Tag: kualifikim

  • Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup

    Kualifikim në çerekfinale, Arsenal, City dhe Chelsea kalojnë më tej në CARABAO Cup

    Arsenal, City dhe Chelsea nuk gabuan në sfidat e tyre të vlefshme për raundin e 1/8 të Kupës së Ligës në Angli. “Topçinjtë” mundën pastër 2-0 në “Emirates” ekipin e Brighton. Vendasit e derjtuar nga Arteta vuajtën vetëm për një pjesë, ndërsa zgjidhën gjithçka në fraksionin e dytë, falë golave të Nwanerit dhe Saka.
    Sukses të pastër arriti edhe skuadra e Manchester Cityt, që në transfertë mundi 1-3 Swansea. Miqtë e panë veten në disavantazh pas golit të Franco, por reagimi ishte i menjëhershëm.Fillimisht erdhi barazimi me Doku 6 minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë, të besuarit e Pep Guardiolës gjetën edhe dy here të tjera golin me Marmoush dhe Cherki, duke siguaruar kualifikimin për në çerekfinale.

    Kualifikim që mundi ta arrijë edhe skuadra e Chelsea, me londinezët që triumfuan 3-4 ndaj Wolverhampton në transfertë. “Blutë” e Londrës rrezikuan shumë të mos fitonin një ndeshje që e kryesonin 0-3 në pjesë e pare falë golave të Santos, George dhe Estevao. Por vendasit gjetën force në fraksionin e dytë duke shkuartuar diferencën e golave në 2-3, përpara se Gittens të shënonte golin e 4 për skuadrën e Enzo Marsecës, që I dhuron kualifikimin për në çerekfinale të CARABAO Cup.

  • Champions/ Surpriza në fazën “Play-off”, kualifikim historik për K.Almaty dhe Pafos

    Champions/ Surpriza në fazën “Play-off”, kualifikim historik për K.Almaty dhe Pafos

    Mbrëmja e parë e sfidave të kthimit të fazës Play off në Champions League rezervuan surpriza të mëdha. Kairat Almaty eliminoi gjigandin skocez të Celtic, modestët qipriotë të Pafos eliminuan Crvena Zvezdës, ndërsa Bogo Glimt e kishte një formalitet kalimin për në fazën e ligës, pas fitores së thellë 5-0 në ndeshjen e parë.
    Lajmi bujshëm ishte padyshim eleminimi i kampionëve skocezë të Celtic Glasgow. 90 minutat e ndeshjes së dytë po ashtu edhe shtesa prej 30 minutash nuk prodhuan asnjë gol. Në këtë mënyrë fatin e skuadrës që do të kalonte më tej do ta ndante ruleta e penalltive. Skocezët u treguan jo të qetë teksa gabuan 3 nga 5 penalltitë me Idah, McCowan dhe Maeda, duke bërë që kazakët të siguronin një kualifikim historik në fazën e ligës.

    Kualifikim historik arrin edhe skuadra qipriotë e Pafos, e cila eliminoi kampionët serbë të Crvena Zvezdës. Qipriotët vinin me avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë në Beograd. Megjithatë serbët barazuan rezultatin e përgjithshëm pas 1 ore lojë me anë të kapitenit Ivaniç. Por atëherë kur u mendua se çdo gjë do të shkonte drejt shtesës pas një goditje dënimi sulmuesi brazilian Jaja shpik një super gol teksa fluturimthi e dërgon topin në trekëndësh duke kualifikuar Pafos për herë të parë mes më të mirave të kontinentit.
    Sturmi Grazi fitoi 2-1 ndaj Bodo Glimt në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Graz, por një fitore që nuk vlen për vendasit, pasi norvegjezët e kishin hipotekuar kualifikimin që në ndeshjen e parë, pas suksesit të thellë 5-0.

  • Dinamo eleminon Hajdukun, Duka: Kualifikim fantastik dhe i merituar, uroj kalimin në grupe

    Dinamo është skuadra e vetme e “Abissnet Superiore”-s që vazhdon rrugëtimin në arenën europiane. Ekipi i Ilir Dajës ka bërë mbrëmjen e sotme atë që më pak pritej. “Nëndetësja blu” ka eleminuar një gjigant të futbollit kroat, si Hajduku i Splitit. Armand Duka ka përgëzuar Dinamon për kualifikimin në “play off” të Ligës së Konferencës përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Kreu i FSHF-së uron që blutë e kryeqytetit të arrijnë në grupet e Ligës së Konferencës.
    “Kualifikim fantastik, urime Dinamo City! Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.
    Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni. Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/
     

  • Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

    Suksesi historik i Dinamos ndaj Hajduk, Duka: Kualifikim fantastik, Urime

    Reagimi presidentit të FSHF-së Armand Duka pas fitores 3-1 (në shtesë) ndaj emrit të madh të futbollit kroat Hajduk Split.

    Kualifikim fantastik, urime Dinamo City!

    Një rezultat fantastik i Dinamo City ndaj Hajduk Split, një kualifikim i merituar në “Air Albania” pas një ndeshjeje plot me emocione që mbaroi me rezultatin 3-1 për skuadrën tonë në shtesë.

