Tag: kualifikuese

  • Ronaldo ia hedh paq, FIFA tregohet e “butë”. Portugezi do të luajë që në ndeshjen e parë të Botërorit

    Ronaldo ia hedh paq, FIFA tregohet e “butë”. Portugezi do të luajë që në ndeshjen e parë të Botërorit

    25 Nëntor 2025

    17:39

    Telesport

    Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e parafundit kualifikuese atë ndaj Irlandës për goditje më bërryl ndaj kundërshtarit, mund t’i kushtonte Cristiano Ronaldos të paktën 3 ndeshje skualifikim.
    Por, Komisioni Disiplino i FIFA-s është treguar i butë në këtë rast, duke e dënuar Cristiano Ronaldon me një ndeshje pezullim, të cilën ai e kreu në ndeshjen e fundit kualifikuese, atë ndaj Armenisë.
    Kjo do të thotë që Cristiano Ronaldo do të ketë mundësinë të luajë që nga ndeshja e parë e Portugalisë në Botërorin e verës së ardhshme.

  • E zbulon FSHF-ja/ Bajrami i lë të gjithë pas për shpejtësi

    E zbulon FSHF-ja/ Bajrami i lë të gjithë pas për shpejtësi

    Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar të dhëna të detajuara lidhur me performancën fizike të Kombëtares shqiptare në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
    Të dhënat përfshijnë statistikat e shpejtësisë maksimale të arritur nga lojtarët gjatë ndeshjeve të grupit, ku Shqipëria e mbylli fazën kualifikuese në vendin e dytë, pas Anglisë, duke siguruar pjesëmarrjen në “play-off”.
    Pas shortit të hedhur së fundmi, skuadra kuqezi ka mësuar se do të ndeshet me Poloninë në gjysmëfinale, dhe në rast kualifikimi, kundërshtari i finales do të jetë fituesi i përballjes Ukrainë-Suedi.
    Në analizën e publikuar nga FSHF, janë përfshirë statistikat individuale të pesë lojtarëve më të shpejtë të kombëtares gjatë kësaj faze kualifikuese.
    Sipas këtyre të dhënave, Nedim Bajrami ka qenë lojtari me shpejtësinë më të lartë të regjistruar, duke arritur deri në 34.18 kilometra në orë në një nga sprintet e tij. Ky tregues e vendos Bajramin në krye të listës për sa i përket kapacitetit fizik dhe intensitetit të lartë në fazën ofensive dhe atë të tranzicionit.
    Në vend të dytë renditet Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 kilometra në orë, duke konfirmuar rolin e tij si një lojtar me dinamizëm të lartë në krah.

    Ndërkohë, Armando Broja dhe Myrto Uzuni ndajnë vendin e tretë në këtë renditje, pasi të dy kanë regjistruar shpejtësi identike prej 32.23 kilometra në orë. Të dy lojtarët kanë shfaqur përmirësim të dukshëm fizik pas rikthimeve nga dëmtimet dhe kanë kontribuar në fazën ofensive me lëvizje të shpejta dhe depërtuese.
    Lista e pesë lojtarëve më të shpejtë plotësohet nga Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i cili ka arritur një shpejtësi prej 31.47 kilometra në orë. Ky tregues nënvizon aftësinë e tij për të përballuar një volum të madh vrapimi në fazat mbrojtëse dhe sulmuese, sidomos në situatat ku kërkohet mbulim i hapësirës në krah.

  • Mario Mitaj në 11-shin më të mirë të FIFA-s për kualifikueset e Botërorit në Europë

    Mario Mitaj në 11-shin më të mirë të FIFA-s për kualifikueset e Botërorit në Europë

