Tag: kufomë

  • Dridhet armiku/ Strazimiri: PD e ka liderin e saj, në PS Rama është një “kufomë” pa debat…

    Dridhet armiku/ Strazimiri: PD e ka liderin e saj, në PS Rama është një “kufomë” pa debat…

    Gent Strazimiri deklaroi se takimet e Ervin Salianjit me demokratët janë “personale dhe private” dhe shtoi se janë të shëndetshme për partinë dhe vendin.“Çdo takim, qoftë edhe me demokratët që nuk janë të organizuar në një strukturë, është takim personal dhe privat. Secili prej nesh zhvillojmë takime të tilla, përditë ose përjavë. Por, kurrë këto takime nuk kanë ngjallur interesin e mediave dhe kjo është interesante. Strukturat e PD-së po vibrojnë, nga baza deri në qendër, ashtu siç duhet të vibrojë një parti që ka demokraci brenda”, tha Strazimiri.“Sigurisht, ka edhe fenomene të tilla, ne po përjetojmë sigurisht një virulencë liderësh, kemi një superprodhim liderësh që mendojnë se i zgjidhin situatat, por unë prapë mendoj që edhe kjo është e shëndetshme, nuk është për t’u parë si një dramë. Qoftë edhe për agjendë private, sepse kështu është politika në fund të fundit. Është e shëndetshme për PD dhe për vendin, sepse nga ana tjetër ke një kufomë që nuk ka debat dhe qeveris vendin. Është vetëm njëshi që flet, me pamje prej laci keqtrajton kryebashkiakë dhe nuk ngre njeri krye. Fakti që në PD ka vibrim është lajm i mirë për vendin dhe PD-në”, shtoi Strazimiri.

  • “Nuk sjell kapital të shtuar”/ ‘Fati’ i Erion Veliaj, flet politologu: Është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron

    “Nuk sjell kapital të shtuar”/ ‘Fati’ i Erion Veliaj, flet politologu: Është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron

    Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në një studio televizive tha se Partia Socialiste nuk po e ndihmon Erion Veliajn dhe as po e mbron nga pikëpamja politike dhe juridike.
    Sipas Kalemajt, Veliaj është një “kufomë politike”. Politologu po ashtu vë në dukje se Ogerta Manastirliu nuk ishte një zgjedhje rastësore, por e mirëmenduar nga Edi Rama, si kandidate për Bashkinë e Tiranës.
    “E përjashtoj apriori skenarin që ata e bëjnë për ta ndihmuar Erion Velijn. Veliaj s’është marrë në mbrojtje politike dhe as juridike nga partia ku ai ka qenë eksponenti i dytë apo i tretë më i rëndësishëm.
    Janë avokatët e tij që janë ankuar për shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut. E përjashtoj këtë si mundësi.
    PS s’është duke e ndihmuar z.Veliaj, por natyrisht PS dhe këshilltarët e saj bashkiakë s’po mundohen gjithashtu të gjejnë një artifik që z.Veliaj ka përdorur për të mbajtur peng Bashkinë e Tiranës, pasi znj. Manastirliu ishte zgjidhja e duhur për të dhënë dike që e njeh bashkinë dhe ka punuar me Ramën, përfaqëson fluksin e ish-drejtoreshave të bashkisë që janë poli më i fuqishëm brenda PS-së, ai mban një profil më të ulët politik dhe e lë mënjanë nga skandalokracia, dhe është një përzgjedhje politike, sepse është anëtare kryesie, drejtuese politike e Tiranës.
    Ka qenë një zgjedhje e mirëmenduar kohë më parë dhe jo një zgjedhje rastësore. Veliaj për fat të keq është një ‘kufomë politike’. Referuar ‘kafshës politike’ që thotë Aristoteli, në momentin aktual s’i volit PS-së dhe nuk sjell kapital të shtuar” – tha Kalemaj.

  • Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

    Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike

    Kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq, ‘përsëri po përpiqet të ngrihet si dredhka, të ngrejë imazhin e tij të lëkundur, duke u kapur pas ushtrisë si një mur’.

    ‘Ai vendosi t’i inkurajonte mbështetësit e tij të dobësuar duke treguar forcë ushtarake në Beograd dhe t’i trembte të gjithë ata që protestojnë kundër tij’, tha Ponosh në një intervistë për gazetën e sotme Nova, duke folur për paradën ushtarake që do të mbahet së shpejti në Beograd.

    Ponosh vlerësoi se ‘ka pak shanse që era e shkarkimit të tankeve të maskojë erën e regjimit që po vdes’ dhe theksoi se Vuçiq është ‘një kufomë politike që pret të varroset në zgjedhjet e ardhshme’.

    ‘Problemi është se aroma e rënies së këtij regjimi po përhapet tani, dhe kjo mbart rrezikun e infeksionit dhe ndërlikimeve. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që funerali të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, domethënë që të zhvillohen luftimet’, tha Ponosh. /Kosovapress

     

  • Vasili: Antireforma, që e ktheu drejtësinë në një kufomë përballë pushtimit narkomafioz të shtetit!

    Vasili: Antireforma, që e ktheu drejtësinë në një kufomë përballë pushtimit narkomafioz të shtetit!

    Nga Petrit Vasili
    Në këtë moment kaq kritik për Shqipërinë, ku narkoshteti është fakt dhe korrupsioni e pastrimi i parave diktojnë ligjin, natyrshëm të gjithë i kishin sytë nga drejtësia dhe veprimet e saj.
    Por, për turp e faqe të zezë, asgjë s’ndodhi.

    Krijimi i organizmave speciale ligjore si SPAK dhe BKH, forcimi gjoja i pavarësisë së prokurorëve për ndjekjen e çështjeve, Vettingu që do të siguronte standarde të larta morale dhe profesionale e që dështoi me turp ishin, pra, premisa që teorikisht drejtësia do të përballej fort me krimin, korrupsionin dhe pastrimin e parave.
    Por kapja e Reformës në Drejtësi nga Rama dhe qeveria e shndërroi atë në Ramaformë dhe e ktheu në një kufomë që kutërbon erë antiligj dhe është kthyer në mburojë të pandëshkueshmërisë së narkoaferave të qeverisë.

    Gjunjëzimi përballë narkoshtetit i ka dhënë terren të pafund atij për t’u forcuar dhe për të rrënuar shtetin ligjor, duke rrezikuar çdo individ, biznes dhe interes kombëtar.
    Ramaforma në drejtësi rezulton atentati më i rëndë dhe më i organizuar kundër shtetit të së drejtës në Shqipëri.
    Ajo është sot garancia më e fortë për çdo aferë antiligjore të qeverisë dhe krimit.

    Një drejtësi që paturpësisht nuk lëviz as gishtin, edhe përballë fakteve, provave dhe dokumenteve të bëra publike të cilat i kanë parë të gjithë shqiptarët provon se ajo është pikërisht drejtësia që krimi dhe korrupsioni duan.

    Ramaforma zhduku çdo arritje të bërë ndër vite në sistemin e drejtësisë, duke rezultuar në procesin më destruktiv ndaj tij dhe duke tronditur në themel besimin e shqiptarëve te drejtësia.
    Sot, mundësia për të marrë drejtësi kur përballë ke qeverinë është zero, dhe pabarazia përpara ligjit mbizotëron kur duhej të ishte krejt e kundërta.

    Anarkia, korporatizmi, antimorali, antiprofesionalizmi dhe njëanshmëria në favor të qeverisë dhe narkokrimit janë, fatkeqësisht, tiparet e sistemit të drejtësisë sot.

    Ndaj, kushdo që bën avokatin e Ramaformës në drejtësi duhet parë si avokat i antiligjit dhe korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij.

    Drejtësia sot, nga gardiani i ligjit, është kthyer në fajtore kryesore për mosndëshkimin e paligjshmërisë.
    Mbyllja e syve përpara krimit zgjedhor të 11 majit, ku mijëra fakte e prova absolutisht të pakontestueshme janë sheshit, tregon se kemi një drejtësi të neveritshme.

