Meta mbahet në kafaz qelqi’, Cakrani: Sulmi, agjendë personale e Dumanit dhe Yuri Kim për të shkatërruar opozitën
Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta Kujtim Cakrani ka lëshuar akuza të rënda lidhur me trajtimin e klientit të tij gjatë procesit gjyqësor, duke pretenduar se ai po mbahet i mbyllur në një “kafaz qelqi” në shkelje flagrante të të drejtave themelore. Sipas tij, kjo praktikë është “mesjetare” dhe përbën një akt persekutimi, ndërsa ka drejtuar gishtin drejt kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar se po ndjek një agjendë personale.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, avokati shpjegoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare, ku kërkon që ish-Presidenti të mos mbahet i izoluar në kafazin e qelqtë. “Kjo nuk lejohet as nga Kushtetuta, as nga Konventa Evropiane,” deklaroi ai, duke shtuar se një masë e tillë i mohon të pandehurit komunikimin konfidencial me mbrojtjen dhe cenon privatësinë e strategjisë ligjore.
Duke e cilësuar situatën si një regres të thellë për standardet e drejtësisë, avokati tha se “Edhe Enver Hoxha nuk i mbyllte kundërshtarët politikë në kafaz,” tha ai, duke kujtuar se edhe në gjyqet e profilit të lartë në vitet ’90, të akuzuarit nuk ishin të izoluar në këtë formë. “Sot në vitin 2025, presidenti, kryetarë bashkish, deputetë e ministra mbyllen në kafaz. Kjo është anormale dhe tregon se drejtësia në këtë vend ka marrë fund,” theksoi ai.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor nëse Meta nuk lejohet të ulet pranë avokatit të tij, duke e quajtur këtë një “betejë ligjore për liri dhe të drejta”.
Sipas Cakranit, problemi thellohet edhe nga pengesat procedurale. Ai bëri të ditur se dosja voluminoze prej 70,000 faqesh i është dorëzuar në formë digjitale, por Meta nuk ka asnjë mundësi ta aksesojë atë nga paraburgimi, ku nuk lejohet as telefoni, e jo më një kompjuter. “Imazhi i madh i Ilir Metës me pasuri përrallore nuk ekziston dhe SPAK tani nuk di çfarë të bëjë,” shtoi ai me ironi.
Në vijim, avokati zbuloi atë që e quajti një skemë politike për shkatërrimin e opozitës, e njohur si “Trekëndëshi i Bermudës”. Sipas tij, i gjithë procesi kundër Metës është një agjendë personale e Altin Dumanit, në bashkëpunim me ish-ambasadoren Yuri Kim dhe aktorë të tjerë. “Qëllimi ishte të goditej Sali Berisha dhe Ilir Meta, të mbahej në pushtet Lul Basha dhe më pas ndoshta të goditej edhe Edi Rama,” deklaroi ai, duke e pozicionuar çështjen si një përplasje të pastër politike dhe jo si një akt drejtësie.
Kujtim Cakrani: Meta komunikon me avokatin, ai përgjohet sepse ka aparaturë dhe i mohohen liritë themelore. Dhe kushtetuta, por edhe Konventa Europiane e ka të ndaluar, sepse këtë e quan, e quan këtë moment, e quan moment persekucioni.
Dhe unë i kam bërë një kërkesë, dhe pres në datën 22 që kemi seancën, që të shqyrtohet, ku i kam thënë, Presidenti nuk duhet të mbyllet në dhomën e qelqtë, në kafazin e qelqtë, sepse nuk e lejon kushtetuta dhe konventa. Dhe ka mbështetje të bazuar këtë. Ligji ynë nuk e lejon që ti ta mbash personin të mbyllur në një kafaz me qelq dhe ai mos ketë asnjë të drejtë gjatë gjykimit të tij të komunikojë me avokatin. Unë dua t’i them një fjalë, ai duhet të më thotë një fjalë, pra të jetë konfidencialiteti, privatësi që mos të dëgjohet nga, pra, strategjia e mbrojtjes. Ndërkohë që këtu nuk lejohet dhe ata tani kanë mbetur dhe nuk dinë çfarë përgjigje të japin, sepse mbyllja e të pandehurit, e qytetarit në kafaz është e mesjetës Flavio. Nuk ka sot në Europë që një qytetar të gjykohet, të hetohet, një president republike të hetohet, të gjykohet në kafaz. Në kafaz e ka përdorur ISIS para shtatë vitesh. Edhe Enver Hoxha po të shikoni gjyqet, kundërshtarët politikë nuk i mbyllte në kafaz më.
