Tag: kujtim

  • ‘Në kujtim të Charlie Kirk’/ Berisha: PD iu bashkua përkujtimores në Tiranë! Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

    ‘Në kujtim të Charlie Kirk’/ Berisha: PD iu bashkua përkujtimores në Tiranë! Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë pamjet nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern.

    ‘Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm’, shkruan Berisha në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot, në Tiranë, u mbajt një vigjilje në kujtim të Charlie Kirk, themeluesit të Turning Point USA dhe një prej zërave më të fortë të konservatorizmit modern. Ai u vra duke ushtruar lirinë e fjalës në Universitetin e Utah nga një ekstremist i majtë. Partia Demokratike iu bashkua përkujtimores së organizuar nga Institute for Liberty and Heritage, me besimin se luftëtarët e fjalës së lirë janë të pavdekshëm.

    RIP Charlie Kirk  

    ———

    Today in Tirana, a vigil ëas held in memory of Charlie Kirk, founder of Turning Point USA and one of the strongest voices of modern conservatism. He ëas killed ëhile exercising freedom of speech at the University of Utah by a left-ëing extremist. The Democratic Party joined the memorial organized by the Institute for Liberty and Heritage, believing that fighters for free speech are immortal.

    RIP Charlie Kirk  

  • Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-Presidentit për masë më të butë sigurie

    Ilir Meta mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-Presidentit për masë më të butë sigurie

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në qeli.
    Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024 kishte kërkuar një masë më të butë sigurie, kërkesë e cila është rrëzuar nga GJKKO.
    Pas vendimit, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha për mediat se do të vijojnë betejën për lirimin e Metës.

    “Unë e dija që do ta rrëzonte. Për mua…nuk aludoja që mund të kishte një vlerësim ndryshe. Nga sot zonja Gjoka do largohet, nuk e bën dot këtë çështje. Sot, edhe një herë tjetër, duhet të jeptë një vendim ndryshe dhe zoti Meta të lirohej. Ajo nuk e bëri, problemi është i saj, ne do vazhdojmë betejën”, tha avokati i Metës, Kujtim Cakrani.
    Ish-Presidenti Ilir Meta akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare.
    Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u arrestua me urdhër të SPAK, më 21 tetor të 2024.

  • Festivali Europian i Filmit për të rinj/ Kompozitori i ndjerë Kujtim Prodani nderohet me çmimin special të mirënjohjes

    Festivali Europian i Filmit për të rinj/ Kompozitori i ndjerë Kujtim Prodani nderohet me çmimin special të mirënjohjes

    Edicioni i tretë i Festivali Evropian i Filmit për të Rinj që u mbajt për gjashtë ditë me radhë në kryeqytet, e ktheu Tiranën në një ekran të madh të kinemasë europiane.

    Regjisorë nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia u bënë pjesë me filmat e tyre.
    Në natën finale, juria ndau çmimet për konkurrentët. ‘Shtëpia pa adresë’ i regjisores turke Hatice Askin u vlerësua si filmi më i mirë.
    Riprojektimet e disa filmave shqiptarë përgjatë ditëve të festivalit, u shoqëruan me diskutime nga pjesëmarrësit për sfidat e filmit para dhe pas viteve ‘90. Në natën finale, shfaqja e klasikut të restauruar shqiptar “Vdekja e Kalit” me regji të Saimir Kumbaros, u pasua nga një bisedë ekskluzive me Aktorin e Madh, Timo Flloko.
    Teksa kujtuan veprën e artistëve që kanë lënë gjurmë në kinemanë tone, organizatorët nderuan me çmimin special te mirënjohjes kompozitorin e ndjerë Kujtim Prodani, për realizimin e muzikës së filmit shqiptar “Unë e dua Erën”, të regjisorit Albert Minga.
    Për tre vite radhazi, Festivali Evropian i Filmit për të Rinj ka shërbyer si një urë lidhëse mes regjisorëve të rinj dhe audiencave të reja, duke promovuar energjinë e re të kinemasë evropiane.

    Top Channel

  • I dha Metës telefonin të fliste nga burgu me mediat, kërkohet masë disiplinore për avokatin

    I dha Metës telefonin të fliste nga burgu me mediat, kërkohet masë disiplinore për avokatin

    Ilir Meta dhe Kujtim Cakrani

    TIRANË-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi lejoi ish-presidentin të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij nga burgu. Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.
    Në kërkesë thuhet se sipas ligjit “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve dhe të të Paraburgosurve”, leja për realizimin e telefonatave, takimeve apo formave të tjera të komunikimit për një të paraburgosur, duhet të miratohet paraprakisht nga prokurori i çështjes.

