Koreografia dhe emocionet e marra nga ndeshja e djeshme me Dritës dhe Shkëndijës kaluan kufijtë e Shqipërisë. Veçanërisht në Turqi, i kanë bërë jehonë asaj që ndodhi në këtë vëllazërore.
Koreografia, këngët dhe himni i shqiptarëve i kënduar njëzëri ishin për shqiptarinë dhe bëri që rezultati të ishte i fundit për nga rëndësia në këtë takim. /Sport Ekspres/
?
Tag: kufijtë
-

VIDEO/ Vëllazërorja që kaloi kufijtë, Drita-Shkëndija ishte për SHQIPTARINË
-

Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës duhen respektuar, pa përdorur forcën
Bota E Diel, 23 Nëntor 2025 20:00
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se çdo plan paqeje i besueshëm për Ukrainën duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për konflikte të ardhshme.
“Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari, kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë. Së dyti, nuk duhet të ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës, për të shmangur cenueshmërinë ndaj sulmeve të ardhshme,” tha Von der Leyen.Ajo gjithashtu theksoi se roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën.
Në përfundim, Von der Leyen bëri thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza mbeten të bllokuar jashtë vendit.
-

Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë
Ursula von der Leyen
AFRIKË-Samiti, i pari që mbahet në Afrikë, u hap të shtunën me udhëheqësit e BE-së dhe homologët e tyre nga ekonomitë kryesore dhe ato në zhvillim që u mblodhën së bashku, ndërsa plani i paqes i propozuar nga Uashingtoni për Ukrainën u shfaq gjerësisht.
Samiti dy-ditor, i pari që mbahet në Afrikë, u hap të shtunën me udhëheqës dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga ekonomitë kryesore dhe në zhvillim që u mblodhën në Johannesburg pa pjesëmarrjen e SHBA-së pas një bojkoti nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz u takuan për të diskutuar alternativa ndaj një plani amerikan për të ndaluar luftën e Moskës kundër Ukrainës, gati katër vjet pasi ajo pushtoi fqinjin e saj.
Pas një takimi dytësor, BE-ja, në një deklaratë, përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së për të sjellë paqe në Ukrainë, duke thënë: “Drafti fillestar i planit 28-pikësh përfshin elementë të rëndësishëm që do të jenë thelbësorë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne besojmë se drafti është një bazë që do të kërkojë punë shtesë. Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në mënyrë që të sigurojmë që një paqe e ardhshme të jetë e qëndrueshme. Ne jemi të qartë në parimin se kufijtë nuk duhet të ndryshohen me forcë.”
Përgjigja vjen ndërsa vendet evropiane, të përballura me interesin e tyre të ardhshëm në luftën e Ukrainës për të mposhtur Rusinë, kanë këmbëngulur të konsultohen në përpjekjet për paqe, raportojnë mediat e huaja.
Plani i paqes kërkon që Ukraina të lëshpjë territorin që kontrollon në lindje të vendit dhe të përgjysmojë madhësinë e ushtrisë së saj. Kushte të tjera përfshijnë kufizimin e ndihmës ushtarake amerikane dhe kategoritë e armatimeve të përdorura nga ushtria ukrainase./ZËRI -