    Adriatik BALLA
    Mbrojtësi i përfaqësueses tonë të futbollit, Mario Mitaj, është një nga lojtarët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli. Ai gjendet në një 11-shen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia. Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe në të dytën u la në tribunë për arsye kartonësh nga trajneri Silvinjo. Në të gjitha ndeshjet ku ishte në fushë, Mario Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares kuqezi. Talenti i kuqezinjve është zgjedhur në formacionin më të mirë në këto kualifikuese, duke u vënë përkrah yjeve europianë si Kevin de Bryjn, Pedri, Odegard dhe Kilian Mbape. Padyshim që ky vlerësim është shenjë e mirë për lojtarin që të kthehet në Europë dhe të luajë për një klub të madh. Ai e zgjodhi Arabinë Saudite, pra një klub të saj (Al Itihad), për ofertën financiare, por në Europë do të kishte mundësi të rritej.
    Shqipëria humb dy vende në FIFA, Kosova fiton 4
    Kualifikimi për herë të parë në “play-off” të Botërorit nuk i ka mjaftuar Kombëtares shqiptare që të ngjitë shkallë në renditjen e FIFA-s. Fitorja me Andorrën ka sjellë pikë minimale, të cilat janë neutralizuar nga humbja në shtëpi ndaj Anglisë. Kësisoj, kuqezinjtë kanë humbur 0,27 pikë në krahasim me renditjen e një muaji më parë dhe kanë rënë nga vendi i 61-të, në atë të 63-tin. Ndërkaq, bie në sy se Kosova ka vendosur një rekord të ri të saj pas fitores ndaj Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës, që e shtynë drejt kualifikimit në “play-off” të Botërorit gjithashtu. Tashmë ajo është 4 vende më lart në klasifikimin e FIFA-s, duke u pozicionuar e 80-ta. Klasifikimi i muajit nëntor në FIFA është ai tek i cili do të bazohen shortet për “play-off” të Botërorit, por edhe për fazën finale të tij. Renditja e FIFA-s për zonë e Europës mban Shqipërinë në vazon e tretë në short që do të thotë se do të luajë në transfertë.
    Skautët e Barcelonës ndjekin Fisnik Asllanin e Kosovës
    Skautët e Barcelonës ishin të pranishëm në ndeshjen Slloveni – Kosovë, për ta përcjell nga afër paraqitjen e Fisnik Asllanit i cili shkëlqeu duke shënuar njërin nga golat e fitores me rezultat 0-2. Kështu raportojnë mediat spanjolle. Paraqitjet e tij me Hofenheimin dhe klauzola e lirimit që pritet të jetë nën 25 milionë euro e bëjnë Asllanin një objektiv tepër tërheqës për Barçën. Vetë futbollisti ka shprehur hapur ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”. Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë. Bajerni i Mynihut ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar detajet e klauzolës.

  • Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

    Përkrah më të mirëve në kualifikuese, Strakosha “kyç” portën

    Shqipëria mbylli fushatën kualifikuese të botërorit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të Botërorit.
    Ky sukses nuk ishte aspak i rastësishëm, pasi lojtarë të caktuar të kombëtares kanë bërë diferencën në momente të ndryshme.

    Një nga më të mirët në kualifikuese ka qenë padyshim portieri Thomas Strakosha. Në 5 ndeshje, Strakosha nuk ka pësuar gol, duke ruajtur kështu portën kuqezi të paprekur.
    Më mirë se “gardiani” i Shqipërisë ka bërë vetëm portieri i Spanjës, Unai Simon (6 ndeshje pa pësuar gol) dhe Jordan Pickford i Anglisë, me 7 ndeshje pa pësuar gol.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • 31 ndeshje pa humbur, De La Fuente: Në Botëror do të luajmë për ta fituar këtë turne

    31 ndeshje pa humbur, De La Fuente: Në Botëror do të luajmë për ta fituar këtë turne

