Tag: kujtim

  • A do të dalë sot nga qelia Meta? Avokati hesht. Kryemadhi: Na thanë hajdeni me vrap…

    A do të dalë sot nga qelia Meta? Avokati hesht. Kryemadhi: Na thanë hajdeni me vrap…

    Ditën e sotme do të mbahet seanca paraprake për ish-kreun e PL, Ilir Meta, teksa fillimisht në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur avokati i tij, e më pas Monika Kryemadhi.
    “Do thonë pastaj që nuk je paraqitur në orar, se më njoftuan hajdeni me vrap”, tha Kryemadhi përpara se të hynte në GJKKO.

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili u paraqit i pari në GJKKO, u pyet në lidhje me seancën që do të mbahet.
    -Do të shtyhet avokat? 
    Kujtim Cakrani: Se di të shikojmë, them se po.
    -A do të dalë sot? 
    Kujtim Cakrani (nuk përgjigjet).
    Kujtojmë se Cakrani ka premtuar publikisht në disa studio se Meta do të lirohet brenda tetorit.

  • Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Një mbrëmje letraro-muzikore, në kujtim të 125-vjetorit të vdekjes së rilindasit të madh Naim Frashëri, u zhvillua, mbrëmjen e kaluar, në Toprrën Veneciane të Durrësit.

    Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa, sollën për publikun disa nga vargjet më të bukura të poetit tonë kombëtar.
    Në këtë aktivitet u ekspozua edhe një skicë portret e Naim Frashërit, e realizuar posaçërisht për këtë përvjetor nga piktorja Alketa Tragaj.
    Në fjalën e saj, studiuesja Rovena Vata Mikeli theksoi rëndësinë e këtij përvjetori si një kujtesë e gjallë për kontributin e Naim Frashërit në Rilindjen Kombëtare.
    I lindur në Frashër të Përmetit, Naim Frashëri mbetet simbol i Rilindjes sonë kombëtare, ndërsa veprat e tij, si “Bagëti e bujqësi” dhe “Historia e Skënderbeut”, testamenti shpirtëror që poeti na la.

    Top Channel

  • Çudit Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi…

    Çudit Kujtim Gjuzi: Me mua kryetar, nënat me 5 fëmijë do të kenë vilë 241 m². Çdo çifti të sapomartuar do iu japim shtëpi…

    Kujtim Gjuzi ka zbuluar dhe disa nga pikat kryesore të programit të tij, nëse do të zgjidhej kandidat për Bashkinë e Tiranës. 
    Sipas ish-deputetit, nëse ai do të jetë zgjidhej Bashkie, çdo nënë që ka 5 fëmijë do t’i japë vilë, ndërsa çiftet të cilët do të martohen do të kenë shtëpinë e tyre, 
    “Ja një nga pikat e tjera të programit. Nënat që bëjnë 5 kalamaj po jam unë kryetar i Bashkisë së Tiranës ato do kenë vilë 241 metër katrorë.  
    Nuk do ketë çift që vjen në Bashkinë e Tiranës, hyn të martohet aty dhe të mos dalë me çelësa në dorë.  
    Çdo çifti që vjen aty martohet firmos në librin e protokollit, menjëherë”, tha ai. 

  • Kujtim Gjuzi revoltohet me Berishën: Si mund të mbështesim një “polic” soroist alla Zelensky, që do t’i vëjë flakën Tiranës?

    Kujtim Gjuzi revoltohet me Berishën: Si mund të mbështesim një “polic” soroist alla Zelensky, që do t’i vëjë flakën Tiranës?

