Tag: kualifikimi

  • Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit

    Kombëtarja në Botëror do të sakrifikonte gjumin e shqiptarëve, ndeshjet nisin në 04:00 të mëngjesit

    Shqipëria është shumë pranë një arritjeje historike. Kuqezinjtë kanë siguruar “play off”-in për Kupën e Botës 2026. Por, për të shkuar në Amerikën e Veriut duhet të kalojnë fillimisht Poloninë dhe më pas fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
    Megjithatë, kualifikimi për herë të parë në Botëror do të sillte me vete edhe sakrifica për tifozët shqiptarë. FIFA ka publikuar sot oraret e ndeshjeve dhe shqiptarët duhet të sakrifikojnë gjumin e mëngjesit për të parë ndeshjet e Kombëtares.
    Përballja e parë, në rast kualifikimi në grupe, do të jetë në Monterrei përballë Tunizisë. Ndeshja luhet në orën 04:00 të mëngjesit me orarin tonë. Ndërkaq, sfida e radhës përballë Holandës do të zhvillohet në orën 19:00, ndërsa ajo ndaj Japonisë në orën 01:00 të mëngjesit. Po të njëjtin fat do të ketë edhe Kosova në rast kualifikimi. Sfidat kundër Australisë dhe Paraguajit do të luhen më 06:00, ndërsa ajo e fundit kundër SHBA-ve do të zhvillohet në orën 04:00./Sport Ekspres/

  • Kosovës i buzëqesh fati, goglat i rezervojnë një grup të lehtë në rast kualifikimi në Botëror

    Kosovës i buzëqesh fati, goglat i rezervojnë një grup të lehtë në rast kualifikimi në Botëror

    Në Uashingon është mbajtur sot ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e Kupës së Botës 2026. Në rast kualifikimi, Shqipëria do të përballet me Hollandën, Japoninë dhe Tunizinë.
    Ndërkaq, fati është treguar më bujar me Kosovën. Në rast se do të kalojnë me sukses fazën “play off”, atëherë dardanët do të luajnë në një grup të një shkalle vështirësie jo të lartë. Kështu, në rast kualifikimi, Kosova do të luajë kundër SHBA-ve, Australisë dhe Paraguajit. Mbetet për t’u parë nëse shqiptarët do të arrijnë të përfaqësohen me të paktën një ekip në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/

  • Cili është bonusi i brazilianit?/ Ja prapaskenat e kontratës së Sylvinhos, pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit

    Cili është bonusi i brazilianit?/ Ja prapaskenat e kontratës së Sylvinhos, pas kualifikimit në Play off-in e Botërorit

    Kualifikimi i Shqipërisë për herë të dytë për në finalet e Europianit të 2024-s, për trajnerin Sylvinho, ishte hera e pare, që këtë post, provonte të arrinte në në një fazë të tillë të një turneu kaq të madh.
    Megjithatë rinovimi me të për edicionin e ri, që ishin eliminatoret e Botërorit nuk rezultuan edhe aq automatike, pra pa bisedime, ashtu si normalisht parashikojnë kontrata të tilla për arritje objektivash.
    Gjithësesi gjërat u zgjidhën edhe pse përpara objektivi ishte një tjetër malore, shumë më e fortë se ajo e kualifikimit në europian, kualifikimi në fazën finale të një kampionati Botëror, me një grup ku ndodhej gjithashtu Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra.
    Sot Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës, u renditëm të dytët, pas Anglisë duke i dhënë të gjithëve një shans tjetër, sfidën e play-off-it për të qenë pjesë e 48 skuadrave më të mira të Botës pjesëmarrëse në Botërorin e 2026-s në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
    Tifozët, por në të vërtetë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve, u bën krenarë, me fitoren ndaj Serbisë, me arritjen në vendin e dytë dhe me shansin dhe shpresën që kemi ende për të qenë aty ku nuk kemi qenë kurrë. Por arritjet, ashtu si edhe disfatat i ndajnë kreditet. Kështu edhe Sylvinho me këtë arritje, i dha ekipit kuqezi dhe të gjithë neve mundëasinë që të vazhdojmë të ëndërrojm Botërorin, por i dha edhe vetes kredite, nga ato profesionale, padyshim edhe financiare.
    Kontrata e rinovuar në verën e vitit 2024 përfundon në fundin e muajit dhjetor, por objektivi i tij për të qenë ende në krye të pankinës kuqezi është kualifikimi në Botëror, jo thjeshtë vendi i dytë.
    Mësohet se Sylvinho ka përfituar një bonus për t’u paguar edhe 3 muaj të tjerë, si trajner i Shqipërisë, pra deri në muajin mars, kur më 26 dhe 30 janë dy ndeshjet e play-off-it, ato që vendosin përfundimisht fatin tonë të Botërorit, por i sigurojnë gjithashtu brazilianit edhe një edicion tjetër automatikisht, përndryshe, janë negociatat që do të zgjidhin të ardhmen e tij, me apo pa kuqezinjtë.

  • “Kualifikimi në Botërorin 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”

    “Kualifikimi në Botërorin 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”

    21 Nëntor 2025

    11:24

    Alfred Lleshi

    “Botërori 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”. Kështu u shpreh Ben Blushi në podkastin “Versus” në Telesport, të enjten mbrëma, pas shortit të fazës “play-off” të Shqipërisë dhe Dardanëve. Kosova do të ndeshet fillimisht me Sllovakinë dhe shpresat e shqiptarëve për sukses janë legjitime. Skuadra e trajnerit Foda ka treguar se ka potencial të lartë.
    “Nëse Kosova shkon në Botëror, ky shtet nuk cenohet më. Sot e njohin 200-300 milionë europianë, por nëse Kosova shkon në Botëror dhe luan, për shembull, kundër SHBA-së ose Anglisë, do ta njohin 2, 3 apo 4 miliardë njerëz. Ky vend pastaj nuk ka asnjë rrezik, nuk zhbëhet më.
    Kualifikimi në Botëror do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”, – u shpreh Blushi. Urojmë që kjo ëndërr të realizohet! Ka ardhur koha që mundi dhe sakrificat e shqiptarëve të Kosovës të shpërblehen me një ngjarje gjigante si Kupa e Botës.

  • De Jong: Në Botëror ka shumë ekipe të mira, por edhe ne duam të fitojmë

    De Jong: Në Botëror ka shumë ekipe të mira, por edhe ne duam të fitojmë

    19 Nëntor 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 4-0 ndaj Lituanisë, mesfushori i Holandës, Frenkie de Jong, deklaroi se kualifikimi ishte i domosdoshëm për një kombëtare me traditën e tyre, edhe pse ka pasur periudha kur kjo nuk është arritur, pavarësisht lojtarëve të mëdhenj. Ai theksoi se duhet vlerësuar fakti që Holanda është sërish në Botëror.
    De Jong u shpreh se “ekipi pati momente të mira, por periudha pas pushimit, kur u shënuan tre gola në pak minuta, ishte fantastike për publikun”. Megjithatë, ai pranoi se ndeshja pati edhe momente rënieje. E rëndësishme, sipas tij, është që kualifikimi u sigurua dhe “tani fillon e vështira, me synimin që Holanda të shkojë në Botëror në formën më të mirë”.
    I pyetur për objektivat në Botëror, mesfushori i Barcelonës u tregua i kujdesshëm: “Është e vështirë të bësh parashikime, sepse ka shumë kombëtare të forta. Edhe ne kemi një skuadër të mirë dhe duam të fitojmë. Nuk ka sens të themi se jemi favoritët”.

  • Duka: Jemi në Play Off, faleminderit për emocionet

    Duka: Jemi në Play Off, faleminderit për emocionet

    Kualifikimi në Play Off për Kupën e Botës i Shqipërisë teksa mundi Andorrën 0-1 është shoqëruar me një postim të presidentit të FSHF-së Armand Duka.

    Ai shkruan në Facebook:

    Jemi në PLAY OFF!E meritojnë këta djem fitoren sot, e meritojnë tifozët, e meriton çdo shqiptar që sot i ka rrahur zemra fort, po aq sa dhe mua!Faleminderit për emocionet, për krenarinë, për gjithçka!

