Tag: kuadër

  • Shiko se çfarë mbanin në lokal! Policia i arreston (video)

    Shiko se çfarë mbanin në lokal! Policia i arreston (video)

    Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.
    Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje.

    Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
    Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe 4 armë të ftohta që u gjetën në lokal të cilat  pronari i lokalit i mbante pa leje.
    Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, në kuadër të operacionit policor “Mix” arrestuan shtetasin L. T., 18 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. C., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë.
    Nga kontrolli i lokalit, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
    Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit dhe dokumentimin e plotë ligjor i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

    Propaganda e Ramës me paratë e Bashkimit Evropian

    Foto ilustruese

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur ‘de facto’ fushatën elektorale duke përdorur integrimin në BE si kartë kryesore elektorale. Me premtimin e “pasaportës europiane” dhe përfundimin e negociatave në 2027, Rama u kërkon qytetarëve votën për Partinë Socialiste më 11 maj pas 12 vitesh pushtet.
    Për të përforcuar narrativën e tij elektorale, Rama shfrytëzoi edhe fondet e përfituara nga BE në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
    ‘Bëhet fjalë për 64. 5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejtë nga BE për Shqipërinë, 30 milionë euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje e axhendës për reformat dhe 34 kalojnë përmes Fondit të investimeve të Ballkanit Perëndimor për infrastrukturën’, deklaroi kryeministri, ndërsa anashkaloi faktin se shumica e kësaj shume janë kredi.
    Fakt
    Shqipëria përfitoi 64,5 milionë euro nga Bashkimi Evropian si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Por nga kjo shumë, vetëm 18,5 milionë euro janë grante– pjesa tjetër janë kredi të buta për të mbështetur reformat dhe investimet në infrastrukturë.

    Fondet

    Me konkretisht me këtë parafinancim, Shqipëria ka marrë 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit.
    Dhe pjesa e mbetur prej 34.5 milionë euro, do t’i injektohet drejtpërdrejt Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF-it) në formë grantesh dhe huash, për investimet në infrastrukturë në Shqipëri.
    Mungesën e transparencës mbi natyrën e mbështetjes financiare që Shqipëria po merr nga BE ekspertët e shohin si të qëllimshme.
    “Rama me kast nuk e thotë. BE e thotë qartë, Shqipëria mori 30 milionë euro kredi koncesionare për buxhetin e shtetit, si mbështetje për zbatimin e reformave në kuadër të Axhendës së Reformës së vendit”, shpjegon ekspertja për ekonominë dhe financat Irena Beqiraj.
    Nuk ka asgjë për tu mburrur veç propagandës – thekson Beqiraj.
    “BE njoftoi se kishte bërë pagesën e parë prej 7% të shumës për Maqedoninë e Veriut. 7% ka marrë sot edhe Shqipëria. Së shpejti pagesa do t’i bëhet edhe Serbisë. Kosova nuk e ka ratifikuar ‘marrëveshjen e huasë’ me BE-në në Parlament dhe derisa ta bëjë këtë nuk mund të marrë pagesën e parë”.
    Prapavijë
    Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësinë të marrë deri në 922.1 milionë euro në total nga Fondi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në këmbim të reformave në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë dixhitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.
    Pagesat e ardhshme në kuadër të Facilitetit do të bëhen me përfundimin e hapave të reformave të rënë dakord ndërmjet Komisionit dhe Qeverisë Shqiptare në Axhendën e Reformës. Ndërsa Shqipëria përparon në zbatimin e Axhendës së Reformës, BE do të zhbllokojë pagesat.
    Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor ofron një udhërrëfyes për t’i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Po ashtu, ky plan lehtëson qasjen graduale në tregun unik, mbështet integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal si dhe u mundëson qytetarëve të Ballkanit Perëndimor të korrin disa përfitime të hershme nga integrimi në BE./FAKTOJE.AL