Tag: kualifikueset

  • Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kombëtarja rinis përgatitjet në shtëpi për sfidën me Letoninë

    Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kombëtarja rinis përgatitjet në shtëpi për sfidën me Letoninë

    Kombëtarja shqiptare është rikthyer në shtëpi nga transferta e Gjibraltarit mbrëmjen e të premtes dhe këtë të shtunë ka zhvilluar stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Letonisë.
    Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime fizike dhe skema teknike me seancën stërvitore që zgjati për më shumë se 1 orë mes palestrës dhe fushës. Grupi ishte i plotë, përveç Myrto Uzunit, i cili u stërvit i diferencuar, për shkak të një problemi në kofshë, që po mbahet nën monitorimin e stafit mjekësor e që sipas analizave paraprake nuk është serioze.
    Ditën e diel skuadra do të stërvitet sërish në Shtëpinë e Futbollit në orën 17:00 me 15 minutat e para që do të jenë të hapura për median.
    Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).

  • KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro

    KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro

    Janë luajtur këtë mbrëmje 3 ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në grupin H, Bosnja ka fituar 0-6 në transfertë ndaj San Marino. Boshnjakët kryesojnë grupin me 12 pikë në 4 ndeshje, por ende nuk janë përballur me rivalin kryesor, Austrinë.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria ka fituar 1-0 ndaj Qipros, në sfidën e luajtur në Linz. Golin vendimtar për austriakët e shënoi Marcel Sabitzer nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-të. Një episod i veçantë ka ndodhur në pjesën e fundit të ndeshjes, e cila u ndërpre për disa çaste për shkak të një grope të madhe të hapur në fushë. Gjithsesi situata u zgjidh direkt, me një kovë dhe, dhe gropa u mbulua. Ndeshja vazhdoi normalisht deri në fund, Austria fitoi 1-0. Bosnja kryeson me 12 pikë, Austria ndjek me 9 pikë, më pas vijnë Rumania me 6 pikë, Qipro me 3 dhe San Marino me 0 pikë.
    Në grupin F, Hungaria shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund u barazua 2-2 nga Republika e Irlandës. Në sfidën e luajtur në Dublin, hungarezët shënuan dy gola të shpejtë me Varga dhe Sallai brenda 15 minutave të para.
    Në pjesën e dytë, fillimisht vendasit ngushtuan shifrat me Ferguson dhe në kohën shtesë erdhi barazimi me golin e Idah në 90+3. Hungarezët luajtën thuajse gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi autori i golit të dytë, Sallai, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia fitoi në transfertë 0-5 ndaj Armenisë.

  • KUALIFIKUESET | Italia e Gattusos e nis me goleadë. Mbappe buzëqesh te Franca dhe barazon Henry, tani synon Giroud!

    KUALIFIKUESET | Italia e Gattusos e nis me goleadë. Mbappe buzëqesh te Franca dhe barazon Henry, tani synon Giroud!

    5 Shtator 2025

    23:04

    Telesport

    Italia e Gattusos e nis me sukses dhe mund 5-0 skuadrën e Estonisë me gjithë golat e shënuar pjesën e dytë. Axurrët ndryshuan fytyrë 45′ e dyta teksa ishte Kean ai që hapi festivalin dhe më pas erdhën edhe 4 gola me Retegui dhe Raspadori, sërish Retegui dhe në fund Bastoni.
    Mbappe vazhdon të shënojë rregullisht në këtë start të sezonit dhe e ka bërë edhe me fanellën e Francës. Këtë radhë, duke dhënë një sinjal të qartë se shumë shpejt do të hyjë në librat e rekordeve të “Gjelave”. Ai gjeti golin në takimin e sotëm në kualifikueset e Botërorit përballë Ukrainës, duke shënuar golin e rezultatit 2-0 në pjesën e dytë. Goli i parë i shënuar nga Olise.
    Tani janë 51 gola me Francën në 91 ndeshje të luajtura, duke barazuar legjendën Henry i cili kishte shënuar këtë numër golash në 123 ndeshje blutë. Para Mbappe mbetet vetëm një lojtar, Olivier Giroud, i cili mban rekordin për Francën me 57 gola të shënuar në 137 ndeshje me të.

  • SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror

    SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror

    Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, kanë hyrë në një fazë vendimtare.

    Japonia ishte e para që kualifikohej më 20 mars, ndërsa pas saj e siguruan biletën edhe Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai.
    Amerika e Jugut ka mbyllur tashmë pjesën më të madhe të procesit. Tre biletat e fundit automatike u ndanë të enjten, kur humbja e Venezuelës 3-0 ndaj Argjentinës i dha dritën jeshile Uruguait, Kolumbisë dhe Paraguait. Ata i bashkohen Brazilit, Ekuadorit dhe Argjentinës që ishin kualifikuar më herët.
    Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, të martën, mbetet për t’u vendosur vetëm kush do të shkojë në playoff ndërkombëtar.
    Venezuela është aktualisht e shtata, një pikë mbi Bolivinë, dhe një fitore ndaj Kolumbisë do ta mbyllte çështjen. Megjithatë, edhe një barazim mund të mjaftojë, nëse Bolivia nuk arrin të fitojë ndaj Brazilit në La Paz.
    Për Bolivinë detyra është thuajse e pamundur: duhet të fitojë patjetër dhe të shpresojë se Venezuela nuk shkon më larg se barazimi.
    Në Evropë, kualifikueset nisën më 21 mars dhe do të zgjasin deri në nëntor të vitit 2025. 54 shtete po marrin pjesë, me përjashtim të Rusisë që mbetet e pezulluar për shkak të luftës në Ukrainë.
    Sistemi i garës parashikon 12 grupe, ku fituesit do të kualifikohen direkt, ndërsa skuadrat e vendit të dytë do të shkojnë në playoff. Katër bileta të tjera do të ndahen në mars 2026 përmes një sistemi të veçantë që përfshin edhe fituesit e Ligës së Kombeve.
    Në Afrikë mbeten edhe katër raunde ndeshjesh, por mund të ketë surpriza javën e ardhshme me emrat e parë që sigurojnë pjesëmarrjen.
    Ndërkohë, në Azi gjashtë skuadra e kanë vulosur tashmë pjesëmarrjen, ndërsa raundi tjetër nis në tetor.
    Oqeania ka përfunduar procesin me Zelandën e Re të kualifikuar direkt dhe Kaledoninë e Re që shkon në playoff.
    Botërori 2026 do të jetë edicioni i parë me 48 ekipe pjesëmarrëse. Deri tani, përveç tre vendeve pritëse, janë zbuluar vetëm 13 kombëtare të tjera, ndërsa gara nëpër kontinente premton një fund dramatik për vendet e mbetura.

    Top Channel

  • Ndeshja Itali-Izrael për kualifikueset e Kupës së Botës ishte vënë në dyshim, Ministria e Brendshme: Do të luhet sipas planit

    Ndeshja Itali-Izrael për kualifikueset e Kupës së Botës ishte vënë në dyshim, Ministria e Brendshme: Do të luhet sipas planit

    Ministria e Brendshme Italiane informoi se ndeshja e futbollit Itali-Izrael, e planifikuar për 14 tetor në stadiumin e Udines për kualifikueset e Kupës së Botës, do të luhet sipas planit.
    Ky është konfirmimi që vjen zyrtarisht, duke garantuar se asnjë spostim nuk do të ketë, qoftë në stadium, ashtu edhe në orarin apo ditën e ndeshjes.

