Tag: kualifikueset

  • Shqipëri-Serbi, histori e gjatë rivalitetesh dhe sfidash futbollistike ndër dekada

    Shqipëri-Serbi, histori e gjatë rivalitetesh dhe sfidash futbollistike ndër dekada

    Në prag të përballjes së shumëpritur të nesërme në Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, historia mes kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë (duke përfshirë edhe ndeshjet ndaj ish-Jugosllavisë), natyrshëm rrjedhin kujtime të forta, emocione dhe sfida të mbushura me tension sportiv e historik.

    Bilanci i përgjithshëm historikNë total, kuqezinjtë dhe kombëtarja serbe/jugosllave janë përballur 8 herë, me këtë bilanc:Fitore e Shqipërisë: 1Barazime: 2Humbje të Shqipërisë: 5Golavarazhi: 7 gola të shënuar – 15 të pësuarPërqindja e fitoreve kuqezi: 25%Mesatarja e golave për ndeshje: 0.87 të shënuar / 1.87 të pësuar
    Përballjet sipas kompeticioneveKualifikueset e Kupës së Botës: 1 ndeshje → 1 fitore, 0 barazime, 0 humbje (golavarazh 3–0).Kualifikueset e Kampionatit Europian: 4 ndeshje → 1 fitore, 0 barazime, 3 humbje (golavarazh 3–8).Ndeshje miqësore dhe turne të tjerë: 3 ndeshje → 0 fitore, 1 barazim, 2 humbje (golavarazh 1–4).
    Historia e përballjeve direkte7 tetor 1946, Tiranë: Shqipëri-Jugosllavi 2–3Kampionati Ballkanik dhe Qendror Europian 1946
    14 shtator 1947, Tiranë: Shqipëri–Jugosllavi 2–4Kampionati Ballkanik 1947
    27 qershor 1948, Beograd: Jugosllavi–Shqipëri (ndeshje e papërfunduar)Kampionati Ballkanik 1948
    14 maj 1967, Tiranë: Shqipëri–Jugosllavi 0–0Kualifikueset e “Euro 1968”, Grupi 4
    12 nëntor 1967, Beograd: Jugosllavi–Shqipëri 4–0Kualifikueset e “Euro 1968”, Grupi 4
    14 tetor 2014, Beograd: Serbi–Shqipëri 0–3 (në tavolinë, ndeshje e ndërprerë në barazim 0-0)Kualifikueset e “Euro 2016”, Grupi I
    8 tetor 2015, Elbasan: Shqipëri–Serbi 0–2Kualifikueset e “Euro 2016”, Grupi I
    7 qershor 2025, Tiranë: Shqipëri–Serbi 0–0Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Grupi K
    Vështrim i përgjithshëm historikNga përballjet e para ndaj ish-Jugosllavisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, tek sfidat dramatike të viteve 1960 dhe ato plot tension të shekullit të 21-të, ky duel ka qenë gjithmonë më shumë se një ndeshje futbolli. Fitorja historike në Beograd në vitin 2014, e dhënë në tavolinë nga CAS i Lozanës, mbetet momenti më i veçantë në historinë e këtij rivaliteti.
    Në prag të takimit të nesërm në Leskovac, Shqipëria kërkon të rrisë “valencat” e veta në historinë e përballjeve me Serbinë, ndërsa të dyja kombëtaret luftojnë për vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit 2026, për të marrë pjesë në “play off” dhe shpresuar shkuarjen në finalet e Botërorit të vitit të ardhshëm.

  • Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Rikthehen kualifikueset e botërorit, teksa këtë të enjte u luajtën disa ndeshje që prodhuan rezultate interesante. Asnjë problem për Austrinë, me të besuarit e Ragnick që mundën pastër 10-0 modestët e San Marinos, duke bërë kështu që të jenë në krye të klasifikimit në grupin H.  Në këtë grup, barazim 2-2 mes Bosnje-Hercegovinës dhe Qipros.
    Në grupin L, spikat humbja 4-0 e Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Çeki-Kroaci u mbyll pa gola në Pragë.

    Në grupin G, Holanda argëtohet në Maltë dhe merr një sukses 0-4. Ia del edhe Finlanda, në Helsinki triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Lituanisë.
    Img 7648
    © BalkanWeb

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    9 Tetor 2025

    21:35

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, zona e Europës.
    Në grupin H, Austria po udhëheq 6-0 ndaj San Marinos, Bosnja po fiton 1-2 në transfertë në Larnaca ndaj Qipros. Austria dhe Bosnja kryesojnë grupin me nga 15 pikë.
    Në grupin C, Danimarka po fiton 0-4 në transfertë ndaj Biellorusisë me dy gola nga Rasmus Hojlund, një nga Froholdt dhe një nga Dorgu, ndërsa Skoci-Greqi, sfidë e cila po luhet në Glsagow, është mbyllur në barazim pa gola.
    Në grupin L, Rep.Çeke po barazon pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që janë drejt fitores së tretë në grup, pasi po udhëheqin 2-0 ndaj Malit të Zi.
    Në grupin G, Holanda po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Maltës, falë penalltisë së saktë të Cody Gapko. Më herët në këtë grup,Finlanda fitoi 2-1 ndaj Lituanisë.
     