    Vazhdo leximin

  • “Me sytë nga Kombëtarja”/ Jo vetëm histori, shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

    “Me sytë nga Kombëtarja”/ Jo vetëm histori, shuma financiare që përfiton Shqipëria në rast kualifikimi në “Play off”-in e Botërorit

    Nëse futbolli do të ishte një shkencë ekzakte, ne sot do të festonim ende pa u luajtur ndeshja me Andorrën vendin e dytë në grup apo kualifikimin për në fazën e play-off-it në Botëror, sepse çdo parashikim statistikor na çon në avantazh ndaj kundërshtarit të sotëm, por edhe Anglinë përballë me Serbinë, ndeshje nga ku varet automatikisht kualifikimi zyrtar që në këtë mbrëmje. 
    Ndodh kështu pasi një fitore e Kuqezinjve sot përballë Andorrës dhe një humbje e Serbisë në “Wembley” përballë Anglisë, na kalon një ndeshje përpara mbylljes së këtyre eliminatoreve, në play-off-in e Botërorit të 2026-s. Bilanci ynë me Andorrën është pozitiv, me 6 fitore, një barazim dhe një humbje, ndërkohë që në këto eliminatore duhet thënë se sërish kemi bërë paraqitje mjaft të mira. 
    Pas 6 ndeshjesh kemi 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje, me vetëm 3 gola të pësuar dhe 6 të shënuar. 
    Në krahun tjetër, Serbia që do të luajë sot në “Wembley” përballë Anglisë, u mund nga “3 Luanët” në Beograd dy muaj më parë 5-0 dhe në të 6 përballjet që kanë me skuadrën angleze i kanë të gjitha humbje. 
    Kjo të bën të mendosh që edhe mbrëmjen e sotme, në tempullin e futbollit, ata do të kenë të njëjtin fat që kryqëzohet me ne për të na zyrtarizuar kualifikimin. 
    Por kualifikimi për në finalet e Botërorit, që është një fazë pas play-off-it, për kuqezinjtë, veç realizimit të ëndrrës historike sportive, sjell edhe përfitime financiare. Deri në këto momente, asnjë rezultat dhe as play-off-i nuk ka shpërblim. 
    Ndërsa, nëse Shqipëria do të jetë një nga 48 skuadrat më të forta të botës për t’u futur në fazën finale të Botërorit, atëherë shpërblimi është rreth 9 milionë euro, dhe më pas çdo fitore ka një shpërblim prej rreth 1.5 milionë euro dhe 500 mijë euro barazimi. Pra, një sukses sa sportiv aq edhe financiar për të përmbushur projektet e futbollit vendas. 
    Megjithatë, hapi i parë do të jetë kualifikimi për në play-off, ndeshje të cilat zhvillohen me një takim, dhe deri në këto momente, pasi nuk është ende përfundimtare, kuqezinjtë në play-off mund të përballen me kundërshtarë si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia. Por deri atëherë këto mund të ndryshojnë dhe ka ende kohë, pasi këto përballje luhen në muajin mars 2026. 

  • Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    Jo vetëm për të shkruar historinë, por edhe për para. Zbulohet shuma që do përfitojë Shqipëria në rast kualifikimi në Botëror

    13 Nëntor 2025

    18:32

    Telesport

    Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtyre kualifikueseve, atë ndaj Andorrës, e cila mund të vulosë përfundimisht vendin e dytë, që e dërgon Shqipërinë në play-off dhe një hap më afër Botërorit.
    Kualifikimi në Botëror, sigurisht që do të ishte një arritje historike për Shqipërinë, por do të sillte edhe përfitime të shumta financiare.
    Nëse Shqipëria arrin të jetë një nga 48 ekipet pjesëmarrëse të Botërorit 2026, do të përfitojë direkt 9 milionë euro si shpërblim. Më pas, çdo fitore në Botëror vlerësohet me 1.5 milionë euro, barazimi me 500 mijë euro.
    Deri në këto momente dhe në rast sigurimi të vendit të dytë që të dërgon në plya-off, Shqipëria dhe të gjitha ekipet e tjera nuk përfitojnë dot asnjë shpërblim.

