Tag: kufijtë

  • Trojet shqiptare, shtrihen edhe më tej, se “harta” e përpara 1913-ës

    Trojet shqiptare, shtrihen edhe më tej, se “harta” e përpara 1913-ës

    Nga Kuvendi Kombëtar i 28 Nëntorit 1912, u proklamua Pavarësia e Trojeve Shqiptare, që deri në atë datë gjendeshin nën pushtimin e Perandorisë Osmane dhe u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar.

    Ky kuvend është një akt historik për Kombin Shqiptar, sepse aty me mandatin e popullit, ishin pjesmarrës delegatë nga Gjakova, Plava, Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria e Mitrovica.

    Sipas të dhënave historike, në këtë kuvend kishte delegatë dhe nga pakicat kombëtare që jetonin në trojet shqiptare, të ardhur nga kolonitë shqiptare, pa përmendur delegatët që morrën pjesë nga viset e Shtetit Shqiptar, të pas vitit 1913.

    Pjesëmarrja e delegatëve nga mbarë trojet shqiptare në kuvendin historik të vitit 1912, sanksionoi zyrtarisht vazhdimësinë e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ashtu siç është pranuar po ky flamur, në Kuvendin e Lezhës më 2 Mars 1444, me vendimin që u përcaktua për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Lezhës, me Kryekapedan Skënderbeun dhe me Flamur Prijës, atë të Ushtrisë Arbërore, pra të Flamurit të Derës së Kastriotëve.

    Çdo shtet, ka të përcaktuar territorin në të cilin shtrihet juridiksioni i tij. Kuvendi i Vlorës e formoi shtetin e tij me vullnetin shqiptar, të shprehur nga delegatët dhe me përfshirje të mbarë territorit etnik shqiptar, të pushtuar nga Turqia. Dhe deri në atë ditë, nuk kishte asnjë pretendim për territoret e përfshirë në shtetet ballkanikë, të formuar përpara shtetit shqiptar, në fillim të Shek. të 19-të.

    Qeveria Shqiptare e vitit 1912, kishte bërë këtë shtrirje territoriale: “Kufijtë shqiptarë, shtrihen në vijë të demarkacioni, nisur nga kufijtë me Mbretërinë Malazese dhe janë kufijtë, që përfshijnë veçanërisht megjithë Hinderlandin, qytetet Pejë, Mitrovicë, Prishtinë, Shkup e Maniastir, deri në Meçovë, duke iu shtuar këtyre kufijve, kufijtë e sotëm deri në Prezevë”.

    Kjo ishte e drejtë legjitime e popullit dhe e qeverisë shqiptare. Copëtimi i Shtetit Shqiptar, të formuar e të përcaktuar “I PAVARUR” nga Kuvendi i 28 Nëntorit 1912, ishte padrejtësi historike. Vendimet e “diplomatëve kasapë” të vitit të kobshëm të ndarjes së truallit tonë, vazhdimisht janë kundërshtuar nga shqiptarët, të cilët kanë luf.tuar e kanë sakrifikuar jetën, për të rikthyer bashkimin e këtyre trojeʋe.

    Kërkesa për bashkimin e trojeʋe etnike shqiptare, nuk është gjë tjetër, vetëm se kërkesa për të venë në vend vendimin e Kuvendit Historik Kombëtar të Vlorës, të vitit 1912 dhe për territoret që iu njohën fillimisht këtij shteti, nga fuɋitë e mëdha. Kërkesa për bashkimin e trojeʋe etnike shqiptare, të përfshira në Shtetin Shqiptar të vitit 1912 ka qënë kërkesë dhe protestë legjitime 93 vjeçare e shqiptarëve, ndaj padrejtësive mbi truallin dhe kombit tonë.

    Kujtojmë, që kufijtë realë të Shqipërisë, jo vetëm nuk janë aty ku i dëshmojnë “faktet historike” të pas 1913-ës, por as aty ku i ka lënë 1913-ta. Historianët “vasilis” të Greqisë dhe filozofët “viçër” të Serbisë, le të sjellin sa të duan “argumente” sipas oreksit të tyre të një “Greqie dhe Serbie të madhe” e të një “Shqipërie edhe më të vogël”.

    Mirëpo, nëse “studimet” dhe “hulumtimet” e tyre, flasin për pseudofakte historike që nga koha e majmunit, ne po i sjellim vetëm një fakt të thjeshtë nga Kuvendi i Vlorës, për të parë, se përfaqësia kombëtare në të, ishte me delegatë nga Gjakova, Plava e Gucia, Peja, Ohri, Struga, Tetova, Çamëria, Mitrovica.

  • Kufijtë e Shqipërisë së sipërme me Malin e Zi dhe Serbinë 1699

    Kufijtë e Shqipërisë së sipërme me Malin e Zi dhe Serbinë 1699

    Nga biblioteka familjare: KUFIJTË E SHQIPËRISË SË SIPËRME ME MALIN e Zi DHE SERBINË në mbështetje të vendimeve të Paqes së Karllovacit (1699). Harta në fjalë, e cila ruhet në burimet serbe të vitit 1912 synon për të ilustruar shpërnguljet serbe pas Luftërave Austro-osmane, por Kosova atëbotë siç shihet nga harta ne fjale ishte pjese e nocionit Arbëria. Kjo hartë është paraqitur sipas dimensioneve 1: 3.000.000, ndërsa harta të ngjashme shestuan edhe italianët, austro-hungarezët dhe francezët sidomos gjatë shekujve XVII-XVIII!

  • Greqia zbulon kufijtë e dy parqeve detare në detet Jon dhe Egje

    Greqia zbulon kufijtë e dy parqeve detare në detet Jon dhe Egje

    Greqia zbuloi të hënën kufijtë e dy parqeve detare të planifikuara në detet Jon dhe Egje, me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që tha se ato do të jenë më të mëdhatë në rajonin e Mesdheut.

    Athina dëshiron të krijojë parqet për mbrojtjen e gjitarëve dhe breshkave detare në Detin Jon dhe për zogjtë e detit dhe fokave në Egje, këtë vit. Mitsotakis tha se ato do ta ndihmojnë vendin të përmbushë angazhimin e tij global për të zgjeruar zonat e mbrojtura detare në 30% të ujërave të tij deri në vitin 2030.

    “Ato do të na lejojnë të përmbushim objektivin… shumë përpara afatit”, tha Mitsotakis. “Ato do të jenë streha të gjera për jetën nën valë”, tha ai, duke shtuar se peshkimi me rrjetë në fund të detit, do të ndalohet brenda zonave.

    Studimet mjedisore mbi kufijtë e parqeve u dorëzuan të hënën për konsultim publik deri më 22 shtator.

    Parku i planifikuar në Detin Egje ka shkaktuar më parë tensione midis Greqisë dhe Turqisë fqinje, me të dy vendet në mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke përfshirë kufijw detarë.

    Athina ka thënë se kufijtë e parkut janë brenda ujërave territoriale të Greqisë.

    Ministria e Jashtme e Turqisë tha se Greqia po shfrytëzonte vlerat universale, siç janë çështjet mjedisore, se parqet nuk do të kishin asnjë ndikim ligjor në mosmarrëveshjet midis fqinjëve në Egje dhe Mesdhe, dhe se Turqia do të njoftojë projektet e saj për mbrojtjen e jetës detare në ditët në vijim.

    “Veprimet unilaterale duhet të shmangen në dete të mbyllura ose gjysmë të mbyllura si Egjeu dhe Mesdheu”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se Ankaraja ishte e gatshme të punonte me Athinën si një shtet bregdetar i Egjeut për të adresuar çdo mosmarrëveshje të pazgjidhur, ndërsa aleatët e NATO-s përpiqen të ruajnë një qëndrim pozitiv.

    Parku i Egjeut, me një sipërfaqe prej 9,500 kilometrash katrorë, fillimisht do të zgjerohet rreth ishujve jugorë të Cikladeve, më në jug të Turqisë, sipas hartave që Greqia paraqiti të hënën, së bashku me studimet mjedisore.

    Zyrtarët qeveritarë thanë se madhësia e të dy parqeve është 27,500 km2 dhe Greqia dëshiron t’i zgjerojë ato më tej.

    Kur të përfundojë konsultimi publik, Ministria e Mjedisit do të hartojë dy dekrete presidenciale, të cilat do t’i paraqiten Këshillit të Shtetit deri në fund të tetorit, shtuan zyrtarët. Parqet do të krijohen sapo të publikohen dekretet./ Reuters.

  • SYRI TV/ Berat, bujqësia në kufijtë e mbijetesës, fermerët e 6 fshatrave shesin në rrugë

    SYRI TV/ Berat, bujqësia në kufijtë e mbijetesës, fermerët e 6 fshatrave shesin në rrugë

    Fermerët e qarkut të Beratit në kufijtë e mbijetesës dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Në të paktën gjashtë fshatra, bujqit kalojnë deri në 12 orë në ditë në rrugë për të shitur prodhimet e tyre bujqësore, por, sipas tyre, shumë pak arrijnë të shesin. Ata thonë se ka rënë fuqia blerëse, ndërsa shteti nuk u ka siguruar tregje që të garantojnë shitjen e prodhimeve.

    Fermerët e fshatrave Sheqë, Gajdë, Polizhan, Malas-Gropë, Syzezë dhe Poshnje në Berat tregtojnë prej më shumë se 30 vitesh prodhimet e tyre përgjatë aksit nacional Dimal–Lushnje, në fshatin Polizhan.

    Aktualisht, në këtë zonë tregtohen kryesisht shalqi dhe pjepër, por edhe pse prodhimi është i bollshëm, tregtarët shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm.

    Ata pohojnë se situata nuk është më si dikur: shumë pak makina ndalojnë për të blerë, dhe fitimet nuk mbulojnë më as kostot e prodhimit.

    Tregtimi i produkteve bujqësore që kultivojnë në tokat e tyre është e vetmja burim të ardhurash për të mbajtur familjet, por fermerët thonë se nuk janë mbështetur asnjëherë nga shteti edhe pse është folur shumë për grante dhe subvencione falas për ta.

  • “Biznesi i ka kapërcyer kufijtë”/ Kryeministri Rama në takimin me drejtuesit: Dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah

    “Biznesi i ka kapërcyer kufijtë”/ Kryeministri Rama në takimin me drejtuesit: Dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me kryetarët e Bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.
    Edi Rama:
    Pak kohë më parë kemi marrë 83 mandate, një rekord historik për një forcë politike që na ngarkoi me një barrë shumë të madhe se ajo që kemi pasur pasi janë një kredi besimi të madh nga ana tjetër janë edhe një test i karakterit tonë, përpara se të filloj me pikat e temave të ditës së sotme dua të bëj një adresim të përgjithshëm të disa problematikave kyçe që karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendos ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit.
    Për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh dhe vizitorësh që vjen në rritje, sjell me vete sfida të reja të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor, një nga gjërat që vihet re është biznesit për të kapërcyer kufijtë e veprimtarisë në formën e daljes përtej tyre edhe të zaptimeve të territorit, ashtu edhe ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë apo struktura i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur.

  • Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

    Dumani: Përpjekjet për të cenuar pavarësinë e SPAK rrezikojnë kufijtë kushtetues!

    Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi rëndësinë e rolit të mbledhjes së prokurorëve, për të cilin tha se ky mekanizëm duhet të gjetë më shumë pasqyrim në raportiet vjetore të Prokurorisë së Posaçme. Në tryezën e diskutimit për integritetin dhe performancën e SPAK, Dumani përmendi edhe boshllëqet ligjore lidhur me përfundimin e mandatit të Prokurorëve të posaçëm, teksa tha se e kanë adresuar si problematikë.
    “Në funksion të pavarësisë së brendshme, si drejtues i SPAK, kam deleguar thuajse të gjitha komunikimet që prokurorët bëjnë me instucionet e tjera. E ndërmora këtë hap duke iu garantuar këtë pavarësi që dmth se prokurorët komunikojnë në mënyrë të pavarur me institucionet e tjera, pa u përfshirë drejtuesit i SPAK, përjashtuar në disa momente hetimi. Dokumenti ka nënvizuar se statusi i Prokurorit pas përfundimit të mandatit mbetet boshllëk që kërkon zgjidhje ligjore. Në raportimet periodike që kemi bërë në Kuvend dhe KLP e kemi ngritur këtë shqetësim dhe vlerësoj se prokurorët e posaçëm meritojnë përgjigje cilado qoftë ajo. Vlerësoj marrjen në konsideratë të rolit të mbledhjes së prokurorëve në vendimmarrjen institucionale të SPAK. Nuk jam dakord me këtë vlerësim, pjesërisht i përmbushur, por roli aktik i këtij mekanizmi duhet të gjëjë më shumë pasqyrim në raportet vjetore të SPAK”, tha Dumani.
    Dumani u ndal edhe te raportet me KLP dhë ILD, ndërsa sa i përket Kuvendit, dhe raportimit vjetor në këtë institucion, ai tha i mirëpresin rekomandimet e tyre por duhet të bazohen në analiza të thelluara.
    “Çdo rekomandim i kuvendit jemi përpjekur ta trajtojmë. Po të shikoni raportet e SPAK, do të gjeni edhe një shpjegim sesi janë përmbushur rekomandimet e Kuvendit apo ata duhet të bazohen në analiza të thelluara dhe objektive, në mënyrë që të sigurohet komunikim institucional”, tha Dumani.
    Duke u ndalur te llogaridhënia, Dumani theksoi se ndërhyrjet me karakter konstruktiv janë të mirëpritura, por shtoi se përpjekjet për të cenuar pavarësinë e institucionit rrezikon që të çbalancojë kufijtë kushtetues.
    Kreu i SPAK theksoi gjithashtu se edhe vërejtja se ekzekutivi duhet të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë.
    “Ndërhyrjet që mbajnë karakter konstruktiv janë të mirëpritura por çdo përpjekje për të cënuar pavarësinë funksionale nëpërmjet rekomandimeve të paqarta ose të njëanshme rrezikon të çbalancojë kufijtë kushtetues midis pushteteve. Në thelb s’kanë rol detyrues për SPAK, por orientues dhe mbështetës. Duke respektuar ndarjen e pushteteve dhe rolin e institucioneve te pavarura, mund të ruajmë balancën kushtetuese. Vërejtja se ekzekutivi të kufizojë ndikimin në sfera administrative është e drejtë”, shtoi Dumani.

  • Tension mes Gjermanisë dhe Polonisë dhe rreziku për Schengen? Dodi: Do rikthejnë kontrollet në kufi

    Tension mes Gjermanisë dhe Polonisë dhe rreziku për Schengen? Dodi: Do rikthejnë kontrollet në kufi

    Polonia ka vendosur kontrolle në kufijtë me Gjermaninë, por do të bëjnë reagimet zinxhir në kufijtë e Schengenit, që refugjatët të ngecin në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian? gazetari i Deutche Welle, Auron Dodi, thotë se në maj Gjermania intensifikoi kthimin në kufi të migrantëve pa dokumenta, kjo edhe të atyre që duan të kërkojnë azil në Gjermani.
    Çfarë është saktësisht reagimi i Varshavës?

    Policë dhe ushtarë shtesë do të kontrollojnë persona dhe automjete në lumenjtë Oder dhe Neiße që krijojnë kufirin me Gjermaninë. Tusku tha se pasi kishte folur disa herë me palën gjermane, durimi polak për masat e njëanshme gjermane kishte mbaruar. Ai tha se do t’i jepet fund “ndjenjës së asimetrisë” dhe para së gjithash do të ndalohen kthimet e paargumentuara pas nga Gjermania të migrantëve në Poloni. Dihet se në maj Gjermania intensifikoi kthimin në kufi të migrantëve pa dokumenta. Edhe të atyre që duan të kërkojnë azil në Gjermani.
    Tingëllon sikur kontrollet gjermane në kufijtë polakë e kanë shokuar qeverinë polake. A ishin të papritura për Poloninë veprimet gjermane për migrantët në kufi?
    Duket me pak gjasa që qeveria polake të jetë habitur vërtet kur Gjermania shtoi në maj kontrollet në kufi me Poloninë. Duket me pak gjasa, nëse është i saktë informacioni i korrespondentit të revistës Politico në Varshavë: ai tha se kampi i Merzit e kishte informuar Varshavën ende pa ardhur në pushtet se do të ashpërsonte politikën ndaj migrimit. Dhe polakët e kishin miratuar këtë në fillim. Aq më tepër kur polakët prej vitesh e akuzojnë Gjermaninë për një politikë migrimi larg realitetit politikë që është përgjegjëse sipas tyre që Gjermania është magnet për refugjatët nga jashtë Evropës. Por kur Gjermania i kthen pas në kufi konkretisht migrantët e paligjshëm, kjo Polonisë duket se nuk i pëlqen. Realiteti është se Polonia ndihet nën presion nga e djathta nacionale brenda vendit. Dhe nga disa qytetarë polakë, që kontrollojnë, si thonë, si patriotë kufirin me Gjermaninë. Në reagimet gjermane, kancelari Friedrich Merz tha në Berlin se e kishte diskutuar qëndrimin gjerman me Tuskun në Hagë dhe në Bruksel, madje edhe në fundjavë në telefon. Merzi tha se “nuk ka kthime pas të azilkërkuesve që tashmë kanë mbërritur në tokën gjermane nga Gjermania në Poloni.” Ai theksoi se “ky është një problem që duam ta zgjidhim bashkë”.
    Megjithatë, sipas medieve, qeveria kthen pas azilkërkues në kufi, edhe pa mbërritur ata brenda në Gjermani. Këtë e kritikoi sërish edhe ish-kancelarja Merkel. Ç’mund të na thuash për këtë?
    Po është e vërtetë. Ish-kancelarja Angela Merkel u shpreh në një takim me migrantë në 10 vjetorin e thënies së saj të famshme drejtuar gjermanëve për refugjatët: “do t’ia dalim mbanë”. Merkeli tha se “e gjitha duhet menduar në mënyrë evropiane”. Ajo e mbështet kursin e tanishëm të frenimit të migrimit të paligjshëm. Por Merkeli tha se “kur dikush në kufirin gjerman thotë “azil” atij fillimisht duhet t’i jepet një procedurë (azili)”. Ajo tha: “Për mua direkt në kufi por një procedurë.” Kurse ministri i Zyrës së kancelarit Merz, Thorsten Frei saktësoi në televizionin ARD se ” padyshim që nuk kemi të bëjmë me dikë në arrati, por me njerëz që vijnë (në Gjermani) nga vende të sigurta””kur një person ka marrë tashmë azil diku në Evropë, kur ka ardhur tek ne nëpërmjet vendeve të sigurta në Evropë”. Frei tha më tej se deklarata e 2015-ës e Merkelit drejtuar gjermanëve për përballimin e barrës së refugjatëve, deklarata “do t’ia dalim mbanë”, ishte një “qëndrim i drejtë”.”Sepse kjo është ajo që mund të kërkosh nga një qeveri: që të mos fshihet por të merret me sfidat” shpjegoi Frei.
    Lëvizja pa kontrolle në Hapësirën Shengen është konsideruar si nga arritjet më të mëdha të BE. A shihet e përfytyrueshme që të anulohet kjo arritje?
    Jo, sepse janë interesa të forta ekonomike që e kundërshtojnë një anulim të Shengenit. Por pezullime të përkohshme për arsye kombëtare lejohen. Edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i sheh këto masa si një fazë të ndërmjetme, deri në hyrjen në fuqi të Rregullores së Përbashkët Evropiane për Azilin (GEAS) vitin e ardhshëm. Kjo rregullore tashmë është miratuar. Por shumë qeveri evropiane janë nën presion të madh brenda vendit për të kontrolluar migrimin.
    A po merr Gjermania rol drejtues, në ashpërsimin e politikës evropiane të migrimit?
    Edhe Gjermania ndodhet nën presion të brendshëm për masa më efektive kundër migrimit të paligjshëm. Këtu vijnë më shumë migrantë nga e gjithë bota. Po në fakt tashmë janë 11 shtete të BE që kontrollojnë dokumenta në kufijtë e brendshëm të Shengenit. Ndër to bëjnë pjesë Italia, Sllovenia, Franca, Holanda e Austria. Kancelari Merz tha në Berlin se “aktualisht duhet të zbatojmë kontrolle kufitare sepse mbrojtja e kufijve të jashtëm të Evropës nuk është e garantuar mjaftueshëm.” Merzi njoftoi se grupi i shteteve që kërkojnë ashpërsimin e mëtejshëm të rregullave të migrimit të BE është rritur në 21 shtete. Ai vetë kishte folur me Holandën Italinë dhe Danimarkën për këtë temë. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandar Dobrindt pritet të diskutojë në këtë kuadër në 18 korrik, në një samit në malin më të lartë të Gjermanisë, Zugspitze, ashpërsimin e mëtejshëm të Rregullores Evropiane të Azilit – rregullore tashmë e miratuar, por zbatimi i së cilës nis në 2026-ën. Për këtë Dobrindti ka ftuar kolegë nga Franca, Polonia, Austria, Danimarka, Republika Çeke si dhe Komisionin Evropian.
    Në këto kushte refugjatët do të mblidhen në shtetet evropiane jashtë Shengenit, pra problemi vetëm spostohet te shtete të tjera. A është menduar kjo?
    Ka medie dhe analistë që spekulojnë se efekti domino është i synuar. Grupi Mediatik Bavaria.(“Mediengruppe Bayern”) p.sh., mendon se “qeveria gjermane e ka pritur që shtetet fqinje të reagojnë me masa të krahasueshme ndaj kthimeve gjermane pas…Kjo me sa duket funksionon.” Edhe një analist i revistës Politico thotë se “llogaria duhet të ketë qenë që polakët t’i mbyllin kufijtë dhe pastaj i mbyllin ato edhe Lituania dhe letonezët”. Kështu sipas tij i gjithë debati për migrimin shtyhet më fort në kufijtë e jashtëm të BE. Megjithatë këto mbeten thjesht spekulime. Gjithsesi, që Polonia futi kontrolle edhe në veriun e saj, në kufirin me Lituaninë është në interes të Gjermanisë. Sipas informacioneve, shumë refugjatë që vijnë në Gjermani nga Polonia hyjnë përmes Lituanisë dhe Letonisë në territorin e Bashkimit Evropian. /News 24/

