Tag: kuadër

  • GJKKO lë në burg shkodranin Denis Brajoviç, u ekstradua para disa kohëve nga Dubai për “Metamorfozën”

    GJKKO lë në burg shkodranin Denis Brajoviç, u ekstradua para disa kohëve nga Dubai për “Metamorfozën”

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviç (Vaso), i cili u ekstradua disa kohë më parë drejt vendit tonë nga Dubai.
    Brajoviç ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, si pjesë e organizatave kriminale dhe disa ngjarjeve të rënda ku dyshohet se është përfshirë.
    Denis Bajri Brajoviç dyshohet se autor i vrasjes së Gjon Ndojit (Boriçi), krimi ndodhur më 9 Gusht 2020 në Shkodër. Madje sipas hetimeve, pas vrasjes ai i ka shkuar edhe në varrim.
    “Ky shtetas është i akuzuar nga SPAK, në kuadër të operacionit policor të koduar “Metamorfoza”, pasi dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Gj. B. (N.), kryer më datë 09.08.2020, në Shkodër”, ka bërë me dije policia në një njoftim të mëparshëm.
    Brajoviç (Vaso) u ekstradua nga Dubai më 23 korrik të këtij viti. Ai u arrestua në shkurt të 2024 pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
    Ndaj Brajoviçit ishte lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë, ku nga përgjimet e SKY, ai flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.
    Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.
    Ai u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Akuzohet për vjedhje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Beqaj: Nuk më është komunikuar akuza

    Akuzohet për vjedhje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Beqaj: Nuk më është komunikuar akuza

    Ka nisur në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor për dosjen e “Sterilizimit”, ku para togave të zeza ka dalë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
    Kjo është seanca e parë e gjykimit në themel të kësaj çështjeje ku ish-ministri Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Beqaj gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela.
    Gjatë fjalës së tij, Beqaj deklaroi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar asnjëherë.
    “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Kjo është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre”, tha ai.

  • Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

    Sterilizimi/ Nis gjyqi në themel për ish-ministrin, çfarë tha Beqaj para gjykatës

    Ka nisur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca e parë në themel ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në kuadër të hetimeve për procedurën e koncesionit të sterilizimit. Beqaj do të përballet me një proces gjykimi të zakonshëm për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Gjatë nisjes së seancës, ish-ministri Beqaj ka kundërshtuar legjitimitetin e trupës gjykuese, duke deklaruar:
    “Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme. Nuk e kam me ju personalisht.”
    Në seancë, Beqaj u përball me trupën e përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Erjon Çela. Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin se nuk është njoftuar për akuzën e re ndaj tij, duke theksuar:
    “Akuza e re ndaj meje nuk më është komunikuar kurrë. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim nga Prokuroria për akuzën e vjedhjes. Jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre.”

  • Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

    Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

    Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka nënshkruar zyrtarisht miratimin për vendosjen e trupave shtesë të NATO-s në territorin polak.
    Dislokimi bëhet në kuadër të operacionit “Roja Lindore“, një masë e konsideruar si përforcim i sigurisë kombëtare përballë kërcënimeve në rritje nga lindja, veçanërisht pas incidenteve të fundit me dronë rusë që kanë shkelur hapësirën ajrore polake.
    “Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, nënshkroi një dekret për të dhënë pëlqimin për praninë në territorin e Polonisë të kontingjentit të forcave të huaja nga shtetet anëtare të NATO-s, në kuadër të përforcimit të Republikës së Polonisë në kuadër të operacionit ‘Roja Lindore’,” thuhet në njoftim, sipas mediave polake.

    Vendimi vjen ndërkohë që tensionet midis NATO-s dhe Rusisë janë rritur, sidomos pas ndërhyrjes së avionëve polakë dhe të aleatëve për rrëzimin e dronëve që shkelën kufirin ajror të Polonisë më 10 shtator. Kryeministri Donald Tusk ka paralajmëruar se situata është më e rrezikshmja që nga Lufta e Dytë Botërore dhe ka kërkuar konsultime urgjente me aleatët e NATO-s në bazë të Nenit 4 të Traktatit të Aleancës.
    Forcat aleate, përfshirë avionë luftarakë F-35 nga Holanda dhe avionë të NATO-s për mbikëqyrje ajrore, morën pjesë në operacionin për mbrojtjen e hapësirës ajrore polake. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë mohon që objektivat të kenë qenë në territorin e Polonisë dhe shpreh gatishmërinë për të zhvilluar bisedime me palën polake.
     

  • Arrestohen tre grabitës në Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë vjedhjet e tyre, nga celularët te vjedhja e motorëve

    Arrestohen tre grabitës në Tiranë/ Kamerat e sigurisë zbulojnë vjedhjet e tyre, nga celularët te vjedhja e motorëve

    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Recidivisti”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. R., 26 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autori i 5 vjedhjeve në subjekte të ndryshme, të portofolave, aparateve celularë dhe shumave të parave.
    Në kuadër të operacionit policor të koduar “Duo”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë ndalimi i dy shtetasve të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve, ku kanë vjedhur 1 motomjet në Astir, 2 dyqane ku kanë marrë sende të ndryshme dhe shuma parash, si dhe një send brenda një automjeti, në muajt gusht dhe shtator.