Krizë në G20, Europa sfidon planin amerikan për Ukrainën: Kufijtë nuk ndryshohen me forcë
Udhëheqësit kryesorë të vendeve europiane kanë shprehur rezerva të forta ndaj planit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se propozimi aktual është “një bazë që kërkon punë shtesë”.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar gjatë samitit të G20 në Afrikën e Jugut, liderët theksuan se plani i paraqitur nga Uashingtoni përfshin elemente të rëndësishme “thelbësore për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, por se brenda tij mbeten pika të diskutueshme – veçanërisht çështja e kufijve dhe kufizimet e propozuara mbi forcat e armatosura të Ukrainës.
Deklarata vjen vetëm një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Ukraina po përballet me “një nga momentet më të vështira të historisë sonë”, mes presionit për të pranuar planin amerikan, detajet e të cilit – të publikuara në media – janë konsideruar të favorshme për Moskën.
Presidenti amerikan Donald Trump i ka vendosur afat Kievit deri më 27 nëntor për të pranuar planin me 28 pika, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ai mund të shërbejë si “bazë” për një marrëveshje përfundimtare.
Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga liderët e Kanadasë, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Japonisë, Hollandës, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Norvegjisë, si edhe nga dy përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian.
“Jemi të gatshëm të angazhohemi për të siguruar që një paqe e ardhshme të jetë e qëndrueshme. Jemi të qartë mbi parimin se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, thuhet në deklaratë.
Liderët shprehën gjithashtu shqetësim për kufizimet e propozuara ndaj ushtrisë ukrainase, të cilat, sipas tyre, mund ta lënë vendin të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme.
Në fund, ata theksuan se çdo element që lidhet me BE-në apo NATO-n duhet të marrë miratimin e plotë të vendeve anëtare përkatëse, duke lënë të hapur mundësinë e negocimit të planit në vijim.Top Channel
-

Rama: Kufijtë hapen ndryshe, marrëveshje për 16 pika të reja që shpejtojnë ekonominë e rajonit
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 11:53
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është arritur dakordësia me Bashkimin Europian për ngritjen e 11 pikëkalimeve të reja kufitare midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe 5 pikëkalimesh të tjera në kuadër të CEFTA-s.
Gjatë punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, Rama tha se kjo marrëveshje synon të ulë kostot, të rrisë lëvizjen e mallrave dhe konkurrueshmërinë ekonomike.“Kufijtë ballkanikë herë lëvizin, herë flenë, herë meditojnë, por këto ditë duhet të marrin fund. Me marrëveshjen e nënshkruar midis Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, hapet rruga për financim dhe ekspertizë,” u shpreh Rama.
Sipas tij, kjo nënkupton radhë më të shkurtra, kamionë që qarkullojnë më shpejt, kosto më të ulëta logistike dhe rritje të efikasitetit të ekonomisë.
“Një kamion i vonuar është PBB e vonuar. Një kamion që lëviz shpejt është ekonomi që lëviz shpejt – shumë e thjeshtë,” shtoi ai.
Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, projekt i realizuar.
Rama theksoi edhe zbatimin e projektit “Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor”, duke e cilësuar një shembull të prekshëm të integrimit.
Sa i përket reformave, Rama deklaroi se janë ndërmarrë 618 hapa drejt standardeve europiane, përfshirë: Financat publike, sundimin e ligjit, qeverisjen, energjinë, transformimin digjital dhe klimën e biznesit
“614 milionë euro janë tashmë të lëvruara, 251 reforma janë në proces, dhe 88% e hapave janë zbatuar aktivisht. Janë reforma të lodhshme e të mërzitshme në letër, por transformuese në realitet,” nënvizoi kryeministri. -

Përcaktohen kufijtë hidrografikë dhe shtatë rajonet e baseneve lumore në Shqipëri
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kufijve hidrografikë dhe territorialë të baseneve lumore dhe të trupave të tjerë ujore sipërfaqësore, ujërave nëntokësore dhe ujërave bregdetare, si dhe për krijimin e Këshillave të Baseneve Lumore (KBL) për menaxhimin e tyre.
Sipas vendimit, në territorin e Shqipërisë ngrihen shtatë rajone të baseneve lumore: Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Për çdo rajon, KBL-ja do të ketë qendër në qytetin kryesor të basenit dhe do të drejtohet nga prefekti i qarkut përkatës.Këshillat përbëhen nga drejtues të institucioneve lokale, përfaqësues të grupeve të interesit dhe autoritete të menaxhimit të burimeve ujore. Numri i anëtarëve varion nga 15 deri në 31 për çdo këshill, sipas madhësisë dhe kompleksitetit të basenit.
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) do të publikojë informacionin mbi autoritetet kompetente, mbulimin gjeografik, përgjegjësitë dhe marrëdhëniet institucionale të këtyre këshillave, duke e bërë të disponueshëm për publikun brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të vendimit. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe shfuqizon VKM-në nr. 696, datë 30.10.2019, mbi kufijtë e baseneve ujore në Shqipëri.
-

Moska: Garancitë e sigurisë për Ukrainën, provokim në kufijtë tanë
Propozimet perëndimore për garanci sigurie ndaj Ukrainës do të rrisnin rrezikun e një konflikti mes Moskës dhe Perëndimit, duke e kthyer Kievin në një provokator strategjik në kufijtë e Rusisë. Është paralajmërimi që vjen nga Kremlini, teksa aleatët europianë të Ukrainës po punojnë për një seri garancish që do të ishin pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe do të mbronin Kievin nga sulme të mundshme në të ardhmen.
Presidenti Zelenski tha të enjten se priste që korniza e garancive të sigurisë të përcaktohej javën e ardhshme. Maria Zakharova u shpreh:
“Ne nisemi nga fakti se opsionet e propozuara nga Perëndimi kolektiv janë të njëanshme, të ndërtuara me pritshmërinë e dukshme për të përmbajtur Rusinë. Autorët e ideve të tilla po ndjekin rrugën e tërheqjes së regjimit të Kievit në orbitën e NATO-s, në shkelje të statusit neutral dhe jo-bërthamor të Ukrainës sipas Deklaratës së Sovranitetit Shtetëror të vitit 1990.
Përveç kësaj, një vijë e tillë shkel parimin e pandashmërisë së sigurisë dhe e vendos Kievin në rolin e një ‘provokatori strategjik’ në kufijtë e Rusisë, duke rritur rrezikun që aleanca të përfshihet në një konflikt të armatosur me vendin tonë.”
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se garancitë e sigurisë duhet të bazohen në arritjen e një mirëkuptimi të përbashkët që merr parasysh interesat e sigurisë së Moskës. Rusia ka deklaruar më parë se nuk i pëlqen propozimet e europianëve dhe nuk do të pranojë asnjë prani të trupave të NATO-s në territorin ukrainas.
-

Samiti SHBA-Rusi, Von der Leyen: Kufijtë ndërkombëtarë s’mund të ndryshohen me forcë!
Presidentja e Komisionin Europian Von der Leyen dhe presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky kanë zhvilluar një komunikim për mediat këtë të diel.
Ata janë pyetur për luftën në Ukrainës, dhe qëndrimin lidhur me samitin SHBA-Rusi.
Von der Leyen bëri të qartë se qëndrimi i Evropës nuk ndryshon dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë.“Këto janë vendimet që duhen marrë nga Ukraina dhe nuk mund të merren pa praninë e Ukrainës në tryezë”, tha ajo.
Von der Leyen nënvizoi se është “e rëndësishme që të ndalohen vrasjet”. -