  • Rikthehen kualifikueset e Botërorit 2026, ja ndeshjet që nuk mund t’i humbisni sot

    Rikthehen kualifikueset e Botërorit 2026, ja ndeshjet që nuk mund t’i humbisni sot

    Rikthehen kualifikueset e Botërorit 2026-të. Sot në fushë do të zbresin 16 skuadra nga grupi C, G, H dhe L. Çekia do të përballet me Kroacinë ndërsa Holanda luan në transfertë me Maltën.
    GRUPI C
    BJELLORUSI – DANIMARKË ORA 20:45
    SKOCI – GREQI ORA 20:45
    GRUPI G
    FINLANDË-LITUANI ORA 18:00
    MALTË- HOLANDË ORA 20:45
    GRUPI H
    AUSTRI-SAN MARINO ORA 20:45
    QIPRO – BOSNJË ORA 20:45

  • Kualifikueset e Botërorit 2026 / Sfida me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

    Kualifikueset e Botërorit 2026 / Sfida me Serbinë, Kombëtarja zhvillon seancën e parë stërvitore në Shtëpinë e Futbollit

    Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

    Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.

    Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.

    Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.

    Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.

    Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Përjashtim i mundshëm i Serbisë nga Botërori, ndaj Shqipërisë si test…sigurie

    Përjashtim i mundshëm i Serbisë nga Botërori, ndaj Shqipërisë si test…sigurie

    Serbia dhe Shqipëria do përballen me 11 tetor në Leskovac, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e botërorit. Duke patur parasysh tmerrin e Beogradit vite më parë, sfida ndaj kuqezinjve do të jetë një test i rëndësishëm për serbët sa i takon aspektit të sigurisë.
    Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Nëse Serbia dështon të sigurojë mbarëvajtjen e ndeshjes dhe në rast se do ketë trazira, serbët mund të përjashtohen nga kualifikueset e botërorit.

    Një skandal i mundshëm nga tifozët, mund të sjellë pezullim deri në  2 vite për këtë përfaqësuese. Presioni sa vjen e rritet te Serbia, në prag të ndeshjes kualifikuese të botërorit.
     
    © BalkanWeb

  • UEFA bën ndryshimin surprizë, njofton vendin e ri për kualifikueset e Botërorit

    UEFA bën ndryshimin surprizë, njofton vendin e ri për kualifikueset e Botërorit

    Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.
    UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.
    Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.

  • Kualifikueset e Botërorit/ Triumfon Gjermania, argëtohen Spanja e Belgjika

    Kualifikueset e Botërorit/ Triumfon Gjermania, argëtohen Spanja e Belgjika

    Pas humbjes ndaj Sllovakisë, Gjermania ka marrë 3 pikë në sfidën ndaj Irlandës së Veriut, në përballjen e grupit A të mbyllur 3-1.
    Golit të Gnabryt iu përgjigj Price. Në pjesën e dytë Panzerat siguruan fitoren pas golave të Amirit dhe Wirtz.

    Në takimet e tjera, spikat goleada 0-6 e Spanjës ndaj Turqisë, ndërsa Belgjika mundi 6-0 Kazakistanin.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026 / Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë

    Kualifikueset e Botërorit 2026 / Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë

    Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026.

    Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde.

    Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.

    Ditën e nesërme, në orën 16:30, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në orën 17:30 ekipi do të zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes së të martës po në stadiumin “Air Albania”.

    Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.

    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).

    Vazhdo leximin

  • Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë

    Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën me Letoninë në Tiranë

    Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” para ndeshjes ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e kampionatit botëror 2026.
    Përgjatë sesionit u zhvilluan ushtrime fizike, u provuan skema të ndryshme taktike, si dhe goditje standarde.
    Sulmuesi Myrto Uzuni iu bashkua sot grupit përgjatë një pjese të stërvitjes, ndërsa në pjesën tjetër u stërvit i diferencuar.
    Ditën e nesërme, në orën 16:30, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ndërsa në orën 17:30 ekipi do të zhvillojë stërvitjen finale para ndeshjes së të martës po në stadiumin “Air Albania”. Më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve të Botërorit 2026, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe nis në ora 20:45.
    Biletat për sfidën zyrtare të kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026 mund t’i blini online në adresën ebileta.al si edhe në biletarinë fizike që ndodhet në hyrjen qendrore të stadiumit “Air Albania” në Tiranë (e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 18:00).