Tag: kualifikuese

  • Kualifikuese 2026/ Sytë nga Shqipëria, pjesa tjetër e Europës me duele të…lexueshme

    Kualifikuese 2026/ Sytë nga Shqipëria, pjesa tjetër e Europës me duele të…lexueshme

    Shqipëria në Leskovac për përballjen me Serbinë në orën 20:45. Aty ku një komb i tërë pret të shohë skuadrën më të mirë kuqezi të këyre viteve të fundit… Në orën 15:00 u zhvillua ndeshja tjetër e Grupit K aty ku Andorra arriti të ndalë Letonën në Riga 2-2.

    Ndërkohë ndeshjet e tjera sipas grupeve të parashikuara për sot luhen në orën 18:00 (dy takime) dhe në 20:45. Portugalia, Spanja, Norvegjia, luajnë në shtëpi dhe në letër konsiderohen skuadra që mund të bëjnë nga tri pikë. Po ashtu Italia e Gatuzos e cila e ka detyrim fitoren në Tallin me Estoninë vendase.

    Ndeshjet e sotme, zona e UEFA-s kualifikuese Botërori 2026

    Letoni- Andorrë 2-2

    Hungari-Armeni 18:00

    Norvegji- Izrael 18:00

    20:45

    Portugali- Irlandë

    Estoni- Itali

    Spanjë- Gjeorgji

    Bullgari- Turqi

    Serbi- Shqipëri/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ja çfarë i duhet Italisë për të siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    Ja çfarë i duhet Italisë për të siguruar kualifikimin direkt në Kupën e Botës 2026

    Italia do të luajë sonte ndeshjen e pestë kualifikuese për Kupën e Botës 2026, në transfertë në Tallinn ndaj Estonisë. Për “axurrët” e drejtuar nga Gennaro Gattuso vlen vetëm fitorja. Po ashtu, italianët shpresojnë që Norvegjia të lërë pikë në përballjen në Oslo ndaj Izraelit.
    Që Italia të përfundojë në krye të grupit dhe të kualifikohet direk për në Kupën e Botës, Norvegjia do të duhet të humbasë pikë në njërën nga dy ndeshjet e saj të ardhshme, dhe “Axurrët” gjithashtu do të duhet të fitojnë të katër ndeshjet e mbetura, përfshirë ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese kundër norvegjezve në nëntor.
    Nëse Norvegjia fiton të dyja dy ndeshjet e saj të ardhshme, Italia do të ketë ende një shans të vogël për t’u kualifikuar automatikisht, por kjo kërkon fitoren e të gjitha ndeshjeve të mbetura kualifikuese, përfshirë atë kundër Norvegjisë në nëntor, dhe përmbysjen e një diference golash prej +16 gjatë katër ndeshjeve të ardhshme.
    Në rast se Italia përfundon e dyta në grup, atëherë do të kërkojë biletën për në Botëror përmes play-offit. Norvegjia aktualisht ka 15 pikë të plota në 5 ndeshje, Italia 9, por një ndeshje më pak.

  • Botërori 2026, kualifikuese/ Kosova pret Slloveninë, Zvicëra në Solna ndaj Suedisë

    Botërori 2026, kualifikuese/ Kosova pret Slloveninë, Zvicëra në Solna ndaj Suedisë

    Ndeshje të tjera kualifikuese të zonës UEFA për Botërorin SHBA- Kanada- Meksikë 2026. Nisin në orën 16:00 me takimin Kazakistan- Lietenshtejn për të vijuar në orën 20:45 me 7 sfidat e tjera.

    Në krye qëndron ndeshja Kosovë-Slloveni e cila është e inkudruar në Grupin B së bashku me Zvicrën dhe Suedinë të cilat përplasin ‘brirët’ në Solna teksa gjykon anglezi Entoni Tejlor. Ajo luhet në Prishtinë në stdaiumin “Fadil Vokrri” dhe do të arbitërohet nga italiani Marko Guida. Paralelisht në fushë edhe kombëtare të tilla si Franca, Gjermania,Belgjika, Maqedonia e Veriut.

    Programi për sot:

    Kazakistan-Lietenshtejn 16:00

    20:45

    Kosovë- Slloveni

    Suedi- Zvicër

    Francë-Azerbajxhan

    Gjermani- Luksemburg

    Belgjikë-Maqedoni e Veriut

    Islandë- Ukrainë

    Irlandë e Veriut-Sllovaki/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kualifikuese, atmosferë pozitive dhe besim tek Dardanët për fitore kundër Sllovenisë

    Kualifikuese, atmosferë pozitive dhe besim tek Dardanët për fitore kundër Sllovenisë

    Kosova ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Trajneri Franco Foda është përqendruar në aspektin taktik, duke punuar mbi detajet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme. Atmosfera në kampin dardan është tejet pozitive, derisa përkushtimi i futbollistëve dhe besimi në fitore është maksimal.
    Një optimizëm të tillë e shfaqën edhe Foda dhe portieri Arijanet Muriq në konferencën për media.

    Foda ka konfirmuar se ndaj Sllovenisë nuk do të jetë në dispozicion mbrojtësi Lumbardh Dellova për shkak të lëndimit, ndërsa ka theksuar se pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje shumë të mirë fizike
    © BalkanWeb

  • Kualifikuese Botërori/ Kosovë-Slloveni, gjykon një italian

    Kualifikuese Botërori/ Kosovë-Slloveni, gjykon një italian

    Kosova do të kërkojë rezultat pozitiv ndaj Sllovenisë të premten, në sfidën kualifikuese të botërorit.  Në takimin që do luhet në “Fadil Vokrri”, arbitër kryesor do të jetë Marco Guida.  Gjyqtari italian do të ketë ndihmën e Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti, ndërsa gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë Daniele Chiffi.
    Sistemi VAR do të monitorohet nga Marco Di Bello, ndihmës i tij në AVAR do të jetë Valerio Marini.

