Ervisa Kuka e cila prej 4 vitesh po përballet me sfidën e reduktimit të shikimit dëshmon se aftësitë dhe vullneti janë çelësi për të kapërcyer çdo pengesë. Prej dy vitesh ajo është specialiste e shërbimeve të punësimit në zyrën e punës në Tiranë.“Jam diplomuar në fushën e drejtësisë. Puna ime ka të bëjë me informimin e qytetarëve… “Është e vështirë por jo e pamundur, jam munduar vetë me forcat e mija”, tha Evisa Kuka, specialiste e Shërbimeve të Punësimit, Tiranë.
Ervisa thekson rëndësinë e një qasjeje gjithëpërfshirëse në tregun e punës, ku vlerësohen aftësitë, përtej çdo paragjykimi dhe kufizimi.“Mesazhi që dua tu jap të gjithëve është që të trokasin sepse nëse keni dëshirën për të punuar do hapet një derë për ju”, tha Evisa Kuka, specialiste e Shërbimeve të Punësimit, Tiranë.
Sipas Agjencisë kombëtare të Punësimit dhe Aftësive po vërehet një rritje e interesit të personave me aftësi të kufizuar për t’u integruar në tregun e punës.
Rreth 3500 punëkërkues i përkasin kësaj kategorie, shumica e të regjistruarve janë në Tiranë, Gjirokastër, Fier, Dibër dhe Elbasan.
“Interesi i tyre ka qenë në rritje në fakt. Vetëm në dy vitet e fundit janë rreth 650 persona me aftësi të kufizuar të integruar në tregun e punës përmes punësimit, kurseve të formimit profesional apo programeve të nxitjes së punësimit”, tha Gertiola Çepani, përgjegjëse e Sherbimeve të Punësimit, AKPA.
Pavarësisht se tregu i punës është bërë më pranues, personat me aftësi të kufizuar përballen me sfida të shumta.
“Duhet ndryshuar mentaliteti dhe gjithpërfshirja për ta bërë tregun më dinamik dhe më pozitiv”, tha Gertiola Çepani, përgjegjëse e Sherbimeve të Punësimit, AKPA.
Sipas të dhënave të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve në janar të këtij viti rezultuan 136 persona me aftësi të kufizuar të punësuar, nga të cilët 55 në sektorin publik dhe 81 në atë privat.
Tv Klan
Tag: kufizuar
-

3500 persona me aftësi të kufizuar në kërkim të një pune
-

Sëmundjet kancerogjene: Shqipëria pa ilaçe, pajisje dhe staf mjekësor
Mungesa e qendrave të specializuara për trajtimin e kancerit, numri i kufizuar i pajisjeve radioterapeutike dhe stafi i kufizuar në shërbimet onkologjike, janë shqetësimet kryesore që adresuan në konferencën shëndetësore mjekët onkolog.
“Duhet të kemi një furnizim të rregullt me ilaçet që janë thelbësore në fushën e onkologjisë. Duhet t’u ofrojmë pacientëve një trajtim të pandërprerë. Duhet të kemi terapi të targetuar dhe imunoterapi. Sa i përket trajtimin dhe kujdesit paliativ, kemi një mungesë qendrash të specializuara për trajtimin multidisiplonor të kancerit. Numri i makinerive radioterapiste është shumë i kufizuar si dhe si aksesi në terapitë e avancuara si trajtimet me imunoterapi është i ulët. Kemi një mangësi sa I përket stafit të specializuar në Onkologjik. Kemi programe për kancerin e qafës së mitrës dhe gjirit, por trajtimi mbulues mbetet shumë e ulët.. Duhet të kemi më shumë pajisje në qendrën tonë, kemi vetëm 2 pajisje Linek, duhen 4-5 të tilla”.
Por ministria e shëndetësisë ka një pasqyrë tjetër sa i përket luftës kundër kancerit.
“E megjithatë, edhe pse ne i pranojmë sfidat dhe vështirësitë që sjell kanceri, është vendimtare që ne të dallojmë edhe progresin e arritur dhe politikat që po zbatohen për të luftuar këtë sëmundje. Në jemi këtu të gjithë bashkë për një projekt vendimtar duke e ditur e duke e pasur të qartë se kanceri nuk është thjesht në sëmundje, është një situate që prek çdo komb, që prek çdo ekonomi dhe çdo familje”.
Për të pasur një mbulim sa më të mirë financiar për shëndetin, Ministria e Ekonomisë, u propozon qytetarëve të sigurohen në skemat private.
Organizatorët e kësaj konferencë bëjnë thirrje për më shumë bashkëpunim mes institucioneve, në mënyrë që të adresohen problemet reale me të cilat përballen pacientët me sëmundje tumorale.
-

Partneri në burg në ëndërr: Çfarë simbolizon kjo ndjenjë?
Të shohësh në ëndërr partnerin tënd duke rënë në burg mund të ketë disa kuptime, në varësi të kontekstit të ëndrrës dhe ndjenjave që të ka lënë. Disa interpretime të mundshme janë:
Ndjenja faji ose pengu – Mund të ndihesh sikur partneri yt është i “burgosur” emocionalisht ose i kufizuar për shkak të një sjelljeje ose vendimi tënd.
Frikë për marrëdhënien – Kjo ëndërr mund të pasqyrojë shqetësime që ke për të ardhmen e marrëdhënies suaj, ndoshta frikën se ai mund të përballet me probleme ose të kufizohet në ndonjë mënyrë.
Ndjenja e kontrollit ose kufizimit – Mund të simbolizojë ndjenjën se partneri yt është i kufizuar nga rrethanat e jetës, nga marrëdhënia juaj, ose nga vetë vendimet e tij.
Humbja e besimit – Në disa raste, mund të tregojë se ndjen se ai ka bërë diçka që e ka vënë veten në një situatë të vështirë dhe ti nuk je e sigurt se si ta ndihmosh.
Nëse ëndrra të ka lënë ndjenja të forta shqetësimi, mund të jetë e dobishme të reflektosh për marrëdhënien tuaj dhe nëse ka diçka që të bën të ndihesh e pasigurt ose e shqetësuar.