Tag: kujdesi

  • Si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta !

    Si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta !

     

    Në jetën e përditshme të ngarkuar, truri ynë shpesh funksionon pa pushim. Stresi, zhurma dhe ekranet e shumta e lodhin dhe i ulin përqendrimin. Por ka mënyra të thjeshta për ta rifreskuar mendjen në vetëm 10 minuta.

    Një shëtitje e shkurtër në ajër të pastër, frymëmarrja e vetëdijshme, meditimi i lehtë ose dëgjimi i muzikës relaksuese janë teknika që rikthejnë qetësinë mendore. Edhe mbyllja e syve për disa minuta dhe fokusimi në ndjesinë e trupit ndihmon trurin të rikuperohet.

    Nëse këto bëhen pjesë e përditshmërisë, do të vini re përmirësim të menjëhershëm në fokus, humor dhe gjumë. Kujdesi për mendjen është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për trupin.

     

  • Si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta

    Si ta rifreskoni trurin në vetëm 10 minuta

    Në jetën e përditshme të ngarkuar, truri ynë shpesh funksionon pa pushim. Stresi, zhurma dhe ekranet e shumta e lodhin dhe i ulin përqendrimin. Por ka mënyra të thjeshta për ta rifreskuar mendjen në vetëm 10 minuta.
    Një shëtitje e shkurtër në ajër të pastër, frymëmarrja e vetëdijshme, meditimi i lehtë ose dëgjimi i muzikës relaksuese janë teknika që rikthejnë qetësinë mendore. Edhe mbyllja e syve për disa minuta dhe fokusimi në ndjesinë e trupit ndihmon trurin të rikuperohet.
    Nëse këto bëhen pjesë e përditshmërisë, do të vini re përmirësim të menjëhershëm në fokus, humor dhe gjumë. Kujdesi për mendjen është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për trupin.

  • Kujdesi alternativ në familje, gati drafti për rastet dhe si zbatohet

    Kujdesi alternativ në familje, gati drafti për rastet dhe si zbatohet

    Qeveria ka nxjerrë për konsultim një draftligj që parashikon kujdesin alternativ në familje.Objekt i ligjit është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për kujdesin alternativ në familje për fëmijët pa kujdes prindëror ose në rrezik për të humbur këtë kujdes, si një nga format e përkujdesit alternativ ndaj fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në Republikën e Shqipërisë.Sipas ligjit janë disa rastet kur fëmijët përftojnë nga shërbimi i kujdesit alternativ në familje siç mund të jetë mungesa e prindërve apo kur njeri është i pranishëm por në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindërore, kur fëmijët janë të braktisur apo kur prindërit janë në institucione të dënimit penal. Kategoritë janë të shumta dhe përfshihen në të paktën 10 ndarje por  kjo nuk përjashton raste të tjera specifike.Kujdesi do të ofrohet nga familje specifike.Në nenin 9 thuhet se kujdesi alternativ profesional në familje  ofrohet si kujdestari e specializuar dhe nga familje të licencuara. “Kujdesi alternativ profesional në familje ofrohet si kujdestari emergjence për raste të nevojës urgjente, ose si kujdestari e specializuar për kategori të caktuara fëmijësh vulnerabël” specifikohet në pikën 2 të tij. Po kështu parashikohet edhe kujdesi vullnetar ku parasysh merren: a) familje të të afërmve të fëmijës, si gjyshi, gjyshja, motra ose vëllai i rritur, ungji, emta, nipi apo mbesa; b) përjashtimisht, nga familje të afërm të tjerë të fëmijës; c) familje që nuk kanë lidhje familjare me fëmijën.Që një familje të licencohet për kujdesin alternativ.“Familjet që përmbushin kriteret dhe kushtet e përcaktuara në këtë ligj për ofrimin e kujdesit alternativ profesional në familje pajisen me licencën për ofrimin e këtij shërbimi, në përputhe me legjislacionin në fuqi për lejet dhe licencat” thuhet në nenin 13. Çdo e dhënë mbi këtë përfshihet në një regjistër specifik. Lidhur me funksionimin nga identifikimi i rasteve deri tek gjetja e zgjidhjes finale përfshihen një sërë institucionesh shtetërore që duhet të raportojnë dhe marrin vendime siç janë gjykatat.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Përballimi i ankthit dhe stresit nga të rinjtë, specialistët: Kujdesi ndaj brezit të ri ul krimet në të ardhmen

    Përballimi i ankthit dhe stresit nga të rinjtë, specialistët: Kujdesi ndaj brezit të ri ul krimet në të ardhmen

    Në një kohë kur sfidat e përditshme, presionet sociale dhe ndikimi i teknologjisë po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi shëndetin mendor të të rinjve, kujdesi për edukimin e brezit të ri bëhet një detyrë thelbësore.
    “Fëmijët e vegjël sot rriten para teknologjisë me lojëra të dhunshme, kjo është asociale dhe risk për komunikimin. Afër duhet ti qëndrojë prindi, në vend të dytë do të vija stafin mësimor dhe grupet psiko-sociale”, u shpreh Nikolina Bode, mjeke psikiatre QKSHM, Korçë.
    Mjekja psikiatre thekson se një edukim i bazuar mbi mirëkuptimin, komunikimin dhe mbështetjen emocionale është rruga e duhur për të formuar individë të qetë dhe të balancuar. Vetëm kështu mund të parandalojmë prirjet e dhunshme dhe të ndërtojmë një shoqëri më të shëndetshme e më të sigurt për të ardhmen.

  • Plakja e popullsisë, Shqipëria pre e nevojave sociale

    Plakja e popullsisë, Shqipëria pre e nevojave sociale

    Plakja e popullsisë po e bën Shqipërinë të bjerë pre e nevojave sociale, kryesisht për moshën e tretë. Një studim i PNUD nxjerr në pah se vetëm 13% e të moshuarve mbi 65 vjeç marrin ndihmë nga kujdestarë jashtë familjes, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga vetë bashkëshortët ose fëmijët e të moshuarve.
    Studimi ka ndodhur si pjesë e projektit të Kombeve të Bashkuara, i cili ka për bazë se si mund të nxitet punësimi i grupeve vulnerabël. Një prej tyre është elementi që kemi identifikuar: kujdesi afatgjatë për moshën e tretë. Piketuam familjet që kanë të moshuar mbi 65 vjeç në Shqipëri, pyetëm për nevojat e tyre ditore dhe nevojat që ata përdorin për ndihmë, që quhet kujdestarë. Dëshëm të ballafaqonim nevojën e 65 vjeç e lart. Ne pamë kostot financiare të përditshmërisë apo nevojën për kujdes. Shpesh kujdesi afatgjatë merret përsipër nga familjarët, gratë janë ato që japin kujdes.
    Sipas studimit, 23% e të moshuarve në vend janë tërësisht të varur nga kujdesi i të tjerëve për shkak të sëmundjeve kronike të shumëfishta.
    Ajo që shihet me shqetësim nga specialistët e PNUD, është fakti se ky studim nxjerr në pah nevojën për punonjës të kualifikuar për të moshuarit.
    “Pritet që në vitet e ardhshme të kapë 26% të popullsisë të moshës së tretë. Kjo do na nxjerrë në pah nevojën e krahut të punës dhe të kualifikimit të fuqisë punëtore për fizioterapi, për psikologji… po flasim për shërbime të sëmundjeve të tipit dementia apo alzaimer”, tha Eno Ngjela.
    Me rritjen e moshës së tretë në popullatë, ku pritet të arrijmë në 26%, do na duhet nevoja për krahun e punës dhe kualifikimin e fuqisë punëtore për të moshuarit. Kujdesi në kushtet e shtëpisë ka nevojë edhe për psikologji dhe fizioterapi, demencë dhe Alzheimer. Duhet investim për fuqinë punëtore për moshën e tretë.
    Në vendin tonë mungon mjeku specialist për moshën e tretë, ai geriatër. Aktualisht, në Shqipëri, mbi 20% e popullsisë mbi 65 vjeç, krahas sëmundjeve bashkëshoqëruese, kanë humbur edhe një aftësi, në të ecur apo shikim, ndërsa te ata mbi 80 vjeç, kjo përqindje shkon deri në 50%.
    /Tv Klan/