    Ndaj, sot kësaj Ramaforme duhet t’i dilet përballë fort, pa asnjë kompromis, për një kufomë që kutërbon, pavarësisht edhe nga presionet e ndërkombëtarëve – të cilët rezultojnë të jenë përgjegjës të rëndësishëm për lejimin e kapjes së saj nga qeveria dhe shkatërrimin e sistemit, duke e kthyer në një leckë që fshin këpucët e qelbura të Ramës dhe të qeverisë së tij.

  • “Kufomë ambulante me kapelën e Trump”, Rama ironizon Berishën: PD ofroi për Kryeministër gomarin që nuk fluturoi

    “Kufomë ambulante me kapelën e Trump”, Rama ironizon Berishën: PD ofroi për Kryeministër gomarin që nuk fluturoi

    Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kryedemokratit Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me deputetët socialistë.

    Ai e quajti Berishën, kufomë ambulante me kapelën e presidentit amerikan, Donald Trump.
    Rama: Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi.
    E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021.
    Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.

    Top Channel

  • VIDEO – “Kufomë ambulante…”, Rama sulmon Berishën, ndërsa për Topallin: Si Doruntinë, vajtonte humbjen

    VIDEO – “Kufomë ambulante…”, Rama sulmon Berishën, ndërsa për Topallin: Si Doruntinë, vajtonte humbjen

    Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në Pallatin e Brigadave përpara deputetëve dhe kandidatëve të Partisë Socialiste. Rama nuk ka kursyer ironitë me ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin. Nga ana tjetër, Rama shigjetoi dhe Berishën, të cilin e quajti një kufomë ambulante.
    “Të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë, rrush, ne i kemi futur në shportë. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. “-tha Rama.
    

    ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
    Ju mirëpresim!

  • Rama për Berishën: Kufomë ambulante me kapelën e Trump

    Rama për Berishën: Kufomë ambulante me kapelën e Trump

    Gjatë fjalimit të tij me deputetët socialistë, kryeministri Edi Rama ironizoi edhe Sali Berishën
    “Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë.
    Këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi.
    E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021.
    Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu, ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet.
    PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër”, tha Rama.

  • “Kuku vdiq pluralizmi”, Rama ironizon Topallin: Ua kemi fajin ne madhështorëve që ju mungojnë 200 mijë vota dhe kishin kandidat një kufomë ambulante

    “Kuku vdiq pluralizmi”, Rama ironizon Topallin: Ua kemi fajin ne madhështorëve që ju mungojnë 200 mijë vota dhe kishin kandidat një kufomë ambulante

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, gjatë takimit falenderues me kandidatët fitues dhe jofitues të PS në zgjedhjet e 11 majit, ka ironizuar deklaratat e kundërshtarit politik pas humbjes.
    Duke iu referuar deklaratave të bëra nga Jozefina Topalli pas votave të ardhura nga emigrantët në Greqi në Qarkun e Beratit, Rama tha se për “Madhështorët” këtu vdiq demokracia, ndërsa në të vërtetë ai ishte rezultat i një pune të bërë prej kohësh nga socialistët.
    Më tej me ironi theksoi se kundërshtari vijon tu ofrojë shqiptarëve si alternativë për kryeministër një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trump, duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha.

    “E rikthyer si Doruntinë në një version satirik të legjendës mbi samarin e listës së mbyllur të partisë Jozefiane vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rreke për një grup zarfash të ardhura në Berat. Vdiq thoshte pluralizmi, vdiq kuku e mjera unë dhe lotët vu. Pra ne jemi vrasësit e pluralizmit meqë vajtojca Doruntinë. Meqë ata nuk e dinë se si punuohet me diasporën. Berati është në krye të skuadrave që shkëlqyen me rezultatet për të mobilizuar shqiptarët jashtë vendit dhe ata të Greqisë për zgjedhjet e  11 majit. Ne e nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar të diasporës, dhe mblidheshim në orën 08:00 të mëngjesit çdo të hënë ku ndiqnin bashki për bashki ngritjen e një rrjeti vullnertarësh të PS në Greqi e përtej, kudo ku shqiptarët janë dhe kur ne bënim këto Jozefina ishte ende në humbëtirat e syrgjinit politik duke qymtuar në filxhan fatin që në fund doli lumë dje janë 10% për ata dhe 90% për ne në një grup zarfash që vijnë në një pikë të caktuar, kjo varet se sa zgjedhës janë regjistruar dhe sa i kanë motivuar. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë rrush ne kemi mbushur koshat, duke filluar punën për zgjehdjet e tjera sa ka rënë dielli i zgjedhjeve të tjera. Jemi ne hajdutët që Madhështorëve që ju munguan 200 mijë vota nga zgjedhjet e kalura, apo se Madhështorën ju ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelen e Donald Trumpit dhe ju premtuan shqiptarëve një magji me atë lojën fluturon gomari”, tha Rama.