Polonia paralajmëron Rusinë: Mos prekni kufijtë! Zelensky: Jo lëshime kriminelit!
“Për Poloninë dhe partnerët e saj europianë, duhet të jetë e qartë se kufijtë nuk mund të ndryshohen me force”: Paralajmërimi vjen nga kryeministri polak Donald Tusk, i cili theksoi përpara gazetarëve në Varshavë pas konsultimeve të fundjavës midis udhëheqësve europianë.
“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga pushtimi i Ukrainës. Perëndimi, përfshirë vendet europiane, nuk do të pranojë kërkesat ruse që thjesht çojnë në konfiskimin e territorit ukrainas. Moska mund të mendojë në këtë mënyrë se t`i sfidojë kufijtë e vendeve të tjera pa u ndëshkuar“-u shpreh kryeministri polak Donald Tusk.
Duke kujtuar historinë polake, Tusk përsëriti parimin “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”. “Ne e dimë nga historia – dhe Polonia shpesh ka qenë viktimë e kësaj – se kur fuqitë e mëdha vendosën fatin e vendeve të tjera pa pjesëmarrjen e tyre në negociata, pasojat kanë qenë të rënda”, ishte komenti i Tusk. Volodimir Zelensky nga ana tjetër deklaroi se lëshimet nuk e bindin një vrasës.
“Një javë tjetër ka mbaruar pa asnjë përpjekje nga Rusia për të përmbushur kërkesat e shumta të bashkësisë ndërkombëtare dhe për të ndaluar vrasjet. Vetëm në 24 orët e fundit, në front kanë ndodhur 137 përleshje të armatosura, dhe kjo ndodh çdo ditë. Ushtria ruse nuk po e zvogëlon presionin e saj dhe nuk po i merr parasysh humbjet e saj. Rusia po e zvarrit luftën e refuzon të ndalojë vrasjet dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë asnjë shpërblim apo përfitim. Ky nuk është vetëm një qëndrim moral, por edhe racional“-tha Zelensky.
Zelensky shtoi se vetëm javën e fundit, rusët kanë përdorur më shumë se një mijë bomba ajrore dhe gati 1,400 dronë ushtarakë kundër Ukrainës.Top Channel
-

Këto shenja të zodiakut nuk i respektojnë kufijtë e të tjerëve
Kufijtë tanë janë po aq unikë për ne sa edhe personalitetet tona, dhe të kesh dikë që t’i shkatërrojë ata për qëllimet e veta është e dhimbshme.
Nëse doni të kuptoni më shumë për personalitetin e një personi të tillë, mbase duhet t’i hidhni një sy horoskopit të tij, pasi kjo sjellje (ndër të tjera) mund të jetë deri diku për shkak të shenjës së tyre të zodiakut .
Dashi – Dashi nuk i respekton kufijtë e të tjerëve sepse janë të paduruar dhe impulsivë, kështu që nëse kanë një ide për të bërë diçka, e bëjnë menjëherë. Nëse ka pasoja negative, do të merren me to më vonë. Ata kanë tendencë të injorojnë kufijtë e të tjerëve, veçanërisht kur janë në mes të një përballjeje. Ata mund të jenë kokëfortë dhe arrogantë, dhe në një shpërthim zemërimi, mund të bëhen irritues dhe t’u bëjnë të tjerëve emocione shumë negative.Luani – Luanët nuk i respektojnë kufijtë, jo sepse nuk bëjnë dallime (vetëm), por edhe sepse besojnë se ajo që po bëjnë është në interesin më të mirë të personit tjetër. Ata fillojnë me qëllime të pafajshme dhe nuk e kuptojnë se duke promovuar ekskluzivisht axhendën ose mendimin e tyre, po i tejkalojnë kufijtë e tyre dhe në fund të fundit duket se nuk respektojnë të tjerët. Ata kanë tendencë të kenë personalitete të forta dhe mund të jenë jashtëzakonisht kokëfortë. Kur dikush e bën të qartë se kufijtë e tyre janë shkelur, Luanët besojnë se meqenëse motivet e tyre ishin të mira, me kalimin e kohës mëkatet e tyre do të falen.
Akrepi – Meqenëse Akrepët janë jashtëzakonisht pasionantë dhe intensivë, ata shpesh kanë marrëdhënie të vështira ose dramatike. Ndërsa mund të duken të ashpër, ata lëndohen po aq shumë nga trajtimi negativ sa kushdo tjetër. Kur reagojnë, mund të injorojnë kufijtë emocionalë, fizikë dhe mendorë të të tjerëve. Ata nuk luftojnë gjithmonë drejt kur bëhen xhelozë ose emocionalë, dhe mund të jenë pasiv-agresivë ose manipulues për të marrë atë që duan.