Në një deklaratë për media, deputeti i PD, Eno Bozdo akuzoi pushtetin vendor dhe atë qendror për braktisjen e plotë të infrastrukturës kulluese, duke theksuar se mijëra fermerë në Berat, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë e zona të tjera janë lënë “në mëshirë të fatit” pasi tokat, serat dhe bagëtitë u shkatërruan nga ujërat që nuk po tërhiqen prej një jave.
Sipas tij, dëmet nuk janë pasojë e reshjeve, por e mungesës së investimeve dhe mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, duke kërkuar dëmshpërblim të plotë dhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në javën e fundit, mijëra gjedhë u mbytën dhe qindra e qindra hektarë tokë bujqësore e mbjellë, në sera dhe fusha, u përmbytën të tëra, duke i lënë në mëshirë të fatit mijëra fermerë të Beratit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Lezhës etj, që kursimet e një vitit të tërë pune e kishin investuar në sera dhe fushat e mbjella. Fakti që edhe pas një jave, ujërat ende nuk janë tërhequr, tregon qartë se problem nuk kanë qenë reshjet, por fakti që kanalizimet kulluese nuk funksionojnë!
Balta që ka mbetur pas tërheqjes së ujërave praktikisht ka shkatërruar gjithçka, si dhe e ka bërë të pamundur vjeljen e prodhimit, sepse tashmë nuk mund të hyet më me mjete në parcela.
Në qarkun e Beratit, fermerët e Kozares dhe Tapisë në Kuçovë, Hingës, Samaticës, Goricanit, Dronovicës, Cifligut, Arrëzës, Banajt në Dimal, por edhe në fshatra të tjerë dhe bashki të tjera të Qarkut, sot gjenden në mëshirë të fatit!
Jo sepse shiu që ra ishte i papërballueshëm, por sepse pushteti vendor dhe ai qendror, e ka lënë infrastrukturën kulluese në mëshirë të fatit, pa investime, pa pastruar e pa mirëmbajtur. Këtë papërgjegjshmëri, sot e paguajnë shtrenjtë fermerët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.
Sepse nuk mjafton fakti që këta fermerë nuk marrin asgjë si mbështetje për prodhimin e tyre, por edhe kur përmbyten për faj të atyre që qeverisin, përsëri i lënë në mëshirë të fatit.
Në këtë qeverisje, fermeri shqiptar është i përbuzur, i lënë mënjanë, si qytetari më fundit dhe më i parëndësishmi. Për atë nuk kujtohet njeri, veçse kur vijnë zgjedhjet dhe i kërkojnë votën.
Në dy bashkitë ku dëmet ndaj fermerëve janë më të mëdha, atë të Dimalit dhe Kuçovës, na rezulton se prej shumë vitesh nuk investohet as edhe një lek në mirëmbajtjen, riparimin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese bujqësore. Të dy kryebashkiakët socialistë të këtyre bashkive, duke parë dëmet e shkaktuara, kanë detyrim të bëjnë publike të dhënat për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese. Sa investime kanë bërë? Cilat janë kompanitë fituese? Cila është përgjegjësia e tyre? Por nuk ka ndodhur një mirëmbajtje të tillë në terren, dhe këtu përgjegjësia bie e tëra mbi pushtetin vendor.
Ashtu siç edhe bashkia e Beratit është përgjegjëse për përmbytjen dhe dëmtimin e bizneseve dhe parkimit në qendër të qytetit, sepse projektimi dhe zgjidhja inxhinierike është bërë gabim, aty buzë lumit Osum.
Për këtë arsye i kërkoj ministrit të bujqësisë dhe pushtetarëve vendore, të përllogarisin sa më parë dëmin e shkaktuar çdo fermeri dhe çdo biznesi të qarkut Berat dhe Shqipërisë, si dhe i kërkoj në të njëjtën kohë ministrit të financave të alokojë fondin për dëmshpërblimin 100% të çdo dëmi të krijuar.
Paratë janë. Përpara dy javësh, qeveria shpërndau me akt normativ qindra milionë euro, mes tyre edhe për shpenzime administrative. Këto para janë të domosdoshme për të ndihmuar mijëra fermerë që kanë humbur kursimet e tyre, dhe gjenden tashmë në vështirësi të mëdha ekonomike. Për këtë mjafton që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, sepse është detyrim i qeverisë t`i përgjigjet deri më një këtyre dëmeve. Mundësitë janë, mungon vetëm vullneti!
Tag: kuçovë
-

‘Mijëra fermerë të shkatërruar nga përmbytjet’, Bozdo: Faji i mosmirëmbajtjes së kanaleve, jo i reshjeve
-