  • “Fluturon gomari”, Rama ironizon Berishën: Shqiptarëve iu ofrua “një kufomë ambulante me kapelë Trumpi

    “Fluturon gomari”, Rama ironizon Berishën: Shqiptarëve iu ofrua “një kufomë ambulante me kapelë Trumpi

    Ua kemi ne fajin madhështorëve që u mungojnë 200 mijë vota se 4 vite më parë, këtë herë i ofruan shqiptarëve për kryeministër një kufomë ambulante me kapelën e Trump dhe i premtuan një magji të madhe si në atë lojën e fëmijëve fluturon-fluturon gomari dhe në fund nuk fluturoi. E ngjitëm PS në shifrën rekord të 856 813 votash afërisht 88 mijë më shumë se në 2021, duke i katërfishuar jashtë kufijve ato 35 mijë vota më pak brenda vendit krahasuar me 2021. Përveç mandatit të 9 të Vlorës që për shumë pak mund ta merrnim më shqiptarët brenda vendit, të 82 mandatet e tjera i kemi marrë këtu ku kemi rifituar besimin e shumicës absolute, siç e parashikuan të gjitha sondazhet. PS kaloi kufirin e 50% duke u ngjitur 4 shkallë e gjysmë nga 48.7% në 53.2% falë edhe një organizimi më të mirë kapilar në territor se sa çdo herë tjetër.
     
     

  • Rama ‘shigjeton’ opozitën: ‘Madhështorët’ u ofruan shqiptarëve një kufomë ambulante me kapelën e Trump! Topalli vajtonte…

    Rama ‘shigjeton’ opozitën: ‘Madhështorët’ u ofruan shqiptarëve një kufomë ambulante me kapelën e Trump! Topalli vajtonte…

    Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Pallatin e Brigadave, ku ekipi i PS është mbledhur për të festuar fitoren e PS, ka sulmuar opozitën.
    Ai tha se opozita refuzon të përballet me faktet dhe, sipas tij, kjo është arsyeja pse vijon të humbasë zgjedhjet.
    ‘Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti s’ka qenë mirë as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të 4 anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura’, tha Rama.
    Rama nuk ka kursyer ironitë me ankesën e drejtueses së diasporës për PD-në, Jozefina Topalli, që sipas tij ankohej se PS ka vrarë pluralizmin. Nga ana tjetër, Rama shigjetoi dhe Berishën, të cilin e quajti një kufomë ambulante.

    “Të cilat sollën dallgën e 11 Majit. E rikthyer si një Doruntinë, mbi samarin e listës së mbyllur, të mushkës gërmuqe të partisë. Jozefina e vajtonte humbjen e zgjedhjeve me lot rrëke, me disa zarfa të Beratit, ku PS kishte marrë 90 përqind të votave. Vdiq, vdiq pluralizmi, thoshte. Na e vranë pluralizmin dhe vdiq, ku, ku e mjera unë. Pra, ne jemi vrasësit e pluralizmit. Berati është në krye të skuadrave për t’i mobilizuar shqiptarët jashtë vendit. Kur ata çohen nga gjumi dhe thonë: rrush. Jemi ne hajdutët pse madhështorëve u mungojnë 200 mijë vota, ku ishin më konkurrues. Ata i dhanë Shqipërisë një kufomë ambulante, me kapelën e Donald Trump, si përrallën e fëmijë, ‘fluturon gomari’.”-tha Rama.