Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
Në portalin zyrtar të FSHF shkruhet se “Pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend.
Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare. Për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.
Ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara.
Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.
Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart.
FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm.
Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon të gjithë tifozët të vazhdojnë të jenë shembull sportiviteti dhe mbështetjeje korrekte për Kombëtaren, duke forcuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe duke kontribuar në një atmosferë të sigurt, të qytetëruar dhe pozitive në çdo ndeshje.”
Tag: kualifikueset
-

Kualifikueset e Botërorit: FSHF falënderon tifozët për sjelljen shembullore!
-

Po luanin ndeshjen vendimtare në kualifikueset e Botërorit, trajnerit dhe lojtarëve iu grabiten sendet luksoze në dhomat e zhveshjes
Turqia barazoi me Spanjën në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por gjatë ndeshjes trajneri dhe lojtarët u vodhën brenda dhomave të zhveshjes.
Sipas gazetës spanjolle MARCA, u vodhën ora dhe unaza, me një total prej mbi 300,000 eurosh. Alarmi u dha drejtpërdrejt nga personeli i ekipit kombëtar turk dhe policia spanjolle nisi një hetim të shpejtë, i cili ishte shumë i suksesshëm, pasi gjeti të gjitha sendet e humbura që i përkisnin stafit të trajnerit Montela dhe lojtarëve.Për më tepër, u identifikua një person potencialisht përgjegjës për vjedhjen, por megjithatë, hetimi mbetet i hapur për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit
17 Nëntor 2025
12:12
Alfred Lleshi
Erling Haaland ishte protagonisti i kualifikimeve europiane për Botërorin 2026, duke shënuar 16 gola dhe udhëhequr Norvegjinë drejt finaleve të Kupës së Botës pas 28 vitesh mungesë.
Sulmuesi i Manchester City shkëlqeu veçanërisht në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë, ku realizoi 5 gola, duke shënuar në të gjitha, 8 ndeshjet e luajtura. Pas tij, me nga 8 gola renditen tri legjenda europiane: Marko Arnautović (Austria), Memphis Depay (Holanda) dhe Harry Kane (Anglia).
Me 6 gola vijojnë Kevin De Bruyne (Belgjikë), Mikel Merino (Spanjë) dhe Andrej Kramarić (Kroaci). Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë rekorde, duke arritur në 41 gola në kualifikueset botërore, një rekord absolut në historinë e eliminatoreve të këtij kompeticioni. -

“Ndaj Shqipërisë tregojmë versionin më të mirë tonin”, Kane: Të mbyllim kualifikueset me rekord
Anglia kërkon të mbyllë kualifikueset pa pësuar gol dhe diçka të tillë e synon ndaj Shqipërisë, skuadër që ka shkuar në Play Off tashmë. Sulmuesi i “3 luanëve”, Harry Kane u shpreh se skuadra duhet të tregojë versionin më të mirë të saj.
“E di që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është një playoff, por ende nuk kemi pësuar gol dhe mendoj se është motivim i madh. Do të ishte speciale të mbyllnim kualifikueset pa pësuar gol.Gjithashtu duam të tregojmë nivelin tonë më të mirë dhe nëse e bëjmë, mendojmë se mund të mposhtim këdo në botë, nuk ka rëndësi kundërshtari që kemi përpara”.
Vetë Kane është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen, diçka që do ta vërë në shërbim të Kombëtares së “3 Luanëve”. “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit me fanellën e Anglisë dhe është e rëndësishme të fitojmë”-tha ai. -

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli
Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.
Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë.
Vazhdo leximin
-

Kualifikueset e Botërorit 2026, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri–Angli
Federata e Futbollit njofton se janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.
Shitja e biletave u zhvillua përmes një procesi aplikimi për rezervim, që u hap më 15 tetor. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë tifozët kishin mundësinë të aplikonin për biletat, të cilat u shpërndanë më pas përmes një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme.
Federata e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Arena Kombëtare’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe sa më pozitive.
Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve të Kombëtares, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin me pasion dhe krenari përfaqësuesen tonë. -

Kualifikueset e Kupës së Botës/Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë
Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00. -

Kualifikueset e Kupës së Botës, Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore në Spanjë para ndeshjes me Andorrën
Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.
Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.
Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drejt Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00.
Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Sylvinho dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp. -

VIDEO/ Danimarka mund Greqinë në kualifikueset e botërorit, fitojnë Kroacia e Polonia
Këtë të dielë u luajtën sfidat e radhës në kualifikueset e botërorit. Danimarka ia doli të triumfojë 3-1 ndaj Greqisë, në takimin e vlefshëm për grupin C.
Ky sukses bën që danezët të jenë në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa edhe Skocia e vendit të dytë.Në grupin L, asnjë problem për Kroacinë, me këta të fundit që mundën pastër 3-0 Gjibraltarin. Në grupin G, Polonia fiton 0-2 ndaj Lituanisë. Në grupin H, Austria bie 1-0 në Rumani.
© BalkanWeb -

KUALIFIKUESET, 45′ e para: Polonia shënon direkt nga goditja e këndit, Danimarka lë Greqinë jashtë Botërorit
12 Tetor 2025
21:30
Telesport
Kanë përfunduar pjesët e para të katër takimeve të mbrëmjes për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në “Copenhagen”, Danimarka po udhëheq 3-0 ndaj Greqisë. Rasmus Hojlund shënoi për danezët në minutën e 21-të, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga mbrojtësi grek. SHIKOGOLIN
Danezët shënuan në fund të pjesës së parë dy gola në dy minuta, Andersen 40′ dhe Damsgaard 41′.
Në Kaunas, Polonia po fiton 0-1 në transfertë ndaj Lituanisë. Për polakët shënoi Sebastian Szymanski direkt nga goditja e këndit në minutën e 15-të. SHIKOGOLIN
Në Varazdin, Kroacia po fiton 1-0 ndaj Gjibraltarit, me golin e Toni Fruk në minutën e 30-të. Në sfidën e fundit, barazim pa gola mes Rumanisë dhe Austrisë.