  • Deri në ç’masë ishte kujdesi ndaj kafshëve në Perandorinë Osmane?

    Deri në ç’masë ishte kujdesi ndaj kafshëve në Perandorinë Osmane?

    E dukshme përmes kioskave të shpendëve, lugëve të ujit dhe madje edhe strehës së lejlekëve, osmanët e merrnin gjithmonë seriozisht mirëqenien e kafshëve.

    Këtu është një vështrim në disa nga mënyrat e shumta në të cilat Perandoria Osmane kujdesej për kafshët:

    Nga: TRT Balkan Albania

  • Vera dhe sfidat që mbart: Si ta shfrytëzoni stinën për një mirëqenie fizike dhe mendore

    Vera dhe sfidat që mbart: Si ta shfrytëzoni stinën për një mirëqenie fizike dhe mendore

    Stina e verës është një periudhë që sjell me vete ditë të gjata, diell dhe një ndjesi të përgjithshme të lehtësisë dhe lirisë.

    Në përgjithësi, pushimet i bëjne njerëzit të ndihen më pak të lodhur dhe më energjikë, e përmirësonin disponimin e tyre dhe ndjehen më të kënaqur me ditët e tyre. Mungesa e kërkesave të punës e largon stresin, por psikologët mendojnë se mund të ketë disa mënyra të tjera ku pushimet e përmirësojnë “mirëqenien” e njeriut. 

    Vera është stina që na ofron ngrohtësi dhe mundësi që të jemi më aktivë në ambientet e hapura, të përfshihemi më shumë në aktivitete sociale dhe të pushojmë pranë bregdetit. Edhe pse vera mund të konsiderohet një stinë festive dhe argëtuese, për shumë njerëz aktivitetet e mësipërme mund të sjellin stres dhe ankth.

    Mungesa e kërkesave të punës e largon stresin, por psikologët mendojnë se mund të ketë disa mënyra të tjera ku pushimet e përmirësojnë “mirëqenien” e njeriut.

    Kujdesi për veten është një mënyrë thelbësore për të mbrojtur shëndetin tonë mendor dhe për të përmirësuar mirëqenien.

    Kujdesi për veten na ofron përfitime, si:

    Ndërtimin/krijimin e lidhjeve të forta shoqërore dhe marrëdhënieve të shëndetshme..

    Kujdesi për veten gjatë verës kërkon një qasje të balancuar dhe të qëndrueshme. Studime të shumta tregojnë se koha e kaluar larg punës së përditshme me të dashurit tuaj,i bën shumë mirë shëndetin tonë fizik dhe mendor. “Cilësia e pushimeve, kohëzgjatja e tyre, vendi ku shkojnë dhe me kë shkojnë njerëzit, marrëdhënia që kanë me ta, që të gjitha ato janë të ndryshueshme”

    Koha e kaluar larg tryezës së punës ndryshon gjithashtu edhe rutinat tona, dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të heqin dorë nga zakonet e këqija, apo të kenë kthjelltësi mendore për aspektet e tjera të jetës së tyre. Prandaj një pushim mund të ndihmojë në ndërtimin e burimeve personale të qëndrueshme, të cilat mund të funksionojnë si mbrojtëse ndaj kërcënimeve të ardhshme”.