Flavio Qarri: Po.
Kujtim Cakrani: Janë bërë gjyqe këtu në 93-shin, 94, Fatos Nano dhe grupi i gjithë atyre banditëve, sa ishin ata, janë 70-80 ish-zyrtarë të lartë, të gjithë u dënuan për krime kundër njerëzimit. Gjithë krimet kundër njerëzimit, u dënuan krime të rënda,? Besoj se i dini. Dhe ata nuk u mbyllën në kafaz më. Ishin aty, në atë bankë me avokatët, flisnin, pinin dhe Coca-Cola po të deshe ti, ua jepnin dhe këtë luks dhe vazhdonin, vazhdonin gjyqet pra. Sot në vitin 2025, 2025, sot mbyllet presidenti, kryetar i bashkisë, deputetët, ministrat që hetohen, që janë në paraburgim, mbyllen në kafaz. E kupton? Dhe unë i kam bërë kërkesë, ndoshta jam avokat i çmendur se kështu të quajnë këta, edhe kolegët. Po kjo është një e drejtë kushtetuese o Flavio. Sepse nuk mund të bësh një proces të rregullt ligjor thotë Gjykata Evropiane dhe është një shkelje e procedurës. Ja kjo është. Dhe ne tani nuk bëjmë proces gjyqësor, nëse ata nuk do ta nxjerrin presidentin, që ai të ulet me avokatin.
Kjo është betejë ligjore Flavio, është betejë për liri dhe për të drejta, sepse në këtë vend është themelore kjo punë. Ka marrë fund këtu drejtësia në këtë vend. Dhe ai gjyqtari, ose ai, në momentin që ju do vini në sallë të gjyqit të shikoni procesin gjyqësor, do shikoni një president të mbyllur në kafaz më. Është normale kjo apo është anormale? Ma shpjegoni pak. Jo presidenti, por çdo lloj qytetari që nuk përbën rrezikshmëri. Sepse ok, dakord, një që bën rrezikshmëri të lartë shoqërore, s’mund të rri aty se mund të kryejë veprime. Ok, do ta mbyllësh, pra ta izolosh. Po jo presidentin, mor. Tani që këtu ka marrë fund drejtësia. Që në këtë moment ka marrë fund drejtësia.
Flavio Qarri: Në ç’pikë është procesi Meta aktualisht?
Kujtim Cakrani: Është në pikën që jemi në seancën paraprake, kërkesën për gjyq, e cila nuk ka kaluar akoma, s’kemi bërë asnjë seancë gjyqësore, për shkak se, sepse prokuroria nuk i ka vendosur në dispozicion aktet, provat presidentit, edhe ne kemi kërkuar këtë. Ata më i kanë vendosur mua në mënyrën dixhitale, pra në mënyrën me CD dhe por presidenti nuk i njihet sepse ai nuk ka kompjuter atje, as s’flet dot në telefon, imagjino të ketë kompjuter që të hapi CD-të dhe të kontrollojë, të kontrollojë dosjet, 70.000 faqe, 134 fashikuj. Edhe miun e shtëpisë e kanë pyetur se mos kishte pasuri, e kupton? Ato pasuritë e famshme që thoshin këta në Angli, në këtë… ku di gjë unë, në çfarë ishujsh, artikujt që kishte gazetat e ndryshme, edhe i kanë marrë këta dhe i kanë ashtu, i kanë kontrolluar. Tani këtyre ju ka mbetur dopjo gjashta në dorë sepse ai imazhi i madh i Ilir Metës që kishe aq e kishe kaq, nuk ekziston më dhe kështu që SPAK-u tani nuk di çfarë të bëjë më. Dhe nuk ka formuluar akoma, nuk…
Flavio Qarri: Nuk po gjen rrugën e daljes?
Kujtim Cakrani: Jo, nuk po e gjen dot rrugën e daljes se duhet të iki Altin Dumani. Altin Dumani ka qenë problemi i kësaj historie. Pra, zoti Meta nuk… Ka qenë agjendë personale e Dumanit?
Flavio Qarri: Ka qenë agjendë personale e Dumanit kjo?
Kujtim Cakrani: Ka qenë agjendë personale e Dumanit kjo. Edhe më vjen keq për ata dy prokurorët e tjerë, zoti Kraja dhe zotin Kllapi sepse ata, për mend, gjykimin tim…
Flavio Qarri: Kanë dhënë sinjale që mund të tërhiqen?
Kujtim Cakrani: Jo, jo, ky është gjykimin tim, ne jemi edhe psikolog tani, që kuptojmë edhe çdo veprim të prokurorit. Më vjen shumë keq edhe për ata, të cilët kanë rënë pre e grackës së Dumanit, Yuri Kim edhe të gjithë atyre bandës që kishte qëllimin të shkatërronte, të fuste zotin Meta në burg. Pra ta merrte ta arrestonte. Jo përgjegjësi penale, se përgjegjësi penale ishte dakord që të vente, por jo në këtë masë, në këtë lloj mënyre inkuizicioni, që të arrestohej, të tërhiqej zvarrë, të mbaje paraburgim.
Flavio Qarri: Cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj?
Kujtim Cakrani: Qëllimi ishte të shkatërronte opozitën, goditën Sali Berishën, goditëm Ilir Metën, do ndërtonin, do mbanin në pushtet Lul Bashën dhe, iksin, ypsilonin, dhe më pas pastaj mund të godisnin dhe Edi Ramën. Pra ka qenë një skemë kjo, besoj se Lul Basha ju kujtohet, çfarë thoshte trekëndëshi i Bermudës, dhe trekëndëshi i Bermudës ka qenë qëllimi për të goditur dhe u goditëm. Besoj se jemi të qartë, Fatmir Mediu është në ndjekje penale. Jo ndjekje penale, ka mbaruar, është në gjyq ai, Fatmir Mediu do ta dënojnë këta, në gjykimin tim.
Tag: kujtim
-

“Dashuria na mban gjallë”, këngë e paharruar nga Anita Take dhe Kujtim Prodani (Video)
I biri i kompozitorit Agim Prodani dhe i këngëtares Anita Take, Kujtim Prodani njihet si një prej kantautorëve më të sukseshëm të muzikës së lehtë shqipe.
I njohur për vokalin dhe muzikën e tij, Kujtim Prodani ka lënë pas mbi 50 tekste dhe projekte të suksesshme muzikore.
Në një intervistë pak para se të ndahej nga jeta, ai kishte thënë:
“Kantoja, interpretimi ka lindur fare spontanisht, në periudhën e refugjatizimit austriak do ta quaja unë, thjesht nga halli, nga nevoja sepse unë punoja në një hotel, në një pianobar dhe nuk mjaftonte fakti, që t’i luan mirë apo keq në piano dhe kompozon muzikë. Çështja është që publiku duhej argëtuar dhe argëtimi vjen kryesisht nëpërmjet vokalit”
Në karrierën e tij muzikore prej 25 vitesh, mori pjesë në Festivalin e Këngës së Radiotelevizionit Shqiptar, Festivalin Kënga Magjike, në TopFest si dhe te Këngët e Shekullit.
Shumë prej këngëve, ai i realizoi në duet me nënën e tij, këngëtaren Anita Take, siç është edhe “Kënga dhe dashuria”, tekstin e së cilës po ju sjellim në vazhdim:
Kujtim Prodani
Jam e re e s’thinjëm kurrëpo u thinja mos tregonipo ju thanë që jam sëmurëmiq të dashur mos besoni
Miq të viteve të mijamos besoni këtë përrallëdashuria dashuriaedhe kënga më mban gjallë
Unë e di se ç’kërkon jetaunë e di nga jeta ç’duajeta pasuri s’kërkonzemërgjërë veç për mua
më buzëqesh në shpirt riniandaj këndoj me kaq dëshirëse veç kënga e dashuriai bëjnë njerëzit më të mirë
Jam i ri e s’thinjëm kurrëpo u thinja mos tregonipo ju thanë që jam sëmurëmiq të dashur mos besoni
Miq të viteve të mijamos besoni këtë përrallëdashuria dashuriaedhe kënga më mban gjallë
Unë e di se ç’kërkon jetaunë e di nga jeta ç’duajeta pasuri s’kërkonzemërgjërë veç për mua
më buzëqesh në shpirt riniandaj këndoj me kaq dëshirëse veç kënga e dashuriai bëjnë njerëzit më të mirë .
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Përgatiti: ObserverKult
————–
Lexo edhe:
SABRI HAMITI: PSE DUHET TË FSHEHET DASHURIA?
-

‘Meta mbahet në kafaz qelqi’, Cakrani: Sulmi, agjendë personale e Dumanit dhe Yuri Kim për të shkatërruar opozitën
Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta Kujtim Cakrani ka lëshuar akuza të rënda lidhur me trajtimin e klientit të tij gjatë procesit gjyqësor, duke pretenduar se ai po mbahet i mbyllur në një “kafaz qelqi” në shkelje flagrante të të drejtave themelore. Sipas tij, kjo praktikë është “mesjetare” dhe përbën një akt persekutimi, ndërsa ka drejtuar gishtin drejt kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar se po ndjek një agjendë personale.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, avokati shpjegoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare, ku kërkon që ish-Presidenti të mos mbahet i izoluar në kafazin e qelqtë. “Kjo nuk lejohet as nga Kushtetuta, as nga Konventa Evropiane,” deklaroi ai, duke shtuar se një masë e tillë i mohon të pandehurit komunikimin konfidencial me mbrojtjen dhe cenon privatësinë e strategjisë ligjore.
Duke e cilësuar situatën si një regres të thellë për standardet e drejtësisë, avokati tha se “Edhe Enver Hoxha nuk i mbyllte kundërshtarët politikë në kafaz,” tha ai, duke kujtuar se edhe në gjyqet e profilit të lartë në vitet ’90, të akuzuarit nuk ishin të izoluar në këtë formë. “Sot në vitin 2025, presidenti, kryetarë bashkish, deputetë e ministra mbyllen në kafaz. Kjo është anormale dhe tregon se drejtësia në këtë vend ka marrë fund,” theksoi ai.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor nëse Meta nuk lejohet të ulet pranë avokatit të tij, duke e quajtur këtë një “betejë ligjore për liri dhe të drejta”.
Sipas Cakranit, problemi thellohet edhe nga pengesat procedurale. Ai bëri të ditur se dosja voluminoze prej 70,000 faqesh i është dorëzuar në formë digjitale, por Meta nuk ka asnjë mundësi ta aksesojë atë nga paraburgimi, ku nuk lejohet as telefoni, e jo më një kompjuter. “Imazhi i madh i Ilir Metës me pasuri përrallore nuk ekziston dhe SPAK tani nuk di çfarë të bëjë,” shtoi ai me ironi.
Në vijim, avokati zbuloi atë që e quajti një skemë politike për shkatërrimin e opozitës, e njohur si “Trekëndëshi i Bermudës”. Sipas tij, i gjithë procesi kundër Metës është një agjendë personale e Altin Dumanit, në bashkëpunim me ish-ambasadoren Yuri Kim dhe aktorë të tjerë. “Qëllimi ishte të goditej Sali Berisha dhe Ilir Meta, të mbahej në pushtet Lul Basha dhe më pas ndoshta të goditej edhe Edi Rama,” deklaroi ai, duke e pozicionuar çështjen si një përplasje të pastër politike dhe jo si një akt drejtësie.
Kujtim Cakrani: Meta komunikon me avokatin, ai përgjohet sepse ka aparaturë dhe i mohohen liritë themelore. Dhe kushtetuta, por edhe Konventa Europiane e ka të ndaluar, sepse këtë e quan, e quan këtë moment, e quan moment persekucioni.