‘1 mln euro për një shkollë me klasa bosh’/ Maliqi në SPAK: E ka fituar nipi i ish-deputetit të PS
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një tjetër kallëzim penal, i 12-ti me radhë, duke denoncuar një sërë aferash korruptive në Bashkinë e Kuçovës.
Në qendër të kallëzimit të fundit është një tender me vlerë 1 milion euro për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Havaleas, për të cilën Maliqi pretendon se ka klasa pothuajse bosh.
Sipas denoncimit të bërë publik para mediave, tenderi për shkollën ku, sipas tij, nuk mëson as një e dhjeta e nxënësve, është fituar nga nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Maliqi akuzon për manipulim të procedurave të prokurimit, skualifikim fiktiv të operatorëve, krijim të një gare formale dhe devijim të fondeve publike, duke theksuar se bëhet fjalë për “lidhje të qarta politike”.
Ky kallëzim i shtohet një liste të gjatë denoncimesh të bëra më herët nga Maliqi, i cili shprehet se prej dy vjetësh e gjysmë përballet me “kalvarin e padrejtë të institucioneve të drejtësisë”. Ai kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës Administrative të Tiranës për të shpallur moskompetencë në lidhje me rastin e kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i cili, sipas Maliqit, duhej të ishte shkarkuar nga detyra në bazë të ligjit të dekriminalizimit pas një dënimi në Greqi dhe një tjetri me gjykim të shkurtuar nga GJKKO në Shqipëri.
Në deklaratën e tij, Maliqi përmendi edhe afera të tjera të dyshuara, përfshirë një projekt 4 milionë euro pa leje mjedisore në zonë të mbrojtur në Sinec, të realizuar nga kompania “Salillari”, si dhe tenderin e pastrimit të qytetit me vlerë 1.7 miliardë lekë, i fituar, sipas tij, në mënyrë abuzive. Ai akuzoi gjithashtu për krime elektorale në bashkëpunim me zyrtarë të bashkisë, pastrim parash përmes transaksioneve me apartamente dhe lëshimit të vizave për punonjës të bashkisë, si dhe abuzime me tenderin e qenve endacakë.
Ish-deputeti drejtoi akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe krerëve të tij, duke i cilësuar si të pafuqishëm për t’u marrë me figura si “Hajdari dhe Salillari”. Ai i bëri thirrje drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që t’i kthejë përgjigje zyrtare për 12 kallëzimet e depozituara. Maliqi u zotua se do ta vazhdojë betejën e tij për drejtësi dhe se do t’ua kthejë qytetarëve bashkinë, e cila, sipas tij, “u grabit me 300 vota”.
-

Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR! Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore
Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.
Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.
Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.
E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.
“Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj./ Top Channel -

Ministria e Bujqësisë urdhëron audit në AZHBR. Detaje të reja nga projekti që aplikoi babai dhe ia firmosi e bija inspektore
Një ditë pasi Top Channel publikoi rastin e miratimit te një projekti 280 milionë leke nga AZHBR nen dyshimet e konfliktit te interesit, Ministria e Bujqësisë ka ngritur një audit të brendshëm për të hetuar abuzimet e mundshme me fondet publike.
Bëhet fjalë për projektin, ku drejtoresha e përgjithshme e AZHBR, Ardita Kuçi, firmos kontratën për subjektin Bënja SHPK, projekt i realizuar nga inxhinieri Ylli Ago dhe që përfshin një investim prej 28,830,911 lekëve të reja për të ngritur stallë lopësh në Kuçovë të Beratit.
Ky projekt u pranua dhe u inspektua nga vajza e inxhinierit, Ana Ago që në AZHBR mban postin e Inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve. Më anë të thirrjes së Skemës Kombëtare për Investim Ardit Bënja, u shpall fitues dhe mori si grant 50% të investimit, pra 14.415.455 lekë të reja. Ardit Bënja, nuk është vetëm fermer por edhe drejtues i FRPD në Kuçovë.
E ndërsa pritej që AZHBR të jepte sqarime për këtë rast, drejtuesja e këtij institucioni ka zgjedhur që faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Top Channel t’i konsideroje si fushate sulmesh.
“Në transparencë për publikun AZHBR bën me dije se prej kohësh është bërë objekt fushate të koordinuar lajmesh të rreme. AZHBR i është drejtuar zyrtarisht organeve kompetente.”
Ndërkohë Top Channel mëson një tjetër detaj që përforcon dyshimet për nepotizëm në rastin e projektit të fituar nga subjekti Bënja. Inspektorja Ana Ago, jo vetëm që është vajza e inxhinierit që ka miratuar projektin, por mësohet se ka lidhje familjare edhe me vete drejtoreshën e AZHBR, Ardita Kuçi.
Kjo shpjegon edhe pse Ardita Kuçi e shpalli histori suksesi projektin e krushkut të saj.Top Channel
-

Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin; si u bënë “rrush e kumbulla” fondet e IPARD
Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja. Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja. Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi, raporton “TCH”.
Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK. -

AZHBR shpalli fitues projektin e babait të inspektores, vajza e firmosi
Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./ Voxnews.al -

Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin! Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë
Ardita kuçi-Ardit Bënja
TIRANË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel -

Përmbytjet, Eno Bozdo: Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët
Enno Bozdo, në një lidhje direkte deklaroi se Partia Demokratike do të kërkojë fond të veçantë për fermerët pas situatës së kaluar prej tyre me përmbytjet si pasojë e motit të keq.
“Deri tani kemi qenë një opozitë që ka luftuar në çdo front që e kemi patur të mundur. Jeta parlamentare për ne nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi pasur mundësi të bëjmë debat vetëm një herë në 10 apo 11 seancat e fundit. Kemi bërë një opozitë, do të thoja unë, shumë të vlefshme në komisionet parlamentare dhe mendoj që shqiptarët janë koshientë për këtë. Përpara kemi një javë apo dy javë shumë të rëndësishme që kanë lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale. Ne do vijmë përpara shqiptarëve me propozime konkrete, por edhe në ato raste kur do kundërshtojmë, do kundërshtojmë bazuar në argumenta. Të gjitha këto do t’i sqarojmë duke ngritur vërtetë problemet që shqetësojnë shqiptarët. Për shembull, ne që nesër besoj se do fillojmë të kërkojmë alokimin e një fondi të veçantë për fermerët. Veçanërisht, meqënëse jam deputet i Qarkut të Beratit, unë do them që fermerët e Dimalit të Kuçovës edhe të Beratit, por veçanërisht në këto dy zona, janë dëmtuar jashtë mase rëndë nga përmbytjet dhe kanë humbur pothuajse gjithçka dhe jo për fajin e tyre, por për faj se pushteti vendor është jofunksional. Dhe paratë që shkojnë për argjinaturat, për shtrimin e kanaleve janë paguar, por puna nuk ka ndodhur. Kështu që përmbytja ka qenë e shumëfishtë. Kështu që unë personalisht, në emër të Partisë Demokratike, duke filluar nga nesër do kërkojmë alokimin e një fondi të veçantë për të dëmshpërblyer 100% fermerët”, tha deputeti demokrat.
“Ndryshe ata e kanë të pamundur të mbijetojnë. Kjo është një mënyrë e të bërit të opozitës nëpërmjet Parlamentit. Sigurisht që do vijnë edhe ide, propozime, argumenta të tjera për të cilët në dy javët që vijnë derisa të kemi seancën ku paketa fiskale dhe buxheti do të kalojnë nen për nen, që do jetë dhe seanca përmbyllëse.
“Ajo që mund t’ju them është që në asnjë vend ku bëhet opozitë, Partia Demokratike nuk do të mungojë”, shtoi Bozdo. -

DOKUMENTI/ Babai aplikon, vajza inspektore i firmos projektin. Si përfitoi 150 milionë lekë drejtuesi i FRPD nga fondet e AZHBR për bujqësinë
Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja.
Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK.Top Channel
-

“Dhjetëra hektarë tokë bujqësore, nën ujë”/ Përmbytjet në Berat, reagon Eno Bozdo: Hajdutëria nuk paska fund
Dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Dimal e Kuçovë mbyten nën ujë, një panoramë e trishtë e dështimit shtetëror para syve të qytetarëve.
Kështu shkruan në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Eno Bozdo. Përmbytjet nuk janë më fatkeqësi natyrore, janë pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit dhe neglizhencës së pushtetit vendor e qendror, që prej vitesh raporton punë të bëra vetëm në letra, ndërsa kanalet kulluese mbeten të bllokuara, shkruan ai.
Bozdo ngre alarmin për situatën dramatike dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për fermerët e goditur.
Reagimi i plotë:
Me dhjetëra hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Beratit, e në veçanti Dimal dhe Kuçovë, tashmë janë nën ujë.Fermerët po vuajnë përmbytjet jo vetëm si pasojë e motit të ngarkuar, por sepse askush, as bashkitë dhe as qeveria, prej vitesh nuk janë kujdesur të pastrojnë kanalet kulluese.
Edhe më rëndë akoma, paratë janë dhënë, puna shënohet e bërë derisa vjen përmbytja e radhës. Hajdutëria nuk paska fund! Fermerët kërkojnë ndihmë të menjëhershme për zhbllokimin e kanaleve dhe veprave kulluese.
Gjithashtu nevojitet alokimi nga buxheti i financave për të mbuluar humbjet e tyre si pasojë e përmbytjes. Nevojitet që ndihma financiare të jetë brenda këtij viti, e plotë dhe e menjëhershme!