    DOKUMENTI

    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • “Shkelje e rregullave”/ Drejtoria e Burgjeve godet avokatin e Metës: Kapet duke…

    “Shkelje e rregullave”/ Drejtoria e Burgjeve godet avokatin e Metës: Kapet duke…

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës, president i Partisë së Lirisë.
    Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.
    “Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim.
    Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë publike, duke shkelur qartazi kufizimet ligjore qe lidhen me statusin e të paraburgosurit, i cili nuk gëzon liri të pakufizuar komunikimi, dhe sidomos jo me media apo publikun. pa miratim paraprak te prokurorit te çështjes”,thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Burgjeve.
    Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 të Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani.

  • Meta jep intervistë nga qelia/ Drejtoria e Burgjeve godet avokatin e Metës: Shkelje e rregullave, do të…

    Meta jep intervistë nga qelia/ Drejtoria e Burgjeve godet avokatin e Metës: Shkelje e rregullave, do të…

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës, president i Partisë së Lirisë.
    Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.
    “Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim.
    Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë publike, duke shkelur qartazi kufizimet ligjore qe lidhen me statusin e të paraburgosurit, i cili nuk gëzon liri të pakufizuar komunikimi, dhe sidomos jo me media apo publikun. pa miratim paraprak te prokurorit te çështjes”,thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Burgjeve.
    Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 të Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani.

  • ”Humba në male”, Egli tregon tmerrin që përjetoi: Bëra një foto që familja ta kishte kujtim

    ”Humba në male”, Egli tregon tmerrin që përjetoi: Bëra një foto që familja ta kishte kujtim

    Showbiz E Hënë, 8 Shtator 2025 14:44
    Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një ngjarje të rëndë që i ndodhi gjatë një udhëtimi në Mal të Zi. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, Egli ka rrëfyer përjetimin e saj të vështirë, ku për disa orë është humbur krejtësisht vetëm në majat e thepisura të maleve.
    Në një prej rrëfimeve të saj, ajo shkruan: ”Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë”.

    Po ashtu Egli ka treguar gjithashtu se gjatë atyre momenteve të frikshme, e ka kapur paniku dhe mendoi më të keqen. Ajo madje ka bërë një foto të vetes si kujtim, në rast se nuk do të gjente dot më rrugën për të dalë nga mali. ”Këtë foton e shkrepa gjatë një aritmie disa sekondëshe për ta pasur kujtim njerëzit e dashur, në rast se nuk e gjeja më kurrë rrugën dhe çdo gjë mbaronte në ato male. S’dua të shoh më mal me sy për 5 vitet e ardhshme. I urrej malet nga sot”.
    Për fatë të mirë gjithçka përfundoi pa pasoja dhe ajo ia doli të gjente rrugën e duhur, duke shpëtuar nga një situatë që mund të kishte marrë përmasa më serioze.

  • Buqetë me poezi të Kujtim Paçakut: Kur dashuron një rom

    Buqetë me poezi të Kujtim Paçakut: Kur dashuron një rom

    “Kur dashuron një rom”, ObserverKult ju sjell një cikël të zgjedhur poezish nga Kujtim Paçaku

    SI BËHET KËNGA ROMEMerre një grusht dhimbjejeShto ca pika loti!E pak pluhur rrugësh të pasosuraPak aromë stinësh të harruaraNë fundI shton erëza djegëse dashurieDhe i hedh ca yje përsipërDhe e lë të piqetTë piqet në zjarr të shpirtitDeri në agim…URIAVaji i fëmijëve nuk ka të ndalurAs këtë mbrëmjeAroma e gjellës së fqinjitAs sonte nuk iu ngop barkunKur zemra ka acarS’ka pranverë që mund ta shkrijë…KËNGË E ZEZËNënë, ku i kam vëllezërit?I kanë vrarë!Po babai ku është, nënë?Nuk u kthye!As qeni i shtëpisë nuk dëgjohet!E helmuan!Nënë, këndoma një këngë!Zëri më është shterrë, o bir!Më jep pak bukë, nënë!Nuk kemi as edhe një dromcë!E ç’do të hamë sonte, moj nënë?Do ta kafshojmë dhimbjen tonëDhe do të dehemi me lotë.

    DIALOG

    Nënë,Tenda na është çjerrëMe se do ta arnojmë?Me një cohë qielli, bija ime…Nënë,Zjarri na është fikurA thua si do të ngrohemi?Me rreze dielli, bija ime…Nënë,Bukë s’na ka ngelë mëMe se do të ushqehemi?Me dromca këngësh, oj bija ime…

    FESTA

    Si mos të më këndohet e mos të jemI gëzuar sotKur nën krah mbaj bukëBukë të nxehta valëPër të gjithë ata që më presin në shtëpiNënaGruajaDhe shtatë fëmijëtPo nesër?…Zoti është i madh!

    ËNDRRAVura këmishën tënde nën jastëkQë t’i ndjellë ëndrratMe aromën e gjinjve të tuTi vjen e veshur me qiellin e natësMe hënë në dorëE një trëndafil në buzët e përgjakuraNëpër Rrugën e Qumështit ne arratisemiNë karrocën tonëTë mbështjellë me pluhur yjesh…

    KUR DASHURON NJË ROM

    Kur dashuron një romNë pikë të dimrit ia thyen dallëndysheveRrugën e shtegtimitKur dashuron një romUa shkund shtratin luleve të përgjumuraMyzhdenë t’ua japëKur dashuron një romPërrenjve të ngrirëUa fal çmendurinë e dallgëveEh, kur dashuron një rom..

    JAM ROM

    Po, jam RomUnë, ky që qëndron tash para jushJam nga stërnipat e GangutE bijtë e LumbardhitKurrë nuk isha mjaft i bardhëPër të bardhëtAs tamam i zi për të zinjtëErdha vetëm t’u fal ca vargjeE të marr ndonjë duartrokitje në këmbimKaq më mjafton të ndihem i lumturMAESTRO PLAK DHE VIOLINATë gjithë më tradhtuan në këtë jetë…Pos violinësGjak e mjaltë kemi ngjyer bashkëNë sofrën e hënësTash që ditët i kam të numëruaraVeç një amanet po ua lë:Në varr kur të më lëshoniMbi gjoks të ma lini violinënViolinën time të vjetërOh, këtë dashnore gjithmonë të re

    TESTAMENT

    Kur të vie ajo ditëE fundit, në tepihun e jetës simeJu lus:Së paku atje të qëndrojVERTIKALISHTMeqë gjithë jetënS’më lanë se s’më lanë të ngrihem në këmbë!

    ObserverKult

    Lexo edhe:Buqetë poetike nga Jozef Radi: Kajherë trishtimi ka emën t’përveçëm…Buqetë poetike nga Jevrem Bërkoviq: Ç’na duhet Çlirimtari i kërrusur!

  • Gjyqi politik ndaj presidentit të PL, Blushi e Cakrani akuza procesit: Zero prova penale për Ilir Metën

    Gjyqi politik ndaj presidentit të PL, Blushi e Cakrani akuza procesit: Zero prova penale për Ilir Metën

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, dhe avokati mbrojtës i ish-presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, deklaruan se ndaj kreut të Partisë së Lirisë  ka rënë çdo akuzë dhe po mbahet në burg pa asnjë provë, me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama. Blushi i bëri thirrje sistemit të drejtësisë që të rikthehet në shinat e ligjit dhe të mos veprojë sipas porosive politike. Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani theksoi se nuk do të pranohet gjykimi i shkurtuar teksa paralajmëroi se raporti i Avokatit të Popullit që nxori zbuluar mashtrimet e gënjeshtrat e policisë së shtetit do të shkojë në çdo institucion ndërkombëtar.

    Syri tv

    Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi dhe Avokati Kujtim Cakrani dolën në një deklaratë për mediat duke denoncuar se Ilir Meta po mbahet në burg pa asnjë provë. Kujtim Carkani, tha se për arrestimin e Metës nuk ka procesverbal dhe është mbajtur 3 orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pa vendim gjykate. Crakrani tha se rekomandimet e Avokatit të Popullit do ti shkojnë Gjykatës Kushtetuese si dhe çdo institucioni ndërkombëtar.

    Nga ana tjetër Tedi Blushi deklaroi se sistemi i drejtësisë duhet të reflektojë duke mos vepruar sipas porosive politike të Edi Ramës për ta indimiduar dhe kërcënuar. Blushi kishte akuza edhe për Altin Dumanin lidhur me dëshmitarët ku tha se nuk është Meta që i intimidon por kreu i SPAK.

    Mbrojtja ligjore e Ilir Metës paralajmëroi se nuk do të pranohet gjykimi i shkurtuar, pasi do të përballët dhe rrëzojë në themel çdo akuzë dhe me çdo dëshmitarë.

  • Kujtim Gjuzi zotohet në Theth: 100€ nga pensioni im për ju! I moshuari thirrje për kryeministrin: Të na dëmshpërblejë!

    Kujtim Gjuzi zotohet në Theth: 100€ nga pensioni im për ju! I moshuari thirrje për kryeministrin: Të na dëmshpërblejë!