    Hartimi I nje plani veror dhe kalendari vetjak na ben mire se si te programohet mire nje dite pushimi per te qene active;

    Aktiviteti fizik; Notoni rregullisht, merrni një biçikletë, bëni ecje në mal, ose merrni pjesë në kampe pushimi verore në mënyrë që të çlironi endorfinat dhe të merrni vitaminën D.

    Edhe pse mund të duket e vështirë, një regjim i caktuar fizik mund të rrisë vetëbesimin dhe kënaqësinë në përmbushjen e një objektivi të caktuar. Mos i shmangni sfidat gjatë verës. 

    Ndryshimi i ambientit; Qëndrimi në një ambient të ri, përfshirja në aktivitete aventureske, shpenzimi i kohës me të dashurit tuaj, shkëputja nga rutina dhe streset e përditshme, do t’ju bëjnë të ndiheni energjikë.

    Marrëdhëniet shoqërore

    Vera është një kohë e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me miqtë dhe familjen. Marrëdhëniet e shëndetshme sociale janë të rëndësishme për mirëqenien tonë emocionale. Organizoni takime, piknikë, ose thjesht kaloni kohë të cilësisë me njerëzit që i doni.

    Aktivitetet shtepiake; Në verë zhvilloni aktivitete rutinore jashtë, si për shembull kopshtari. Kjo gjë do t’ju nxisë që të shpenzoni më shumë kohë jashtë dhe do t’ju ndihmojë që të ndiheni të realizuar në një punë që ju ka dhënë fryte.

    Perqendrimi ne natyre; Përqendrimi në ndjesitë, përjetimet që ju jep dëgjimi i tingujve që ofron natyra apo valët e detit përjetimet ndjesore të prekjes së barit në natyrë dhe rërës në plazh, ndjesia e rrezeve të ngrohta të diellit në lëkurë apo flladi, ju bëjnë që të ndiheni njësh me realitetin dhe ju ndihmon të ndërprisni mendimet reuminative 

    Zakonisht ndodh që kohën e pushimeve ta përdorim për të bërë disa detyra të pambaruara, apo të lëna pezull, punë shtëpie, etj. Gjatë verës lejen shpenzojeni për t’u kujdesur për veten. Përzgjidhni një libër që keni dashur të lexoni, shkoni në pishina, takoni një mik të vjetër të cilin keni kohë pa e takuar. Shpenzimi i kohës për t’u qetësuar dhe për t’u kënaqur me miqtë do t’ju japë energji, do t’ju ulë stresin dhe do të ndiheni të rigjeneruar.

    Një dietë e balancuar dhe konsumimi i mjaftueshëm i ujit janë thelbësore për funksionimin optimal të trurit dhe trupit tonë. Frutat dhe perimet e freskëta janë të pasura me vitamina dhe minerale që përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe energjinë.

    Stina e verës është një periudhë që sjell me vete ditë të gjata, diell dhe një ndjesi të përgjithshme të lehtësisë dhe lirisë. Megjithatë, kjo periudhë mund të jetë gjithashtu sfiduese për shëndetin psikoemocional dhe psikologjik. Kujdesi për veten gjatë verës kërkon një qasje të balancuar dhe të qëndrueshme. Më poshtë janë disa këshilla praktike se si të kujdesemi sa më mirë për veten në këtë stinë të ngrohtë.

     

    Rutinat janë të rëndësishme për mirëqenien tonë mendore. Edhe pse verës mund t’i mungojë struktura për shkak të pushimeve dhe aktiviteteve të ndryshme, përpiquni të ruani një rutinë të qëndrueshme të përditshme. Kjo mund të përfshijë kohën për zgjim dhe gjumë, ushqimet, aktivitetet fizike dhe kohën për veten.

    Nëse punoni gjatë verës, është e rëndësishme të gjeni një balancë ndërmjet angazhimeve profesionale dhe kohës për pushim. Përdorni pushimet dhe fundjavat për t’u rilidhur me veten dhe për të rigjeneruar energjitë.