Dhe unë i kam bërë një kërkesë, dhe pres në datën 22 që kemi seancën, që të shqyrtohet, ku i kam thënë, Presidenti nuk duhet të mbyllet në dhomën e qelqtë, në kafazin e qelqtë, sepse nuk e lejon kushtetuta dhe konventa. Dhe ka mbështetje të bazuar këtë. Ligji ynë nuk e lejon që ti ta mbash personin të mbyllur në një kafaz me qelq dhe ai mos ketë asnjë të drejtë gjatë gjykimit të tij të komunikojë me avokatin. Unë dua t’i them një fjalë, ai duhet të më thotë një fjalë, pra të jetë konfidencialiteti, privatësi që mos të dëgjohet nga, pra, strategjia e mbrojtjes. Ndërkohë që këtu nuk lejohet dhe ata tani kanë mbetur dhe nuk dinë çfarë përgjigje të japin, sepse mbyllja e të pandehurit, e qytetarit në kafaz është e mesjetës Flavio. Nuk ka sot në Europë që një qytetar të gjykohet, të hetohet, një president republike të hetohet, të gjykohet në kafaz. Në kafaz e ka përdorur ISIS para shtatë vitesh. Edhe Enver Hoxha po të shikoni gjyqet, kundërshtarët politikë nuk i mbyllte në kafaz më.
Flavio Qarri: Po.
Kujtim Cakrani: Janë bërë gjyqe këtu në 93-shin, 94, Fatos Nano dhe grupi i gjithë atyre banditëve, sa ishin ata, janë 70-80 ish-zyrtarë të lartë, të gjithë u dënuan për krime kundër njerëzimit. Gjithë krimet kundër njerëzimit, u dënuan krime të rënda,? Besoj se i dini. Dhe ata nuk u mbyllën në kafaz më. Ishin aty, në atë bankë me avokatët, flisnin, pinin dhe Coca-Cola po të deshe ti, ua jepnin dhe këtë luks dhe vazhdonin, vazhdonin gjyqet pra. Sot në vitin 2025, 2025, sot mbyllet presidenti, kryetar i bashkisë, deputetët, ministrat që hetohen, që janë në paraburgim, mbyllen në kafaz. E kupton? Dhe unë i kam bërë kërkesë, ndoshta jam avokat i çmendur se kështu të quajnë këta, edhe kolegët. Po kjo është një e drejtë kushtetuese o Flavio. Sepse nuk mund të bësh një proces të rregullt ligjor thotë Gjykata Evropiane dhe është një shkelje e procedurës. Ja kjo është. Dhe ne tani nuk bëjmë proces gjyqësor, nëse ata nuk do ta nxjerrin presidentin, që ai të ulet me avokatin.
Kjo është betejë ligjore Flavio, është betejë për liri dhe për të drejta, sepse në këtë vend është themelore kjo punë. Ka marrë fund këtu drejtësia në këtë vend. Dhe ai gjyqtari, ose ai, në momentin që ju do vini në sallë të gjyqit të shikoni procesin gjyqësor, do shikoni një president të mbyllur në kafaz më. Është normale kjo apo është anormale? Ma shpjegoni pak. Jo presidenti, por çdo lloj qytetari që nuk përbën rrezikshmëri. Sepse ok, dakord, një që bën rrezikshmëri të lartë shoqërore, s’mund të rri aty se mund të kryejë veprime. Ok, do ta mbyllësh, pra ta izolosh. Po jo presidentin, mor. Tani që këtu ka marrë fund drejtësia. Që në këtë moment ka marrë fund drejtësia.
Flavio Qarri: Në ç’pikë është procesi Meta aktualisht?
Kujtim Cakrani: Është në pikën që jemi në seancën paraprake, kërkesën për gjyq, e cila nuk ka kaluar akoma, s’kemi bërë asnjë seancë gjyqësore, për shkak se, sepse prokuroria nuk i ka vendosur në dispozicion aktet, provat presidentit, edhe ne kemi kërkuar këtë. Ata më i kanë vendosur mua në mënyrën dixhitale, pra në mënyrën me CD dhe por presidenti nuk i njihet sepse ai nuk ka kompjuter atje, as s’flet dot në telefon, imagjino të ketë kompjuter që të hapi CD-të dhe të kontrollojë, të kontrollojë dosjet, 70.000 faqe, 134 fashikuj. Edhe miun e shtëpisë e kanë pyetur se mos kishte pasuri, e kupton? Ato pasuritë e famshme që thoshin këta në Angli, në këtë… ku di gjë unë, në çfarë ishujsh, artikujt që kishte gazetat e ndryshme, edhe i kanë marrë këta dhe i kanë ashtu, i kanë kontrolluar. Tani këtyre ju ka mbetur dopjo gjashta në dorë sepse ai imazhi i madh i Ilir Metës që kishe aq e kishe kaq, nuk ekziston më dhe kështu që SPAK-u tani nuk di çfarë të bëjë më. Dhe nuk ka formuluar akoma, nuk…
Flavio Qarri: Nuk po gjen rrugën e daljes?
Kujtim Cakrani: Jo, nuk po e gjen dot rrugën e daljes se duhet të iki Altin Dumani. Altin Dumani ka qenë problemi i kësaj historie. Pra, zoti Meta nuk… Ka qenë agjendë personale e Dumanit?
Flavio Qarri: Ka qenë agjendë personale e Dumanit kjo?
Kujtim Cakrani: Ka qenë agjendë personale e Dumanit kjo. Edhe më vjen keq për ata dy prokurorët e tjerë, zoti Kraja dhe zotin Kllapi sepse ata, për mend, gjykimin tim…
Flavio Qarri: Kanë dhënë sinjale që mund të tërhiqen?
Kujtim Cakrani: Jo, jo, ky është gjykimin tim, ne jemi edhe psikolog tani, që kuptojmë edhe çdo veprim të prokurorit. Më vjen shumë keq edhe për ata, të cilët kanë rënë pre e grackës së Dumanit, Yuri Kim edhe të gjithë atyre bandës që kishte qëllimin të shkatërronte, të fuste zotin Meta në burg. Pra ta merrte ta arrestonte. Jo përgjegjësi penale, se përgjegjësi penale ishte dakord që të vente, por jo në këtë masë, në këtë lloj mënyre inkuizicioni, që të arrestohej, të tërhiqej zvarrë, të mbaje paraburgim.
Flavio Qarri: Cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj?
Kujtim Cakrani: Qëllimi ishte të shkatërronte opozitën, goditën Sali Berishën, goditëm Ilir Metën, do ndërtonin, do mbanin në pushtet Lul Bashën dhe, iksin, ypsilonin, dhe më pas pastaj mund të godisnin dhe Edi Ramën. Pra ka qenë një skemë kjo, besoj se Lul Basha ju kujtohet, çfarë thoshte trekëndëshi i Bermudës, dhe trekëndëshi i Bermudës ka qenë qëllimi për të goditur dhe u goditëm. Besoj se jemi të qartë, Fatmir Mediu është në ndjekje penale. Jo ndjekje penale, ka mbaruar, është në gjyq ai, Fatmir Mediu do ta dënojnë këta, në gjykimin tim.
-

Vendim i pakthyeshëm: KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Basha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga KPK të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj.
Vendimi u morë nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
Njoftim vendimi:
rupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 10.12.2025, në Tiranë.
gijotina.com/ -

Lihet në fuqi vendimi i KPK/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Basha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK në lidhje me prokurorin Kujtim Basha.
Më 18 tetor të vitit 2023, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Basha pasi rezultoi me bilanc negativ prej 12 milionë lejësh në deklarimin e pasurisë.
Vendimi i KPA u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.
Njoftimi i KPA
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 705, datë 18.10.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. -

“Uniforma Ime”, flasin trajnerët: Tre vite që furnizohemi, lehtësim për familjet
7 Dhjetor 2025
11:16
Telesport
Shpërndarja e uniformave dhe materialeve sportive në kuadër të projektit “Uniforma Ime” po vijon për shoqatat, klubet dhe akademitë e futbollit në të gjithë vendin.
Trajneri i AF Djekom, Kujtim Pashai, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Federatës së Futbollit dhe rolin e Presidentit Armand Duka në zhvillimin e këtij projekti.
“Quhem Kujtim Pashai, nga shoqata e futbollit AF Djekom. E falënderoj edhe njëherë Presidentin Duka për këtë lloj organizimi që bën për të tretin vit radhazi. Tre vitet e fundit, që kur kemi filluar të marrim uniformat, duke marrë parasysh edhe sistemin e furnizimit me topa, shoqatat janë furnizuar rregullisht prej 7–8 vitesh, dhe vazhdon ende ky sistem furnizimi”, – tha Pashai.