    Spanja rezervoi biletën e saj për në Kupën e Botës 2026 me një barazim 2-2 kundër Turqisë në ndeshjen e tyre të fundit kualifikuese, duke kryesuar Grupin E. Turqia përfundoi e dyta dhe do të garojë në play-off pasi u bë skuadra e parë që detyroi kampionët e Euro 2024 të Luis de la Fuente të humbnin pikë.
    Dani Olmo e çoi Spanjën në epërsi, por Deniz Gul dhe Salih Ozcan shënuan për Turqinë, ndërsa vendasit pësuan golat e tyre të parë në këto kualifikuese. Mikel Oyarzabal u kundërpërgjigj për të barazuar në Seville për një skuadër spanjolle që kërkon të fitojë çmimin më të madh të futbollit për herë të dytë.
    Spanja shënoi 21 gola në kualifikuese, ndërsa pësoi vetëm dy herë dhe nuk ka shijuar humbjen në një rekord kombëtar prej 31 ndeshjesh radhazi. Turqia tregoi se skuadra e trajnerit Luis De la Fuente nuk është e përsosur, megjithëse Spanjës i mungonin disa lojtarë kyç, përfshirë Lamine Yamal, Nico Williams dhe Rodri.
    “Ka shumë punë për të bërë dhe kohë për të menduar për shumë gjëra, por ne do të përgatitemi mirë”, tha De la Fuente. “Shpresoj se mund të mbështetem te të gjithë lojtarët. Në Botëror do të marrin lojtarët më të mirë që kemi në Spanjë për të garuar dhe për të provuar të fitojnë këtë garë të bukur“, shtoi ai.
    “Ndaj Turqisë ne donim të përfundonim me një fitore dhe pa pësuar gol, kështu që ky barazim është i hidhur dhe i ëmbël. Gjithsesi, jemi të lumtur që kualifikohemi për Kupën e Botës. Ata patën raste dhe ne patëm gjithashtu, mund të kishte pasur më shumë gola”, shtoi De La Fuente.
    “Është një moment për të parë prapa dhe për të parë gjithçka që kemi bërë, gjithçka për të cilën kemi punuar, përkushtimin e të gjithëve dhe për të festuar. Është një moment i bukur për ekipin kombëtar dhe duhet ta shijojmë atë”, përfundoi trajneri spanjoll.

  • Kosova luan sot ndaj Zvicrës, vjen urimi i veçantë nga Gjermania (foto)

    Kosova luan sot ndaj Zvicrës, vjen urimi i veçantë nga Gjermania (foto)

    18 Nëntor 2025

    19:01

    Telesport

    Kosova do të ndeshet sot në mbrëmje me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, në sfidën e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra mban vendin e parë në grup, dardanët të dytin.
    Kosova do të ngjitej në krye vetëm në rast se fiton em 6 gola diferencë, gjë shumë e vështirë për të ndodhur. Por, Kosova ka arritur objektivin e saj për këto kualifikuese, duke u renditur e dyta dhe do të marrë pjesë në play-offin e muajit mars, rruga e vetme e mbetur për biletat e fundit për në Botëror.
    Pak para ndeshjes, Kosova ka marrë një urim të bukur nga klubi i Bundesligës, Hoffenheim, aty ku luajnë tre dardanë: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnkik Asllani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoffenheim iu uron fat tre lojtarëve nga Kosova.
    “Fat të mbarë, djema”, shkruhet në postimin zyrtar të Hoffenheim.

  • Ndeshjet e fundit kualifikuese, në mbrëmje zbardhet pazëlli i plotë europian për Botërorin

    Ndeshjet e fundit kualifikuese, në mbrëmje zbardhet pazëlli i plotë europian për Botërorin

    Ndeshja e mbrëmjes zhvilohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kosovë-Zvicër pritet të jetë një duel plot ritëm e gola pasi të dyja skuadrat kanë realizuar objektivët. Zvicëra e para ndërsa dardanët në Play Off. Matematika e lejon skuadrën e Fodës të fitojë thellë për të marrë vendin e parë. Gjashtë gola diferencë. Diçka e vështirë të mendohet para takimit.

    Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme nisin në orën 20:45

    Kosovë- Zvicër

    Suedi- Slloveni

    Austri- Bosnje & Hercegovinë

    Bjellorusi- Greqi (në Hungari)

    Belgjikë- Lietenshtejn

    Bullgari- Gjeorgji

    Rumani- San Marino

    Skoci- Danimarkë

    Spanjë- Turqi

    Uells- Maqedoni e Veriut/ Sportiim.al/

    Të kualifikauart e Botërorit deri tani:

    Vazhdo leximin

  • Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video)

    Italia jo vetëm që nuk fiton, por turpërohet në shtëpi nga Norvegjia (video)

