Tag: kualifikues

  • UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësuan kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësuan kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    Është hedhur dje shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.

    Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.

    Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.

    Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.

    Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave.

    Vazhdo leximin

  • UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    UEFA Women’s Europa Cup, Vllaznia dhe Partizani mësojnë kundërshtaret e raundit të parë kualifikues

    Është hedhur sot shorti për raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup, kompeticioni më i ri në futbollin e vajzave që zhvillohet për herë të parë në histori.
    Dy skuadrat shqiptare, Vllaznia dhe Partizani, kanë mësuar kundërshtaret e tyre në këtë fazë.
    Vllaznia, që ishte në vazon e favoriteve, do të përballet me skuadrën ukrainase FC Kolos Kovalivka. Ndërsa Partizani do të ketë përballë ekipin serb ŽFK Spartak Subotica.
    Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen me sistem vajtje–ardhje. Takimet e para janë programuar më 10/11 shtator, ndërsa ndeshjet e kthimit më 17/18 shtator.
    Federata e Futbollit u uron shumë suksese dy skuadrave shqiptare në rrugëtimin e tyre europian në këtë kompeticion të ri për futbollin e vajzave.

  • Tre golat e Steauas përmbysin Dritën, Ballkani del fitimtar në ballafaqimin e parë me Shamrokun

    Tre golat e Steauas përmbysin Dritën, Ballkani del fitimtar në ballafaqimin e parë me Shamrokun

    Ballkani ka përmbushur me sukses objektivin e sotëm në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi ka mposhtur Shamrok Roversin me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 56, kur Adetunji shënoi golin e vetëm të takimit.
    Ndërkohë të njëjtin fat nuk e pati Drita. Klubi nga Gjilani është mposhtur nga Steaua e Bukureshtit në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Europës. Ekipi shqiptar arriti të kalonte i pari në epërsi. Tusha tundi rrjetën që në minutën e 7, ndërsa në të 50-n Manaj dyfishoi shifrat dhe bëri të krijohej ideja se Drita do të largohej me fitore nga Rumania.
    Por ndeshja nisi të merrte një rrjedhë tjetër që nga minuta e 65, kur Birligea tundi rrjetën për Steauan. Graovaci barazoi rezultatin në minutën e 72-të, ndërsa në të 94-tën ishte përsëri Birligea ai që vulosi përmbysjen e sfidës. Lojtari i kampionëve të Rumanisë u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dha fitoren Steauas së Bukureshtit./Sport Ekspres/

  • Trepça njihet me rivalin në Champions League, shpresohet në përfaqësim dinjitoz

    Trepça njihet me rivalin në Champions League, shpresohet në përfaqësim dinjitoz

    Adriatik BALLA
    Një nga arsyet e prezantimit të këtij artikulli në gazetë lidhet me suksesin që disa klube të basketbollit në Kosovë kanë patur ndër vite, një nivel performance më i lartë se ai i basketbollit në Shqipëri. Referuar informacionit që japin mediat në Prishtinë, kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Në çerekfinale të raundit kualifikues, Trepça do të përballet me skuadrën e madhe holandeze, Heroes Den Bosch. Në shortin e fazës kualifikuese Trepça ishte në vazon e tretë, ndërsa Den Boschi në vazon e dytë. Gjithsej ishin katër vazo. Prej tetë skuadrave që janë në një grupin kualifikues, vetëm njëra do të kualifikohet në stinorin e rregullt të Championsit. Bëhet fjalë për tetë skuadra kampione të vendeve të tyre dhe rruga e Trepçës nuk është e lehtë. Nëse e mposht Den Boschin, Trepça në gjysmëfinale të turneut kualifikues do të përballet me Bakken Bears të Danimarkës apo Kutaisin e Gjeorgjisë.
    Nëse e kalon edhe gjysmëfinalen, skuadra mitrovicase në finale të raundit kualifikues do të përballet me njërën prej këtyre katër skuadrave: Patrioti Levice të Sllovakisë, AEK Larnaca të Qipros, Kalev/Kramo të Estonisë apo Rilski Sportist të Bullgarisë. FIBA ende nuk ka njoftuar se ku do të zhvillohen ndeshjet e fazës kualifikuese. Ndeshjet do të zhvillohen në fund të shtatorit, por orari i saktë do të caktohet më vonë këtë muaj. Trepça për herë të dytë garon në Champions. Vjet në çerekfinale e eliminoi Keravnosin qipriot, por u ndal në gjysmëfinale të turneut kualifikues nga Nymburku çek. Ndeshjet ishin zhvilluar në Turqi. Më pas “xehetarët” kishin vazhduar në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup ku i kishin humbur të gjitha ndeshjet në grup me Ludvigsburgun e Gjermanisë, Dijonin e Francës dhe Caledonia Gladiators të Britanisë së Madhe.
    Historia e Trepçës në kupat e Evropës
    Në gara evropiane Trepça ka debutuar në edicionin 2022/2023. Ishte ndalur nga Gotingeni gjerman në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup. Në edicionin 2023/2024 në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup kaloi Tindastollin e Islandës dhe skuadrën Parnu Sadam nga Estonia. U kualifikua në stinorin e rregullt ku kishte një fitore e tri humbje, pa ia dalë të avancojë tutje. Këtë edicion mitrovicasit shpresojnë të kenë sukses në Champions, ndërsa nëse eliminohen do të vazhdojnë në FIBA Europe Cup. Heroes den Bosch është kampion i Holandës. Ka plot 18 tituj të Holandës, që është rekord. Den Boschi vjet ishte ndalur në çerekfinale të turneut kualifikues të Championsit.
    Kishte pësuar 92:72 nga skuadra turke Petkim. Nuk kishte vazhduar në FIBA Europe Cup. Në edicionin 2023/2024 të FIBA Europe Cup, Den Boschi ishte në grup me Pejën. Peja kishte përfunduar e treta e Den Boschi i katërti. Peja kishte fituar 99:84 në ndeshjen si vendase, ndërsa kishte pësuar 109:91 në Holandë. Den Boshi, njëjtë si skuadrat kosovare, bazohet shumë në basketbollistët amerikanë. Ky është edicioni i dhjetë i Champions Leagues, garës kryesore të FIBA-s për klubet evropiane të basketbollit. Ende klubet më të mira evropiane garojnë në Euroligë dhe EuroCup, që është organizim paralel. Por Champions League e FIBA-s po fiton rëndësi gjithnjë e më të madhe në basketbollin evropian.

  • Liga e Konferencës, ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare në turin e parë kualifikues

    Liga e Konferencës, ja kundërshtarët e skuadrave shqiptare në turin e parë kualifikues

    Sot në orën 16:00 u hodh shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku skuadrat shqiptare mësuan rivalët e tyre.
    Partizani do të përballet me estonezët e Nomme Kalju, ndërsa Vllaznia do të luajë kundër letonezëve të Daugavpils. Për Partizanin pritet një transfertë e largët, ndërsa Vllaznia do të zhvillojë ndeshjen e parë në Shkodër.
    Malisheva nuk ishte me fat në short, pasi do të sfidojë Vikingur, ndërsa Deçiq do të përballet me Sileksin.
    Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 korrik.
    Ndërkohë, Dinamo e trajnerit Ilir Daja e nis rrugëtimin e saj nga turi i dytë, pas përjashtimit të skuadrës irlandeze Drogheda United, çka i dha një avantazh të papritur skuadrës shqiptare.

  • Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Dinamo, sot njihen me rivalët në Europë

    Vjen momenti, shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve UEFA 2025/26 teksa do të zhvillohet sot më 17 qershor. Ky shorti i raundit të parë kualifikues do të zhvillohet në orën 14:00 në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion të Zvicrës.

    Për Egnatian e cila vendoset në Grupin 2 të ekipeve jo favoritë merr rëndësi fakti që të mos përplaset me Dritën e Gjilanit apo për të evituar duelin me Steaua Bukuresht (FCSB)

    Ndërkohë pa shortit të Europa League (15:00) do të hidhet edhe shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës UEFA 2025/26. Aty ku Partizani, Vllaznia dhe Dinamo Siti presin me ankth verdiktet e tyre./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin