Tag: kujtime

  • Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostalgjisë

    Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostalgjisë

    Kur dëgjojmë këngën tonë të preferuar, truri ynë aktivizon rrjete specifike që lidhen me kujtimet, emocione dhe ndjenjat e kënaqësisë. Ky është përfundimi i një studimi të realizuar nga universitetet e Arizonës dhe Kalifornisë, botuar në revistën Human Brain Mapping.

    Muzika ka fuqinë të rikthejë kujtime nga momentet më të lumtura të jetës sonë: Takime festive, dashuri e parë, ose ditë të veçanta si dasmat. Nostalgjia që lind nga këto këngë ndihmon të ruajmë identitetin, të lidhemi me të tjerët dhe të menaxhojmë emocionet e tjera. Një shembull i njohur për publikun shqiptar mund të jetë muzika e fëmijërisë, që rikthen kujtime nga programet televizive apo ngjarje të veçanta të familjes.

    Në studimin me 57 persona, rezonanca magnetike funksionale tregoi se këngët nostalgjike aktivizojnë rrjetet e lobit temporal postero-medial dhe të insulës, që lidhen me përqendrimin, kujtimet dhe kënaqësinë emocionale. Ky efekt është më i dukshëm tek personat më të moshuar, duke treguar se dëgjimi i muzikës nostalgjike mund të ndihmojë në “trajnimin” e trurit gjatë plakjes.

    Muzika ka gjithashtu potencial terapeutik: Studimet tregojnë se mund të përmirësojë kujtesën autobiografike tek personat me Alzheimer ose dëmtime të tjera konjetive, duke ndikuar edhe pozitivisht tek kujdestarët që e dëgjojnë.

    Sipas filozofit Schopenhauer, muzika shpreh thelbin e emocioneve, dhe truri përpunon këtë thelb në dy mënyra: përmes kujtesës së strukturës muzikore dhe përmes asociacioneve kontekstuale që lidhen me emocione dhe kujtime personale. Këto mekanizma përfshijnë zona të ndryshme cerebrale si korteksi dëgjimor, amigdala, striati, hipokampusi dhe rrjeti “default mode”, duke krijuar një eksperiencë të plotë emocionale dhe kognitive.

    Dëgjimi i këngës së zemrës nuk është vetëm kënaqësi, por edhe ushtrim për trurin dhe kujtesën tonë.

  • Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

    Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

    Kujtimet më të qëndrueshme janë rezultat i një mekanizmi në zhvillim të vazhdueshëm. Kujtesa afatgjatë rregullohet nga një rrjedhë kohëmatësish molekularë që aktivizohen në momente të ndryshme, madje edhe gjatë periudhave të gjata kohore, dhe që vendosin nëse një kujtim do të ruhet përgjithmonë apo do të fshihet.

    Rezultatet e gjetura nga studimi i botuar në revistën ”Nature”, në koordinim me universitetin ”Rockefeller” në Nju Jork mund të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë çrregullimet e kujtesës si ato të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit.

    Për shembull, mund të na lejojë të anashkalojmë zonat e dëmtuara të trurit dhe të drejtojmë kujtimet përmes qarqeve alternative.

    Hulumtuesit e udhëhequr nga Priya Rajasethupathy kërkuan t’u përgjigjen pyetjeve themelore se si formohet kujtesa, duke vëzhguar sjelljen e minjve në një sistem realiteti virtual dhe më pas duke studiuar mekanizmat në veprim në trurin e tyre, ndërsa ata formonin kujtime pak a shumë të qëndrueshme.

    Të dhënat e mbledhura lejuan identifikimin e tre rregullatorëve kryesorë që veprojnë në zona të ndryshme të trurit.

    Informacioni që duhet të mbahet mend fillimisht ruhet në zonën e trurit të quajtur hipokampus, ku aktivizohet kohëmatësi i parë molekular, i quajtur ”Camta 1”.

    Pas njëfarë kohe, hyn në funksion kohëmatësi i dytë, Tcf4, i cili lejon ruajtjen e kujtesës dhe së fundmi, kohëmatësi Ash1l konsolidon më tej kujtesën afatgjatë.

  • “Në 100-vjetorin e Rahman Hankut: Kujtime dhe mirënjohje për një legjendë të ndërtimit shqiptar”

    “Në 100-vjetorin e Rahman Hankut: Kujtime dhe mirënjohje për një legjendë të ndërtimit shqiptar”

    Nga Ervin Gjadri

    Mesova , duke lexuar faqen e e nje mikut tim në Facebook,se dje kishte qene 100 vjetori i lindjes, i Zotit Rahman Hanku.

    Ndjeva emocion e më erdhën ndermend shume kujtime.

    Rahman Hanku ishte minister i ndërtimit i Shqipërisë në nje peridhe,gjatë së cilës u ndërtuan shumë nga veprat më të rëndësishme në Shqiperi.

    Ruaj shume ngjarje e kujtime nga jeta e Rahman Hankut,(mik e bashkepuntor i ngushte i Egon Gjadrit. cilin kam patur fatin ta takoj 2- 3 here) te cilat mi ka treguar Inxh Egon Gjadri.

    Rahman Hanku ishte minister i ndërtimit,por ne te njejten kohe edhe shok e bashkepunetor i ngushte, njeri i cili ne cdo kohe e ne cdo rast , perkrahte e mbeshteste njerezit e shkences e punes, njeri trim e besnik si pak te tjere.
    Kur për herë të parë, Mehmet Shehu, per problemin e tunelit të Qafë – Thanës, në mbledhjen e qeverisê kishte kerkuar te ishte i pranishëm edhe Inxh Egon Gjadri, nje shok i tij e këshilloj se duhej te ishte i kujdeshem kur ti pergjigjej Mehmet Shehut,por babai i tha : nuk kam asnje lloj shqetesimi, se do jem i ulur në krah të Rahman Hankut.

    Duke patur parasysh kontributin e tij të jashtëzakonshem për Shqipërinë,që në moshë fare të re ,Rahman Hankut, ketij njeriu legjendë të ndertimit e drejtimit,më e pakta qe Shteti Shqiptar duhet te kishte bere deri sot në nderim të figurës e veprës së tij,se pari emertimi i nje rruge kryesore ne kryeqytet me emrin e tij, si edhe ti kishte ngritur dy buste,njêrin në qendër te Peshkopisë, apo në fshatin e lindjes Zerqan e tjetrin në sallen e hyrjes të Ministrisë së ndertimit .

    I përjetshëm kujtimi i Rahman Hankut!

    Në këtë fotografi të vitit 2002 paraqiten Rahman Hanku dhe Egon Gjadri.

  • Java e Kulturës Kombëtare bashkon institucionet e Kosovës e të Shqipërisë në Tiranë

    Java e Kulturës Kombëtare bashkon institucionet e Kosovës e të Shqipërisë në Tiranë

    Java e Kulturës Kombëtare në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, nis me çeljen e ekspozitës dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”, njofton Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.

    Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, e cila organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, do të prezantohen një sërë aktivitetesh nga 21 nëntori deri më 5 dhjetor.

    Të enjten, më 21 nëntor 2025, nga ora 17:00, Java e Kulturës nis me një ceremoni solemne, ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit të deritanishëm dhe krijimit të projekteve të reja të përbashkëta në fushën e kulturës, dijes dhe trashëgimisë.

    Pas ceremonisë, vend të veçantë zë çelja e ekspozitës dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie” në qendrën “Sotir Kolea”.

    E organizuar në nder të 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, ekspozita vjen si rezultat i një bashkëpunimi ndërinstitucional mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës, nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

    Ekspozita prezanton një përzgjedhje të pasur materialesh historike: gazeta dhe medie të kohës, libra dhe kujtime personale të autorëve, dëshmitarëve dhe gazetarëve; fotografi dhe artefakte autentike nga fronti, jeta në mërgim dhe kthimi i refugjatëve; si dhe një dokumentar të veçantë, me pamje arkivore dhe rrëfim kronologjik të rrugës drejt lirisë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    A ËSHTË “ILIADA” E HOMERIT NJË HARTË THESARI?

  • Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë

    Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë

    Shkolla “Shefqet Sulejmani” feston 50-vjetorin – Gjysmë shekulli histori, arsim dhe kujtime në Gjashtë
     
    Shkolla 9-vjeçare “Shefqet Sulejmani” në fshatin Gjashtë feston këtë vit një përvjetor të veçantë – 50 vjet nga hapja dhe nisja e misionit të saj arsimor. Themeluar në vitin 1975, shkolla filloi aktivitetin me rreth 500 nxënës të ndarë në dy klasa paralele dhe me një trupë prej afro 40 mësuesish, të cilët hodhën bazat e një institucioni që do të bëhej zemra e arsimit për fshatrat Gjashtë, Metoq dhe Shelegar.
     

     
    Që në vitet e para, shkolla “Shefqet Sulejmani” shërbeu si shkollë qendër për zonën, duke pasur në varësi shkollat fillore të fshatrave përreth. Deri në hapjen e saj, fëmijët e Gjashtës, Metoqit dhe Shelegarit detyroheshin të ndiqnin mësimet 8-vjeçare në Vrion – një rrugëtim i vështirë për shumë prej tyre, në një kohë kur infrastruktura ishte minimale.
     
    Hapja e shkollës në Gjashtë solli jo vetëm lehtësim për komunitetin, por edhe një frymë të re arsimimi dhe kulture, duke u bërë qendra ku breza të tërë morën dijen e parë, përjetuan shoqërinë, dhe ndërtuan kujtimet më të bukura të fëmijërisë.

    Në këtë institucion kanë dhënë kontributin e tyre dhjetëra mësues të përkushtuar, drejtues të përkushtuar dhe punonjës që ndërtuan një traditë të fortë edukimi. Shumë prej nxënësve të dikurshëm sot janë profesionistë në fusha të ndryshme – mjekë, inxhinierë, mësues, oficerë, biznesmenë – të cilët krenohen se rrugëtimin e tyre e nisën pikërisht në bankat e kësaj shkolle.
     
     
    Ceremonia e 50-vjetorit – Thirrje për kujtime dhe bashkim
     
     
    Me rastin e 50-vjetorit, shkolla “Shefqet Sulejmani” po përgatit një ceremoni të veçantë festive më 24 Tetor, ora 10:30, ku ftohen të marrin pjesë:

    Ish-drejtues dhe mësues që kanë dhënë kontribut ndër vite
    Ish-nxënës nga të gjitha brezat
    Banorë të zonës dhe miq të shkollës

    Të gjithë janë të ftuar të sjellin kujtime, fotografi, tregime dhe momente nga jeta shkollore në Gjashtë – për të ndarë emocionin e përbashkët të gjysmëshekullit të një institucioni që ka qenë më shumë se thjesht një shkollë: ka qenë një shtëpi e dytë, një vatër edukate dhe kulture.

     
    Sot, shkolla “Shefqet Sulejmani” mbetet një shtyllë e rëndësishme e arsimit në zonë, duke vijuar rrugëtimin me standarde moderne, por duke ruajtur shpirtin e dikurshëm të përkushtimit dhe dashurisë për dijen.
    Kjo është një festë për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj. Një rikthim pas në kohë, për të kujtuar fillimet, për të nderuar ata që kontribuan dhe për të lënë një dëshmi për brezat e ardhshëm.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Pse dashuria e parë nuk harrohet kurrë? Ekspertët tashmë e kanë një përgjigje

    Pse dashuria e parë nuk harrohet kurrë? Ekspertët tashmë e kanë një përgjigje

    Një studim i publikuar së fundmi nga Universiteti i Yale ka zbuluar se ndonëse marrëdhëniet mund të përfundojnë, truri ruan kujtime të dashurisë së parë më gjatë se sa mendohet.
    Studiuesit përdorën MRI për të monitoruar aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve ndërsa shikonin foto të ish-partnerëve të tyre. Rezultatet treguan se zona e lidhur me emocionet dhe shpërblimin, sidomos amigdala dhe korteksi prefrontal, aktivizohet fuqishëm edhe pas shumë vitesh.
    Përse na duhet një ditë në javë ku të mos bëjmë asgjë?Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të shpjegojë pse disa kujtime romantike duken “të pathyeshme” dhe ndikojnë në marrëdhëniet e ardhshme.
    Studimi sugjeron se truri i njeriut ruan emocione të thella si një mënyrë për të mësuar nga përvoja dhe për të zgjedhur partnerë më të përshtatshëm në të ardhmen.

  • Sabri Fejzullahu: Nuk jetohet në kujtime (Teksti dhe kënga)

    Sabri Fejzullahu: Nuk jetohet në kujtime (Teksti dhe kënga)

    Në këto çaste më ikin fjalët,Dhe ky terr po më mbytë,S’kam askë t’ja qaj hallet,Dhe çdo fjalë më mbet në fyt.

    O, kurrë nuk dita ç’është lumturia,Kurrë në jetë se kam shiju,Tërë këto vite dashurova,Mirëpo kush s’më deshti mu!

    Se kupton askush këtë dhembje,Se nuk është në lëkurën time,Se si shpirti po më shembet,Nuk jetohet në kujtime…

    Se kupton, jo se kupton,Mijëra netë të jesh i zgjuar,Këtë veç unë mund ta di,Dhe zemra ime e robëruar.

    Pse gjithçka është kundër meje,Faj askujt si kam në botë,Çdoherë deshta mirësinë,Por fitova vetëm lotë …

    O kurrë nuk dita ç’është lumturiaKurrë në jetë se kam shijuTërë këto vite dashurovaMirëpo kush s’më deshti mu

    Se kupton askush këtë dhembje,Se nuk është në lëkurën time,Se si shpirti po më shembet,Nuk jetohet në kujtime .

    Se kupton, jo se kupton,Mijëra netë të jesh i zgjuar,Këtë veç unë mund ta di,Dhe zemra ime e robëruar.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI FEJZULLAHU: MOS MENDO SE JAM I LUMTUR… (TEKSTI DHE KËNGA)

  • “Çil njat zemër plot kujtime”/ Këngë e paharruar nga Nexhmije Pagarusha (teksti dhe video)

    “Çil njat zemër plot kujtime”/ Këngë e paharruar nga Nexhmije Pagarusha (teksti dhe video)

    Çil njat zemër plot kujtimehajde pra moj lulja ime, Haj, haj hajde lule!Bej, bej, beja lule!

    Çilu pra mos rri e mbyllunDiçka n’zemër m’ke mbajt ndrydhun. Haj, haj hajde lule!Bej, bej, beja lule!Se mas tejet jam i lidhun.Jetë të re unë gjej me ty.Haj, haj hajde lule!Bej, bej, beja lule!Çilu pra me ambëlsie!Se me ty jam lidhë n’dashni-e!Haj, haj hajde lule!Bej, bej, beja lule!

    ObserverKult

    ————-

    Lexo edhe:

    KHALED HOSSEINI: E DASHUR, M’KA MARRË MALLI PËR ZËRIN TËND, PËR TË QESHURËN TËNDE…

  • Kapni çdo moment me inteligjencën e kamerës në Galaxy Z Fold7 & Z Flip7

    Kapni çdo moment me inteligjencën e kamerës në Galaxy Z Fold7 & Z Flip7

    Fotografitë nuk janë më thjesht kujtime të shkrepura, ato janë histori që tregohen në kohë reale dhe ndahen me botën. Me Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7, Samsung e ka çuar këtë përvojë në një nivel krejtësisht të ri, falë fuqisë së inteligjencës artificiale në kamera. Këto pajisje nuk ofrojnë vetëm rezolucion të lartë, por edhe aftësi të zgjuara që e bëjnë çdo shkrepje të duket si vepër arti, pa pasur nevojë të jesh fotograf profesionist.

    Udhëtime që mbeten të paharrueshme
    Imagjinoni jeni në një qytet të ri, në një rrugicë plot ngjyra ose përballë një pamjeje të mrekullueshme bregdetare. AI Zoom analizon skenën, mban subjektin në fokus edhe në distanca të mëdha dhe ruan detajet pa humbje cilësie. Ndërkohë, Photo Assist ju ndihmon të rregulloni kuadrin automatikisht, në mënyrë që pamja të jetë gjithmonë në kompozimin perfekt, kështu nuk humbisni kurrë mundësinë për një foto “wow” në Instagram.

    Kujtime familjare, gjithmonë në fokus

    Nga ditëlindjet te pushimet familjare, AI Portrait identifikon fytyrat dhe rregullon sfondin për t’i dhënë theks njerëzve që kanë më shumë rëndësi. Edhe në ambiente me dritë të ulët, funksioni i avancuar Nightography AI në të dy modelet siguron foto të ndritshme dhe të pastra, kështu që momentet intime rreth tavolinës së darkës nuk humbin në errësirë.
    Atmosfera e koncerteve, ashtu si e përjetoni
    Në evente të mëdha ku dritat ndryshojnë çdo sekondë, Scene Optimizer me AI kupton automatikisht ambientin dhe balancimin e ngjyrave, duke e bërë videon ose foton po aq mahnitëse sa momenti vetë. Edhe nëse jeni larg skenës, kombinimi i zoom-it inteligjent dhe stabilizimit të imazhit bën të mundur të kapni çdo detaj të performancës.