  • Ronaldo qetëson portugezët: Kualifikimi në Botëror vuloset në nëntor, duhet vetëm durim

    Ronaldo qetëson portugezët: Kualifikimi në Botëror vuloset në nëntor, duhet vetëm durim

    15 Tetor 2025

    13:21

    Alfred Lleshi

    Në “Alvalade” mbizotëroi një atmosferë e zymtë. Jo sepse Portugalia humbi shanset për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, por ngaqë tifozët shpresuan ta siguronin matematikisht kualifikimin që ndaj Hungarisë. Szoboszlai shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të, duke iu prishur festën vendësve.
    Pas ndeshjes, mes zhgënjimit të bashkëlojtarëve dhe trajnerit Roberto Martinez, Cristiano Ronaldo reagoi në rrjete sociale: “Jemi gjithnjë e më afër objektivit tonë. Forca Portugalia!” 40-vjeçari, rekordmen i golave me kombëtaret, në të gjitha kohërat, nënvizoi se kualifikimi do të vijë në nëntor, duhet vetëm durim.
    Ndërkohë, me dopietën ndaj Hungarisë, CR7 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit, duke kaluar Carlos Ruiz të Guatemalës. “Përfaqësimi i kombëtares ka kuptim të madh për mua. Jam krenar për këtë arritje unike me Portugalinë, – shkroi 40-vjeçari i Al Nassr. – Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të arrij deri këtu. Shihemi në nëntor për ta mbyllur kualifikimin”.

  • Daja bën historinë me Dinamo City: Kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë

    Daja bën historinë me Dinamo City: Kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë

    Në fund të një nate magjike në “Air Albania”, ku Dinamo City përmbysi historinë dhe eliminoi Hajduk Splitin për t’u kualifikuar në “play off”-in e “Conference League”, Ilir Daja nuk foli thjesht si trajner fitues, por si arkitekt i një ëndrre të realizuar.
    Me qetësinë e njeriut që e di mirë se çfarë ka ndërtuar dhe krenarinë e atij që e sheh mundin e shpërblyer, Daja e përshkroi këtë sukses si një nga faqet më të ndritura të historisë dinamovite. Për të, ky ishte kualifikim me shijen e vuajtjes, por edhe të lavdisë. Një histori sakrifice dhe besimi që do të kujtohet gjatë:
    “Ndonjëherë kualifikimi me vuajtje të shijon më shumë. Kjo ndeshje do të mbahet mend për kualifikimin historik të Dinamos, sepse për herë të parë kalon në turin e tretë në kompeticionet europiane. Kemi bërë mirë në pjesën e parë, ku mund ta thellonim rezultatin, çka do të na jepte njëfarë qetësie, sidomos me rastin e Mandelës, përballë me portierin.
    Pastaj e mori iniciativën kundërshtari, me qarkullimin e topit në zona të parrezikshme, sepse gjuajtjet e Hajdukut në portën tonë ishin të pakta. Më shumë sesa goli i barazimit ishin dy kartonë të verdhë të Karamba, një lojtar me vlera, por është vetëm 20 vjeç dhe nuk ka eksperiencë në të tilla kompeticione, sepse nuk kishte pse t’i bënte dy ndërhyrje të tilla në mesin e fushës.
    Vuajtëm, sepse me një lojtar më pak edhe kundërshtari nuk kishte çfarë të humbiste, ndaj sulmoi me shumë forca. Ne duhet të dilnim nga krahët, sepse aty numri i lojtarëve ishte i barabartë. Kjo mbrëmje ishte sakrificë e madhe e lojtarëve të mi në situatë të vështirë.
    E kemi treguar edhe në kampionat, edhe në ndeshjen e kupës, po në 20 minutat e fundit kemi pasur të njëjtën situatë. Ndonjëherë sakrifica e djemve shpërblehet, ky kualifikim iu shkon tifozëve, lojtarëve dhe presidentit Bardhi, i cili ka disa vite që ka investuar dhe sot Dinamo e tij gjendet në turin e tretë të ‘Conference League’. Sonte do të festojmë, nga nesër mendojmë për sprovën e radhës në këtë kompeticion”.