    Kujtim Gjuzi, që kishte shpallur kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, ka dalë kundër Sali Berishës për Florian Binajn.
    Gjuzi thotë se ai dhe partia e vet janë kundër Binajt, për disa arsye, një prej të cilave se ai është në gjyq me të, pasi Florian Binaj e ka denigruar në emisionin e vet.
    Reagimi i Gjuzit
    Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha u kërkoi aleatëve dhe opozitarëve të mbështesin “Polic Portokalli Piranja Syri tv.
    “PKKA” Nuk jep dakortësi për një Polic Zelenski ll aq më keq familje me lidhje të forta me diktaturën dhe Organizatën e soristit Adriatik Lapaj & Zorrsa e Sorra. Ne nuk kemi lujajtur nga mendja ti vemë flak Tiranës sikurse komediani Soros Zelensiki i vuri zjarrin Ukrainës tashmë tre vite.
    1 – Florian BINAJ është i kallxuar në komisariatin e Policisë së Shtetit Nr: 1 Në Prill 2022 si një person që ka diejni për kallximin kundër “Emisionit Piranjat” në Abc Neës dhe personalisht i është kërkuar të mos denigrojë dhe të bëjë spiun shaka me kryekonservatorin Kujtim Gjuzi. Kallximi penal vijon kundër spikerit Florian Binaj & Piranjat në Abc për aq kohë sa prokurori i çështjes nuk ka njoftim zyrtar për kallxuesin Kujtim Gjuzi.
    2 – Florian Binaj është njoftuar personalisht prej meje Kujtim Gjuzi në ambientin Abc studio aty ku xhirohej emisioni që drejton spikeri Florian Binaj në prezencë të moderatores asokohe Arilena Lena dhe regjizorit Shkëmbi të programit Piranja Abc.
    Kryetari konservator Kujtim Gjuzi ka vënë në dijeni se ai dhe T Kopliku stafi i tij Piranjat shkelën ligjin praktika Neni 121 KPRSH rast i kallxuar dy herë në Polici të Shtetit Shqiptar Komisariati Nr: 1
    3 – Në atë rast është bërë shtesa e kallximit për lidhjen me shkelje neni 121 Kodi Penal procedurat, Republika e Shqipërisë.
    Neni 121 thotë :
    – lnçizimi, filmimi, përdorimi vidio përgjime të paligjëshme të pa dakortsuara me personin apo pa vendim Gjykate dënohet me gjobë ose heqje lirie deri dy vite.
    4 – I preferuari i zotit Sali Berisha, arkitekt humorist! “Polic Zelenski” ll Florian Binaj nuk ka ndalu duke denigru kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Albania për aq kohë Vidiopërgjimibinpaligjëshëm  mbahet në Ýttobe. Për këtë është në kallxim shkelet privacia Neni 121 KPP Shih Yttobe Vidio Piranja Abc.
    5 – Në Abc emision Enkel Demi kam kërkuar të mos publikohet vidio përgjimi pa asnjë lidhje me afer të Kujtim Gjuzit. Edhe sot prokurori burri i deputetes PS nuk ka sjelle asnjë njoftim se në çfarë faze janë hetimet, çfarë bëhet me kallximin kundër Grupit Piranjat Abc sot Syri Tv Binaj & Co.
    6 – Florian Binaj, ndihmës i marksistit Arlind Qorri u pa në protesta Parku Turbja Bektashiane Tiranë, parku ish gropa Ajdin Sejdia.
    Florjan Binaj është ndihmës bordi drejtues i partisë të Soristit kryetar Adriatik Lapaj.
    7 – Florian Binaj me grupin Abc është në kallxim nga unë Kujtim Gjuzi në Prokurorinë e Juridiksionit Gjykata e Rrethit Tiranë.
    I bëj thirrje kryeprokurorit Tiranë dhe prokurorit të Çështjes :
    – Kujtim Gjuzi kundër emisionit Piranjat Abc sot Piranjat Syri Tv të japë me spjegime, publike në ç’farë faze ndodhet Kallzimi Penal Kujtim Gjuzi kundër Piranjat Abc, inçizime të paligjëshme muaji Shkurt dhe publikimi Abc fudi Prillt 2022
    Vo.
    Familjet e kriminelëve në diktaturë vijojnë me përgjime spay shpresoj se nuk kanë ndonjë përgjim shantazhues ndaj drejtuesve Soros të PD që në bllok mbështesin komedianin Soros Polic Zelenski.

  • Kandidat për Tiranën? Kujtim Gjuzi: Nëse do futem në garë, e kam të fituar!

    Kandidat për Tiranën? Kujtim Gjuzi: Nëse do futem në garë, e kam të fituar!

    Për Kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi, nxjerrja e dekretit nga presidenti Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë është në shkelje të Kushtetutës.
    I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se presidenti duhet që të largohet nga detyra.
    ‘Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duhet që të iki nga detyra’, tha ai.
    Ai u shpreh optimist se nëse do të zgjidhet kandidatë për Bashkinë e Tiranës do të marrë fitore.
    ‘Nëse unë do të jem kandidatë gara është e fituar. Nëse futem unë në garë Rama s’ka asnjë mundësi të vjedh vota. Edi Ramës i them mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken zgjedhjet fiton e djathta. Po të mos preken zgjedhjet mund të fitojë edhe Kalaja’, tha ai.
    Gjuzi ka sulmuar 3 kandidatët e propozuar nga opozita, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, të cilët sipas tij janë të lidhur me Soros.
    ‘Po të 3 kandidatët kanë dalë të Sorosit. Shpresojë që të mos jetë asnjë kandidaturë Soros nëse do të jetë kandidatura Soros do të vijoj që të bllokohet non grata, pra s’do të hapet rruga që të hiqet non grata. Nëse kandidati nuk është nga Tirana, Kujtim Gjuzi është në kandidim. Më thanë nga PD që emri imë do të diskutohet në grupin negociator’, tha ai.

  • Kujtim Gjuzi kandidat për Bashkinë Tiranë? Aleati i Berishës zbulon detaje: Edi Ramës i them…

    Kujtim Gjuzi kandidat për Bashkinë Tiranë? Aleati i Berishës zbulon detaje: Edi Ramës i them…

    Për Kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi, nxjerrja e dekretit nga presidenti Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë është në shkelje të Kushtetutës.
    I ftuar në një emision televiziv, ai tha se presidenti duhet që të largohet nga detyra.
     ‘Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duhet që të iki nga detyra’, tha ai.
    Ai u shpreh optimist se nëse do të zgjidhet kandidatë për Bashkinë e Tiranës do të marrë fitore.
    ‘Nëse unë do të jem kandidatë gara është e fituar. Nëse futem unë në garë Rama s’ka asnjë mundësi të vjedh vota. Edi Ramës i them mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken zgjedhjet fiton e djathta. Po të mos preken zgjedhjet mund të fitojë edhe Kalaja’, tha ai.
    Gjuzi ka sulmuar 3 kandidatët e propozuar nga opozita, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, të cilët sipas tij janë të lidhur me Soros.
    ‘Po të 3 kandidatët kanë dalë të Sorosit. Shpresojë që të mos jetë asnjë kandidaturë Soros nëse do të jetë kandidatura Soros do të vijoj që të bllokohet non grata, pra s’do të hapet rruga që të hiqet non grata. Nëse kandidati nuk është nga Tirana, Kujtim Gjuzi është në kandidim. Më thanë nga PD që emri imë do të diskutohet në grupin negociator’, tha ai.

  • “Ilir Meta del në tetor”, Kujtim Cakrani zbulon: Ai po shkruan libër në qeli, do shihni çudira!

    “Ilir Meta del në tetor”, Kujtim Cakrani zbulon: Ai po shkruan libër në qeli, do shihni çudira!

    Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, deklaroi se ish-Presidenti do të dalë këtë muaj.
    “Zoti Meta do të dalë këtë muaj, së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për të gjitha gjërat. Ai ka shumë gjëra për të thënë”, tha Cakrani.
    “Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira.

  • Avokat Kujtim Cakrani: Takimi në Aruba më kujton “Padrinon”, është mënyrë e re mafioze për të bërë politikë dhe ekonomi

    Avokat Kujtim Cakrani: Takimi në Aruba më kujton “Padrinon”, është mënyrë e re mafioze për të bërë politikë dhe ekonomi

    Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me të ashtuquajturin “takimi i Arubas”, duke e krahasuar me skenat nga filmi “Padrino”, ku mafiozët amerikanë mblidheshin në Kubë për të ndarë territore dhe pasuri. “Ju kujtohet kur mblidheshin mafiozët amerikanë në Kubë, kur ishte Batista dhe ai i shpërndante toka për resorte, kulla? Derisa erdhi Fidel Kastro… Aruba është mënyrë e re e të bërit politikë, ekonomi, të gjitha bashkë,” – tha Cakrani.
    Ai pretendon se për këtë takim ekzistojnë audio-përgjime dhe fotografi të regjistruara nga Antimafia italiane dhe DEA amerikane, duke theksuar se ky nuk është më thjesht një spekulim politik, por çështje që duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare. “Aruba ekziston. Është regjistruar, ka foto, ka audio. Duhet që Prokuroria shqiptare të shohë se deri në çfarë përmasash ka arritur. Edhe pse ne e shohim: kullat e larta, ‘investitorët strategjikë’ janë pjesë e planit të Arubas,” – u shpreh ai.
    Cakrani nënvizoi se në këtë takim, sipas tij, janë marrë vendime që lidhen me ekonominë, investimet e huaja dhe ndarjen e interesave të mëdha ekonomike në Shqipëri.