    Kujdesi për shëndetin psikoemocional dhe psikologjik gjatë stinës së verës është një proces që kërkon vëmendje dhe angazhim. Duke ndjekur këto këshilla, mund të krijoni një verë të qetë dhe të balancuar, duke ndihmuar në përmirësimin e përgjithshëm të mirëqenies.

  • Një puthje mjafton! Bakteret e karieve kalojnë nga goja në gojë

    Një puthje mjafton! Bakteret e karieve kalojnë nga goja në gojë

    A e dinit se dhëmbët e prishur janë të “ngjitshëm”?

    Jo në vetvete, por përmes baktereve që i shkaktojnë, si Streptococcus mutans, të cilat transmetohen përmes pështymës. Puthjet, ndarja e lugës me fëmijën apo edhe fryrja mbi ushqimin e tij mund të jenë burim infektimi, duke kaluar këto baktere nga goja e një të rrituri tek ajo e një fëmije.

    Pasi këto baktere vendosen në një gojë të re, ato ushqehen me sheqernat që marrim nga ushqimi dhe prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Me kalimin e kohës, kjo çon në krijimin e karieve. Ky proces është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të cilët kanë smalt më të hollë dhe dhëmbë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

    Prindërit, kujdestarët dhe partnerët duhet të jenë të vetëdijshëm se kujdesi për shëndetin oral nuk është vetëm çështje personale, por ndikon drejtpërdrejt edhe tek ata që i rrethojnë.

    Si ta parandalojmë?

    – Mbani një higjienë të mirë të gojës (larje e rregullt e dhëmbëve dhe pastrim me fill dentar)

    – Kufizoni ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri

    – Mos ndani enë, lugë apo furça dhëmbësh me të tjerët

    – Bëni kontrolle të rregullta dentare për të ulur ngarkesën bakteriale

    Shëndeti i gojës nuk ka të bëjë vetëm me pamjen apo frymën e freskët, por është një akt kujdesi ndaj atyre që doni.

  • Ilir Alimehmeti: Higjiena dhe kujdesi me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

    Ilir Alimehmeti: Higjiena dhe kujdesi me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

    Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar se higjiena dhe kujdesi ndaj ushqimeve janë thelbësore për të shmangur infeksionet dhe helmimet.

    I pyetur nga moderatorja Daljana Sejdia për helmimet ushqimore, Alimehmeti tha se pasojat varen nga lloji i bakterit dhe sasia e konsumuar.

    “Në disa raste, dozat e mëdha mund të çojnë në dëmtime serioze të mukozës së zorrëve,” u shpreh ai, duke shtuar se higjiena është thelbësore, sidomos në lokalet ku shërbehet ushqim. Ai përmendi se kontrollet kanë zbuluar akullore të kontaminuara në treg.

    Sa i përket pishinave, mjeku theksoi se ato nuk janë kurrë të barasvlershme me ujin e detit. Klori i përdorur për dezinfektim duhet të jetë në përqindjen e duhur, pasi sasia e tepruar mund të jetë gjithashtu e dëmshme.

    Duke folur për sëmundjet infektive që qarkullojnë gjatë verës, Alimehmeti përmendi fruthin dhe malarien si shembuj të rrezikut që sjell lëvizshmëria e lartë e popullsisë në këtë periudhë. Ai konfirmoi gjithashtu se në Shqipëri janë raportuar raste me hepatit A, duke theksuar se “higjiena personale dhe ushqimore është vendimtare në parandalimin e kësaj sëmundjeje.”

    Në fund, Alimehmeti u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në zgjedhjen e vendeve ku konsumojnë ushqim dhe të respektojnë standardet bazë të pastërtisë për të shmangur rreziqet e verës.

  • Rama: Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë jush

    Rama: Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë jush

    “Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë jush.Edhe në Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës, stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë.36 qendra të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta”, shkruan Kryeministri Rama ndërsa ka ndarë edhe disa pamje nga kjo qendër shëndetësore që është vizituar nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.