    Nga ideja te postimi, në sekonda
    Për krijuesit e përmbajtjes, AI Editing Tools ofrojnë rregullime të shpejta, heqje objektesh të panevojshme ose përmirësim të ngjyrave, direkt nga telefoni. Ekrani i madh i Galaxy Z Fold7 është perfekt për përpunim të detajuar, ndërsa opsioni Flex Window i Galaxy Z Flip7 ju lejon të regjistroni video “hands-free” duke e vendosur në sipërfaqe pa mbajtëse shtesë. Modaliteti Flex është perfekt për vlog, intervista spontane ose video-calling nga plazhi pa mbajtur pajisjen në dorë. Koha kur duhej tw mbanit Tripod dhe zgjatues “selfie” me vete i takon sw shkuarës.

    Inteligjencë që e ndien ritmin e jetës
    Pavarësisht nëse po shëtisni nëpër tregjet e vjetra të një qyteti mesdhetar, po festoni me miqtë në një plazh veror apo po dokumentoni përditshmërinë tuaj kreative, kamerat me AI në Galaxy Z Fold7 dhe Z Flip7 janë aty për t’ju ndihmuar të kapni versionin më të mirë të çdo momenti lehtësisht, bukur dhe me stil.
    Nëse doni t’i përjetoni këto funksione vetë, provoni aplikacionin Try Galaxy dhe zbuloni pse këto pajisje janë mjeti i përsosur për të treguar historinë tuaj, një foto dhe një video në çdo kohë.

  • ‘Kujtime nga lumi’, shfaqja e Zana Hoxhës që synon të thej tabutë e fenomeneve ekzistenciale

    ‘Kujtime nga lumi’, shfaqja e Zana Hoxhës që synon të thej tabutë e fenomeneve ekzistenciale

    Diellza Gashi

    Në natën e 28 korrikut, jo si në netët e mbushura me muzikë, ngjyra, pije dhe festë të gjallë, Prishtina e zhurmshme dhe e etur për jetë, perëndoi nën një tjetër frymë, më e heshtur, më e mbyllur, më melankolike. Ajo nuk ishte më qyteti që vallëzonte nën dritat e netëve të verës, por një qytet që kujtonte, që kthehej pas, që dëgjonte zërin e kujtimeve të veta, të tjetrit, apo edhe të vetes e tjetrit së bashku.

    Në burgun-muze të Prishtinës, “Burgu i Idealit” aty ku dikur mbylleshin trupat por jetonin idealet, u ngjitën dy net radhazi skenat e shfaqjes “Kujtime nga Lumi”, nga regjisorja dhe dramaturgia Zana Hoxha. Në një hapësirë të ngarkuar me histori dhe heshtje, ku muret janë dëshmitarë të dhimbjeve e shpresave, zërat e aktorëve sollën një rrëfim ndryshe, një udhëtim poetik ndërmjet kujtesës dhe ëndrrës, mes lirisë së mohuar nga tjetri dhe asaj që vazhdon të kërkohet për veten. 

    Në Prishtinën që kujtonte, përjetonte dhe lëkundej mes harresës dhe rikthimit, perëndimi i diellit i gjeti spektatorët të mbledhur pranë Fontanës së Pallatit të Rinisë. Ajo fontanë, që prej kohësh është vëzhguar si një objekt, mori jetë sërish atë mbrëmje nga fryma e artit, përcjellë KultPlus.

    Në këtë hapësirë simbolike, aktorët dolën në skenë mes tingujve të këngës së Minatorit “E di se do të shoh”, një nisje e butë e ngarkuar me ndjesi që paralajmëronte udhëtimin emocional që do të pasonte. Prej aty, publiku u ftua të ndjekë shfaqjen më tej, në një tjetër hapësirë plot domethënie, në Burgun e Idealit, ku zëri i artit bëhet dëshmi.

    Që në çastin kur publiku kaloi portën e Burgut të Idealit, u bë e qartë se kjo nuk do të ishte një shfaqje e zakonshme. 