  • Kthimi i azilkërkuesve në Poloni, Gjykata e Berlinit “rrëzon” Merz/ Kancelari nuk tërhiqet: Do ruajmë kontrollet në kufijtë e brendshëm

    Kthimi i azilkërkuesve në Poloni, Gjykata e Berlinit “rrëzon” Merz/ Kancelari nuk tërhiqet: Do ruajmë kontrollet në kufijtë e brendshëm

    Një vendim i Gjykatës Administrative të Berlinit ka shkaktuar një valë reagimesh politike në Gjermani, duke ndezur një debat të fortë mbi kthesën e re të azilit të ndërmarrë nga kancelari Friedrich Merz (CDU) dhe ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt (CSU).

    Gjykata vendosi të hënën pasdite se kthimi i tre shtetasve somalezë drejt Polonisë ishte i paligjshëm, duke sfiduar drejtpërdrejt linjën e re të ndjekur nga qeveria federale për refuzimin e kërkesave për azil në kufi.
    Reagimet nuk vonuan. Opozita, veçanërisht Partia e Gjelbër, i ka kërkuar kancelarit Merz të ndalojë menjëherë kthimet në kufi.
    “Merz dhe Dobrindt kanë dështuar me këtë përpjekje shumë të dyshimtë ligjërisht për një përpjekje të vetme kombëtare,” deklaroi Britta Haßelmann, kryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve.
    Megjithatë, kancelari nuk e ka ndërmend të tërhiqet. Të martën në mëngjes, gjatë një fjalimi në Shoqatën e Qyteteve dhe Bashkive Gjermane, ai deklaroi qartë se politika e kthimeve do të vazhdojë.
    “Derisa situata në kufijtë e jashtëm të përmirësohet ndjeshëm me ndihmën e rregullave të reja evropiane, do të na duhet të ruajmë kontrollet në kufijtë e brendshëm,” tha Merz.
    Ai u shpreh se vendimi i gjykatës së Berlinit është paraprak dhe nuk e ndalon zbatimin e ligjeve ekzistuese evropiane mbi kthimet. “Ne e dimë që ende mund t’i refuzojmë kërkesat,” tha ai, duke theksuar se qeveria federale do të veprojë gjithmonë në përputhje me ligjin e BE-së.
    Kancelari nënvizoi se ruajtja e rendit dhe sigurisë në vend është prioritet i padiskutueshëm: “Kjo është një detyrë me të cilën vazhdojmë të përballemi, për të mbrojtur qytetet dhe komunat tona nga mbingarkesa.”