    Top Channel

  • Megaoperacioni për goditjen e rrjetit të trafikut të drogës në Elbasan, Gjykata cakton masat për 27 të arrestuarit

    Megaoperacioni për goditjen e rrjetit të trafikut të drogës në Elbasan, Gjykata cakton masat për 27 të arrestuarit

    Teksa gjykoi një pjesë të madhe të arrestimeve si të paligjshme, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë për 27 personat e ndaluar në kuadër të operacionit First Day në orët e para të mëngjesit të 8 Shtatorit.

    Gjykata vendosi “Arrest me burg” për 16 persona, 7 në arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje.
    Nga ana e tij organi i akuzën kishte kërkuar 22 arreste me burg, 3 arreste në shtëpi dhe dy detyrim paraqitje. 27 personat e ndaluar në kuadër të këtij operacioni policor akuzohen për trafik e shpërndarje të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.
    Gjatë këtij operacioni të zhvilluar në të gjithë qarkun e Elbasanit, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, armë zjarri, municione dhe para të monedhave të ndryshme.

    Top Channel

  • Ekzekutimi mafioz i Agustin Kazës: Ky është personi që kërkohet nga policia

    Ekzekutimi mafioz i Agustin Kazës: Ky është personi që kërkohet nga policia

    SUD INFO

    Policia federale e Belgjikës nisi këtë të hënë një njoftim të ri kërkimi në kuadër të vrasjes së Agustin Kazës, i cili u ezekutua ndërsa ishte ulur në tarracën e një kafeje në rrugën ‘Joseph Brand’ në Bruksel, të dielën më 28 prill 2024, rreth orës 22:30.

    Përveç autorit të të shtënave, i cili “mund të çalonte”, “mbante një salopetë të errët me një shirit të kuq në nivelin e shpatullave, një logo të bardhë në pjesën e gjoksit, një kapele dhe një kapuç” dhe që është ende në kërkim, hetuesit po përpiqen gjithashtu të identifikojnë “një burrë me trup të fuqishëm” i cili “mbante xhinse gri të errët, një bluzë të zezë me kapuç dhe një kapele të zezë”.

    Për rikujtim, pista kryesore që po ndjekin hetuesit është ajo e një larjeje hesapesh në kuadër të një krimi nderi mes shtetasve shqiptarë. Me fjalë të tjera: vrasja e Agustin Kazëss do të ishte rezultat i zbatimit të ligjit të Kanunit (një kod i së drejtës zakonore mesjetare, në të cilin vazhdojnë ende t’u referohen disa klane shqiptare), sipas të cilit një vrasje duhet të hakmerret me vrasjen e një burri të familjes së fajtorit. Dhe, në rastin konkret, bëhet fjalë për një vëlla të Agustinit – Martinin – i cili vrau dy vëllezër të së njëjtës familje në Shqipëri… në korrik 1997; dy vëllezër të së njëjtës familje që vetë akuzoheshin se më parë kishin vrarë vëllanë e tyre… në vitin 1994!

  • Kapen në flagrancë në një lokal me një pako kokainë, vihen në pranga 4 shtetas (EMRAT)

    Kapen në flagrancë në një lokal me një pako kokainë, vihen në pranga 4 shtetas (EMRAT)

    Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.
    Në kuadër të operacionit “Twins” u arrestuan shtetasit Armet Latifaj 25 vjeç, Gezim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç,  Jastin Zaimi 18 vjeç.

    Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.
     
    Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
     

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

     

  • Vlejnë 26.5 milionë euro, të dënuarit për vrasje e drogë i sekuestrojnë vilat në bregdet dhe makinat luksoze (EMRI)

    Vlejnë 26.5 milionë euro, të dënuarit për vrasje e drogë i sekuestrojnë vilat në bregdet dhe makinat luksoze (EMRI)

    Policia e Tiranës ka zbatur urdhrin e gjykatës për të vendosur nën sekuestro pasurinë e 45-vjeçarit Kristian Koni, i cili rezulton i dënuar për vepra të rënda penale.
    Sipas Bluve të kryeqytetit në kuadër të operacionit “Fortesa” janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, përkatësisht disa vila në bregdet dhe në Tiranë, llogari të shumta bankare dhe automjete.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro”, informon policia.