    Vendosja e shfaqjes në burg, në vetvete, ishte një deklaratë, një zgjedhje e guximshme artistike që i jepte trup shfaqjes para se të niste, që krijonte një tension të ndjeshëm te spektatorët. Nuk kishte nevojë për fjalë, vetë korridoret e ngushta, të mbyllura dhe zhurma e hapave në beton, paralajmëronin se kjo natë do të ishte e ngjethshme.

    Njerëzit e ulur aty, mes mureve që kishin dëgjuar klithma dhe heshtje të rënda, tashmë dëgjonin fjalën e artit të shkruar për tu kthyer në një art që vihet në skenë. Dhe secili, në mënyrën e vet, përjetonte dramën jo vetëm si spektator, por si dëshmitar i një historie të përbashkët, që na flet nga e kaluara, por ende ndikon në frymëmarrjen e së tashmes.

    Oborri i dikurshëm i të burgosurve ishte zgjedhur për të ndjekur shfaqjen “Kujtime nga lumi”. Në atë hapësirë të heshtur tani ngrihej zëri i aktorëve, dhe qielli që dikur ishte vetëm një copëz lirie për të dënuarit, u bë kupolë e një shfaqjeje që flet për lirinë, dhimbjen, mungesën dhe shpresën.

    Burgu, si vend konkret por edhe si metaforë, ishte më shumë sesa një sfond. Ai ishte një personazh i heshtur në vetë shfaqjen, një prani që thellonte çdo fjalë të thënë dhe çdo heshtje të qëllimshme. Kjo hapësirë, që dikur përfaqësonte kontrollin, izolimin dhe nënshtrimin e individit, u kthye në një ide të fuqishme për të eksploruar pikërisht të kundërtën, kërkimin për të qenë vetvetja, nevojën për t’u dëgjuar, për të dalë jashtë strukturave që kufizojnë shpirtin.

    Duke ndjekur narrativën e dyfishtë të Mances dhe Hanës, shfaqja ndërtonte ura mes botës së brendshme dhe asaj të jashtme, mes krizës individuale dhe realitetit kolektiv. Sepse liria, ashtu si mungesa e saj, kurrë nuk është vetëm personale, ajo është një përvojë që na bashkon dhe na përplas, një nevojë që na lidhet me tjetrin, me shoqërinë, me sistemin.

    Ngjarja nis në vitin 1994, në një kohë të turbullt, por në një moshë kur njeriu nuk e kupton ende peshën e historisë. Mance dhe Hana, dy adoleshentë, luajnë buzë një lumi, lumi i tyre që i mbledh të gjitha: kujtimet, turpin, heshtjen, dhimbjen, dëshirën për të qenë dikush tjetër dhe për të shpëtuar.

    Hapësira e skenës ishte ndërtuar me kujdes për të ripërjetuar kujtimet. Lumi i improvizuar në mes të skenës nuk ishte thjesht vendi ku ndodhte veprimi. Ai ishte vetë kujtesa, ai që rrjedh dhe kurrë nuk qëndron i njëjtë.

    Dritat kaltëroshe që ndriçonin skenën krijonin një atmosferë të brishtë, gati të tejdukshme, si një ëndërr që nuk e di nëse po ndodh apo po kalon. Kjo dritë nuk ishte ndriçim, ishte ndjesi, ajo e një kujtese të papërpunuar, që endet si mjegull mbi të tashmen.

    Ideja e krijimeve të tilla, improvizimeve skenike në një hapsirë jo të zakonshme, dritat e zbehta por të forta në të njëjtën kohë, kostumet secili me domethënie të veten deri te robdishambri simbolik i vdekjes e tretjes, duhet të kenë qenë sfidë për krijuesit e organizatorët. Sa i përket kësaj pjese Zana Hoxha u shpreh se procesi i provave ka qenë shumë i mirë.

    “Kemi filluar diskutmet për shfaqjen në prill, në maj kemi filluar provat, pastaj kemi vazhduar në fund të qershorit e në korrik. Nuk kemi pasur hapsirë tonën të rregullt për prova dhe ka qenë sfiduese në aspektin teknik, po në aspektin njerëzor jo, sepse të gjithë e kanë dashur projektin.”- thotë regjisorja dhe njëkohësisht edhe dramaturgia e shfaqjes.

    Në strukturën e rrëfimit të shfaqjes u përjetua një narrativë e dyfishtë mes Mances dhe Hanës, duke pasuar shpesh me anakroni. Të dy personazhet bartën kujtime të thella dhe të pathëna. 

    Hana, e lënduar nga lufta, nga trauma e një dhune që nuk ka pasur emër, ndërsa Mance, i dhunuar nga shtëpia, nga vetja, nga shoqëria që nuk e lejon të jetë ashtu siç është. 

    Kujtimi i Hanës, e rrahur nga ushtarët serbë, nuk përçoi vetëm kujtimin e një personazhi, por kujtimin e vetë regjisores, i vënë në skenë jo për të rrëfyer vetëm një të kaluar, por për të kuptuar se si kjo e kaluar vazhdon të formësojë çdo të tashme.

    Në atë çast, ndodh një ndërprerje, regjisorja, Zana, del vetë në skenë. Nuk është më teatri që po luhet. Është jeta. Është rrëfimi i saj, kujtimi i saj. Një rrëfim që nuk është më pjesë e skenarit, por një hapje e vetes. Ajo flet për atë që ka qenë dhe për atë që është, dhe befas, kufiri mes publikut dhe skenës tretet.

    Në një intervistë për KultPlus, regjisorja Hoxha, kur u pyet rreth zanafillës së idesë së shfaqjes u shpreh se ka qenë në një rezidencë artistike në Vjenë, këtë vit në maj, “Mu kthyen kujtimet e shokut tim Mance që unë i kisha harruar gati krejt dhe e ndieva si nevojë t’i trajtoj këto kujtime dhe të bëj diçka.” – shtoi regjisorja. 

    Publiku gjatë shfaqjes u ftua të ndajë kujtime, ato që njeriu i ka ngulitur thellë në harresë e nuk e di pse nuk i ka thënë kurrë. Sepse, në të vërtetë, kjo është forca e kujtesës, ajo nuk jeton vetëm në vetëdije. 

    Frojdi do të thoshte se shumë nga ato që na përcaktojnë, që na bëjnë ata që jemi, qëndrojnë në nëndijen tonë, të shtypura, të fshehura, por gjithsesi veprojnë. Kujtimet që i kemi harruar me vetëdije, jo sepse nuk vlejnë, por sepse na kanë lënduar, janë ato që shpesh na formësojnë në heshtje.

    Arketipi, siç do ta quante Jungu, lind pikërisht këtu, kur një përvojë e veçantë bëhet e përbashkët. Kur kujtimi i një individi nis të flasë për shumëkënd. Në këtë shfaqje, Mance nuk është më vetëm një djalë i rrahur dhe i heshtur, ai bëhet arketip i të gjithë atyre që janë mbyllur në ndonjë mënyrë, për shkak të identitetit, zërit, dëshirës, kujtesës. Ai është kujtim, por edhe pasqyrë.

    Mance, personazhi më i brishtë, por ndoshta edhe më i thelli, është një shpirt që kërkon një zë. Ai është ndryshe, jo vetëm sepse këndon, jo vetëm sepse është homoseksual, por sepse ka guximin të mos e fshehë veten. Dhe për këtë, dënohet. Rrihet. Izolohet. Në një nga momentet më tronditëse, ai vesh robdishambrin e nënës së tij dhe kapet duke kënduar në një çast intimiteti, gëzimi të pastër por që i ndalet menjëherë. Muzika fiket, ai mbyllet. Është një simbol i asaj se si sistemi, familja, shoqëria, të gjitha ndërhyjnë për të ndalar të bukurën nëse ajo nuk është “në rregull”.

    Mance është një personazh real i kujtimeve të Zana Hoxhës. Për KultPlus ajo tregoi se Mance ka qenë miku i saj që është vetëvrarë. 

    “Mance ka vdekur, ia ka marrë jetën vetes dhe unë kam dashur të kthej vëmendjen te fenomenet e tilla kur personat ndihen që nuk i sheh askush dhe janë të pashpresë. Kam dashur të kthej njëlloj shprese dhe ta bëj në një mënyrë që edhe publiku t’i ndaj përvojat  e veta bashkë me aktorët”- u shpreh regjisorja.