    Kryebashkiaku i Udines, Felice De Toni, kishte shprehur shpresën e tij në një intervistë për shtyrjen e ndeshjes për shkak të shqetësimeve për rendin publik. Por duket se shqetësimi i tij apo i qytetarëve të tjerë nuk është marrë parasysh.
    Trajneri i axurrëve, Gennaro Gattuso, iu rikthye gjithashtu temës në konferencën për shtyp: “Itali-Izrael? Unë jam njeri i paqes dhe më thyhet zemra kur shoh civilë dhe fëmijë të prekur; më thyhet zemra. Por ne kemi një punë për të bërë dhe federata po punon shumë për të gjetur zgjidhje dhe për të krijuar një ndeshje të përsosur në Udine, përfshirë edhe nga pikëpamja e sigurisë. Detyra jonë është të bëjmë punën tonë, por shpresoj të arrijmë një zgjidhje paqësore, jo vetëm në Izrael. Është diçka që më godet në zemër dhe më thyen zemrën. Izraeli është në grupin tonë, ne duhet të luajmë, të përballemi me të”, përfundoi Gattuso.

  • Kualifikueset ndaj Zvicrës dhe Suedisë, publikohet lista e kombëtares së Kosovës

    Kualifikueset ndaj Zvicrës dhe Suedisë, publikohet lista e kombëtares së Kosovës

    Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shpallur sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet vendimtare të muajit shtator, në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës 2026. Dardanët fillimisht do të udhëtojnë drejt Zvicrës më 5 shtator, ndërsa tri ditë më pas do të presin në Prishtinë kombëtaren e Suedisë.
    Në listën e publikuar, trajneri gjerman ka përfshirë 26 futbollistë, duke u mbështetur në përvojën e ‘senatorëve’ si Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Valon Berisha dhe Mërgim Vojvoda.
    Përveç tyre, ka edhe emra të rinj e premtues, mes të cilëve Leon Avdullahu, Veldin Hodza, Dion Gallapeni, Florian Haxha dhe Baton Zabërxha, të cilët pritet të sjellin freski dhe energji në kombëtaren kosovare.

    Në listën rezervë, Foda ka edhe futbollistë të tjerë të talentuar, përfshirë Faton Maloku, Leard Sadriu, Ron Raqi, Andi Hoti, Donat Rrudhani, Kreshnik Hajrizi, Ismet Lushaku, Behar Neziri, Kreshnik Krasniqi, Lirjon Abdullahu, Bledian Krasniqi dhe Rilind Nivokazi. Ata do të jenë të gatshëm në rast nevoje.
    Kosova iu beson lojtarëve të kompletuar dhe sprovuar, shkon me ambicie të qarta në dy kualifikueset vendimtare të shtatorit, duke synuar përparim në rrugën drejt Botërorit 2026.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

    Kualifikueset e Botërorit 2026/ Programi i Kombëtares, nga shpallja e listës te seanca e parë stërvitore

    Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.
    Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

    Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator.
    Ndeshja miqësore Gjibraltar – Shqipëri do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00.
    Ndërsa ndeshja Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
    Programi

  • Gjashtë ndeshje, kualifikueset e Botërorit ‘ngelin’ Shqipërinë

    U luajtën sot 6 takime të fushatës kualiifkiuese për Kupën e Botës 2026 për zonën europiane. Në Grupin k Shqipëria baraoi 1-1 në Riga me letoninë ndërsa Serbia mposhti 3-0 Andorrën.

    Në Grupin H, Rumania mbylli llogaritë me Qipron që në pjesën e parë me shifrat 2-0. Të njëtën gjë bëri në këtë grup edhe Austria teksa shënoi 4 herë ndaj San marinos.

    Ndërkohë në GrupinG Ssupersfida i takoi asaj të luajtur në Finlandë me vendasit të cilët mundën Poloninë 2-1. Po në këtë grup Holanda mposhti thellë Maltën 8-0.

    Vazhdo leximin

  • Letoni-Shqipëri/ Nis dueli në Riga, kuqezinjtë duan suksesin e radhës në kualifikueset e Botërorit

    Letoni-Shqipëri/ Nis dueli në Riga, kuqezinjtë duan suksesin e radhës në kualifikueset e Botërorit

    Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.
    Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.
    Trajneri Silvinjo për këtë ndeshje ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojte duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme. Por ndërkohë, ka bërë një tjetër ndryshim taktik në krahun e djathtë, duke hedhur në fushë Ballin në vend të Hysajt.
    Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në krahasim me ndeshjen e luajtur ndaj Serbisë pak ditë më parë në Tiranë.