    Sakaq, bëhet me dije se vijon ende puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

  • Pas hetimit administrativ për tenderët e ushqimeve, APP : Ja çfarë duhet kenë parasysh institucionet

    Pas hetimit administrativ për tenderët e ushqimeve, APP : Ja çfarë duhet kenë parasysh institucionet

    Pas një hetimi administrativ që ka pasur në analizë kontratat me objekt “blerje ushqimesh” të lidhura nga 15 institucione, Agjencia e Prokurimit Publik ka hartuar një set rekomandimesh që autoritetet t’i mbajnë parasysh në vijim. Në një shkresë të 27 gushtit Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Kontratave ka nënvizuar hapat që duhet të ndiqen nga faza para lidhjes së kontratës në marrëveshjet kuadër e deri në fund t zbatimit të tyre.“Sjellim në vëmendje të AK që, lidhja e kontratave brenda marrëveshjes kuadër bëhet bazuar në nevojat faktike për artikujt objekt kontrate. Gjithashtu, në kuadër të planifikimit të nevojave, AK në çdo rast duhet të argumentojnë dhe dokumentojnë nevojën e sasive të artikujve të kërkuar, nëpërmjet kontratave që lidhen brenda marrëveshjes kuadër. Njëkohësisht, duhet të mbahet në konsideratë që brenda afatit të marrëveshjes kuadër mund të lidhen disa minikontrata me periudhë kohore të shkurtër “thuhet në pikën 1 të shkresës.E njëjta nënvizon se në rast nevoje për të lidhur një kontratë brenda marrëveshjes kuadër, AK duhet t’i dërgojnë operatorit ekonomik, palë të marrëveshjes kuadër kërkesën për paraqitjen e ofertës, ku specifikojnë artikujt dhe sasitë përkatëse të kërkuara, sipas nevojave konkrete për lidhjen e minikontratës respektive, edhe në rastet kur marrëveshja kuadër është me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara, e cila duhet të bëhet pjesë e dosjes.Sipas APP Para lidhjes së kontratës, AK duhet të administrojnë sigurimin e kontratës, i cili duhet të jetë sa 10% e vlerës totale me TVSH të kontratës së lidhur, në përputhje me nenin 36, pika 1 e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar (në vijim “VKМ”).Në pikan 4 të rekomandimeve trajtohet fakti se institucionet duhet të jenë të vëmendshme gjatë hartimit të termave dhe kushteve të kontratës me qëllim shmangien e problematikave që mund të lindin gjatë zbatimit.“Gjithashtu, AK duhet të mbajnë në konsideratë që në kontratë duhet të pasqyrohen saktë artikujt dhe çmimet respektive, në përputhje me produktet dhe çmimet të përshkruara në ofertën fituese” thuhet në shkresë.Po kështu për të garantuar zbatimin APP rekomandon që titullari i institucionit të përcaktojë me urdhër personin/strukturën përgjegjëse për ndjekjen e zbatimit saj.Ndërkohë lidhur me procesin e marrjes në dorëzim të mallit, APP rekomandon që komisioni përkatës pas verifikimeve të kryera duhet të hartojë procesverbalin e marrjes në dorëzim të mallrave.“Procesverbali i marrjes në dorëzim të mallit duhet të jetë i protokolluar, i rregullt në të gjithë elementët e tij, të mos ketë gabime dhe mospërputhje, të përmbajë datën e hartimit dhe vendin e marrjes në dorëzim, duhet të përshkruajë me saktësi dhe vërtetësi të gjitha mallrat e furnizuara me treguesit e tyre sasiorë, cilësorë dhe të vlerës, të gjitha veprimet e kryera për verifikimin e mallrave të lëvruar, dokumentacionin shoqërues të tyre, si dhe çdo të dhënë të nevojshme që i japin këtij dokumenti forcën e një prove ligjore ose administrative, në përputhje me pikën 36, të Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr. 30, date 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i ndryshuar” thuhet në dokument. Personat përgjegjës duhet të krNë pikën e fundit APP sjell në vëmendje nenin 124, pika 1, të LPP, ku parashikohet se: “Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të ndjekë zbatimin e kontratës sipas kushteve në bazë të të cilave është nënshkruar, për të garantuar se ajo zbatohet në kohën, cilësinë dhe vlerën e përcaktuar, në përputhje me kushtet e përcaktuara në dokumentet e tenderit dhe te legjislacionin në fuqi”. Në kuptim të parashikimeve të mësipërme, kontrata duhet të zbatohet me përpikmëri në përputhje me kushtet e prokuruara, parashikimet e saj dhe me legjislacionin në fuqi.“Autoriteti kontraktor duhet të administrojë para nënshkrimit të kontratës, dokumentacionin e paraqitur nga operatori ekonomik, gjatë fazës së zhvillimit të procedurës, të tillë si deklarata për origjinën e mallrave, deklarata për prodhuesit, etj. Gjatë zbatimit të kontratës, AK duhet të kryejë verifikime përsa i përket deklaratës së prodhuesit, deklaratës së origjinës të paraqitur nga operatori ekonomik gjatë fazës së ofertimit, që dëshmojnë përmbushjen e kërkesave të cilësisë së këtyre mallrave, siç përcaktohet në dokumentet e tenderit dhe në kontratë” thuhet në shkresë.Në fund APP u kujton autoriteteve që të respektojnë parashikimet ligjore në lidhje me hartimin dhe dërgimin e njoftimeve dhe raportimeve të ndryshme që lidhen me kontratën nënshkruar dhe zbatimin e saj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.