Shqipëri U17 – Portugali U17 0-4 (Kuintas 36′, Mide 68′(p), Manuel 81′, Soares 90+2′)
Shqipëria e nisi me humbje aventurën e fazës finale Euro 2025 që nisi sot në vendin tonë.Përballë Portugalisë me emra të rëndë në grup kuqezinjtë e vegjël e patën të vështirë të evitonin humbjen. Pas një goli të pësuar në të 36 nga kapiteni Rafael Kuintas të besuarit e Tedeskon pësuan dhe tre gola të tjerë në të dytën. Fillimisht me penallti realizuar nga Mide për të marrë dhe dy goditje të tjera nga manuel e Soares.
Ndërkaq në 20:30 u zhvillua në ‘Elbasan Arena’ edhe ndeshja tjetër e Grupit A ndërmjet Gjermanisë dhe Francës e përfunduar 0-3.
Azizi shënoi që në minutën e parë të sfidës për Francën, ndërsa Nguesan dyfishoi në minutën e 12 po të fraksionit të parë.
Në minutën e 31-të Kaba i Gjermanisë u ndëshkua me karton të kuq duke e bërë të vështirë ndeshjen e teknikut Shkodran Mustafi. Goli i tretë i Francës erdhi në minutën e 78′ shënuar nga Batola. Pas ndeshjeve të para të Grupit A kryesojnë Portugalia e Franca me nga tri pikë, Gjermania e Shqipëria zero pikë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin