Tag: kualifikuese

  • Kupa e Botës 2026, kualifikuese/ Kosova e nis nga Zvicëra, në fushë 20 përfaqësuese

    Kupa e Botës 2026, kualifikuese/ Kosova e nis nga Zvicëra, në fushë 20 përfaqësuese

    Sot 5 shtator 2025, dhjetë ndeshje kualifikuese të zonës së UEFA-s për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Përballje të shumta me interes të shtuar për kombëtare të ndryshme. Në epiqendër dueli Zvicër- Kosovë i vlefshëm për Grupin B i cili zhvillohet në Bazel dhe do të gjykohet nga arbitri kryesor i UEFA-s polaku Simon Marsinjak. Në këtë grup me katër skuadra janë dhe Sllovenia e Suedia. Të sotmet janë takimet e para për të gjitha konkurentet e Grupit B.

    I vetmi takim në fushë asnjënase i takon duelit Ukrainë- Francë (në Poloni)

    Të gjitha takimet e kësaj të premtjeje startojnë në orën 20:45.

    20:45:

    Danimarkë- Skoci

    Ishujt Farore- Kroaci

    Greqi- Bjellorusi

    Islandë- Azerbajxhan

    Itali- Estoni

    Moldavi- Izrael

    Mal i Zi- Republika Çeke

    Slloveni- Suedi

    Zvicër- Kosovë

    Ukrainë- Francë/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjermania e nis me humbje, Spanja fiton lehtë në Bullgari dhe goli i…Gyler

    Gjermania e nis me humbje, Spanja fiton lehtë në Bullgari dhe goli i…Gyler

    Një surprizë e madhe dhe shumë konfirmime në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës për zonën e UEFA-s.

    Sllovakia e Kalzonës mundi Gjermaninë e Nagelsman me rezultatin 2-0, ndërsa Irlanda e Veriut fitoi jashtë fushe ndaj Luksemburgut. Spanja dhe Belgjika fituan lehtësisht ndërsa Holanda dhe Polonia barazuan 1-1. Më herët Turqia mposhti në transfertë Gjeorgjinë 2-3 një gol spektakolar u shënua nga Arda Gyler.

    Rezultatet e 8 takimeve të ditës së sotme të fushatës kualifikuese të zonës së UEFA-s për Botërorin 2026:

    Kazakistan- Uells 0-1

    Gjeorgji- Turqi 2-3

    Lituani- Maltë 1-1

    Bullgari- Spanjë 0-3

    Litenshtejn- Belgjikë 0-6

    Luksemburg- Irlandë e Veriut 1-3

    Holandë- Poloni 1-1

    Sllovaki- Gjermani 2-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

    Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

    Disa grupe ende pa asnjë takim të luajtur, Shqipëria ka luajtur 4-ër…

    Pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nisin sot sfidat kualifikuese për Botërorin 2026 për zonën e UEFA-s.

    Në Grupin A kryesfida është ajo mes Sllovakisë dhe Gjermanisë ndërsa në këtë grup po sot takimi tjetër Luksemburg- Irlandë e Veriut.

    Grupi E sheh në fushë duelet Gjeorgji- Turqi dhe Bullgari Spanjë. Në Grupin G, Holandë- Poloni dhe Lituani- Maltë. Në Grupin J dy takimet e sotme i përkasin; Kazakistan- Uells dhe Lietenshtejn- Belgjikë.

    Programi i 8 takimeve të ditës së sotme të fushatës kualifikuese të zonës së UEFA-s për Botërorin 2026:

    Kazakistan- Uells 16:00

    Gjeorgji- Turqi 18:00

    Lituani- Maltë 18:00

    20:45

    Bullgari- Spanjë

    Litenshtejn- Belgjikë

    Luksemburg- Irlandë e Veriut

    Holandë- Poloni

    Sllovaki- Gjermani/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Botës/ Shqipëria nis me pjesën e dytë kualifikuese, fillimisht testi me Gjibraltarin

    Kupa e Botës/ Shqipëria nis me pjesën e dytë kualifikuese, fillimisht testi me Gjibraltarin

    Do të luajë shanset e pakta kualifikuese në Grupin K, zona e UEFA-s për Botërorin 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë). Shqipëria teksa ka zhvilluar 4 takime e ka grumbulluar 5 pikë është në prag të takimit të radhës me Letoninë në “Air Albania Stadium” më 9-të shtator.

    Në grup me Anglinë (9 pikë të plota në 3 ndeshje), Serbinë (4 pikë, dy ndeshje) Letoninë (4 pikë, 3 ndeshje) dhe Andorrën (0 pikë, 4 ndeshje) beteja për vendin e dytë që të dërgon në play off, bëhët e vështirë.

    Duket se dy ishin momentet kryesore në humbjen e pikëve eventuaisht të kapshme. Penalltia e humbur nga Manaj në barazimin 0-0 me Serbinë dhe barazimi në Riga me Letoninë 1-1.

    Nesër kuqezinjtë zbresin në fushë për testin me Gjibraltarin (18:00) përpara se të nisin me fushatën e 4 takimëve të mbetura të Grupit K./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Miqësorja me Gjibraltarin dhe sfida me Letoninë, Sylvinho publikon listën, fton 25 lojtarë, Ismajli nuk ia del

    Miqësorja me Gjibraltarin dhe sfida me Letoninë, Sylvinho publikon listën, fton 25 lojtarë, Ismajli nuk ia del

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë.
    Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë.

    Lista e plotë:
    Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku
    Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.
    Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
    Lista

  • Vllaznia bën me ‘zemër’, në fund arrin fitoren kualifikuese

    Vllaznia bën me ‘zemër’, në fund arrin fitoren kualifikuese

    Ndeshja e kthimit në Riga për Vllazninë rezultoi një trill i vërtetë. Nisur nga ndeshja e parë 0-1 shkodranët e panë vetën përpara në të 22 me Mensah mirpo në të 33 dhe 35 vendasit e Daugavpils përmbsën duke udhëhequr 2-1. Në fund të fraksionit të parë Andre Jago lëshon goditjen vrastare për 2-2.

    Në të dytën shkodranët e Edi Martinit falë këmbënguljes por dhe stabilitetit në prapavijë, shënuan dy herë me Dodaj e Mala duke marrë fitoren 2-4 e bashkë me të dhe biletën kualifikuese për në turin e dytë.

    Vazhdo leximin

  • Cilat ekipe u kualifikuan së fundi për Kupën e Botës 2026 dhe cilat u eliminuan?

    Cilat ekipe u kualifikuan së fundi për Kupën e Botës 2026 dhe cilat u eliminuan?

    Pesë herë kampionët Brazil konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës FIFA 2026, duke mposhtur Paraguain 1-0, falë një goli nga Vinicius Junior para një turme vendase të kënaqur në Sao Paulo.
    Duke luajtur nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, Selecao mori epërsinë në fund të pjesës së parë kur ylli i Real Madridit shënoi, duke i dhënë kënaqësinë e madhe 46,000 tifozëve në Corinthians Arena të martën.
    Në ndeshje të tjera të rëndësishme kualifikuese të Kupës së Botës, Palestina e shkatërruar nga lufta mbeti me zemër të thyer kur Omani barazoi nga një goditje penalltie deri në kohën shtesë në një ndeshje kualifikuese të Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) në Aman.

    Palestina ka luajtur ndeshjet e saj ndërkombëtare në fusha neutrale, duke përfshirë Jordaninë, Kuvajtin dhe Katarin. Lufta e Izraelit në Gaza, kontrolli dhe shkatërrimi i objekteve sportive në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar i kanë lënë lojtarët të paaftë të udhëtojnë dhe të luajnë në stadiumin e tyre “Faisal al-Husseini” në Ar-Ram, një qytet në verilindje të Jerusalemit të pushtuar.
    Palestina kishte nevojë për një fitore për të avancuar në raundin e katërt të kualifikimeve aziatike, dhe ekipi vendas mori epërsinë me golin e Oday Kharoub në fund të pjesës së parë. Essam al-Subhi barazoi me një penallti në minutën e 97-të dhe loja përfundoi në barazim, duke shkatërruar ëndrrën palestineze për një shans tjetër për të avancuar në raundin e katërt.
    Omani tani e ka zënë atë vend.
    Po cilat ekipe kanë konfirmuar vendet e tyre për Kupën e Botës FIFA 2026?
    Pas raundit të fundit të ndeshjeve kualifikuese, ja një vështrim mbi kandidatët e konfirmuar nga secili prej gjashtë rajoneve:
    Afrika: Asnjë nga 54 kombet e përfshira në kualifikuese nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë vendet e tyre pasi raundi i parë i ndeshjeve kualifikuese nuk përfundon deri më 16 tetor.
    Azia: Irani, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia dhe Japonia.
    Evropa: Asnjë. Ngjashëm me Afrikën, asnjë nga 54 ekipet evropiane që konkurrojnë për 16 vendet kualifikuese nuk i kanë konfirmuar vendet e tyre pasi ndeshjet e tyre të raundit të parë do të luhen deri më 18 nëntor.
    Amerika e Veriut, Qendrore dhe Karaibet: Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara. Meqë organizatorët e Kupës së Botës kanë siguruar tre vende, kanë mbetur vetëm tre për t’u fituar, me verdiktin që do të jepet më 18 nëntor.
    Oqeania: Zelanda e Re. Me një vend dhe 11 vende që konkurrojnë për të, Zelanda e Re doli fituese dhe siguroi një vend duke fituar finalen e raundit të tretë të play-off kundër Kaledonisë së Re më 24 mars.
    Amerika e Jugut: Argjentina, Brazili dhe Ekuadori.

    Cilat ekipe të mëdha janë eliminuar nga kualifikimi për Kupën e Botës FIFA 2026?
    Kili, i treti në vitin 1962, është ndër emrat më të mëdhenj të konfirmuar se janë jashtë Kupës së Botës së ardhshme.
    Ndërsa Kina nuk konsiderohet një fuqi futbolli në Azi, fokusi i vendit në zhvillimin e futbollit në shtëpi dhe në shikimin e ekipit të saj kombëtar të garojë në një tjetër Kupë Bote që nga viti 2002 u shua më 5 qershor.
    Cilat ekipe mund të kualifikohen ende për Kupën e Botës FIFA 2026?
    Përveç nëntë vendeve afrikane dhe 16 vendeve evropiane që janë ende plotësisht të lira, ekipet e mëposhtme janë në garë për një vend në Kupën e Botës:
    Azia: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezia, Iraku dhe Omani po garojnë për dy vende direkte në Kupën e Botës dhe një vend në play-off-in ndërkontinental.
    Amerika e Jugut: Uruguai, Paraguai, Kolumbia, Venezuela dhe Bolivia do të garojnë për tre vendet e mbetura në Kupën e Botës, ndërsa Peruja mund të kualifikohet vetëm për play-off-in ndërkontinental.
    Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet: Hondurasi, Bermuda, Kosta Rika, Trinidad dhe Tobago, Kuraçao, Haiti, Panamaja, Nikaragua, Xhamajka, Guatemala, Surinami dhe El Salvadori kanë avancuar në raundin e tretë, nga ku tre ekipe do të kualifikohen direkt për Kupën e Botës. Tre ekipet e dyta nga secili grup do të garojnë për një vend në play-off-et ndërkontinentale.
    Oqeania: Kaledonia e Re është kualifikuar për play-off-et ndërkontinentale.
    Kur do të konfirmohen të gjitha ekipet për Kupën e Botës FIFA 2026?
    Jo deri më 31 mars 2026. Duke pasur parasysh se raundi kualifikues evropian zgjat deri në mars, dhe finalet ndërkontinentale të play-off-eve janë planifikuar gjithashtu për të njëjtin muaj, nuk do t’i dimë 48 ekipet përfundimtare për Kupën e Botës deri më pak se tre muaj para turneut.

    Kur është Kupa e Botës FIFA 2026?
    Turneu fillon në Mexico City më 11 qershor dhe përfundon me finalen në New Jersey më 19 korrik. /tesheshi.com/

  • Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

    Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do të bëjë të ditur të hënën emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 që do të luhen muajin e ardhshëm.
    Bëhet fjalë për sfidën kundër Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe ajo kundër Letonisë më 10 qershor në Riga.
    Të dyja janë përballje të rëndësishme për ecurinë e “kuqezinjve” në synimin për të debutuar në Kupën e Botës që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Kanada e Meksikë.
    Shqipëria ka 3 pikë pas 2 sfidave të para.

  • Disfatë në Londër, Shqipëria humbet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

    Disfatë në Londër, Shqipëria humbet në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit

    Shqipëria humbet ndeshjen e parë të eleminatoreve për Kupën e Botës 2026, teksa mundemi 2-0 nga Anglia në Wembley.
    Në mitikun Wembley të pushtuar nga tifozët kuqezinj, ndeshja nisi me një kontroll asfikses të topit nga skuadra angleze. Pasime të shumta dhe një ritëm i lartë nga “Tre Luanët”, që detyruan kuqezinjtë e Sylvinhos të luanin në gjysëmëfushën e tyre.
    Goli dukej çështje kohe dhe në fakt kështu ishte, pasi do të vinte minuta e 19, aty ku një vertikalizim i saktë nga Bellingham do të nxirrte të lirë 18 vjeçari debutues Lewis-Skelly që godet saktë për sjellë golin e parë të Anglisë në këto kualifikuese nën drejtimin e Thomas Tuchel.Skelly bëhet lojtari më i ri që shënon në debutim me përfaqësuesen angleze.
    Ekipi ynë mundohet të reagojë në të 28, por ishim të pafat teksa topi devijuar në këmbët e Burn shkon në traversë. Anglia tenton të dyfishojë shifrat në të 35, aty ku Bellingham pati një shans të artë, por Strakosha neutralizoi mjaft mirë gjithçka. Fundi i fraksionit të parë foli sërish për të besuarit e Tuchel, aty ku Bellingahm, Kane dhe Burn iu afruan ndjeshëm golit, por Starkosha dhe fati ishte në anën e kuqezinjve, duke bërë që Shqipëria të shkojë në pushimin e pjesëve me disavantazhin e vetëm një goli.
    Në pjesën e dytë ritmi mbetet i njëjtë me vendasit që dominojnë në kontrollin e lojës, ndërsa ekipi ynë mendon thjesht të mbrohet. Broja do të ishte lëvizja e parë e Sylvinhos pas më shumë se sa 1 ore lojë. Dhe pikërisht futja e Brojës i dha kuqezinjve më shumë kreativitet përpara, me gjigandin që u mundua të ishte aktiv, duke vendosur në vështirësi në disa momente prapavijën e anglezëve. Një Angli jo e bukur në pjesën e dytë na ndëshkon sërish me sulmuesi kryesor të saj Harry Kane, që në minutën e 77, i shpëton mbulimit të Ajetit e nuk fal për ta çuar topin në rrjetë.
    Përfundimisht mbyllet 2 me 0 në Wembley për “Tre Luanët”, e nisim me humbje fushatën e eleminatoreve drejt Botërorit 2026, ndërsa të hënën ndaj Andorrës në Tiranë do të kemi shansin për të marrë pikët e para.

  • Kualifikuese Grupi K, Shqipëri-Andorrë zbardhen formacionet

    Kualifikuese Grupi K, Shqipëri-Andorrë zbardhen formacionet

    Final:

    Shqipëri-Andorrë 3-0 (Manaj 9′, 20′, Uzuni 90+2′)

    Pas pak në ‘Arena Kombëtare’ Shqipëri-Andorrë (20:45) për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Risi në formacionin kuqezi, debuton nga minuta e parë Julian Shehu. Nga starti edhe sulmuesit Armando Broja e Rei Manaj. Sikundër dhe Arbër Hoxha