  • Teatri hap dyert për të vegjlit, “Fundjava Magjike”, te “Kujtim Spahivogli”

    Teatri hap dyert për të vegjlit, “Fundjava Magjike”, te “Kujtim Spahivogli”

    Një atmosferë ndryshe i pret fëmijët e kryeqytetit në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku është vënë në skenë premiera më e re për moshat e vogla, “Fundjava Magjike”.
    Shfaqja vjen nën regjinë e Kleard Gërmenjit, duke sjellë një udhëtim plot fantazi, humor dhe emocione, që i fton fëmijët të besojnë te forca e imagjinatës dhe familjes.
    “Unë desha të ndalesha vetëm te familja, dhe për këtë arsye nuk është se e kam zhvilluar shumë background-in e personazheve të tjerë. sepse dua që dhe ata prindër që vijnë për të parë shfaqjen, të kuptojë që të gjithë ne kemi në dorë të ardhmen e fëmijës”, shpreher regjisori Kleard Gërmenjit.

    Rolin kryesor e mban aktorja Fabiana Proi, e cila me energjinë dhe lojën e saj arrin të mbajë të vegjlit të përfshirë nga fillimi deri në fund.
    “Amelia, personazhi që unë luaj është një vajzë që fokusin e ka vendosur te bota virtuale, liket, pëlqimet në rrjetet sociale, dhe gjatë shfaqjes ajo kupton që është familja, janë lojërat ato që i mungojnë duke e bërë të gjej dhe zemrën e saj”, tha aktorja Fabiana Proi.
    Me një skenografi ngjyrash të gjalla dhe muzikë ritmike që i jep jetë botës së krijuar në skenë, “Fundjava Magjike” nuk është thjesht një shfaqje argëtuese, por edhe një rrëfim mbi të gjitha me një mesazh edukues.
    “Kjo shfaqje vjen kaq natyrshëm për fëmijët dhe reflektohet klur ata bien në qetësi për të dëgjuar tekstin”, Adriana Tolka, aktore.
    “Interaktaksioni është shuam i rëndësishëm në shfaqjet me fëmijë, në sa kemi kuptuar dhe sa kemi parë, për ti bërë ata që vëmendja e tyre të jetë te ne krahas tekstit dhe argëtimit, të mund të kuptojnë mesazhin që ka kjo vepër” , Klodiana Çelmeta.
    Pas shfaqjes emocionet më të forta i përjetojnë vogëlushët që bëhen pjesë e saj.
    “Shfaqja ishte shumë e bukur sepse fliste për dashurinë e tre miqve që u njohën me njëri-tjetrin dhe kuptuan se dashuria është gjëja më e bukur dhe të sjell gjithë forcat”, fëmijët.
    Ky prodhim i Teatrit Eksperimental do të vijojë të jepet edhe në fundjavat në vijim, duke u shndërruar në një takim të veçantë të vogëlushëve me teatrin.
    /vizionplus.tv

  • Mungoi dje në seancën paraprake të Metës, shfaqet Kujtim Cakrani: I jam nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, shëndeti im…

    Mungoi dje në seancën paraprake të Metës, shfaqet Kujtim Cakrani: I jam nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, shëndeti im…

    Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani është shfaqur publikisht pas mungesës në seancën që supozohej të mbahej dje për ish-presidentin.

    Në një videomesazh të ndarë në rrjetet sociale, Cakrani bën me dje se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa thekson se është në gjendje më të mirë shëndetësore.  Në mbyllje të videomesazhit, ai njofton se do t’i rikthehet aktivitetit ditor javën tjetër.
    “Ja ku u takuam përsëri. Unë doja t’u falënderoja të gjithëve dhe bashkërisht një nga një për mesazhet që më keni nisur dje duke më uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tani jam mirë. Besoj se këto ditë do kthehem dhe do filloj aktivitetin e përditshëm. Faleminderit shumë për interesin tuaj ndaj meje. Do shihemi javën që vjen”, shprehet Cakrani.

    Top Channel