    16 Nëntor 2025

    22:36

    Telesport

    Edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh, Italia në fund është mundur 1-4 nga Norvegjia në sfidën e luajtur në “San Siro”, e fundit për këto kualifikuese.
    “Axurrët” gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku Francesco Pio Esposito dërgoi topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Federico Dimarco. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.
    Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e madhe e norvegjezëve. Antonio Nusa barazoi fillimisht shifrat 1-1 në minutën e 62-të, me një goditje të fuqishme brenda zone.
    Erling Haaland shënoi dy gola për dy minuta 77′ dhe 79′, fillimisht me një goditje të bukur me të majtën pas asistit perfekt të Oscar Bobb, dhe golin e dytë pas asistit të Thorsby. Jorgen Strand Larsen i futur në fushë në minutat e fundit në vendin e Haaland vulosi fitoren 1-4 për norvegjezët, të cilët i mbyllin këto kualifikuese me pikë të plota, 24 pikë në 8 ndeshje. Italia mbetet në vendin e dytë dhe do të kërkojë biletën për në Botëror përmes play-offit.
    SHIKOGOLAT

  • Anglia bën Anglinë, Kejn rrëzon fortesën kuqezi

    Anglia bën Anglinë, Kejn rrëzon fortesën kuqezi

    Kualifikuese Botërori 2026:

    Shqipëri- Angli 0-2 (Herri Kejn 74′, 82′)

    Ndeshja e fundit e Grupit K kualifikues të zonës europiane për Botërorin 2026 luajtur këtë mbrëmje në Tiranë mes Shqipërisë dhe Anglisë përfundoi 0-2 për ekipin e Tomas Tuhel.

    Ndeshja nisi me kontrollin e lojës nga Tre Luanët mirpo me kalimin e minutave Shqipëria kërkon të bëjë lojen e saj duke tentuar në disa raste. Veçanerisht në linjën ‘Hoxha’ ndërsa anësori i Dinamos së Zagrebit dallon me veprimet, shpejtësinë dhe thellësinë.

    Në ksuhtet e lëvizjeve të shumëta bërë nga Silvinjo por dhe nga kampi anglez, ndeshja qëndroi në “gjumë” derisa në çerekorën e fundit u zgjua “Luani” Kejn për të shënuar dy herë.

    Megjithatë Shqipëria e mbyll me kokën lart duke dalë nga kjo fushatë kualifikuese me biletën e Play Off-it. Të enjten do të mësohen çiftet e dala nga goglat ndërsa në mars të vitit të ardhëshëm do të nisin takimet e kësaj faze për 16 kombëtare për 4 biletat e fundit të UEFA-s që shkojnë në Botëror./Sportim.al/

    Vazhdo leximin

  • Shqipëria për të thyer tersin sot ndaj Anglisë, në 7 ndeshje mes tyre kanë fituar vetëm anglezët

    Shqipëria për të thyer tersin sot ndaj Anglisë, në 7 ndeshje mes tyre kanë fituar vetëm anglezët

    16 Nëntor 2025

    15:30

    Telesport

    Shqipëria do të përballet sot në orën 18:00 me Anglinë në “Air Albania”, ndeshja e fundit në grup për kualifikueset për Kupën e Botës. Anglia ka siguruar vendin e parë në grup, ku deri tani ka 7 fitore në 7 ndeshje dhe nuk ka pësuar ende asnjë gol në këto kualifikuese.
    Shqipëria renditet e dyta, ku do të ketë mundësinë të luajë në play-off në muajin mars në rrugën e vetme që i ka mbetur për të siguruar një biletë për Botërorin e verës së ardhshme.
    Dy kombëtaret janë ndeshur shtatë herë mes tyre dhe të shtata përballjet janë fituar nga anglezët me golavarazhin 21:1. Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka shënuar Altin Rraklli në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2002, e luajtur në atë kohë në “Qemal Stafa”.
    Në ndeshjen e parë të këtyre kualifikueseve, Anglia fitoi 2-0 në “Wembley”. Sot, Shqipëria do të provojë jo vetëm që t’i shënojë Anglisë golin e parë në këto kualifikuese, por pse jo për t’i ndalur për herë të a[rë në historinë mes tyre.