    Po në zemër të shfaqjes “Kujtime nga lumi” qëndron edhe një tekst, vepra “Lum Lumi” nga Ali Podrimja. Kjo vepër, e shkruar pas humbjes së birit të poetit, nuk është thjesht elegji. Është një akt i zhveshjes së shpirtit, një përpjekje e dëshpëruar për të gjetur kuptim në një dhimbje.

    Ali Podrimja shkroi “Lum Lumi” për të birin, por si çdo vepër e madhe, ajo del përtej kontekstit personal. Në këtë shfaqje, dhimbja e Podrimjes përthithet nga dhimbjet e Mances, Hanës, regjisores, e më pas edhe nga vetë publiku. Po ashtu si Podrimja që nuk mund të gjejë përgjigje pse ndodhi humbja, edhe shfaqja nuk ofron përgjigje, por ndan të njëjtin boshllëk, të njëjtën plagë, të njëjtën heshtje që pason.

    Lidhja mes poezisë dhe skenës është një urë që nuk shihet, por që ndihet. Fëmija i humbur në poezinë e Podrimjes gjendet sërish në Mancen, një jetë e mohuar para kohe, një dritë që nuk u lejua të rritet. Dhe ashtu si Podrimja i flet birit të tij që nuk i përgjigjet më, edhe aktorët i flasin kujtimeve të veta, personave të humbur, vetes që nuk është më.

    Përmes poezisë, shfaqja arrin një dimension më universal, ajo nuk është më vetëm për Kosovën e viteve ’90, për luftën, për identitetin, për seksualitetin apo për dhunën. Ajo bëhet për çdo humbje që s’mund të thuhet plotësisht, për çdo të afërm të zhdukur, për çdo vetvete të shtypur, për çdo dashuri që s’arriti të jetojë.

    Në fund të shfaqjes Mance vdes. Pas gjithë kësaj rruge që ndjek shfaqja, nga lumi si lojë, në lumin si dëshmitar i dhimbjes, nga kujtimet që përpiqemi t’i harrojmë, në kujtimet që na formojnë, ajo që mbetet në fund është Hana, e vetme. Ajo nuk është më ajo vajza që luante buzë lumit. Tani ajo qëndron në heshtje përballë gjithë asaj që ka humbur, Mancen, zërin e tij, shpresat e papërmbushura, kohët që nuk kthehen, e vetveten që është detyruar të mbijetojë duke bartur gjithçka.

    Ky fund i heshtur, pa zgjidhje dhe pa kthim, nuk është pessimist,është i vërtetë. Sepse ndonjëherë, nuk ka shërim të plotë. Ka vetëm vazhdimësi. Dhe në këtë vazhdimësi, Hana mbetet si një figurë që kujton, që nuk harron, që zgjedh të mbajë kujtimet jo si barrë, por si dëshmi.

    Mesazhi i shfaqjes nuk është vetëm për të kujtuar të kaluarën por për të kuptuar se sa shumë nga ajo që jemi, edhe sot, vjen nga gjëra që nuk i themi me zë. Që kujtimet nuk janë të padëmshme, por kanë fuqi. Dhe se, për t’u bërë vërtet të lirë, duhet të guxojmë të shohim përbrenda, të përballemi me to, t’i ndajmë, edhe nëse na lëndojnë.

    Në fund, “Kujtime nga lumi” është një shfaqje për ata që janë ndryshe, për ata që kanë humbur në vete dhe për vete, për ata që kanë heshtur dhe për ata që guxojnë ta thyejnë këtë heshtje. Është një kujtim i përbashkët që bëhet ujë i përbashkët, dhe ndoshta, në atë ujë, gjenden copëza nga vetja.

    Sepse siç lumi rrjedh gjithmonë, edhe kujtimi, edhe dhimbja vazhdojnë. Dhe ajo që mbetet është njeriu që kujton, e që nuk lejon që tjetri të harrohet. Këtë bën Hana. Këtë bën Zana. Këtë bën Mance. Këtë bën shfaqja.

    Ndërkaq ju kujtojmë që në këtë shfaqje lujnë aktorët Qendresa Kajtzati dhe Edon Shileku, në rolet kryesore, si dhe Flamur Ahmeti dhe Elsa Belegu. Kompozitor Liburn Jupolli, skenografe Grace Ramsey, menaxhere produksioni Venera Ismaili dhe Elira Lluka Qorrolli, si dhe teknik i dritave Skënder Latifi./KultPlus.com