    Kujtim Gjuzi dhe 74-vjeçari nga Thethi

    SHKODËR- Një grup qytetarësh nga Mirdita kanë shkuar këtë të martë në Theth, atje ku tensionet kanë vijuar deri në shembjen e ndërtesës së fundit. Ata kanë mbërritur ditën e sotme, në mbështetje të banorëve thethianë, teksa iu bëjnë thirrje edhe krahinave të tjera të veprojnë në mbështetje të këtij populli. Njëri prej tyre, madje ka kërkuar llogari nga kryeministri Rama, duke i kujtuar atij se shembi banesat e atyre qytetarëve të cilëve iu kërkoi votën në zgjedhjet e 11 prillit. 
    “Erdhëm këtu një grup nga mirdita për të ngushëlluar vëllezërit tonë, për t’i ndihmuar në këtë fatkeqësi qeveritare. Pra është një tërmet qeveritar, jo nga zoti. Kudo nëpër gërmadha gjetëm njerëz të depresionuar, janë në një terror të tmerrshëm e as nuk flasin para mediave, kanë frikë. Ne kemi ardhur për tu dhënë një moral, nuk kemi mundësi t’i ndihmojmë sepse kjo fatkeqësi ka ardhur nga shteti. Qeveria është borxhlie ndaj banorëve. Kryeministri jonë kënaqet duke shembur shtëpia. Degjvoa që kryeministri ka sulmuar edhe priftin që predikonte një meshë, prandaj edhe banorët nuk kanë më besë të kjo qeveri. Dikush tjetër në Europë të vijë ta ndihmojë këtë popull, sepse ne në Shqipëri nuk kemi më. Unë i bëj thirrje të gjithë krahinave të ndihmojnë këtë popull. Unë mendoj që reagimi jonë do të jetë edhe një mësim për tjerët, të vjnë ta mbështetin këtë popull.”, është shprehur qytetari për mediat. 

    Ndërkohë, në mesin e qytetarëve mirditorë ndodhej edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili drejtoi akuza ndaj kryeministrit Rama, ndërsa me tone të ashpra e paralajmëroi atë që të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Ish-deputeti i kërkoi kryeministrit të dëmshpërblejë banorët, të cilëve u shembi shtëpitë apo bizneset e tyre. Ish-deputeti, me tone të ashpra, paralajmëroi kryeministrin të mos bëjë shaka me komunitetin katolik. Duke folur për mediat, Gjuzi shprehu gatishmërinë e tij për të qëndruar në krah të banorëve, madje duke siguruar nga pensioni i tij, 100 euro çdo muaj, duke filluar nga data 20 korrik.
    “100 euro, Kujtim Gjuzi, në bashkëpunim me ju për cdo muaj deri në ditën që ju do thoni nuk keni nevojë më. Duke filluar nga data 20 e këtij muaj, hapni numrin e llogarisë. Kujtim Gjuzi do t’i dorezojë nga pensioni i vet. Edi Rama, mos bëj shaka me komunitetin katolik. Kaq të them.”, u shpreh Gjuzi.

    Një 76-vjeçar, banor i Thethit, ka pritur dhe falenderuar qytetarët nga Mirdita për mbështetjen që këta të fundit po tregojnë ndaj thethianëve. I moshuari ka shprehur zhgënjimin e tij para kamerave, teksa në përgjigje të kryeministrit për, ai thotë se ndodhet në trojet e veta, lind e rritur në Theth. “Unë ju falenderoj për mbështetjen e komunitetit të Thethit. Sot jemi bashkë me njëri-tjetrin. Ishalla na ndihmon zoti. I bëjmë thirrje kësaj qeverie të pendohet se ca ka bë me ne. Na e ka këtë borxh, jemi në trojet tona. Shteti shqiptar, të kanunit, tash 500 vjet jemi thethianë, s’jemi të ardhur. Jam 76-vjeç, kam lind e jam rritur këtu.”, tha 76-vjeçari.

    Kujtojmë se aksioni i shembjes në zonën turistike të Thethit ka vazhduar prej më shumë se një jave, ndërsa është përmbyllur paraditen e sotme me shembjen e ndërtesës së fundit me tritol, një godinë 3-katëshe. Aksioni ka vijuar në Thesh prej më shumë se një jave, teksa është shoqëruar me tensione të vazhdueshme duke u përballur me rezistencën e banorëve të zonës.
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin. Ky aksion ka nisur prej ditësh në Vlorë, Theth, Tiranë dhe po zhvillohet në të gjitha qytet, duke përfshirë edhe kryeqytetin./ZËRI/