Deklaratë e Prefekturës Gjirokastër
Të nderuar qytetarë,
Referuar situatës së rënduar të reshjeve të ditëve të fundit në territorin e qarkut Gjirokastër, Prefekti i Qarkut Gjirokastër është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e emergjencave civile dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës.
⚠️U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat ku ka prezencë të rritjes së nivelit të ujërave, rrëshqitje dherash apo bllokime akse rrugore.
❗️Kufizoni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik.
❗️Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve.
❗️Shmangni kalimin në përroska, përrenj apo segmente të përmbytura.
❗️Njoftoni menjëherë strukturat përkatëse për çdo situatë problematike.
Ekipet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë vijimësisht situatën.
Siguria e qytetarëve është prioriteti ynë kryesor. Prefekti i Qarkut Gjirokastër do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.
Për çdo shqetësim, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e emergjencës 127, 128, 129.
Tag: kufizoni
-

Reshjet intensive, Prefektura Gjirokastër thirrje banorëve: Kufizoni lëvizjet e panevojshme!