Ai theksoi se mbështetja e FSHF-së ka sjellë një lehtësim të dukshëm financiar për familjet. “Dikur i blinin vetë uniformat, ndërsa sot i shton ushqim fëmijës. Janë të lumtur”, – tha trajneri i AF Djekom, Kujtim Pashai.
Projekti “Uniforma Ime” mbetet një element i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të moshave, duke krijuar kushte më të mira për talentet e rinj në mbarë vendin. -

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy persona, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla.
Vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine, pas një seance të zhvilluar në rrethana të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit. Seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover.
Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.
Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.
Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. -

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.
Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.
Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje.
Ka rënë në sy dëshmia e familjarëve të Mëhallës të cilët shprehen se kanë lidhje miqësore të ngushta me familjen Ago. Të njëjtat pretendime që i shprehën edhe familjarët e Xhino Agos jashtë gjykatës.
Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se organi i akuzës bën lidhjen e Xhino Agos me ngjarjen për faktin se makina që u përdor ditën e vrasjes ishte e kompanisë që drejtohej nga Mëhalla e Ago dhe ishte dhënë në përdorim nga ky i fundit në persona të tretë.
Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshën të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.
Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.
Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar.
Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të shpallur ne kërkim.
Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur në vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person i vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip audi në drejtim të Librazhdit.Top Channel
-

Vrasja e Mondi Mëhallës, mbërrijnë në gjykatë ish ortaku i biznesmenit dhe roja i karburantit
Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, të cilët pritet që të njihen me masën e sigurisë.
Ago, i cili ka qenë ish oratk me Mondi Mëhallën, i cili u ekzekutua me armë pak ditë më parë në afërsi të karburantit të tij në Elbasan. Ai akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit u arrestua me akuzën moskallëzim krimi.Prokuror në këtë çështje do të jetë z.Gjergji Ceka, ndërsa gjyqtar për masat e sigurimit z.Elis Dine. Prokuroria Elbasan kërkon arrest me burg për të dy personat qe do dalin sot para trupës gjykuese.
Në pranga ka rënë edhe 29-vjeçari nga Përrenjasi Nevzat Spaho, i cili akuzohet gjthashtu për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje./vizionplus.tv -

Sondazhi: 56% e djemve nuk e marrin më kurrë hoodie-n që ia dhuruan një vajze!
Një sondazh i fundit nga CouponBirds tregon se më shumë se gjysma e djemve nuk e marrin më hoodie-n e tyre pasi ia kanë dhuruar një vajze që ata janë duke u njohur. Ky gjest i thjeshtë dhe shpesh i paqëllimshëm, ka evoluar në një ritual romantik modern. E nisur si një akt i dashurisë, por shumë shpejt bëhet një kujtim i shkruar me aromën dhe ngrohtësinë e lidhjes.
Psikologët theksojnë se hoodie-t, më shumë se çdo artikull tjetër veshjeje, mbajnë një fuqi simbolike të sigurisë dhe intimitetit. Duke pasur parasysh që shumica e këtyre bluzave shpesh mbajnë aromën dhe prekin ndjenjat, ata bëhen si një kujtim i prekshëm i afërsisë, që mbetet me ne shumë kohë pas ndarjes.
Të dhënat nga ky sondazh sugjerojnë se për shumicën e njerëzve, dhënia e bluzes ka më shumë të bëjë me një akt emocionues të lidhjes dhe ndjenjës së sigurisë sesa me modën apo stilin. Ky ritual ka ndihmuar shumë çifte të forcojnë lidhjen e tyre, duke krijuar një ndjenjë të veçantë, që shpesh mbetet edhe pas përfundimit të një marrëdhënieje.
Ky është një kujtim i thjeshtë, por shumë i rëndësishëm që pasqyron intimitetin dhe kujdesin e dhënë në marrëdhënien mes dy personave. Ndaj, mos u shqetësoni nëse e humbni hoodie-n, ndoshta është vetëm një pjesë e lidhjes tuaj.