    Kalimi në play-off të UEFA Conference League tashmë u arrit dhe urojmë shumë që Dinamo City të kualifikohet në grupet e këtij kompeticioni.

    Keqardhje që Egnatia nuk ia doli të kualifikohej ndaj Olimpija Ljubjana, edhe pse në dy ndeshje u përball denjësisht me kampionen e Sllovenisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Egnatia kualifikim historik në raundin e tretë të Conference League

    Egnatia kualifikim historik në raundin e tretë të Conference League

    Egnatia ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj, duke u kualifikuar për herë të parë në një raund të tretë. Skuadra nga Rrogozhina, e drejtuar nga Edlir Tetova, ka eliminuar Dinamo Minsk nga Bjellorusia me rezultatin e përgjithshëm 3-0, duke siguruar një vend në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
    Pas fitores 2-0 në takimin e parë të zhvilluar në Bjellorusi, Egnatia konfirmoi epërsinë edhe në ndeshjen e kthimit, ku triumfoi 1-0 në stadiumin e vet. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Selmani, i cili vulosi kualifikimin historik të kampionëve të Shqipërisë.

    Ky sukses është një moment historik për klubin rrogozhinas, që për herë të parë arrin të kalojë një fazë në kompeticionet europiane.

  • Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë

    Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë

    Ekipet shqiptare do jenë sërish në aktivitet ditën e enjte, ku skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do të kërkojnë një kualifikim tresh në turin e tretë të Conference League.
    Një arritje e cila nëse do vijë do ishte historike për futbollin shqiptar. Misionin më të vështirë për një kualifikim nga ekipet e sipër përmendura e ka Vllaznia. Që do udhëtojë drejt Islandës për të ruajtur avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Shkodër.

    Me shkodranët që do luajnë në ishullin më verior të Europës dhe pranë tyre nuk do kenë as tifozët, duke pasur parasysh largësinë e madhe mes dy vendeve. Por, nga ana e tyre shkodranët duket se nuk kërkojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe për skuadrën kërkohet komoditet i plotë. Kështu ekipi do të jetë që ditën e martë në Islandë, në mënyrë që të ketë edhe mundësi rikuperimi nga udhëtim i largët dhe futbollistët të mos ndjejnë lodhjen. Po ashtu kuqeblutë kërkojnë të kenë edhe një përshtatje më të mirë me klimën në Islandë.
    Ku janë të parashikuara 2 stërvitje në tokën islandeze. Me 9 herët kampionët e vendit tonë që do kërkojnë të ruajnë avantazhin minimal të 90 minutave të para, për të arritur një kualifikim historik në turin e tretë të kompeticioneve europiane.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror

    Verstappen: Na duhet një kualifikim i mirë, asgjë nuk është e mbyllur në Botëror

    12 Qershor 2025

    12:05

    Telesport

    Rikuperimi i 49 pikëve nga Oscar Piastri dhe 39 nga Lando Norris nuk është i lehtë për askënd, madje as për katër herë kampionin e botës në Formula 1, Max Verstappen. Gara e radhës është në Montreal, pistë ku holandezi i Red Bull ka fituar tre edicionet e fundit.
    Verstappen duhet të marrë disa rreziqe dhe të jetë agresiv për t’u rikuperuar. “Gara e Barcelonës ishte një zhgënjim për ne dhe, nuk shkoi ashtu siç do të donim. Po presim me padurim Kanadanë, një pistë unike dhe ka shumë mundësi parakalimi“, tha Verstappen.
    “Përshtatja e makinës do të jetë e rëndësishme dhe është gjithmonë një sfidë më e madhe me zonat e mëdha të frenimit. Gara e vitit të kaluar ishte shumë emocionuese, ne arritëm të fitonim dhe shpresojmë se mund të marrim një performancë pozitive përsëri këtë vit”, shtoi holandezi.
    “Ne duhet të bëjmë një kualifikim më të mirë dhe kemi punuar për këtë. Moti në Kanada mund të jetë befasues, por duket se mund të jetë mjaft i thatë dhe i qëndrueshëm për një herë, gjë që duhet të na ndihmojë të arrijmë qëllimet tona”, shtoi Max Verstappen.

  • Gjysmëfinalja e parë ndez ethet e Eurovisionit 2025, ja vendet që pritet të kalojnë në finale

    Gjysmëfinalja e parë ndez ethet e Eurovisionit 2025, ja vendet që pritet të kalojnë në finale

    Sonte në orën 21:00 ngrihet sipari për Festivalin e 69-të të Këngës në Eurovision, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet në Bazel të Zvicrës. Në këtë natë do të ngjiten në skenë 15 vende konkurrente, mes tyre edhe Shqipëria.

