhe si prokurori, në procesin e të cilit shtatë të arrestuar pas tre vitesh në burg fituan pafajësi (nuk ka ndodh asnjëherë 7 pafajësi në një proces). Si prokurori që nxori urdhër-arrestet “burg pa afat”, por pas katër vitesh i hoqi ato dhe mbylli hetimet me pushim ndjekjeje penale (rasti Lul Berishës, Altin Ndocit e Talo Çelës). Si drejtuesi që nuk priti një qytetar nga Lezha për ta dëgjuar si ishte mashtruar e grabitur nga skema e mikro-kredive, i cili u vetëdogj në derën e SPAK-ut dhe gjeti vdekjen!
    Altin Dumani do të mbahet mend edhe për marrëveshjen ekstraligjore me “ndërtuesin” Armand Lilo (me lidhje biznesi familjar), ku i ktheu pronat e sekuestruara në këmbim të pagesave bankare!! Do të kujtohet për dështimin spektakolar të “Task-Forcës” zgjedhore që nuk parandaloi asnjë krim elektoral, sidomos mazhorances! Dumani do të mbahet mend si shefi që me dhjetra herë ka hapur e anuluar tenderat e institucionit, derisa fitues të dilnin kompanitë “e duhura”.
    Ai do të kujtohet edhe për faktin se në tre vite të drejtimit të tij në krye të SPAK-ut, nuk u kap asnjë kilogram kokainë apo heroinë nga hetimet e tij, të gjitha rastet janë proceduar kur informacionet vinin nga jashtë vendit. Do mbahet mend edhe si “shefi” që vendosi emrin e tij në çdo dosje të njohur për publicitet, por pa bërë asnjë hetim proaktiv personal.
    Altin Dumani do të mbahet mend si prokuror hakmarrës, që pasi u përplas paradite për “çështje parimore” me Arben Krajën, pasdite e shkarkoi nga detyra e shefit të seksionit. Do të kujtohet si prokurori që shantazhoi kolegët prokuror/gjyqtarë me biseda të përgjuara në “Sky”. Si drejtues që nuk guxoi të prekte qarkun e Fierit e Vlorës, duke mos goditur asnjë grup kriminal në atë zonë! Do të mbahet mend si “kampioni botëror” që mori medalje nga Blinken, por që një muaj më pas vet Blinkeni, u shpall “non grata” nga administrata Trump për korrupsion, një ironi historike! Do të kujtohet si njeriu që ngriti kultin e individit në prokurori, me më shumë selfie e foto në takime zyrtare e konferenca, se vajzat e “Për’puthen”.
    Mund të këtë edhe tjera që nuk i di, e ftoj kolegët e kronikës e jo vetëm të thonë të vërtetat siç janë, qofshin pozitive apo negative ndaj shefit në ikje Altin Dumani! E nderkohë, para se të largohet si drejtues, me gjithë arritjet dhe dështimet, mendoj se e meriton të mbjellë një pemë në oborrin e institucionit të SPAK-ut, që të kujtohet si “Pema e Dumanit”.

  • Ndarja nga jeta e Naun Shundit, Gonxhja: Do kujtohet për dashurinë që përcolli tek publiku

    Ndarja nga jeta e Naun Shundit, Gonxhja: Do kujtohet për dashurinë që përcolli tek publiku

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja reagoi sot pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Naun Shundi.

    Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja e konsideroi të trishtë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur Naun Shundi, pas një beteje shëndetësore me sëmundje të rëndë.

    “Artisti që dha shpirt e jetë për skenën shqiptare, do të kujtohet gjithmonë për rolet e tij të paharrueshme dhe dashurinë që përcolli tek publiku”, u shpreh Gonxhja.

    Ministri Gonxhja u ka shprehur “ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit artistik për humbjen e një figure të shquar, që do të mbetet përherë pjesë e identitetit tonë kulturor”.

    Aktori i njohur Naun Shundi u nda sot nga jeta në moshën 66-vjeçare pas betejës me një sëmundje të rëndë.

    Pak ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu gatishmërinë për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme për aktorin Shundi.

    Naun Shundi dha një kontribut të çmuar për më shumë se katër dekada në fushën e aktrimit, regjisurës dhe dramaturgjisë. Gjatë karrierës së tij, Shundi interpretoi mbi 100 role në teatër dhe mori pjesë në rreth 20 filma.

  • Komenti i rrallë i Jennifer Aniston për divorcin e saj nga Brad Pitt

    Komenti i rrallë i Jennifer Aniston për divorcin e saj nga Brad Pitt

    Jennifer Aniston zakonisht nuk flet për martesën e saj me Brad Pitt, por bëri një përjashtim në intervistën e saj të re me Vanity Fair. Është një lloj artikulli për përvjetorin, i botuar njëzet vjet paspostimit të tyre të parë, intervistës së ndarë në të njëjtën revistë në vitin 2005, të titulluar “Jennifer Aniston e Pafundme”.
    “Më kujtohet përvoja e dhënies së asaj interviste – e cila ishte disi e vështirë. Ishte një kohë veçanërisht e dobët. Por po, u bë një nga kujtimet e mia .”
    Në një video në intervistën e re, ajo kujtoi gjithashtu filmin e vitit 2006 “The Break-Up” , ku luajti bashkë me Vince Vaughn, të cilin e xhiroi kur po përballej me ndarjen e saj në jetën reale me Pitt.
    “Më kujtohet përvoja e dhënies së asaj interviste – e cila ishte disi e vështirë. Ishte një kohë veçanërisht e ndjeshme. Por po, u bë një nga kujtimet e mia.”
    “Sapo kisha përjetuar një ndarje – një ndarje të vogël, jam e sigurt që askush nuk e mban mend”, tha me shaka aktorja 56-vjeçare.
    “Ishte si një katarsis [filmi]. Kur më kontaktuan, u turpëruan pak të më bënin ofertën, siç menduan. A është kjo e pandjeshme? A është e papërshtatshme? Por në të vërtetë mendova, çfarë mundësie e shkëlqyer.”
    “E dija që në fund të fundit do të më sillte dobi emocionalisht, si person. Gjithashtu [ndarja e vërtetë] i shërbeu mirë skenarit dhe personazhit tim.”
    Kujtojmë që Pitt dhe Aniston u takuan përmes menaxherëve të tyre në vitin 1994 dhe filluan të dilnin bashkë në vitin 1998, përpara se të martoheshin në një ceremoni madhështore në korrik të vitit 2000.
    Ata u divorcuan në vitin 2005 dhe vazhduan me martesa të tjera: Aniston me Justin Theroux dhe Pitt me Angelina Jolie. Edhe pse vitet e fundit ka pasur thashetheme për një ribashkim romantik, me takimet e tyre të dashura në evente publike, Aniston aktualisht është në një lidhje me hipnoterapistin Jim Curtis, ndërsa Pitt është në një lidhje me stilisten e bizhuterive Ines de Ramon.