    Top Channel

  • Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

    Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

    Presidenti i Policise Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv për ashpërsimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë gjermanë.
    Në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, ai hodhi gjithashtu poshtë kritikat e Sindikatës së Policisë, sipas së cilës Policia Federale po mbingarkohet prej kontrolleve të reja kufitare.
    “Pse Policia Federale e cila sot ka rreth 56,000 punonjës, nuk qenka në gjendje të bëjë atë që më parë e bënim me 10,000 ose 30,000 oficerë?” – tha Romann për gazetën Bild am Sonntag. Vendet fqinje kanë mirëkuptim për masat gjermane dhe me to jemi në kontakt të ngushtë,
    Sipas gazetës Bild am Sonntag që nga fillimi i kontrolleve të ashpërsuara kufitare më 8 maj në të gjithë kufijtë gjermanë janë regjistruar 3,387 vetë që kishin tentuar të hynin pa leje. 2,613 prej tyre nuk u lejuan të hynin. Nga 160 persona që bënë kërkesë për azil, 125 u refuzuan. 35 refugjatëve iu lejua hyrja, sepse ishin të sëmurë ose të shoqëruar nga fëmijë.
    Ministri i Brendshëm gjerman mbron kontrollet kufitare
    Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha gjatë një vizite në Republikën Çeke se kontrollet kufitare përbëjnë një ngarkesë pune shtesë për policinë, por bëri të qartë se ato janë të nevojshme për të zvogëluar “efektin e madh tërheqës që ka migrimi i paligjshëm”.
    Disa orë pasi mori detyrën e ministrit në fillim të majit, Dobrindt urdhëroi intensifikimin e kontrolleve kufitare. Në të njëjtën kohë ai lejoi që azilkërkuesve të mund t’u refuzohet hyrja në kufi dhe detyrohen të kthehen mbrapsht në vendin nga duan të hyjnë në territorin e Gjermanisë – veprim që u kritikua si nga opozita gjermane dhe në vendet fqinje.
    Dobrindt mendon se masat për ashpërsimin e kontrolleve kufitare po japin tashmë efekt. “Në kufijtë gjermanë nuk ka probleme “, tha Dobrindt. Ne nuk duam t’i mbingarkojmë fqinjët e Gjermanisë, “por fqinjët tanë duhet ta pranojnë gjithashtu se Gjermania nuk është më e gatshme të vazhdojë politikën e migracionit që kishte ndjekur vitet e fundit”, tha ministri./DW

  • Eurostat: Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian

    Eurostat: Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian

    Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855). Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj.
    Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët?

    Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert[i]” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %). Pas shqiptarëve më të refuzuarit renditet moldavët (12 100), turqit (6 760) dhe serbët (6 190). Kthimet e shtetasve të vendeve të treta. Në vitin 2024, numri i shtetasve të vendeve të treta të kthyera në një vend të tretë u rrit me 19.3%.
    Në vitin 2024, 110 385 shtetas të vendeve të treta që morën urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, që përfaqëson 88,1% të kthimeve totale (d.m.th. duke përfshirë edhe kthimet në një vend tjetër të BE-së.Shtetasit e Gjeorgjisë përbenin numrin më të madh të kthimeve në BE me 11 585 prej tyre të kthyer në një vend të tretë. Ata u pasuan nga turqit (7 910), shqiptarët (7 810), moldavët (4 970) dhe kolumbianët (4 930).
    Të refuzuarit në Europë
    Në vitin 2024, 123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3% krahasuar me 2023-in. 918 925 persona u konstatuan se qëndronin në mënyrë të paligjshme në një vend të BE-së, çka përfaqëson një rënie prej 27,4 % krahasuar me 1,27 milion të tillë në vitin e mëparshëm. Numri i shtetasve të vendeve të treta ndaj të cilëve është lëshuar urdhër largimi nga një vend i BE-së ishte 453 380, një rënie prej 7,3 % krahasuar me 2023-in (489 335).
    Në vitin 2024, shumica (56.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin përmes kufijve të jashtëm tokësorë të BE-së, të ndjekura nga refuzimet në kufijtë ajror (39.8%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.4%) e refuzimeve totale ishin në kufijtë detarë.
    Pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të refuzimeve u regjistruan në Poloni (16.7%) dhe në Kroaci (11.3%). Numri më i madh i refuzimeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm tokësor u raportuan nga Polonia (18 030; 87.2% e të gjitha refuzimeve të hyrjes në Poloni), Kroacia (13 535; 97.0%), Rumania (8 960; 88.2%), Hungaria (6 205; 0.5; 89%) dhe Greqia (85 %). 170; 78.2%).
    Për sa i përket kufijve ajror, në vitin 2024 Franca raportoi numrin më të madh të refuzimeve (7 800) në BE, e ndjekur nga Gjermania (6 935), Irlanda (6 240) dhe Spanja (5 650) në vitin 2025. Italia (1 320) raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së në vitin 2024, e ndjekur nga Franca (1 145)./Monitor/