    Mbrëmja do të sjellë një përzierje stilesh muzikore dhe surpriza skenike, ku një nga më të përfolurit është përfaqësuesi i Suedisë – KAJ me këngën “Bara Bada Bastu”, aktualisht favoriti kryesor për të fituar sipas basteve.
    Nga 15 vendet pjesëmarrëse, vetëm 10 do të kualifikohen për në finalen e madhe të së shtunës, më 17 maj. Përveç vendeve në garë, në skenë do të shfaqen edhe përfaqësues nga Spanja, Italia dhe vendi pritës, Zvicra – të cilët, së bashku me Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, janë tashmë të kualifikuar automatikisht si pjesë e “Pesë të Mëdhenjve” dhe vendit organizator.
    Rendi i performancave për natën e sotme:
    Islanda – VAEB – Roa
    Polonia – Justyna Steczkowska – Gaja
    Sllovenia – Klemen – Sa kohë na mbetet
    Estonia – Tommy Cash – Espresso Macchiato
    Ukraina – Ziferblat – Zogu i lutjes
    Suedia – KAJ – Bara Bada Bastu
    Norvegjia – Kyle Alessandro – Çakmak
    Belgjika – Red Sebastian – Drita Strobe
    Azerbajxhani – Mamagama – Vraponi me U
    San Marino – Gabry Ponte – Tutta l’Italia
    Shqipëria – Shkodër Elektronike – Zjerm
    Holanda – Claude – Tortë me helm
    Qipro – Theo Evan – Shh
    Favoritet për kualifikim sipas basteve:
    Suedia – KAJ (95%)
    Estonia – Tommy Cash (94%)
    Ukraina – Ziferblat (94%)
    Holanda – Claude (94%)
    Shqipëria – Shkodra Elektronike (93%)
    Qipro – Theo Evan (85%)
    Norvegjia – Kyle Alessandro (84%)
    Polonia – Justyna Steczkowska (83%)
    Belgjika – Red Sebastian (77%)
    San Marino – Gabry Ponte (52%)
    Vendet si Sllovenia, Islanda, Azerbajxhani, Portugalia dhe Kroacia kanë shanse dukshëm më të ulëta për kualifikim, sipas të njëjtave burime.
    Risitë e Eurovision 2025
    Këtë vit, Eurovisioni sjell për herë të parë transmetim me interpretim të plotë dhe pa reklama, përmes platformës ERTFLIX dhe kanalit të dedikuar për konkursin. Gjithashtu, votimi për kualifikim në gjysmëfinale do të bëhet vetëm nga publiku, duke përfshirë edhe mundësinë e votimit online në www.esc.vote, krahas metodave tradicionale me telefonata dhe SMS.

    Top Channel

  • Fernandes: Është koha t’u dhurojmë tifozëve të Manchester United një trofe

    Fernandes: Është koha t’u dhurojmë tifozëve të Manchester United një trofe

    18 Prill 2025

    8:59

    Telesport

    Manchester United arriti një kualifikim drithërues në gjysmëfinalet e Europa League, duke realizuar tri gola në 6 minutat e fundit të kohës shtesë. Një kualifikim “me zemër në dorë”, siç pranon kapiteni Bruno Fernandes.
    Ai realizoi një gol me penallti në suksesin 5-4 ndaj Lyon, duke dhënë ndihmesën e tij. Mesfushori portugez shprehet se morën zemër nga mbështetja e tifozëve për të përmbysur disavantazhin 2-4 deri në minutën e 114-të.
    “Tifozët tanë nuk ndalen kurrë. Ata kanë qenë shumë të rëndësishëm për ne këtë sezon, janë një nga arsyet pse gjërat nuk kanë qenë më keq se sa janë në të vërtetë. Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe tani është koha t’u kthejmë atyre diçka“, tha Fernandes.

  • Skënderbeu kualifikim historik në finalet play off, eliminon Tiranën në gjysmëfinalen e tretë

    Skënderbeu kualifikim historik në finalet play off, eliminon Tiranën në gjysmëfinalen e tretë

    Skënderbeu është ekipi i dytë finalist i play off-it në volejboll për meshkuj. Një kualifikim historik për skuadrën korçare, që për herë të parë do të luajë në nivele të tilla.
    Skuadra korçare fitoi 3-1 ndaj Tiranës në gjysmëfinalen e tretë play off zhvilluar në Korçë, duke fituar 2-1 serinë e takimeve. Një kualifikim me përmbysje për Skënderbeun, që edhe pse humbi ndeshjen e parë arriti të fitojë dy të tjerat.
    Në ndeshjen e tretë, Skënderbeu arriti një fitore të vështirë ndaj bardhebluve (25-22, 25-22, 23-25, 25-16), një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës.
    Sukses që erdhi edhe falë mbështetjes së tifozëve, ndërsa Tirana nuk arriti të bëjë diferencën në fundin e çdo seti, duke u eliminuar nga gara për titull.
    Në finale, Skënderbeu do të përballet me Partizanin kampion në fuqi, që këtë sezon i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat.
    Gjysmëfinale-Meshkuj
    Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 1-3
    Nd.1, Partizani – Studenti, 3-0
    Nd.2, Tirana – Skënderbeu, 2-3
    Nd.2, Studenti – Partizani, 0-3 (0-2)
    Nd.3, Skënderbeu – Tirana, 3-1 (2-1)