    Ekipi i Fodas deri tani ka grumbulluar 3 pikë dhe është në vendin e dytë.
    © BalkanWeb

  • “Për fitore ndaj Sllovenisë”, Muric: Në kualifikuese, le të tregojmë forcën

    “Për fitore ndaj Sllovenisë”, Muric: Në kualifikuese, le të tregojmë forcën

    “Për fitore ndaj Sllovenisë”, Muric: Në kualifikuese, le të tregojmë forcënBashkë me trajnerin Foda, në konferencë para Sllovenisë, u shfaq edhe portieri Aro Muric.
    “Jam shumë i lumtur me paraqitjen time. Nesër pres fitore, do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Nëse kthehemi në kohë, atëherë gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar shumë”.
    “Kemi …

  • “Stadiumi do na motivojë për fitore ndaj Letonisë”/ Ndeshja kualifikuese, flet futbollisti: Rruga për Botëror e gjatë

    “Stadiumi do na motivojë për fitore ndaj Letonisë”/ Ndeshja kualifikuese, flet futbollisti: Rruga për Botëror e gjatë

    Shqipëria synon 3 pikët ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit. Para këtij takimi ka treguar këndvështrimin e tij, mesfushori i kuqezinjve, Qazim Laçi.
    “Duhet patjetër 3 pikëshi, duhet të futemi nga minutat e para deri në minutat e fundit me zemër dhe me shpirt që ta marrim këtë fitore. Serbia është disa pikë përpara, por mos të harrojmë që rruga është e gjatë dhe qëllimi ynë është që të shkojmë në Botëror.”
    “E vërtetë që kishim pak vështirësi në finalizim të aksioneve. Në gjithë këtë kohë kemi punuar në këtë fazë me trajnerin dhe fazën fizikisht.”
    “Kemi një ndeshje në shtëpi dhe presim një stadium plot dhe nga ana jonë duhet të japim më shumë se 100%, pasi e dimë që sa e fortë do të jetë ndeshja tjetër në Serbi, por duhet të përqendrohemi në këtë takim.”– tha Laçi.

  • Kualifikuese 2026/ Shqipëria në epiqendër, Portugalia në Budapest në provë force

    Kualifikuese 2026/ Shqipëria në epiqendër, Portugalia në Budapest në provë force

    Dy sfida të Grupit K, aty ku Shqipëria luan sot në shtëpi me Letonënë dhe Serbia pret Anglinë, nuk do të jenë të vetmet këtë pasdite në raundin e 6-të të programuar nga UEFA për kombëtaret e saj drejt Botërorit 2026.

    Në total sipas grupeve respektivë do të jenë 9 duele teksa ai i “Puskás Aréna” në Budapest ndërmjet Hungarisë dhe Portugalisë konsiderohet si takimi më interesant.

    Sot në Europë, kualifikuese Botërori 2026

    20:45, Grupi K

    Shqipëri-Letoni

    Serbi- Angli

    18:00

    Armeni-Irlandë

    Azerbajxhan- Ukrainë

    20:45

    Bosnje- Austri

    Qipro- Rumani

    Francë- Islandë

    Hungari- Portugali

    Norvegji- Moldavi/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kosova shënon 2 gola ndaj Suedisë/ Kurti dhe Osmani përqafohen nga gëzimi

    Kosova shënon 2 gola ndaj Suedisë/ Kurti dhe Osmani përqafohen nga gëzimi

    Një moment emocional është regjistruar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani janë parë duke u përqafuar pas golit të parë të Kosovës ndaj Suedisë. Ky reagim i krerëve të shtetit pasqyron atmosferën elektrizuese që po mbizotëron në kryeqytet gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
    Në fushë, Kosova po zhvillon një nga ndeshjet më të mira të viteve të fundit. “Dardanët” kaluan në avantazh në minutën e 25-të, kur Dion Gallapeni asistoi për Elvis Rexhbecajn, i cili realizoi me vështirësi përballë portierit suedez Robin Olsen, pas dy tentimeve radhazi.
    Vetëm pak minuta më vonë, vendasit realizuan edhe golin e dytë, duke dyfishuar epërsinë dhe duke vënë në vështirësi serioze përfaqësuesen nordike. Skuadra e trajnerit Franco Foda po shfaq vendosmëri dhe organizim shumë më të mirë sesa në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës, duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimësinë e fushatës kualifikuese.

  • Pedri tregon që është mesfushori më i mirë i momentit në botë, gol magjik kundër Turqisë (video)

    Pedri tregon që është mesfushori më i mirë i momentit në botë, gol magjik kundër Turqisë (video)

    7 Shtator 2025

    21:02

    Telesport

    Turqia ka rezistuar vetëm 6 minuta, në sfidën kualifikuese ndaj Spanjës, që po luhet aktualisht në Konya. Spanjollët gjetën që në fillim të ndeshjes golin me anë të Pedri.
    Pasi mori një top nga Nico Williams, Pedri dërgon topin në rrjetë me një goditje fantastike nga distanca. Mesfushori i Barcelonës konsiderohet momentalisht si më i miri në botë në rolin e tij, gjë që po e tregon edhe në këtë sfidë. SHIKOGOLINEPEDRI
    Në ndeshjet e tjera kualifikuese që luhen aktualisht, Gjermania po kryeson në Koln 1-0 ndaj Irlandës së Veriut me golin e Serge Gnabry, pas një kundërsulmi të shpejtë. SHIKOGOLINEGNABRY